Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Nė Dibėr tė Madhe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Nė Dibėr tė Madhe Empty
MesazhTitulli: Nė Dibėr tė Madhe   Nė Dibėr tė Madhe Empty18.01.11 21:09

“Dibra me krenari pėrmendet pėr njė fakt shumė historik, kėtu
Skėnderbeu ka mundur tė mbajė Kuvendin e parė mes shqiptarėve nė 1443.
Qeliza e parė e ēėshtjes kombėtare, e historisė sė Skėndėrbeut, tė
gjithė historisė sė shqiptarėve fillon me kuvendin qė Skėnderbeu mban
nė Dibėr”, thekson Rruzhdi Lala.
Nė Dibėr tė Madhe Ne_diber_te_madhe









Nė mendjen tonė, shqiptarėve tė Shqipėrisė, krijohet menjėherė njė
asosacion i ēuditshėm sa herė dėgjojmė tė pėrmendet Dibra e Madhe.

E mbetur pėrtej kufijve, kjo krahinė ėshtė pėrfolur aq shpesh saqė
shumėkush beson se tek madhėshtia e emrit tė saj, nė mungesė tė njė
Dibre tė vogėl, qėndrojnė tė gjitha, pėrfshi kujtesėn e njė tė kaluare
historike.

“Dibra me krenari pėrmendet pėr njė fakt shumė historik, kėtu Skėnderbeu
ka mundur tė mbajė Kuvendin e parė mes shqiptarėve nė 1443. Qeliza e
parė e ēėshtjes kombėtare, e historisė sė Skėndėrbeut, tė gjithė
historisė sė shqiptarėve fillon me kuvendin qė Skėnderbeu mban nė
Dibėr”, thekson Rruzhdi Lala.

E nisėm kėtė udhėtim nė Dibrėn e Madhe me faktin qė na bėri mė shumė
pėrshtypje dhe me pamjet qė ofron Kodra e Bejlerėve, qė njihet nė
kohėrat e hershme si e banuar nga fisnikėt vendas. Nė ditėt e sotme
Dibra ėshtė e ndarė nė dy pjesė, nė Dibrėn e Vjetėr dhe atė tė Re. E
pėrmendur qė nė vitet 168 para Krishtit, Dibranėt i referohen rilindjes
pėr atė qė sot konsiderohet Dibra e vėrtetė.

“Ashtu siē e ka cilėsuar njė ndėr rilindasit tanė, Jusif Bageri, Dibra
ėshtė kėrthiza e Shqipėrisė sepse shumica e popullsisė shqiptare,
pavarėsisht nga ėshtė, ėshtė dashur tė kalojė nė qytetin e Dibrės”,
vazhdon Lala.

Dibra e vjetėr pėrmban objektet mė tė rėndėsishme historike dhe
kulturore. Hamami, nje monument me vlera historiko-monumentale falė
strukturės arkitektonike, quhet “bukuroshe e qytetit”. Vendi i “shtatė
minareve” ku mė e vjetra ėshtė ajo e “xhamisė mbretėrore” banohet vetėm
nga 104 ortodoksė. E goditur prej shumė vitesh nga emigracioni, kėtė
vit qyteti i vjetėr ka pritur studentėt me hapjen e Universitetit tė
tij.

“Startuam me fakultetin per terapi-fizikale, i cili ėshtė i vetmi i
kėtij lloji nė trojet shqiptare. Studentėt nė Dibėr mund tė bėjnė pjesėn
praktike me pajisje moderne qė janė tė nivelit europian”, shprehet
Argėtim Fida.

Qyteti ka qenė udhėkryqi kryesor nėpėr tė cilin kalonte edhe Via
Egnatia. Nė mesjetė njihet si qendėr e rėndėsishme qytetare. Por nga
mesi i shekullit tė 19-tė me 250 dyqane dhe me mė shumė se 8 mijė
banorė, Dibra konsiderohej si njė qendėr e rėndėsishme. Zhvillmet
politike nė Ballkan bėnė qė ky vend tė humbiste rėndėsinė e vet,
ndėrkohė qė sot vendasit, pėrmes fjalės tė bėjnė tė ditur traditėn
zakonore tė Dibrės.

“Cdo shtėpi dibrane, cdo familje, ēdo fis ose ēdo mėhallė dibrane duhet
tė kishte specifikat e veta, tė veēohej pėr njė virtyt nė mėnyrė qė tė
jetonte nė Dibėr, pėrndryshe nuk do trajtohej si dibrane”, tregon Lala.

Kėtė “fanatizėm pozitiv” e ndeshim nė qendėr tė qytetit, tek ndėrtesa
154 vjecare e fisit tė Erebarajve, njė pjesė e trungut tė familjes sė
regjisorit tė njohur shqiptar, Gėzim Erebara. Nė vitin 1976 Ibrahim
Erebara, pronari i ndėrtesės filloi ta rikontruktonte atė. Kjo banesė,
pėrvecse e pėrfshirė nė guidėn turistike, “tavani” dhe “dritarja” e saj,
prej shtetit maqedon, pėrdoret si emblemė nė kartėmonedhėn 100
denarėshe...duke treguar vlerat e saj universale:
“Babai si merakli e rregulloi nga brenda shtėpinė, por tavani nuk ėshtė
“prekur”, vetėm ėshtė mirėmbajtur. Tė gjitha i ka bėrė se kishte
dėshirė, nuk ka pasur subvencione nga shteti”, thotė Mexhait Erebara,
djali i regjisorit Gėzim Erebara.

Nė kėtė vend mes malesh, 900 metra mbi nivelin e detit gjenden Lixhajt e
Banishtes, njė pasuri natyrore e vetme nė kėtė rajon. Vendasit thonė
se kjo pikė kurimi ka filluar tė ndėrtohej nė vitin 1947 dhe ka
pėrfunduar nė vitin 1951. Deri nė fillim tė viteve `80 keto ambiente
janė pėrdorur vetėm nga udhėheqėsit e ish-Jugosllavisė.

Por qytetaria dibrane i falet kulturės sė hershme. Duke rastisur nė
ditėt e Festivalit tė Teatrove nė Dibėr, mėsojmė se shfaqja e parė nė
skenė ėshtė vėnė nė vitin 1941 dhe nė kėtė “ngjizje” tė hershme teatrore
merr kuptim ky interesim, ndėrsa nė njė prej netėve tė Edicionit tė
9-tė, pritet tė ngjitet nė skenė teatri “Dodona” i Prishtinės me pjesėn
“Natėn e Mirė nėnė”

Regjisorja e shfaqjes Drita Begolli vjen per here te pare ne Diber, edhe
pse rrenjet e bashkeshortit te saj i ka nga ky vend. Impresionet e saj
per kete qytet jane “artistike” dhe “njerezore”:
“Mė pėlqeu qyteti, publiku, njerėzit. Fėmijėt e mi kanė origjinė
dibrane, janė stėrnipat e Jusuf Pashė Dibrės dhe kjo ėshtė njė arsye mė
tepėr tė vij nė kėtė qytet. Qyteti i Dibrės mė ka pėlqyer
jashtėzakonisht shumė.”

Tė ngulitur nė shekuj, dibranėt e quajnė qytetin e tyre “provincė” qė
vazhdon tė “jetojė agoninė”, ndėrsa ne nga Dibra duam tė marrim me vete
“fjalėn e mirė”, mikpritjen dhe “qytetarinė” e vendasve qė jetojnė mes
9 malesh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Nė Dibėr tė Madhe Empty
MesazhTitulli: Re: Nė Dibėr tė Madhe   Nė Dibėr tė Madhe Empty18.01.11 21:09

Dibra vertete eshte nje qytetet qe po te kishte mundesi te fliste do
tregonte shume fakte dhe ngjarje historike te rendesishme. Sot per fat
te keq ajo eshte aq shume e lene pas dore sa vertete ndjen nje dhimbje.
Nje qytetet qe eshte krejtesisht i boshadisur ne dimer dhe qe arin sado
pak te ringjallet ne muajt e veres. Cdo familje ne Diber ka nga nje
emigrant dhe une ne shaka shpesh di te them qe Dibra eshte qytet i
pleqve sepse e gjith rinia o eshte ne emigracion o eshte ne studime ne
Shkup apo Tetove. Jane njerez shume te mire dhe shquhen per mikpritjen
dhe rspektin qe te bejne. Ua japim doren t’gjithe per kete. Eshte nje
gje qe nuk me pelqen te ata qe jetojne ende me ca tradita te vjetra dhe
me ca gjera qe sot ne keto kohe dhe jete dinamike eshte e pamundur te
arihen ose te ndiqen si te tilla. Nje dite me nje shoqe tek po flsinim
dicka lidhje me shqiptaret dhe me saktesisht per dibranet po me thoshte
nje lloj anektode per ata: Si nje plak i kishte thene femijes se vet se
pasuri nuk te kam trashguar por dhe mik dibre nuk te kam lene. Me nje
fjale jane nje cik te rende ne ca aspekte,kane ca huje te cuditshme.
Gjithsesi se mos i mbetet hatri ndonj dibrani e rikthesoj dhe nje here
se jane shume mikprites dhe respektues.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Nė Dibėr tė Madhe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?
» Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live
» Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Dedikuar Shqiperise-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions