Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq Empty
MesazhTitulli: Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq   Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq Empty13.01.10 21:40

Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq 1261395367-altuna-dy-here
Rezultatet ishin tė ngatėrruara me pacienten 83- vjeēare Altuna Sejdiun, e cila ka arritur nė spital nė tė njėjtin moment me kėngėtaren Altuna Sejdiu. Duhet ta imagjinoni se kėngėtarja ka lėnė spitalin pas disa orėve, e gjitha nė depresion. Nuk kishte mundėsi tė bėheshin analiza tė tjera qė tė mund tė zbulohet gabimi. “Tuna, je duke vdekur, ishte refreni me tė cilin zgjohesha dhe shtrihesha nė shtrat gati ēdo natė, prej kur mjeku nė Tiranė mė tregoi diagnozėn e rrejshme”, thekson kėngėtarja.

Pėr shkak tė frikės nga gripi i derrit shumė njerėz sapo kanė pak temperaturė menjėherė drejtohen nė spital pėr kontrolle, kurse pėr shkak tė gabimeve mjekėsore ndodh qė mos tė ktheheni tė gjallė! Nuk thotė kot populli “Mos dhashtė Zoti tė biesh nė duar tė mjekėve”. Dhe pikėrisht nė kėtė thėnie ka rėnė pre edhe kėngėtarja Tuna Sejdiu, e cila pėr rreth njė javė ishte “viktimė” e njė gabimi mjekėsor dhe ka vendosur tė tregojė tė vėrtetėn. E gjithė ngjarja zhvillohet kėshtu. Kur kėngėtarja u nis pėr nė Tiranė, rrugės kishte pasur temperaturė tė madhe, dhimbje tė stomakut dhe tė muskujve. Ėshtė munduar tė mbajė veten gjatė rrugės, por pas mbėrritjes nė aeroport, gjatė kontrollit atje kanė konstatuar se ajo nuk mund tė udhėtonte nė kėtė gjendje.

Tuna shpejt ėshtė dėrguar nė Qendrėn Spitalore tė Tiranės. Ekipi mjekėsor menjėherė e ka dėrguar tė bėjė analiza tė gjakut, urinės, fytit, hundės, veshėve si dhe njė eho-rentgen, me njė fjalė shumicėn e analizave nė pėrgjithėsi. Pas njė orė e gjysmė mbėrritėn edhe rezultatet e analizave, ekipi mjekėsor futet nė dhomėn ku ka qėndruar kėngėtarja dhe i tregojnė njė lajm jo tė kėndshėm pėr atė, edhe pse nė fund del qė e gjitha ishte e pavėrtetė. Valon Zelati, mjeku i cili pėr rreth dhjetė ditė i ka nxirė jetėn kėngėtares, me njė zė tė ulėt i tregon se ajo ėshtė e diagonstifikuar me kancer nė zorrėn e trashė, kancer i cili tashmė ėshtė nė fazėn metastazė (fazė kjo kur njeriu ėshtė para vdekjes). Nė vėrtetimin e analizave tė datės 4 dhjetor 2009 shkruan: “Mendimi im ėshtė qė pacienti tė dėrgohet nė biopsi”, thuhet nė vėrtetimin e lėshuar dhe nėnshkruar nga Dr. specialist Valon Zeljati).

 Tuna dhe shoqet e saja me njė lloj shakaje e kanė pranuar lajmin. Akoma mė keq kur u tregon se kanceri nuk mund tė operohet pasi ėshtė nė fazėn pėrfundimtare dhe kėngėtares i kanė mbetur edhe tre nga gjashtė muaj jetė. Mjeku i ka spjeguar tė gjithė procesin e mjekimit, duke i treguar se duhet tė shkojė nė trajtim tė vazhdueshėm dhe mundėsisht nė njė operacion tė rėndė. Ekipi mjekėsor e ka kėshilluar tė jetė e qetė dhe tė mos tė kapet nga paniku, gjė qė ishte e pamundur pasi kėngėtarja tashmė ishte nė gjendje “shoku” dhe tė pabesueshme, pasi kanceri qetė dhe ngadalė pėr njė kohė tė shkurtėr ėshtė pėrhapur dhe i ka shkurtuar jetėn. Pėr shkak tė shanseve minimale pėr shpėtim, pasi qetėsohen dhimbjet e barkut dhe muskujve, ajo largohet nga spitali. Por, kėtu edhe fillon lufta e saj, lufta pėr jetėn.

