Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete Empty
MesazhTitulli: Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete   Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete Empty10.07.09 6:24

Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete


May 25, 2009
Author: Berni | Filed under: Celebritete Shqiptare





Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete BulkuPėr
herė tė parė nė historinė e zgjedhjeve, kėtė radhė tė dyja partitė mė
tė mėdha nė vend kanė vėnė nė listat e tyre mjaft personazhe nga
shoqėria civile.

Partia Socialiste ka bėrė njė “revolucion” nė listėn e saj tė
kandidatėve pėr deputetė. Pjesa mė e madhe e 140 kandidatėve vijnė nga
fusha tė ndryshme tė shoqėrisė, ndėrsa PD mė shumė nga administrata e
saj.Nuk ėshtė e thėnė qė tė kalosh nė tė gjitha hallkat e njė partie
pėr tė dalė kandidatė pėr deputetė. Tė dy partitė kryesore kanė vėnė nė
listat e tyre njė pjesė tė mirė nga shoqėria civile. Partia Socialiste
qė ėshtė nė opozitė, ka bėrė njė ndryshim radikal pėr sa i pėrket
listės sė kandidatėve. Pjesa mė e madhe e 140 kandidatėve vijnė nga
sfera tė ndryshme tė shoqėrisė, duke mos pasur asnjė lidhje organike me
PS. Edi Rama ka treguar njė besim tė madh kundrejt njerėzve qė kanė
qėndruar larg politikės pėr tė ushtruar profesionin e tyre.

E parė si njė risi, kjo zgjedhje e Ramės do tė jetė njė provė pėr tė
dhe pėr Partinė Socialiste. Nė listėn e PS kemi emra, si Vasilika Hysi,
Ditmir Bushati, Luiza Xhuvani,etj. Edhe Partia Demokratike ka nė listėn
e saj figura tė njohura nga shoqėria civile. Mjafton tė pėrmendim emra
si Mark Marku, Mesilda Doda, Dhori Kule, Indrit Fortuzi, Altin Ndroqi,
etj; qė nuk kanė qenė pjesė e strukturave tė PD-sė. Prej 20 vitesh nė
tranzicion kėtė herė u thye miti qė duhet tė jesh ose partiak, ose
biznesmen pėr tė kandiduar. Shumė figura nga bota akademike, nga bota e
artit, sportit apo dhe jurisprudenca, ekonomia, diplomacia, etj; do tė
jenė deputetė nė legjislaturėn e ardhshme. Kandidatėt e PS nga shoqėria
civile Edi Rama, nė momentin qė mori postin e kreut tė Partisė
Socialiste, premtoi se do tė kthej do tė kthej sytė e politikės drejt
shoqėrisė civile. Nėse shikon kandidatėt socialist pėr kėto zgjedhje
del qartė se kėtė premtim Rama e ka mbajtur. Kur u shpall lista e
kandidatėve tė PS, jo pak veta ngelėn tė habitur kur nė krye tė saj
qėndronte njė emėr i njohur i shoqėrisė civile, Vasilika Hysi. Me
vendosjen e ish-kryetares sė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit tė parėn
nė listė u kuptua qartė qė dhe emrat mė poshtė do tė ishin surprizė. Nė
32 kandidatėt e Tiranės vihet re qartė qė kemi njė strategji qė lista
tė jetė sa mė pak politike, duke u mbizotėruar me emra nga shoqėria
civile. Ditmir Bushati, njėri prej ekspertėve mė tė mirė qė ka vendi
pėr sa i pėrket integrimit evropian, rezulton se ka pranuar ofertėn e
Edi Ramės pėr tė qenė pjesė e ekipit tė tij pėr tė fituar zgjedhjet e
28 qershorit. Ish-drejtori i Parkut Arkeologjik tė Butrintit, Auron
Tare, ėshtė njė tjetėr figurė e shoqėrisė civile qė bėn pjesė nė listė.
Eglantina Gjermeni, Elisa Spiropali, etj; do tė pėrbėjnė disa nga emrat
e shoqėrisė civile pėr Tiranėn. Nuk qėndron mė pas strategjia e Ramės
edhe pėr qarqet e tjera tė vendit. Nė qarkun e Vlorės e dyta nė listė
ėshtė aktorja e njohur Luiza Xhuvani, po ashtu Fatmir Toēi botuesi i
“Toena” do tė luftojė pėr tė marrė mandatin e deputetit nė qytetin
bregdetar. Edhe nė qarkun e Beratit kandidon Fidel Ylli, njė prej
protagonistėve tė sportit shqiptar duke qenė ndėr drejtuesit kryesor tė
KOKSH. Nė Korēė njė prej aktivisteve tė njohura tė “Mjaft”, Olta Xhaēka
ka pranuar tė jetė pėrfaqėsuese e PS-sė nė kėto zgjedhje. Edhe Durrėsi
do tė ketė tė dytėn nė listė Rudina Seserin, e cila vjen nga Shtetet e
Bashkuara pėr tė marrė pjesė nė ekipin e Ramės. Kandidatėt e PD nga
shoqėria civile Partia Demokratike, qė qeveris vendin prej katėr
vitesh, ėshtė disi mė e rezervuar pėr sa i pėrket listės me kandidatė
nga shoqėria civile. Shumica e kandidatėve janė pjesė e lartė e
administratės dhe emra tė njohur tė PD-sė, por nuk ka ngel pa u
pėrfaqėsuar dhe shoqėria civile. Nė qarkun e Tiranės e treta nė listė
ndodhet aktorja e njohur Rajmonda Bulku, e cila njihet nga tė gjithė si
pjesėmarrėse nė shumė role kinematografike, por jo pėr jetė aktive
politike. Nė listė ndodhet dhe golashėnuesi i Tiranės, Indrit Fortuzi.
Nė qarkun e Lezhės kandidon emri i njohur i gazetarisė, Mark Marku. I
njohur pėr opinionet e tij lidhur me tema tė caktuara, Marku ka pranuar
ftesėn e Berishės pėr tė konkurruar nė zgjedhjet e 28 qershorit. Po
ashtu nė Vlorė kandidon Kreshnik Ēipi, njė ndėr figurat e sportit
vlonjat. Nė qarkun e Fierit kandidon Mesila Doda, e cila deri tani ka
pasur rolin e kryetares sė KKRT-sė. Vasilika Hysi Deri para pak ditėsh
ka mbajtur postin e kryetares sė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, duke
qenė ndėr zėrat mė tė fortė tė shoqėrisė civile. Pas njė propozimi tė
Edi Ramės, Hysi do tė kryesojnė listėn e PS pėr qarkun e Tiranės. Mark
Marku Pedagog nė fakultetin e Gazetarisė, Mark Marku njihet nga tė
gjithė si njė ndėr zėrat e letrave shqipe. Prej kohėsh ka qenė aktiv nė
shtypin e shkruar me analiza kryesisht politike. Kandidon nėn siglėn e
PD-sė nė qarkun e Lezhės. Ditmir Bushati Ka qenė pėrfaqėsuesi i
organizatės “Lėvizja Evropiane nė Shqipėri”, pėr tė kaluar nė
ministrinė e Integrimit Evropian. Njihet si njohėsi mė i mirė i
ēėshtjes sė integrimit evropian. Kandidon nėn siglėn e PS-sė nė qarkun
e Tiranės. Mesila Doda Prej tre vjetėsh ka mbajtur postin e kryetares
sė Kėshillit Kombėtar tė Radiotelevizionit. Mesila Doda ka ushtruar
profesionin e gazetares pėr disa kohė. Kandidon nėn siglėn e Partisė
Demokratike nė qarkun e Fierit. Fatmir Toēi Ka themeluar dhe drejtuar
shtėpinė botuese “Toena”. Nuk ka qenė asnjė herė i angazhuar
politikisht duke u marrė vetėm me botime. Nė kėto zgjedhje do tė
kandidojė nėn siglėn e PS-sė nė qarkun e Vlorės. Dhori Kule Ish-dekani
i fakultetit Ekonomik pėr njė periudhė tė gjatė, aktualisht Dhori Kule
mban postin e Rektorit tė Universitetit tė Tiranės. Kandidon nėn siglėn
e PD-sė nė qarkun e Beratit. Olta Xhaēka Ėshtė e njohur si njė ndėr
drejtueset kryesore tė organizatės rinore “Mjaft”, Olta Xhaēka do tė
jetė kandidate e PS-sė nė qarkun e Korēės. Aktualisht ushtron dhe
profesionin e pedagoges nė universitet. Auron Tare Ka qenė drejtori i
Parkut Arkeologjik tė Butrintit deri nė vitin 2005. Auron Tare ėshtė
aktiv nė jetėn shoqėrore pėr sa i pėrket historisė dhe arkeologjisė.
Kandidon nėn siglėn e Partisė Socialiste nė qarkun e Tiranės. Luiza
Xhuvani Njė nga yjet e teatrit dhe kinemasė shqiptare, deri mė sot e
vetmja aktore shqiptare e vlerėsuar me ēmim nė njė festival
ndėrkombėtar filmi. Kandidon nėn siglėn e PS-sė nė qarkun e Vlorės.
Rajmonda Bulku Aktore e mirėnjohur shqiptare. Ėshtė e njohur nė shumė
role, si nė teatėr dhe nė kinema. Filmi i saj i parė ėshtė “Nusja dhe
shtetrrethimi”, i xhiruar mė 1975. Kandidon pėr PD-nė nė Tiranė.
Indrit Fortuzi Ish-futbollisti i Tiranės dhe kombėtares ėshtė njė ndėr
golashėnuesit mė tė mirė tė kampionatit shqiptar. Aktualisht ushtron
profesionin e trajnerit. Kandidon pėr PD-nė nė Tiranė. Kreshnik Ēipi
Kreshnik Ēipi ėshtė ndėr emrat mė tė mėdhenj tė futbollit vlonjat. Ai
veē sportit, ėshtė treguar i suksesshėm nė fushėn e biznesit. Kandidon
nėn siglėn e PD-sė pėr qarkun e Vlorės. Kandidatėt e PS nga shoqėria
civile Tiranė Vasilika Hysi, juriste Ditmir Bushati, jurist Eglantina
Gjermeni, pedagoge Auron Tare, studiues Elisa Spiropali, aktiviste e
“Mjaft” Berat Fidel Ylli, biznesmen Ermonela Velaj, prokurore Eduard
Bejko, mjek Dibėr Ulsi Manja, prokuror Durrės Rudina Seseri, ekonomiste
Klodiana Spahiu, kardiologe Edison Konomi, ekonomist Elbasan Ilir
Bejtja, pedagog nė Fakultetin Ekonomik Elbasan Shegush Ligori, avokate
Fier Armando Subashi, gjyqtar, anėtar i KLD-sė Gjirokastėr Elvira
Shapllo, pedagoge Korēė Olta Xhaēka, shkenca politike, pedagoge Irena
Kallēo, Dekane e Fakultetit Ekonomik Korēė Shkodėr Paulina Hoxha,
pedagoge Helidon Bele, bankier Falma Fshazi, anėtare Vlorė Luiza
Xhuvani, aktore Fatmir Toēi, botues Kosta Bajraba, pedagog Mira Shehu,
pedagoge Gėzim Tushi, sociolog Kandidatėt e PD nga shoqėria civile
Tiranė Rajmonda Bulku, aktore Altin Ndroqi, gazetar Indrit Fortuzi,
futbollist Lezhe Mark Marku, publicist Vlorė Kreshnik Ēipi, futbollist
Berat Miranda Haxhia, shkrimtare Dhori Kule, dekan i Universitetit tė
Tiranės Fier Mesila Doda, gazetare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Kush jane vipat shqiptare qe do te kandidojne per deputete
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vipat dhe luhatjet ne peshore
» Gallery Vipat Shqiptare
» Bleona Qereti foto me VIPAT boteror

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions