Shkollat e mesme marrin vendim: Kush gjendet me celular nė orarin e
mėsimit, del jashtė dhe i konfiskohet aparati
Marrėveshja, shkollat do tė ushtrojnė kontroll pėr nxėnėsit qė
konsumojnė drogė dhe alkool, brenda dhe jashtė saj
Marrėveshje tet a tet, ose thėnė ndryshe, sy pėr sy. Kush e shkel, pala
tjetėr ka tė drejtė tė aplikojė formėn mė ekstreme: konfiskimin e
objektit. Nuk ėshtė marrėveshje xhentėlmenėsh, por gjithēka ėshtė e
hedhur e bardha mbi tė zezė dhe detyrimet ndėrmjetėse do tė hyjnė nė
fuqi, duke nisur nga viti i ri shkollor, qė nis saktėsisht nė mesin e
muajit shtator.
Nga sezoni i ardhshėm e tutje, rėnia e ziles sė celularit nė orėn e
mėsimit, nuk do tė vėrehet thjesht si shqetėsim, por do tė ndėshkohet me
sanksione tė rrepta pėr nxėnėsit qė nuk i binden urdhrit paraprak pėr
mospėrdorimin e tyre.
Gjithēka ėshtė legjitimuar nė njė marrėveshje tė fundit, qė shkollat e
mesme po nėnshkruajnė me nxėnėsit, tė cilėt do tė pranohen nė sezonin e
ardhshėm nė vitin shkollor, dhe prindėrve, qė thuhet se kanė qenė
plotėsisht dakord me kėtė vendim.
Marrėveshja e nėnshkruar midis grupeve tė interesit, ėshtė njė aneks
jashtė rregullores sė brendshme tė shkollave, qė do tė thotė se krahas
respektimit tė detyrave shkollore, nxėnėsit do tė mbajnė pėrgjegjėsi
edhe pėr veprime qė nuk lidhen detyrimisht me aspektin edukativ.
"Vendimi,- thuhet nė shkolla,- ėshtė marrė pas shqetėsimeve tė shumta qė
mėsuesit kanė paraqitur nė mbledhjet e stafit pedagogjik, lidhur mbi
pėrdorimin e celularit nga nxėnėsit nė orėn e mėsimit". Mėsohet se
nxėnėsve, tė cilėt do t'u gjenden celularė nė orėn e mėsimit, jo vetėm
do t'u konfiskohet objekti, por do tė nxirren edhe jashtė orės sė
mėsimit.
Shkelėsit e marrėveshjes do tė kthehen nė klasė, vetėm pasi tė jenė
shoqėruar nga prindi pėrkatės, i cili duhet tė jetė i pajisur me mjet
identifikimi. Nė kėtė mėnyrė, mėsuesi merr nė dorė tė gjithė
legjitimitetin qė i takon nė orėn e mėsimit, duke i dhėnė fund anarkisė
nė klasė. Pikė e dytė e marrėveshjes midis shkollave, nxėnėsve dhe
prindėrve tė tyre, do tė jetė ndalimi i konsumimit tė pijeve alkoolike,
duhanit dhe narkotikėve.
Nxėnėsit do tė jenė tė detyruar tė respektojnė kėtė pikė si brenda,
ashtu edhe jashtė shkollės. Ata do t'u nėnshtrohen kontrolleve tė
herėpashershėm nga ana e ekipeve mjekėsore, tė cilėt do bėjnė edhe
evidentimin e nxėnėsve problematikė, qė shkelin kėtė rregull.
Vendimi vjen pas shifrave tė frikshme qė Instituti i Shėndetit Publik
raportoi, mbi pėrdorimin e lėndėve narkotike nė shkolla, ku gjimnazistėt
pėrfshihen si kategoria mė e prekur e popullatės.
Mungesat, justifikim me prindėr pėrdore
Me arsye apo pa arsye, mungesat nė vitin e ri shkollor e tutje, do tė
justifikohen vetėm nėse nxėnėsi vjen me prindin pėrdore. Ėshtė kjo forma
qė kanė zgjedhur shkollat e mesme pėr tė ndalur numrin e lartė tė
mungesave gjatė vitit shkollor, pjesa mė e madhe e tė cilave rezultojnė
tė jenė pa arsye.
Nė kėtė mes nuk bėjnė pėrjashtim as mungesat e justifikuara. Raportet
false dhe shpeshherė tė pavend, qė mjekėt lėshojnė, i ka bindur
drejtuesit e shkollave pėr tė gjetur forma tė reja tė shtrėngimit tė
rripave pėr gjimnazistėt. Vetėm nė semestrin e parė, tė vitit shkollor
qė lamė pas, drejtoritė e shkollave tė mesme raportuan numėr rekord
mungesash.
Njė gjė e tillė nuk ndodhi nė semestrin e dytė, ku tė mbushur me
mungesa, gjimnazistėt rralluan lėnien e orėve tė mėsimit, fakt qė
drejtuesit e shkollave e lidhėn me frikėn e nxėnėsve pėr pėrjashtim nga
shkolla, si pasojė e plotėsimit tė 20 pėr qind tė mungesave tė
pajustifikueshme.
Shekulli