Nis BBA3; surprizat e paraJan 24, 2010
Author: admin | Filed under: showbiz
Starton edicioni i trete i Big Brother.
Nata e pare e spektaklit te shumepritur rezervon shume surpriza ku me
kryesorja eshte njohja me protagonistet e rinj.
Por, nuk mund te mungojne protagonistet e kaluar te cilet dhurojne
emocione qe ne hapje te ketij spektakli. Ne nje klip te realizuar, ata
ndezin me ane te pishtareve nje flake e cila ka formen e logos kryesore
te BigBrother.
Edhe per kete edicion, opinionist eshte Arjan Konomi ndersa i pari
dhe i fundit qe do te takohet me konkurrentet eshte Eno Popi. Ai pret
tre konkurrentet e pare per kete vit te cilet jane Domenika, Gjimi dhe
Erjoni.
Te tre konkurrentet, pasi njihen me njeri-tjetrin, shoqerohen drejt
shtepise, futen ne te duke u shnderruar ne tre banoret e pare te ketij
edicioni. Ata duken shume te emocionuar dhe gjithashtu surprizohen tej
mase nga pamja e vecante e shtepise.
Ata nuk ngurrojne te njohin shtepine e cila ka marre pamjen e shtepive tradicionale shqiptare te viteve 80.
Kjo ishte surpriza e pare nga Vellai i Madh per banoret e rinj. Ata
fillojne te njohin me mire njeri-tjetrin duke pare klipet e pergatitura
per ta e duke dhene pershtypjet e para.