Perplasja me policine ndalohet ne klase 16-vjecari
Tėrhequr mė 09 Shtator 2010
DURRS/ Altin Lleshi eshte shoqeruar me polici ne diten e trete te shkolles
DURRS - Nje adoleshent ka perfunduar ne pranga ne kohen qe ishte ne mesim. 16-vjecari Altin Lleshi mesohet se eshte arrestuar nga policia gjate paradites se djeshme. Mesohet se djaloshi eshte vene ne pranga lidhur me ngjarjen e ndodhur me 1 korrik ne Hidrovor ku banore te Hamallajt u perleshen me forcat e policise duke penguar keshtu shembjen e shtepive te tyre.
Ne redaksine e Shekullit permes nje telefonate eshte lajmeruar se policia ne oret e paradites ka arrestuar nxenesin e shkolles se mesme te Sukthit Altin Lleshin.
Nxenesi i vitit te dyte mengjesin e dites se merkure eshte nisur me autobusin e linjes per ne mesim. Forca te policise kane mberritur ne klasen e tij dhe e kane shoqeruar per ne Komisariatin e Policise se Shijakut. Sipas deklaratave te te afermve adoleshentit i eshte thene se eshte shoqeruar pasi ka qene i shpallur ne kerkim per ngjarjen e 1 korrikut tek ura e Hidrovorit.
Pas ketij njoftimi eshte kontaktuar me telefon me banore te Hidrovorit te cilet e kane konfirmuar shoqerimin e tij. Gjithashtu ata kane konfirmuar se deri ne oret e vona te pasdites adoleshenti nuk eshte kthyer ne banese.
Rreth ketij fakti eshte prononcuar edhe ish-deputeti i PD-se Simon Puta i cili u shpreh se Altin Lleshi eshte ndaluar nga policia si person i shpallur ne kerkim per konfliktin qe degradoi ne perleshje mengjesin e 1 korrikut. Puta tha se per kete problem ka nderhyre ne polici edhe kryebashkiaku i Sukthit Hyrja Hasani te cilit i eshte premtuar nga policia se djaloshi do te lirohet.
Familja e te arrestuarit ka qene nje nga familjet me te afeksionuara ndaj partise ne pushtet dhe arrestimi i tij ka ngjallur reagime ne komunitetin e shenjestruar te Hidrovorit ne fshatin Hamallaj. Simon Puta ka deklaruar se si ai jane edhe shume te tjere te shpallur ne kerkim por nuk e dine nese i kane emrat ne lista apo jo.
Nje nga keta eshte edhe Altin Lleshi i cili sipas Putes nuk e dinte se ishte ne kerkim. Nderkohe ish-deputeti tha se nga nje kontakt me familjen e djalit te ndaluar i vellai Viktor Lleshaj ka thene se Altinit i ishte bere gjyqi me pare dhe se ai ishte denuar ne mungese.
Deri ne oret e vona te mbremjes interesimit nese ishte rikthyer ne shtepi adoleshenti i ndaluar i ka ardhur pergjigje mohuese. Nderkohe policia ne komunikaten e saj zyrtare per shtypin nuk e ka konfirmuar arrestimin e 16-vjecarit Altin Lleshi.