Humbja 5-0 nė "Kamp Nou e ka shtuar dėshirėn e tifozėve dhe tė
lojtarėve tė Realit pėr hakmarrje, ndėrkohė qė nė krahun katalanas
provokimet kanė qenė tė shumta nė lidhje me rezultatin e 29 nėntorit
2010.
Altin Latifi Pėrballje tė tilla zakonisht quhen ndeshja e vitit. Por, nė 18 ditėt e
ardhshme Barcelona dhe Reali i Madridit do tė ndeshen 4 herė mes tyre,
duke bėrė qė e gjithė bota e futbollit tė kthejė sytė nga Spanja.
Kalvari i klasikeve do tė nisė tė shtunėn, kur madrilenėt do tė presin
nė "Bernabeu katalanasit, nė njė betejė qė pavarėsisht situatės nė
renditje, ėshtė gjithnjė e zjarrtė. Mė pas, do tė jetė finalja e Kupės
sė Mbretit mė 20 prill, ndėrkohė qė mė 27 prill dhe nė 3 maj, do tė
luhen dy gjysmėfinalet e Champions League.
Humbja 5-0 nė "Kamp Nou e ka shtuar dėshirėn e tifozėve dhe tė
lojtarėve tė Realit pėr hakmarrje, ndėrkohė qė nė krahun katalanas
provokimet kanė qenė tė shumta nė lidhje me rezultatin e 29 nėntorit
2010. Real Madrid-Barcelona ėshtė mė shumė se njė ndeshje futbolli,
ėshtė sfida mes Madridit tė pushtetshėm dhe Katalonjės qė nuk e
konsideron veten pjesė tė Spanjės. Por, mbi tė gjitha, ėshtė pėrballja
mes dy prej klubeve mė tė mėdhenj nė botė, tė mbushur me yje dhe me njė
filozofi loje qė tradicionalisht orientohet drejt spektaklit. Ėshtė njė
pėrballje mes Mesit e Ronaldos, mes Murinjos e Guardiolės si edhe mes dy
tifozerive nga mė fantastiket e planetit. Real-Barcelona ėshtė njė
ndeshje qė ndiqet nga gjithė bota, pasi ėshtė sinonim i futbollit tė
bukur dhe teknikės sė lartė.
Champions Barca vs Real
Sfidave nė kampionat dhe nė finalen e Kupės, kėtė vit do tu shtohen
edhe ato nė Ligėn e Kampioneve. Do tė jenė dy pėrballje qė vlejnė njė
vend nė finalen e "Uemblit, nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm europian
pėr klube. Pikėrisht kjo finale duket edhe ēmimi qė kėrkon tė arrijė
Zhoze Murinjo, trajneri qė ėshtė nė lojė pėr tu bėrė i pari qė e fiton
tre herė Champions League me tre skuadra tė ndryshme. Ndėrsa Ksabi
Alonso linte fushėn e "Ėhite Hart Lane tė mėrkurėn nė mbrėmje, mendimet
e tij ishin pikėrisht te Barcelona.
"Tani, ėshtė njė realitet, tha mesfushori. E nė fakt, kurrė nuk kishte
ndodhur njė gjė e tillė. Ndeshjet mė tė shumta mes Realit e Barēės
regjistrohen nė vitin 1916, 4 nė 21 ditė. Por, atėherė nuk kishte Kupa
Evrope dhe ky ėshtė njė takim i vėrtetė me historinė. Pasi u vendos
zyrtarisht pėrballja gjysmėfinale, gazetat katalanase shkruanin: "Tani,
lidhni rripat. Pėrgjigja e atyre madrilene nuk vonoi. "Dhe tani pėr
Barcelonėn, shkruante "AS.
Urrejtja Zhoze Murinjo e nisi karrierėn e tij nė Katalonjė, te Barcelona, por nė
kėtė krahinė tė bukur tė Spanjės, njerėzit shfrytėzojnė ēdo mundėsi pėr
tė sharė e kritikuar teknikun portugez. Por, nuk qėndrojnė pas edhe
mediat, qė nė Spanjė janė tė ndara si me thikė. Madje, edhe lajmi i mirė
bėhet i keq. Ndėrsa Reali fitonte 3-0 me Atletiko Bilbaon njė javė mė
parė, "El Mundo Deportivo shkruante me tallje: "Njė shpullė nė fytyrė
pėr Zhoze Murinjon, referuar humbjes nė klasike.
Ndėrkohė, gazeta pro madrilene "Marca ka kritikuar ashpėr fushatėn e
Barcelonės, qė i ėshtė referuar "manatės (pesė golave) tė muajit
nėntor. Ajo i ka quajtur komentet e ardhura nga Barcelona si "agresive
dhe provokative. Po ashtu, pasi Pep Guardiolės i shkau goja nė fund tė
ndeshjes me Shaktjorin, duke thėnė nė konferencė pėr shtyp se "Barcelona
tani ėshtė nė finale, "Marca nuk ngurroi aspak ta sulmonte, duke e
quajtur arrogant dhe njeri qė nuk e njeh respektin. Guardiola e harroi
pėrballjen me Realin dhe mė pas kėrkoi falje, por kjo nuk mjaftoi pėr tė
zbutur mediat e kryeqytetit.
(BW)