 Pas dy ditėve kėngėtarja kthehet nė shtėpinė e saj nė Shkup. Ishte munduar tė mbajė tė fshehtė lajmin prej familjes sė saj, duke i treguar vetėm vajzės sė xhaxhait. Automatikisht largohet nga jeta publike dhe izolohet nė katėr mure tė shtėpisė, duke mos dashur tė vizitohet tek ndonjė klinikė tjetėr, edhe pse ky ishte insistim i vajzės sė xhaxhait. Definitivisht, pas dhjetė ditėsh tė ngjarjes, kėngėtarja vendos tė shkojė nė klinikėn “Remedika”. Mjekėt e Shkupit pas analizave tė bėra, janė habitur shumė duke thėnė se cili “idiot” paska mundur tė konstatojė kėtė diagnozė, pasi kėsaj radhe merr tė gjithė rezultatet pozitive, duke konstatuar se Tuna Sejdiu nuk ėshtė e sėmurė rėndė. Ajo pėrsėri viziton Tiranėn dhe pikėrisht mjekun Valon Zelatin, por kėtė radhė sė bashku me avokatin e saj. Pasi i dorėzon tė gjithė rezultatet e bėra nė Shkup, ekipi mjekėsor ka konstatuar se bėhet fjalė pėr ndonjė gabim pasi ditėn qė Tuna ėshtė shtruar nė spital ka pasur shumė pacientė dhe ėshtė bėrė gabim kur janė dhėnė rezultatet dhe ēka ėshtė mė interesante nė momentin qė ėshtė pranuar kėngėtarja Tuna Sejdiu, pikėrisht nė atė moment ėshtė pranuar edhe njė pacient tjetėr me tė njėjtin emėr. Dhe, si konstatim rezultatet janė ngatėrruar me pacienten 83-vjeēare Altuna Sejdiu. Duke pasur parasysh se kėngėtarja pas disa orėve ka lėshuar spitalin e shokuar nga lajmi i keq, me siguri nuk ka pasur mundėsi tė bėhen analiza tė tjera qė do mund tė konstatonin gabimin.

Pikėrisht pėr shkak tė kėtij gabimi, Tuna ka vendosur tė padisė mjekun dhe spitalin, kurse tė hollat e fituara nga ky rast do tė shkojnė pėr qėllime humanitare. Pas dhjetė ditėsh “shoku”, kėngėtarja paraqitet nė publik nė promovimin e albumit tė rep kėngėtarit maqedonas Toni Zen dhe pėr gjithė ngjarjen komenton: “Kur mė treguan lajmin isha nė shok, me tė vėrtetė kisha dhimbje, nuk mė besohej, por nė njė mėnyrė e pranova situatėn... E gjithė bota pėrmbyset mbi mua. U ktheva nė Shkup dhe pėr fat tė mirė vajza e xhaxhait mė detyroi tė vizitohesha pėrsėri. Ndoshta dhe unė do ta bėja tė njėjtėn gjė por pak mė vonė. E kam fshehur nga tė gjithė, isha nervoze dhe nė depresion. Do bėj padi kundėr spitalit sepse mendoj qė mė kanė shkurtuar jetėn pėr disa vjet.

 Ekipi mjekėsor dhe spitali nuk mund tė bėjnė kėto lloj gabimesh dhe tė japin informacione tė gabuara, dhe ēka ėshtė mė tragjike, kur isha me avokatin tim nė konsultime atje mė thanė: “Po, por ky nuk ėshtė gabimi i parė qė bėjmė”. Ėshtė pozitive pasi kuptova disa gjėra qė ndoshta nuk i kam kuptuar asnjėherė dhe mendoja gjėra qė nuk i kam menduar asnjėherė. Jap fjalėn se do tė organizoj koncert humanitar dhe shumė tė veēantė ēdo vit dhe tė gjitha tė hollat e mbledhura do u jepen personave qė vuajnė nga kanceri”, thekson Tuna e cila kėto ditė udhėton pėr nė SHBA, ku ka tė aranzhuar disa koncerte dhe definitivisht vitin 2010 do ta presė e gjallė dhe me shėndet tė mirė.




PanoramaPlus
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Gabon mjeku i Tiranės, e diagnostikon me kancer, kėngėtarja e hedh nė gjyq
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zgjedhjet lokale ne Bashkine e Tiranes ,ke do votoni?
» Rrihet keq kengetarja Ingrid Gjoni.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions