Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:45


Koheve
te fundit ne Radio Televizionin e Kosoves po shfaqet nje emision qe
kryesisht ka te beje me jeten e Shqiptareve ne Turqi. Jo zyrtarisht
flitet se populli Shqiptar ne TURQI perfaqeson nje komunitet qe frymon
rreth 6 milion banore. Ne kete emision zakonisht flitet vetem per jeten e
tyre por nuk i behet nje analize e mirefillt se cfare i detyroi ata te
shperngulen apo se cfare i parapriu shpernguljes? Dihet se shperngulja
masive e Shqiptareve per Turqi kishte filluar ne funde te shekullit
XVIII kohen kur keto vise ishin te pushtuar nga pushtimi turk. Pastaj
shpengulja kishte vazhduar ne dy periudha e paraprire nga nje
marreveshje e quajtur xhentelmenesh mes shteteve Jugosllavi (Serbi) dhe
shtetit Turk. Kjo marreveshje ishte realizuar ne dy periudha. Para
luftes se dyte boterore dhe pas luftes se dyte boterore (deri ne fillim
vitet '60). Si pasoj e ketyre marreveshjeve kishim jo vetem masakra e
dhune por edhe spastrim etnik te mijera kilometrave katrore te
hapesirave Shqiptare. Nje eshte e sigurt. Keto marrveshje ishin tragjike
per popullin Shqiptar.

Ajo qe me
intereson mua eshte. Kush i parapriu kesaj marreveshje? Cilat ishin
qellimet e kesaj marreveshje? Cili ishte roli i marrevshjes se paqes se
Shen Stefanit (3 mars 1878), paqes mes Rusise dhe Turqise, dhe si ndikoi
kjo marreveshje ne kete tragjedi Shqiptare? Cili ishte roli i Kongresit
te Berlinit ( qershor 1878)? Kush i parapriu dhe cilat jane
marreveshjet sekrete Turko - Serbe, mes dy lufterave te Boterore per
spastrimin etnik te trojeve Shqiptare? Sa ndikuan ato marreveshje ne
kete spastrim? Sa tragjedi na sollen keto marreveshje? Nga kush duhet
kerkuar llogari dhe demshperblim per keto marreveshje ne kurriz te nje
populli te pafajshem? Sa po punojme ne ndricimi e tyre? Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Qualamano


Diskutim
pa ekuivoke ju lutem!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:46


Shperngulja( Tragjedia ) e
madhe filloi me marrevshjen Ruso - Turke ne Shen Stefan.


Njė muaj pas armėpushimit tė Edrenesė u
nėnshkrua nė Shėn-Stefan, mė 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndėrmjet
Perandorisė Ruse dhe Perandorisė Osmane.
Traktati i Shėn-Stefanit i shkėpuste Perandorisė Osmane rreth 80 pėr
qind tė zotėrimeve tė saj nė Gadishullin Ballkanik. Me shpresė se do tė
shmangte kundėrshtimin e fuqive tė tjera tė mėdha, Rusia nuk mori pėr
vete asgjė nga kėto territore. Ajo u kufizua vetėm duke i shkėputur
Rumanisė, tė cilėn e kishte aleate nė luftėn qė fitoi, krahinėn e
Besarabisė nė veri tė lumit Pruth dhe duke aneksuar disa krahina qė
zotėronte Perandoria Osmane, nė jug tė Kaukazit (Kars, Ardahan, Bajazid e
Batum). Synimet e saj hegjemoniste nė Evropėn Juglindore Rusia cariste
do t’i siguronte kryesisht nėpėrmjet Bullgarisė sė madhe autonome qė u
krijua me Traktatin e Shėn-Stefanit. Bullgaria do tė ishte njė
principatė autonome me qeverinė e saj, tributare ndaj sulltanit. Formimi
i saj ishte nė vetvete njė hap pozitiv, pasi e ēlironte popullin
bullgar nga zgjedha shekullore osmane. Por, Rusia krijoi njė Bullgari tė
madhe, tė cilėn ajo do ta kishte si njė satelite tė saj me qėllim qė tė
vendoste nėpėrmjet saj zotėrimin e vet nė Gadishullin Ballkanik. Nė
kufijtė e saj do tė pėrfshihej shumica dėrrmuese e tokave qė i
shkėputeshin Perandorisė Osmane. Kjo do tė shtrihej nė lindje deri nė
Detin e Zi, nė jug deri nė detin Egje, nė veri deri nė Danub dhe nė
perėndim deri nė malet e Voskopojės. Sado qė Bullgaria e madhe do tė
mbetej nėn sovranitetin e sulltanit turk, Porta e Lartė nuk do tė kishte
tė drejtė tė vendoste brenda kufijve tė saj asnjė garnizon ushtarak
osman. Pjesa tjetėr e territoreve perandorake do t’i jepej Rumanisė,
Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ktheheshin nga principata autonome nė shtete
tė pavarura. Greqia nuk pėrfitonte asgjė. Ajo do tė mbetej ashtu siē
ishte, njė shtet i pavarur brenda kufijve tė saj tė paraluftės.

Traktati i Shėn-Stefanit nuk e zinte fare nė gojė Shqipėrinė, e cila pėr
Rusinė nuk ekzistonte si subjekt tė drejtash politike. Sipas Traktatit
tė Shėn-Stefanit, gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve
sllave ballkanike. Bullgaria do tė merrte, pėrveē tė tjerave, krahinat
shqiptare tė Korēės, tė Bilishtit, tė Pogradecit, tė Strugės, tė Dibrės,
tė Kėrēovės, tė Gostivarit, tė Tetovės, tė Shkupit, tė Kaēanikut etj.
Serbia, e cila do tė shtrihej kryesisht drejt jugperėndimit, do tė
aneksonte edhe viset veriore e verilindore tė Kosovės, deri nė afėrsi tė
Mitrovicės. Mali i Zi, sipėrfaqja e tė cilit do tė rritej mė tepėr se
tri herė, do tė pėrfshinte brenda kufijve tė tij gjithashtu njė varg
krahinash shqiptare, si atė tė Ulqinit, tė Krajės, tė Anamalit, tė
Hotit, tė Grudės, tė Tuzit, tė Kelmendit, tė Plavės, tė Gucisė dhe tė
Rugovės. Pjesa tjetėr e Shqipėrisė do tė mbetej nėn sundimin e
Perandorisė Osmane. Si rrjedhim, me Traktatin e Shėn-Stefanit trojet
shqiptare do tė copėtoheshin ndėrmjet katėr shteteve tė huaja.
Perandoria Ruse e gjymtonte kėshtu rėndė tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė
dhe e vėshtirėsonte nė kulm luftėn e popullit shqiptar pėr krijimin e
shtetit kombėtar.

Zemėrimin e thellė qė shkaktoi nė Shqipėri Traktati i Shėn-Stefanit e
rriti mė tej terrori i ushtrive serbo-malazeze mbi shqiptarėt e viseve
tė pushtuara prej tyre dhe shpėrngulja me dhunė nga kėto krahina e
dhjetėra mijė familjeve shqiptare, tė cilat vėrshuan si muhaxhirė nė
krahinat e papushtuara nga ushtritė ballkanike. Vetėm nė vilajetin e
Kosovės endeshin rreth 100 mijė burra, gra e fėmijė, tė shpėrngulur nga
zona e pushtimit serb. Gati 38 mijė veta tė dėbuar nga ushtritė ruse e
bullgare qenė shpėrndarė, sipas konsullit anglez Blunt, nė viset e
vilajetit tė Manastirit. Sipas tė dhėnave tė konsullit austro-hungarez
Lipih (Lipich), mbi 26 mijė shqiptarė, tė dėbuar nga zona e pushtimit
malazez, ishin vendosur nė vilajetin e Shkodrės. Por numri i shqiptarėve
tė shpėrngulur ishte mė i madh, po tė kemi parasysh se jo pak prej tyre
mėrguan nė vilajetet e Selanikut, tė Stambollit, tė Izmirit, tė Adanasė
e tė Sirisė.

Zemėrimi kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit pėrfshiu tė gjitha shtresat e
popullsisė shqiptare, qė nga fshatarėt e zejtarėt e deri te qarqet
ēifligare e tregtare. Ky zemėrim i shqiptarėve nuk drejtohej vetėm
kundėr Perandorisė Ruse dhe aleatėve tė saj ballkanikė, por edhe kundėr
Perandorisė Osmane, e cila kishte nėnshkruar njė akt tė tillė, qė e
dėnonte me vdekje atdheun e tyre. Fakti se asnjė nga fuqitė e tjera tė
mėdha nuk e ngriti zėrin pėr tė drejtat kombėtare tė Shqipėrisė, i bindi
pėrfundimisht shqiptarėt se ata tashmė ishin krejtėsisht vetėm.

Gjendja e re qė u krijua nga vendimet e Shėn-Stefanit dhe nga ngjarjet
qė rrodhėn mė pas, nė mars-prill 1878, kur u duk qartė se Fuqitė e Mėdha
perėndimore ishin tė vendosura tė mbronin me ēdo kusht sundimin e
Perandorisė Osmane nė Ballkan dhe si rrjedhim nuk ishin tė prirura tė
merrnin parasysh tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, Komiteti Qendror i
Stambollit arriti nė pėrfundimin se si kryengritja e armatosur
kundėrosmane, ashtu edhe kėrkesa pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė
qėndronin mė si pika kryesore tė programit tė tij politik. Tani qė
copėtimi i trojeve shqiptare filloi tė vihej nė jetė dhe doli nė plan tė
parė detyra e mbrojtjes sė tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė, kryengritja
e armatosur kundėr Perandorisė Osmane jo vetėm qė nuk e zgjidhte
ēėshtjen shqiptare, por e ndėrlikonte edhe mė keq atė e fatin e atdheut.
Nė rrethana tė tilla ndėrkombėtare, Komiteti Shqiptar i Stambollit
adaptoi, pėr aq kohė sa do tė vijonte kjo gjendje e ndėrlikuar, njė
platformė tė re politike, e cila kėrkonte mobilizimin e mbarė vendit pėr
plotėsimin e dy detyrave kryesore: pėr tė kundėrshtuar me luftė tė
armatosur, nė emėr tė kombėsisė shqiptare, ēdo vendim qė do tė merrnin
Fuqitė e Mėdha, qoftė edhe me pėlqimin e Perandorisė Osmane, nė dėm tė
tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė dhe, nė tė njėjtėn kohė, pėr tė
arritur bashkimin e tė gjitha trojeve tė atdheut nė njė vilajet tė vetėm
shqiptar, tė pajisur me disa tė drejta autonomiste, qė mund tė
realizoheshin pa hyrė nė konflikt me Portėn e Lartė.
Pėrmbushja e kėtyre objektivave bėnte tė nevojshėm formimin e njė fronti
tė vetėm politik mbarėshqiptar dhe pranimin nga ana e kėtij fronti tė
platformės politike tė pėrpunuar nga Komiteti Kombėtar i Stambollit.

Pėr krijimin e frontit tė bashkuar politik, qė do tė kishte formėn e njė
lidhjeje kombėtare shqiptare, kishte tashmė nė Shqipėri njė truall deri
diku tė pėrgatitur edhe nga pikėpamja organizative. Qysh nė dhjetor tė
vitit 1877, nė krahinat periferike tė Shqipėrisė, kur ato filluan tė
kėrcėnoheshin nga pushtimi serb e malazez, ishin organizuar besėlidhje
shqiptare krahinore ose, siē quheshin nė disa vise, komisione lokale tė
vetėmbrojtjes, tė cilat u pėrpoqėn tė mobilizonin shqiptarėt pėr tė hyrė
nė veprim sapo tė lėshohej kushtrimi. Traktati i Shėn-Stefanit i dha
njė nxitje tė fuqishme krijimit tė besėlidhjeve tė reja. Por me
evolucionin ekonomik, shoqėror, politik e kulturor qė kishte pėsuar
Shqipėria, gjatė dekadave tė fundit, ndryshe nga periudhat e mėparshme,
ndėrgjegjja e bashkėsisė krahinore ishte tejkaluar tanimė te shqiptarėt.
Ēdo krahinė kishte filluar ta ndiente veten si gjymtyrė e njė trupi tė
vetėm, si pjesė e njė atdheu tė pėrbashkėt. Ky evolucion nė ndėrgjegjen
kombėtare tė shqiptarėve ishte njė faktor i favorshėm pėr veprimtarinė e
Komitetit Kombėtar tė Stambollit, tė cilit tani i takonte detyra t’i
bashkonte besėlidhjet krahinore nė njė trup tė vetėm organizativ dhe me
njė platformė tė vetme politike.

Derisa tė shkriheshin nė njė organizatė kombėtare, pėrballė besėlidhjeve
krahinore qėndronin tri detyra themelore: tė mobilizonin shtresat e
gjera popullore nė lėvizjen e madhe tė protestės kundėr vendimeve tė
padrejta tė Traktatit tė Shėn-Stefanit; tė pėrgatiteshin ushtarakisht
pėr tė kundėrshtuar me armė copėtimin e trojeve shqiptare, nė rast se
vendimet e Traktatit do tė mbeteshin nė fuqi; tė kujdeseshin pėr tė
ndihmuar dhe pėr tė sistemuar rreth 150 mijė muhaxhirėt shqiptarė, tė
grumbulluar nė vilajetet e Kosovės, tė Shkodrės e tė Manastirit, tė
cilėt kishin mbetur pa bukė e pa strehė.

Ndėrkaq, nė prill tė vitit 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga
shtypi ndėrkombėtar pėr kundėrshtimin qė kishte gjetur Traktati i
Shėn-Stefanit nė fuqitė e tjera tė mėdha. Nė tė vėrtetė, kundėrshtimin
mė tė rreptė ai e pati nga Anglia dhe nga Austro-Hungaria, tė cilat u
shqetėsuan sė tepėrmi nga rritja e shpejtė e ndikimit tė Rusisė nė
Gadishullin Ballkanik nėpėrmjet Bullgarisė sė Madhe. Pėr kėtė arsye, me
kėmbėnguljen e tyre, u vendos qė kushtet e pėrcaktuara nė Traktatin e
Shėn-Stefanit tė rishikoheshin nga njė kongres i posaēėm i Fuqive tė
Mėdha, i cili, sipas vendimit qė u mor mė vonė, do tė mblidhej nė Berlin
mė 13 qershor 1878.

Shqiptarėt ishin tė bindur se Fuqitė e Mėdha, ndonėse e kundėrshtuan
Traktatin e Shėn-Stefanit, pėrsėri nuk ishin tė prirura qė t’i merrnin
parasysh interesat kombėtarė tė Shqipėrisė. Megjithatė, pezullimi i tij
deri nė thirrjen e kongresit tė Berlinit u jepte nė dorė patriotėve
shqiptarė njė kohė tė ēmueshme pėr ta organizuar mė mirė qėndresėn
politike e ushtarake. Por, nga ana tjetėr, leja qė kishte kėrkuar
Komiteti i Stambollit pėr tė formuar njė lidhje shqiptare, ndeshi mė nė
fund nė kundėrshtimin e Portės sė Lartė. Nė parim qeveria osmane nuk e
shihte me sy tė keq lėvizjen e protestės sė popullsive tė saj kundėr
Traktatit tė Shėn-Stefanit, por ajo nuk e pranonte nė asnjė mėnyrė qė
kjo lėvizje tė zhvillohej e tė organizohej ashtu siē e kuptonte Komiteti
i Stambollit, si njė lėvizje kombėtare shqiptare. Porta e Lartė
kėrkonte qė shqiptarėt tė protestonin kundėr Traktatit tė Shėn-Stefanit
si nėnshtetas myslimanė, qė nuk donin tė shkėputeshin nga Perandoria
Osmane dhe nga sulltani i saj halif. Patriotėt shqiptarė, tė cilėt nuk
mund tė pajtoheshin me kėto kushte, vendosėn qė ta formonin lidhjen
shqiptare duke u mbėshtetur nė lėvizjen popullore dhe nė besėlidhjet
lokale
.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:46

SPASTRIMET ETNIKE SERBE NDAJ SHQIPTAREVE TE SANGJAKUT TE
NISHIT

KUJTIM BYTYQI, Diplomatic Academy of London

Studimin tim mbi spastrimet etnike tė shqiptarėve tė Sanxhakut tė Nishit
dhe rretheve e kame koncentruar kryesisht nė fillim tė shek. XIX e
sidomos pas Krizės lindore tė viteve 1875. Por spastrimet etnike mė tė
mėdha ndodhen pas Kongresit tė Berlinit 1878 e deri te Pavarėsia e
Shqipėrisė e viti 1912 kur pjesa mė e madhe e popullatės shqiptare tė
Sanxhakut tė Nishit ishte shpėrngulur me dhunė nga trojet e tyre
stėrgjyshore. Punimi i ndarė nė disa nėntituj qė flasin pėr spastrime
masive e pėrcjellė me argumente dhe burime tė sigurta qe e vėrtetojnė
ketė fenomen serb tė vjetėr por edhe te ri pėr ne. Gjithashtu nė njė
kapitull tė veēantė kamė futur edhe tė gjitha emrat e fshatrave
shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit dhe rretheve tė cilat I kame siguruar
nga literatura dhe tė dhėnat arkivore tė cilat flasin pėr mizoritė serbe
tė njė shekulli mė pare.

"Nga Rashka, serbėt filluan tė depėrtonin nė shek. XI - XII, drejt Fushė
Kosovės, rrjedhės sė epėrme tė Moravės dhe tė Vardarit. Zhupani i Madh
ka djegur Lypianin, dhe ka shkretėruar viset tjera ( 1091 ). I biri i
Stevan Nemanjės me emrin Stevan dhe mbiemrin Pervovenqanin, shkruan mė
1190: Nemanja ka okupuar pėrveq Luginėn e Strumes, edhe Prizrenin,
Shkupin dhe Leshtakun e Pollogut.

Kėto qytete i rrėnoi me themel... (Dr. Fatmir Fehmiu: Gjenocidi i
regjimeve serbe nė hapėsirat shqiptare )". Pastaj e dhėna tjetėr: "Nė
bazė tė burimeve arkivore historike e tė tjera nė trevat e Sanxhakut tė
Nishit qė nga Antika e deri nė mes tė shekullit XIX ekzistonte nė
kontinuitet popullsia shqiptare[1] . Procesin e kolonizimit tė trojeve
shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar,
serbizimin gjatė periudhave mė tė fundit Beogradi e ka zbatuar nė mėnyrė
tė veēantė gjatė "Krizės Lindore" ( 1875 ).[2]

Nė Luginėn e Nishit kėsaj periudhe, u vranė e masakruan 35.000
shqiptarė. Nė njė lagje tė Nishit tė banuar me shqiptarė ( dokumentete
osmane e vėrtetojnė prezencėn e banorėve shqiptarė nė qytetin e Nishit
), u plaqkitėn e dogjėn 300 shtėpi. "Disa familje shqiptare iknin dhe
tėrhiqeshin luginės sė Moravės Jugore nėpėr tė ftohtit e madh, nėpėr
grykėn e Gėrdelicės, deri te Vranja e Kumanova... ( Stefan L. Popoviq,
"Putovanje po novoj Serbiji", Beograd, 1950, fq. 345 )". Shkrimtari serb
Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikėn shfarosėse serbe ndaj
elementit shqiptar, shkruan: "Dėbimi i shqiptarėve u bė me qėllim qė
Serbia tė bėhej shtet i pastėr nacional dhe, tė krijohet mundėsia qė
aksioni i mėtejm tė drejtohet kah Kosova. Duke u bazuar nė elaborate tė
ndryshme shpopulluese - naciste, siē ėshtė edhe "Naēertania" ( 1844 ) e
Ilia Grashaninit njė ish zyrtar serb, segmenti si ky, kolonizimi serb nė
trojet shqiptare, ka kėtė fytyrė: "Midis Dy Luftėrave Botėrore qeveria e
krajlit nė emėr tė Reformes Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokė
nė Kosovė. Gjatė kėsaj kohe, nė Kosovė janė vendosur 13. 482 familje me
rreth 67. 410 anėtarė nė 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 - 21 - 69,
Regjistri i kolonive: datė 8. 4. 1940 ).

Pushtuesit zbatuan spastrim e etnocid me strategji tė tokės sė djegur
pėr spastrimin etnik shqiptar tė tokave tė aneksuara me pėrkrahje
morale, politike, diplomatike e ushtarake tė Rusisė e tė Evropės. Princi
i Serbisė, Milan Obrenoviq urdhėroi ushtarakėt dhe paramilitarėt
ēetnikė: “Merita mė tė mėdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketė
ai, i cili do tė arrijė tė zhdukė e tė shpėrngulė mė shumė
shqiptarė!“.Nė kushte tė njė dimri me borė qė nuk mbahet mend, nxori nga
shtėpitė rreth 300.000 shqiptarė tė Toplicės, Kosaonicės, Pustarekės
etj., qė banonin nė rreth 700 lokalitete, prej tė cilave rreth 640
plotėsisht shqiptare e mė shumicė shqiptare islame nga fundi i shek.
XVI-fillimi i shek XVII. Rreth 350.000 shqiptarė kryesisht myslimanė
larguan nga trojet stėrgjyshore ushtritė greke e malazeze. Burimet
flasinė pėr rreth 70.000 shqiptarė tė therė, tė vrarė e tė pjekur nė
zjarrin e shtėpive nė rreth 600 fshatra shqiptare tė rrafshuara me
zjarrė vetėm mė 1877/8. Asnjė hap tė Fuqive tė Medha pėr tė parandaluar
gjenocidin me shumė tipare tė kanibalizmit tė shfaqur veēanėrisht nga
serbėt mbi shqiptarėt e shqiptarėsinė e Sanxhakut tė Nishit!?!

Ēlirimi i viseve tė pashallėkut tė Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjatė
viteve 1800 e deri ne vitet 1875 ishte e drejt legjitime
serbe..Mirėpo,ne anėn tjeter, ajo largoi popullaten joserbe nga ato
treva. Kėshtu sipas njė shėnimi historiografik nga periudha 1800 e deri
ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga
viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siq thot aty,rreth
150.000 banor shqiptare. Regjimet e dinastisė se Obrenoviqeve
(1817-1903) vazhduan politiken teroriste shtetėrore ndaj shqiptareve e
boshnjakeve, gjatė viteve’30 te shekullit XIX, me qellim te spastrimit
etnik. Ne frymen e kesaj politike,qeveria e Principates se Serbisė
urdheroi me 1832 qe ēdo shqiptari dhe boshnjaku, qe kapet ne territorin e
Serbisė,ti meshohen nga 25 te rena me shkop,ndersa me 1834 urdheroi qe
te perdoret ushtria per t’iu djegur fshatrat. Pushteti serb me 1856, me
marveshjen e Paqes se Parisit kishte fituar njefar te drejte qe ti
largoj te gjithė shqiptaret nga qytetet e Shumadise,si dhe nga
Hercegovina.Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin per
kolonizimin e te huajve. Me atė ligj territoret te cilet i posedonin
shqiptaret,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(jane
kolonizuar menjeherė pas Kongresit te Berlinit,sepse kėtu Serbia
pranohet si shtet. Duhet theksuar se shqiptaret deri kah fundi i
shekullit XIX qene te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe
qytezave,fshatrave te Sanxhakut tė Nishit e me gjerė.Pjesa derrmuese e
familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices (Rethi i
Prokuples, Dobriqit, Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes
me Kurshumli), Qarkun e Vranjes(pjesė e rethit te Pustarekes dhe
Jabllanices, rrethi i Leskocit, Polanica, Gerdelica, Masurica, Pqinja,
Inogosht etj.), si dhe ne qarkun e Nishit e disa edhe ne at te
Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera, e sidomos ne qytete,
si pėr shembull nė Qupri, Paraqin, Uzhic, Krushec, Aleksinc, Karanovc
(Kraleve) e deri te Beogradi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:47

SHPĖRNGULJA E SHQIPTARĖVE PREJ SaNXHAKUt TĖ NISHIT MĖ
1878-1912 (XIX)



Shkrimtari
i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, nė librin “Albanska liga”
(Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarėt kanė mbetur nė Serbi (lexo nė
Sanxhakun e Nishit) deri nė Gusht” tė vitit 1878, pėrderisa qeveria
serbe pas nėnshkrimit tė Kongresit tė Berlinit i shpėrnguli pėrtej
kufirit tė Serbisė nė Kosovė”. Ne tė njėjtin publikim lexuesi do tė
gjejė edhe kėto argumente: “Motivi kryesor pėr tė cilėn qeveria serbe i
shpėrnguli shqiptarėt prej territoreve tė posaēliruara (lexo: Sanxhaku i
Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishin: qė prej Serbisė tė
krijohet shtet i pastėr nacional[3]: qė pas vendimeve tė Kongresit e tė
Berlinit t’i kthehen tė gjitha territoret nė tė cilat jetojnė
shqiptarėt; qė aksioni i Serbisė tė orientohet nė tė ardhmen kah Kosova
dhe nė pėrgjithėsi atje tė sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga
autoritet serbe. Me atė rast, shpėrngulja e shqiptarėve nga qarqet
ushtarake pasi tashmė ėshtė sqaruar se oficerėt serb nuk dėshirojnė tė
kenė nė Serbi Kaukazin e vet”. Nė lidhje me kėtė dukuri, duhet theksuar
edhe: Me shpėrnguljen e shqiptarėve disa vende nė ato territore tė
Sanxhakut tė Nishit kanė mbetur tė shkreta, ashtu siē ka pasur fshatra
ku edhe emrat nuk u njiheshin mė, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte
emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojė. Tani
ka qenė e nevojshme qė ato territore tė shkretuara tė kolonizohen dhe
popullizohen. Nė atė drejtim ėshtė bėrė gabim dhe pėr ēdo ditė po shihet
faji i Serbisė. Nė tė njėjtėn kohė, me urdhėresat pėr shpėrguljen e
shqiptarėve pėrtej kufirit, janė dėrguar kėrkesa qė serbėt nga ajo anė e
kufirit tė kthehen kėndej nė Serbi. Pėrpjekja qė serbėt nga ajo anė e
kufirit, tė transferohen nė anėn tonė dhe kush tė vijė t’i jipet tokė,
ka qenė orientim I pėrditshėm. Me vonė pushteti serb do ta vėrejė se nuk
ka qenė e nevojshme pėr tė ndjekė shqiptarėt dhe kuptohet se do tė bėjė
pėrpjekje pėr t’i pėrfituar. Nė njė kontakt tė tillė, mė 4 Gusht 1879,
nė njė bisedė nė mes tė pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe serb, pėrfaqėsuesi
shqiptar tha: “Mirė ėshtė, zotni, por ajo nuk do tė bėhet. Ju serbėt nuk
keni besė e fe. As mbreti juaj nuk ka besė e fe. Ai na e dėrgoi
Proklamatėn nė kohėn e luftės qė ta presim dhe ta pranojmė ushtrinė e
tij dhe na premtoi se pėrderisa ne do tė jemi qytetarė tė qetė dhe tė
ndershėm, do tė na lejohet tė qėndrojme nė vatrat tona. Ne e dėgjuam
ushtrinė dhe pushtetit ju nėnshtruam. Por mė pastaj pushtetmbajtėsit e
tij, nė kohėn mė tė vėshtirė, na shpėrngulėn me fėmijė pėr tri ditė
sikur tė ishim egėrsira. Dhe tani t’ju besojmė Po tė mos i besonim
fjalės sė tij, ai kurrė nuk do tė hynte me ushtrinė e tij nė
Arnautllėkun tonė”. Kėto argumente tregojnė se pas Kongresit tė Berlinit
620 fshatra shqiptare kishin mbetur tė shkreta. Nė lidhje me kėtė
dėshmojnė dokumentet angleze tė botuara nė librin e BILALL SHIMSHIRIT;
Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Nė ato materiale dėshmohet se
asokohe nė Vilajetin e Kosovės dhe tė Manastirit prej Sanxhakut tė
Nishit, prej Plavės dhe Gucisė, prej territorit tė Jeni Pazarit, janė
shpėrngulur 350 mijė banorė, prej tė cilėve shumica absolute tė Kosovės
nė Sanxhakun e Nishit, deri nė vitin 1892 janė shpėrngulur 5600 serb. Tė
dhėna tė ngjashme japin edhe statistikat turke. Nė realitet, statistika
turke shėnon shifrėn pėr 450 serb mė pas se sa shifrat serbe. Sipas
dokumenteve serbe dhe turke, tė gjithė shqiptarėt prej Sanxhakut tė
Nishit do tė vendosen nė territorin e Kosovės. Nė atė kohė (1868-1878)
Sanxhaku i Nishit ishte pjesė pėrbėrėse e Vilajetit tė Kosovės. Prandaj
prej shumicės dėrmuese tė popullsisė, edhe Sanxhaku i Nishit quhej
Shqipėri. Nė pyetjet qė u bėheshin tė shpėrgulurve prej Sanxhakut tė
Nishit nė territorin e Kosovės shqiptarėt pėrgjigjeshin: “Jam shqiptar.
Jam shpėrgulur prej Shqipėrie,Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupės,
katundi Vllasė, katundi Mehanė, katundi Maqastenė, katundi Gjakė,
katundi Kertok”, e fshatra tė tjera qė e konsideronin veten pjesė
integrale etnike e Shqipėrisė. Mė vonė pas vitit 1912 kėto tė dhėna
historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nėpėr Evropė kinse
atėbotė (1878) shqiptarėt e Kosovės kishin bėrė shpėrgulje prej
Shqipėrisė, gjė nuk i pėrgjigjet aspak sė vėrtetės. Nė realitet, askund
nė botė, nė asnjė arkivė apo bibliotekė, nuk gjindet ndonjė dokument apo
e dhėnė se gjatė shekullit, 19-tė, prej asaj pjese tė Shqipėrisė qė u
formua mė 1913, do tė kėtė qenė i shpėrngulur nė Kosovė qoftė edhe njė
familje.



HARESA HISTORIKE: VENDBANIMET SHQIPTARE TĖ SANXHAKUT TĖ
NISHIT DHE RRETHE TĖ TJERA


Popullsia
shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht
nė kėto vendbanime:


Alikinci,
Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova,
Bajshtica e Eperme, Bajshtica Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska,
Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Repanjes, Bajqinovci, Bardyzi,
Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica,
Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu,
Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci,
Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci,
Bojniku, Bunovci, Bogujevci, bujanovci, Bugujevci(ne rrethin e
Jabllanices), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori,
Branina, bresi, Brezniqiqi, Breznica, Bullatovci, Buqinca, Bublica,
Bufca, Burevica, Burinci, Bud eci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami,
Bukozhani, Bukovagllava, bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Eperm, Byqmeti i
Poshtem, Byqmeti i Mesem, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i
Eperm, Cerrcavci i Poshtem, Cerrnatova; Ēestelina, Ēiftliku, Ēokoti,
9nje ne qarkun e Nishit e nje ne Jabllanic), Ēukovci; -Dankoviqi,
Devotini, Dedinca, Devqa e Eperme, degermeni, Dediqi, Dekutina,
Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance,
Dobrasheva, dobridolli, Dragideli, Dragusha e Eperma, dragusha e
Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, draganci, drevina, Drenova, Drenci,
Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli,
Dugolluka, Dublica, dukati, Druga levci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani,
Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri(ne Jabllanic),
Gerguri(ne rrethin te Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori,
Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku,
Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, gurivica, Gubetini, gurgurofci,
gurgurova, Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Eperme,
Gjaka e Poshtme, Gjukella, gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci,
Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Eperme, Huruglica e
Poshtme; -Igrishta(e Vranjes), Igrishta (e Pusta Rekes), Ivankulla,
Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Eperme, Jashanica e
Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina(rrethi i Nishit),
Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti,
Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra,
Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa,
Krushevica, kerqmara e Eperme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci
i eperm, Kutllovci I Poshtem, Kuqi, krushevica, Kutllova, Kutllat,
Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtem, Kordinci i Eperm, Kastrati,
Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e
Eperme, Lebana, leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte,
Leturna, Lumeqi, Lepenica, lipovica, Lusha;Llallinca, Llazalla,
Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova,
Llugari; Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci,
Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina,
Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci I Vogel, merqezi, Megja,
Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, mehanja, Mealica,
Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja,
Merlak u, Merkoviqi), te gjith keta emra ne kllapa jan me (e paza pas
M), Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci,
Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e
Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci
i Eperm, Neredovci i Poshtem, Negosavla, Novosella( nje ne qarkune e
Toplices e nje ne at te vranjes), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte,
Orana, orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda,
Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa(Nish), Pavllovci, Pallata,
Pashici, Petrovci, pevatica, Perunika, Pestishi, pestini, Petrila,
Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica , Peroshtica, Pllana e Madhe,
Pllana e Vogel, Plakova, Plloqniku, perkatesishtPllashniku i Eperm,
Pllashniku i Poshtem, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi,
Pollomi, Pollomi(nje ne qarkun ee Vranjes e tjetri te Prokuples),
Prebeza e Eperme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli,
Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca,
Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, P iskala, Pishteva,
Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla;
Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, rashka, Rashica, Rastelica,
raqa, rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci,
Rataji, rastavica, Ruman ovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula,
ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Eperme, Reqica e
Poshtme(ne Toplic), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Eperm, Retkoceri i
Poshtem, Resinci, Ribinci, Rudari, rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova,
Sellova, Seoce, Sekicolli, seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica,
Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova,
Simnica, Sinanova , Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla,
Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica,
Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svin jarina, Sfarqa e eperme,
Sfarqa Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca,
Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, shahiqi, Shqrrlinci,
Shahinovci, shatra e Eperme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka,
Shuliqi, perkatesisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci,
Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena,
(Ternava e Poshtme, Ternave e Eperme, Ternava(Nish), terpeza, Terrha,
Termkolli, Terbunja e Eperme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) te
gjithė keta emra ne kllapa janė me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani,
Toverlani, Toshi, topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja,
Tullari, (Jabllanic), Tullari(Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla,
Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku,
Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) keta emra ne
kllapa jan me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Eperme,
Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa(e Prokuples), Vllasa(e
qarkut te Vranjes), Vllahova, vova, Vojllovci i Eperm, Vodica,
Vojiznova, Verbovci i Eperm, Vrezhina ePoshtme, Visoka, Vershefci,
Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish);
-Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci,
Zebica; Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipoyoku, Zhitorogja, Zhuqa,
Zhuqi. Qytetet: Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi,
SharqojSheherqoj(Piroti), Bellapallanka, Tėrni. Gjithsej:551 vendbanime.
Mirėpo ekzistojnė edhe vendbanime te tjera numri i te cilave sillet
rreth 700 vendbanime.




Nje foto e dhimbshme e kohes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:47

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:47


Gjat
viteve 1913/1915 per ne anadoll dhe pjeserisht ne Shqiperi u shpernguen
mbi 120 000 shqiptar.


Shpernguja
e shqiptareve ne keto dy vende ishte dukuri edhe ne mes te dy luftrave
boterore. Pikerisht me 1919 pushteti SKS nuk i pranonte shqiptaret si
nacionalitet perkunder kerkesave qe beri Organizata Xhemijeti, si dhe
perkunder peticioneve dhe protestave drejtuar Fuqive te medha dhe
Lidhjes se Kombeve ne gjeneve nga Komiteti i Kosoves. Shperngulja edhe
gjate kesaj periudhe ishte e dhunshme. Ajo behej jo pse shqiptaret
kishin simpati ndaj turqis por pjesetaret e keti nacionaliteti nuk mund
te i duronin torturat dhe vuajtjet qe u shkaktonin gjandarmeria, poicia
dhe ushtria. Ne kete


drejtim
per te shkaktuar psikoz, ishte angazhuar ushtria, policia xhandarmeria,
nepunesit
e
shumte, pylltaret, mesuesit, kolonistet dhe qdo sllav qe ishte i aft
per te i sherbyer programit pansllavist te oborrit mbreteror. Mjerimi
kishte mbuluar te gjitha fshatrat e Kosoves. Sidomos me terror ndaj
popullsis shquhej xhandarmeria, e ndihmuar nga njesite

ushtarake
me artileri. Ne nje burim te Komitetit te Kosoves theksohet me te
drejte se deri ne vitin 1921 ishin vrar 12,371 shqiptar, ishin burgosur
22.110 persona, ishin djegur mbi 6000 shtepi, kurse 10 526 shtepi
plaqkitur. Perkunder tere ketij presioni, deri ne vitin 1933
shperngulja, sidomos ne Turqi (edhe pse kishte arritur shifren 100 000)
behej ne menyre perfide nga ana e policise ne forme turizmi.Qeshte e
verteta, shpernguja e tille ishte mjafte efikase sepse kunder nje
dukurie te tille ishin vetem shqiptaret. Per jeten e tyre, per
asgjesimin e plote te tyre, qofte me ane te asimilimit ne Jugoslavi
qofte me shpernguje ne shkretirat e Anadollit nuk donte askush te qaj
koken. Bile edhe Kemajl Ataturku ishte i vetedijshem per pasojat
tragjike qe kishte popullsia e Kosoves edhe gjate shpernguljes edhe me
rastin e vendosjes se tyre ne Anadoll. Megjithate ne asnje rast me
perjashtim te vitit 1924, ai nuk intervenoi edhepse e dinte fare mire se
shqiptaret dhe turqit nuk kane asgje te perbashket ne pikpamje
nacionale. Keshtu per shqiptaret Pashiqi kishte sajuar porosin: per
shqiptaret e shquar revolja, per fshataret mitrolozi dhe topi.


Per hir
te politikes diplomacia e Republikes se re Turke sakrifikonte nje
popullate, e cia kurre kurre nuk kishte enderruar se do te shkrihej dhe
asgjesohej ne Anadoll. Ne realitet, kjo popullat e shperngulur per
shkaqe politike, ne menyre iluzore mendonte se do te vendosej ne qytete
te Turqise. Kete iluzion kishin arritur te ua ngulitnin ne koke agjentet
e shumte ne te gjitha viset ku ata banonin ne Mbreterine SKS. Interesat
Turke ne fakte ishin qe shqiptaret te vendoseshin ne pjesen lindore te
Turqise dhe se ata duhej te sherbenin si mburoj prej sumeve te fiseve
Kurde.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:49


Ne
dekade e katert te shek. XX rrethanat politike ne jugosllavi po
ndryshonin ne favor te raporteve shoqerore opozitare ndaj pushtetit.
Duke verejtur te shqiptaret kete dukuri te rezistences aktive (sepse ne
radhet e tyre me nuk kishte element te luhatshem) Oborri Mbreteror i
hyri aranzhmaneve politike haptas per shpernguljen e shqiptareve.
Pikerishte me 1933 (28 shkurt) Ruzhdi Arasi, minister i puneve te
jashtme i Turqis me sugjerimin e Kemajl Ataturkut, viziton Beogradin. Ne
suiten e Ruzhdi Arasit ishte edhe e bija e tij Emel Ruzhdi (hanem).
Pasi qe priten nga autoritetet me te larta, me 28 shkurt ora 16,
fillojne bisedimet me Bogolub Jevtiqin per shpernguljen eventuale te
shqiptareve ne


Anadoll.
Megjitheqe ne bisedime ishte i pranishem edhe Hajdar Beu, perfaqesues
zyrtar i Turqis ne Beograd, ne pranin e tij nuk u zu ne goje ~qeshtja
shqiptare~. Pas keti takimi ministri i puneve te jashtme te Mbreterise
Jugosave i dergone telegram sekret perfaqesise ne Stamboll se qdo
shqiptar qe ka autoritet ne Kosove e qe e viziton Turqin ne form turizmi
duhet te i behet e pamundur kthimi ne vendlindje. Shenja per te i
njohur njerezit e tille vihej ne pasaport. Kohezgjatja i shenohej me
germa edhe me numer.


Ne
vazhdim te ketij aktiviteti ne prill te vitit 1934 Bogolub Jevtiqi i
bene vizit Turqis dhe me ate rast dy ore zhvillon bisedime me Kemajl
Ataturkun (ora 5 deri 7) ndersa prej ores 11-13,30 minuta me Ismet
Pashen. Bisedimet zhvillohen edhe me Ruzhdi Arasin, kryesishte per
shpernguljen e shqiptarve permes lehtesimeve shteterore, kurse
parashihej qe pastaj i tere "pazari" te materjalizohej ne nje konvente.

Lidhur me
kete vizite shkruanin hollesishte "Hrvatski list" dhe "Vardar"
(19-20.IV.1934).


Ne fund
te vitit 1934 i tere "pazarlleku" per shpernguljen e shqiptarve bie ne
plan te dyte pasi qe deputeti i popullit Hoxhe Visoka (atehere i vetmi
shqiptar ne parlament) me ndihmen e shume kolegve arrin te kuptoj
tendencen e Qeveris dhe gojarisht proteston te kryeministri kunder
shperngujes se shqiptarve me keto fjale "Une dhe populli im nuk jemi
Turq. Ne ne pazar nuk ka mund te na qese as Evropa e lere me Bogolub
Jevtiqi".

Me
formimin e Qeverise se Millan Stojadinoviqit, ne Ministrin e puneve te
Jashtme te Mreterise Jugosllave fillojne konsultimet intensive lidhur me
shpernguljen e shqiptarve ne Turqi.Qeshte e verteta prane Ministrise se
Punve te Jashtme ilegalisht ishte formuar nje Komitet i ngushte
(korrik1935) i cili krahas diskutimeve qe duhej te bente ne ‘’srpski
kulturni klub’’, duhej te pergatiste edhe nje maket-projekt per
shpernguljen e shqiptarve. Gjate muajit gusht dhe shtator maket-projekti
ishte i gatshem qe te filloj diskutimi per te ne suaza te ministrive te
iteresuara.Me 24 shtator 1935 Komiteti i ngusht kishte analizuar
projektin e bazuar ne ligjin mbi Shtetesin (neni 55) dhe ate ia dergon
forumit te themeluar nga keshilli i ministrave. Konferenca
nderministrore mbahet me 1 tetor te vitit 1935 ne Beograd nen kryesin e
perfaqesuesit te Ministrise se Jashtme Ilia Mikiqit. Ne Konference me
cilesine e delegatit ishin Vojisllav Magovqeviq, nga Ministria e
Bujqesis, Dushan Trajkoviq nga Shtabi Kryesor, Dushan Tadiqi nga
Ministria e Puneve te Brendshme(ne munges). Konferenca filloj ne ora 16
dhe mbaroi ne ora 19 e 30 minuta. Konferenca mori vendim qe popullsia
shqiptare te qitej ne "pazar". Gjate bisedimeve pati aso kundertheniesh
sa qe kryesuesi i konferences


nderministrore
thekson edhe kete: "shperngulja me dhune e shqiptarve nuk vjen ne
konsiderim, sepse edhe pse ne nuk e njohim kete popullate (per qka na
garanton Konventa e sen-zhermenit) megjithate disa here kemi qene te
detyruar te i japim sqarime Lidhjes se Kombeve lidhur me te
ashtuquajturin genocid ne Kosove".


Ne fund
te konferences u perpilua nje konkluze prej pes pikash, ne te cilen
theksohet se qeshtja e shpernguljes se shqiptareve (perkatesisht
asimilimi i tyre) duhet rreguluar ne dy menyra:


1.Shperngulja
ne mas ne Turqi duhej bere ne baze te nje konvente ndershteterore.


2.Pjesa e
popullsise qe mbetej parashihej te shperngulej ne brendi te
vendit(jugosllavis)dhe atje ne saje te dominimit te elementit sllav
parashihej me kohe te asimilohej. Keto mendime ishin kontradiktore edhe
ne klubin kultural serb.Shpernguljen me dhune me metoda brutale e
perkrahte Vasa Qubrilloviqi ndera Gjoka Perina, Orestije Krstiqi e
ideoog te tjere borgjeze mendonin se per shpernguljen dhe asimilimin e
shqiptarve duhet perdorur qdo metode. Konferenca gjithashtu mori vendim
qe te u urdherohet te gjitha sherbimeve shteterore ta luftojne
propaganden shqiptare kunder shperngujes. Konkluza thelbesore e
Konferences ishte ajo se vetem me metoda te presionit mund te arrihet
qellimi. Konkluzat duhet te i zbatonte nje komitet i perkohshem.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:49


Shperngulja
e shqiptarve ne Turqi u organizu dhe u kry jasht vullnetit te te gjithe
shqiptarve, Gazeta Hak e asaj kohe qe ishte organ i "Bashkimit",
1920-1924, per qdo numer sillte nga nje veshtrim duke i thirr shqiptaret
qe te mos shperngulen, sepse nuk kan asgje te perbashket me turqit.
"Vreme" e dates 28.02 1933, shkruan Ruzhdi Bej dhe Bogolub Jevtiqi
nenshkruajn paktin per "mos sulmim dhe miqesi", "Politika"me 27 shkurt
shkruante se kinse mbreteria SKS e perkrahu Turqin (1919-1923) me qene
ose mos me qene. Ne raport renditen fjalet lavderuese per te joshur
Ruzhdi Arasin qe te pranoj per te hyr ne pazar, ky pazarllek kishte
filuar ne filim te vitit 1933 prandaj, R. A. vinte ne Beograd neper
athine natyrisht per te siguruar tranzitin e "turisteve"shqiptar neper
selanik, fakt ky qe do ta vertetoj Konventa. Ruzhdi A. ne athine kishte
biseduar me kryetarin e qeveris greke Calldorison dhe ministrin e
jashtem Maksimosin. Arasi i kishte bindur koleget e vet se qeshtja
shqiptare ne Kosove do te marr fund, andaj ajo lidhej edhe me shqiptaret
ne Ēameri. Fakt ky qe synonte te arrihej pelqimi per kalimin e 1 milion
shqiptarve neper Selanik. Edhe Greqia ne kete pazar kishte llogarit e
veta ekonomike, politike dhe strategjike.


Ne
zgjedhjet e 5 Majit 1935 Hoxhe Visoka vuri kandidaturen per deputet. Ai
pat humbur ne zgjedhje sepse drejtperdrejt Bogolub J. intervenon qe ai
te mos zgjidhet. Perkunder kercenimeve qe i beheshin Hoxhe Visoka ne
pranin e shum kryeparve nga regjioni i Llapit, Mitrovices Drenices, ne
shtepin e tij arriti qe te perpiloj nje peticion-ankes drejtuar
opinionit boteror kunder shperngujes se shqipetarve, ne peticion
sulmohej politika jugosllavo-turke ndaj shqiptarve. Ketu po e ceki edhe
nje here shkrimin e Fan S Nolit te "Liria Kometare" 10 prill 1929 qe
duke u ber thirrje shqiptarve qe te mos shperngulen, thot se kjo eshte
nje tragjedi ne tri akte, shpasurim, shperngulje, shfarosje.
Serbi ka ba gjithnji presion
ndaj shqiptarve. Gjithnji eshte mundu me dhune me na largu nga trojet
tona.


Ne fund
te vitit 1936 M. Stojadinoviq i beri vizit turqis dhe me ate rast i
zgjeroi edhe me teJ "kanalet per pastrimin e Kosoves nga shumica
apsolute shqiptare", Derisa bisedat Ataturk-Stojadinoviq ishin ende
aktuale sherbimi informativ i mbreteris jugosllave i dergonte informat
sekrete ministris se punve te jashtme ne beograd per gjendjen ekonomike
ne turqi. Raportet theksojn se administrata jugosllave gjat veres duhet

te kaloj
ne sulme te hapta kunder shqiptarve. Dhuna arsyetohej me faktin se
Turqia ishte e "nxehte" qe krahas emigrantev te tjere, te pranoj edhe
shqiptare per te cilet me kohe ishte pregatitur terreni ne krahinen
shkretinore te Anadollit, te quajtur Vana. Por perfaqesia jugosllave ne
Ankara frikohej nga fakti se emigrantet shqiptar ne vendet ku po
vendoseshin do te mbeten ne meshiren e shkretetires. E njejta poerfaqesi
thekson metej se shqiptareve ne Kosov po u jepeshin shum premtime nga
agjentet e ndryshem


por me te
vendosur te tyre ne Anadoll ata po e shihnin qellimin e pushtetit.
Shqiptaret po e shihnin per nje kohe te shkurter perspektiven e tyre
prandaj shkruante me tej raportuesi qellimi yne do te realizohet me
veshtiresi.


Derisa me
1935 ne disa tubime, nderministrore ishte marre vendimi qe ndaj
shqiptareve te perdoren te gjitha metodat e presionit shteterore me 1936
nje qendrim i tille filloi te zbatohet ne praktike. Megjithkete qysh ne
prill pushteti u detyrua u detyrua ta ndaloj tere aksionin per shkak te
rezistenes shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:49


Qarqet
ne pushtet ne kete drejtim (me 1936) nxituan ta "rregullojne qeshtjen e
shqiptarve ne Kosove me moto se ata kinse qenkan element nacional".
Shkaqet e kesaj ngutje duhet kerkuar ne faktin se shperngulja e dhunshme
nga jugoslavia duhej te mbulohej me shpernguljent qe beheshin nga
Rumania Greqia dhe Bullgaria ne Turqi.

Ne fillim
te vitit 1938 M. S. viziton Turqin. Vizita kishte rendesi per te dy
palet. Prandaj Stojadinoviqin e kishte prit ne vizit te ndar edhe Kemajl
Ataturku te cilit shenjat e semundjes serioze ja kishin lendu te
folurit. Me 26 shkurt 1938 ne pranin e Metakses perfaqsues Grek, Ruzhdi
Arasit perfaqsues Turk dhe komnenit, Millan Stojadinoviqi e hudh posht
propozimin e diplomais greke ne menyre qe te mos njihej Shqiperia me
vendimet e Ankaras, kinse Shqiperia nuk ishte aktuale. Diplomati
jugosllav e

kishte te
njohur prapavin dhe pazarlleqet qe i kishte filluar me fashizmin
italian per ndarje te plot te Shqiperis prandaj edhe greqia ne
propozimin e saj nuk ishte kembengulese, sepse shpresonte te fitoje
diqka ne ate drejtim.

Pas
bisedimeve te bera ne Ankara, qeveria e Stojadinoviqit, me shifren
sekrete i jep urdher te gjitha ministrive te saja per te bere studime te
hollesishme lidhur me shpernguljen e shqiptarve nga Jugosllavia.

Pas
marreveshjes ballkanike ne Beograd, filluan te mbahen mbledhje
nderministrore. Mledhje te tilla u mbajten ne Ministrin e Punve te
Jashtme (8. III. 13. IV, 30. V, 15. VI, dhe 16. VI, 1938). Ne te gjitha
tubimet nderministrore ishte potencuar se shperngulja me dhune e
shqiptarve duhet te perfshije vetem elementin fshatar ne menyre qe te
arrihet deri te pronat e lira tokesore. Te gjithe diskutuesit pajtohen
se numri i popullsise shqiptare qe duhej shperngulur duhet te sillej
prej 200.000 deri ne 2 milion. U vendos qe Turqis per qdo familje te
shperngulur te i paguhej nje shume prej 15000 dinaresh, por te
insistohej qe numri i antarve ne familje te jete sa me i madhe. Madje u
shfrytezua edhe fakti se lagje te tera shqiptare u gjeten qe mbanin te
njejtin mbiemer, argument ky qe duhej te sherbente kinse ata jane te nje
familje. Mbiemri ne kete raste duhej te sherbente per "pergatitjen e
nje familje " qofshin ata edhe qindra kilometra larg njera-tjetres apo
edhe pa kurrfar afrije gjaku. Duke verejtur kete tendence, diplomacia
Turke insistoi

qe pagesa
te behej per person. Keto kontradikta kuptohet shkonin ne favor te
rezistences shqiptare per mosshperngulje. Ne mbledhjet nderministrore
nga shuma e cekur Jugosllavia pretendonte qe 20% te paguaje ne deviza,
kurse pjesen tjeter 80% te depononte ne banken popullore ne llogari te
shtetit Turk, i cili pastaj me keto para kishte mundesi per te blere
mall vetem ne Jugosllavi. Diplomacia jugosllave nuk

ishte
dakord qe proporcioni i pageses ashtu siq insistonte Turqia, te jete me i
madh ne deviza. Pas shume bisedimeve u arrit pelqimi qe jugosllavia,
shumen e cekur per shpernguljen e shqiptarve ta paguaj 30% ne deviza
ndersa 70% ne monete jugosllave. Per trasimin e metejme te rruges per te
i shperngulur shqiptaret nga jugosllavia, diplomacia e Beogradit arrin
te binde Xhelal Bajarin te vizitoj Jugosllavine.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:49

Negociatat
lidhur me kete kryhen me nxitim, prandaj vizita ehet me 10 dhe 11 maj
1938 (pasi qe me 3 maj Bajari i kishte bere vizit Greqis). Gazetaret qe e
percillnin Bajarin nuk u kthyen ne Turqi, sepse qeveria Greke e kenaqur
se do te fitoj diq ne kete aventur i mbajti si musafir. Sipas
marreveshjes Stojadinoviq - Aras bisedimet per shpernguljen e shqiptarve
paten filluar ne Stamboll me 9, VI 1938 nen drejtimin e delegatit Hasan
Saka. Ne mbledhje nga ana Jugosllave merrnin pjese M. Ristiqi, shef i
seksionit Ballkanik pran ministris se punneve te jashtme si dhe J.
Magovqeviqi inspektor i ministris se Bujqesise. Ne mbledhje ishin te
pranishem edhe delegati rumun ne Turqi Telemak si dhe perfaqesuesi Grek
ne Turqi, me cilesi observatori. Bisedimet per shpernguljen e shqiptarve
mbaheshin me dyer te mbyllura. Tubimi zgjati deri me 13 VII 1938. Gjate
kesaj kohe u mbajten 8 mbledhje. Megjithekete me 11 VII 1938 pas shum
diskutimesh Konventa qe perpiluar. Ideja per zbatimin e Konventes ne
praktik ishte perpiluar me kohe. Lidhur me kete ishin angazhuar keto
organe: Komiteti per shperngulje, icili perbehej prej nje perfaqesuesi
te MPB nje perfaqesuesi nga Ministria e financave, Ministria e
ndertimtaris dhe nje perfaqsues nga Ministria e ushtris dhe Marines.
Preferohej qe ne kete fushe politike per shperngujen e shqiptarve te
angazhohej edhe nje perfaqsues nga Ministria e Komunikacionit. Komiteti
parashihte te i mbante tubimet prane Ministrise se puneve te Brendshme
ose prane Kryesise se Keshillit te Ministrave. Komiteti kishte
sekretarin dhe nepunesit ndihmes. Kompetencat e Komitetit ishin: te beje
organizimin si dhe te interesohet per zbatimin e Konventes, te i
plotesoj te gjitha detyrat shteterore qe dain nga Konventa, te jape
udhezime per pune lidhur me zbatimin e programit te shpernguljes, te
beje inspeksion mbi Inspektoratin Suprem me qender ne Shkup si dhe ne
Inspektoratet levizese. Inspektorati suprem perbehej prej perfaqsuesve
te Ministris se puneve te brendshme, Ministris se Ushtris dhe Ministris
se Bujqesis. Selia e Inspektoratit per shperngulje ishte ne Shkup. Ai
kishte marre keto detyra: te organizoje shpernguljen sipas dispozitave
te Konventes e ne baze te udhezimeve qe i jep Komiteti per shperngulje
te jape urdheresa si dhe te jape keshilla inspektorateve levizese dhe te
beje kontrolline ne punen e tyre, te beje planin vjetor te shpernguljes
dhe ate te ia dergoi me kohe Komitetit.
Inspektoratet levizese ishin nen mbikqyrjen e Kryeinspektoratit, dhe
kishin per detyre te caktonin territorin per Kolonizim me element Sllav,
perkatesisht u jepnin urdhera per shperngulje shqiptarve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:50


JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRĖVESHJES
XHENTĖLMENE“PĖR SHPĖRNGULJEN E SHQIPTARĖVE NĖ TURQI…NĖ VITIN 1953….!!!

-Regjimi komunist jugosllav pėrmes strukturave pushtetore e sidomos
UDB-sė,me qėllim tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga trojet stėrgjyshore
aplikojė format mė diskriminuese ndaj tyre nė Kosovė dhe viset tjera
etnike shqiptare,duke i shfrytėzuar tė gjitha kontaktet me shtetet tjera
tė Ballkanit,pėr realizimin e kėtij qėllimi. Mė 18 shkurt 1953
Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritėn njė marrėveshje pėr miqėsi dhe
bashkėpunim reciprok... dhe nė kuadėr tė njė serie bisedimesh atė vit
kryetari i Jugosllavisė JOSIP BROZ TITO dhe pėrfaqėsuesi turk :FUAD
KYPRILI nė Split tė Kroacisė nėnshkruan njė”marrėveshje xhentelmene”,me
tė cilėn u ripėrtri konventa shtetėrore jugosllave-turke e vitit
1938,pėr shpėrnguljen e shqiptarėve ...nė Turqi!!!!!

SHTABI I TITOS PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE...!!!

Pėr zbatimin me pėrpikėri tė kėtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi
vetė ALEKSANDĖR RANKOVIQIN (ministėr i brendshėm federativ) pėr formimin
e SHTABIT OPERATIV me pėrbėrje nga njerėzit mė tė sprovuar...,shovinist
nga mė tė tėrbuarit, kriminelė tė regjur qė prej vitesh i kishin lyer
duart me gjakė tė shqiptarėve.
Kėtė shtab e pėrbėnin,drejtues tė strukturave pushtetore nė nivelin
federativ,republikanė dhe krahinorė si dhe drejtues tė UDB-sė,si:

1.ALEKSANDĖR RANKOVIQ

2.KĖRSTO CĖRVENKOVSKI

3.SVETISLLAV STEFANOVIQ

4.MILLAN BARTOSH

5.LEO GRISHKOVIQ

6.VOJKAN LLUKIQ

7.MARKO VUCKOVIQ

8.PAVLE JOVIQEVIQ

9.PETAR STAMBOLIQ

10.SLLOBODAN PENEZIQ-KĖRCUN

11.GJOKO PAJKOVIQ

12.GOJKO MEDENICA

13.ĒEDO MIJOVIQ

14.SĖRBA SAVIQ

15.DUSHAN MUGOSHA


Nė bazė tė hulumtimit sistematik tė dy shėrbimeve konzullare (sektorit
tė pasaportave) jugosllave dhe turke, dėshmohet se nė periudhėn
1951-1968 prej Jugosllavisė nė Turqi janė shpėrngulur 414.500
shqiptarė... ndėrsa gjatė periudhės nė fjalė (bazuar nė statistikat
sekrete jugosllave) nė Kosovė ishin sjellur nė heshtje 63.000 kolonė
sllavė, prej tė cilėve, pas rėnjes sė Rankoviēit (1966) duke mos u
duruar njė farė "barazie" me shqiptarėt, shumica prej tyre udbash e
kriminelė marrin ikėn pėr Serbi . Ndėrkaq sipas statistikave tė
publikuara mė vonė del se nė periudhėn 1952-1965 per ne Turqi janė
shpėrngulur: 452.371 shqiptarė.Shperngulja ėshtė bėrė me kėtė dinamikė:



Sipas
statistikave tė publikuara del se vetėm nė periudhėn 1952-1965 per ne
Turqi janė shpėrngulur: 452.371 shqiptarė.

Shperngulja e shqiptarėve ėshtė bėrė me kėtė dinamikė:

Mė 1952---------------------------- 37.000
Mė 1953---------------------------- 19.300
Mė 1954---------------------------- 17 500
Mė 1955---------------------------- 51.000
Mė 1956---------------------------- 54.000
Mė 1957---------------------------- 57.710
Mė 1958---------------------------- 41.300
Mė 1959---------------------------- 32.000
Mė 1960---------------------------- 27.980
Mė 1961---------------------------- 31.600
Mė 1962---------------------------- 15.910
Mė 1963---------------------------- 25.720
Mė 1964---------------------------- 21.530
Mė 1965---------------------------- 19.821
















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:50


KONVENTA
JUGOSLLAVO-TURKE PĖR SHPĖRNGULJEN E SHQIPTARĖVE
!

KONVENTA

Mbi rregullat e emigrimit tė popullatės turke*
nga regjioni i Serbisė sė Jugut nė Jugosllavi
(
* Fjala ėshtė pėr shpėrnguljen e popullsisė shqiptare tė
konfesionit mysliman)


Qeveria e Republikės sė Turqisė dhe Qeveria e Madhėrisė sė
Mbretit tė Jugosllavisė konstatojnė:


-Emigrimin (shpėrnguljen) e myslimanėve nga regjioni i Sėrbisė sė Jugut,
dhe

-Njėherit vlerėsojnė se kjo popullatė nga ana tjetėr, nė pėrgjithėsi, i
ka humbur tė drejtat e regjimit tė lirė nė Jugosllavi, dhe sė bashku
janė pėrcaktuar ta braktisin territorin e Mbretėrisė, me dėshirėn e tyre
legjitime, nė mėnyrė qė t'u bashkohen etnikėve tė tyre natyral nė
Turqi.

Ata shfaqėn dėshirėn qė tė nėnshkruajnė Konventėn sipas sė cilės
caktohen mėnyrat e shpėrnguljes si dhe preimpotencat e tyre pėrkatėse
tė:

Madhėrisė sė tij, Mbretit tė Jugosllavisė;
M.

Ekselenca e tij, Zoti Kryetar i Republikės sė Turqisė.
M.

Ato do tė komunikojnė dhe do t'i pėrmbushin dėshirat e tyre, sipas
mėnyrave tė caktuara me dispozitat vijuese:

Neni 1.
Me kėtė konventė identifikohen shtetasit jugosllavė me fé, kulturė dhe
kombėsi myslimane dhe qė flasin gjuhėn turqishte.
Ndėrsa, me kėtė Konventė nuk identifikohen, personat pėr tė cilėt hyrja
nė Turqi ėshtė ndaluar sipas ligjeve dhe rregullave tė Turqisė, tė cilat
janė nė fuqi, edhe atė: popullata nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Regjionet, tė cilat i nėnshtrohen emigrimit sipas kėsaj Konvente,
janė si vijon:


1. Rajoni i Banovinės sė Vardarit:
Rajoni i MalitSharr (Prizreni); Gora (Dragashi); Podgora (Suha-Reka);
Nerodimja (Ferizaj); Donji Pollog-Pollogu i Ulėt (Tetova); Gornji
Pollog-Polloga i Sipėrm (Gostivari); Galica (Rostusha); Dibra (Dibėr);
Struga (Strugė); Graēanica (Prishtinė); Kaēaniku (Kaēanik); Gjilani
(Gjilan); Presheva (Preshevė); Prespa (Resnja); Poreēi (Juzhni
Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci
(Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovė); Negotin Na Vardaru (Negotini i
Vardarit); Skopje (Shkupi), Kumanova (Kumanovė); Velesi (Velesi); Ovēe
Pole (Ovēe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicė); Dojrani
(Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka);
Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

2. Rajoni i Banovinės sė Zetės, pėrfshin:
Pejėn (Pejė); Istokun (Istog); Mitrovicėn e Kosovės (Mitrovicė e
Kosovės); Gjakovėn (Gjakovė); Podrimjen (Rahovec).

3. Rajoni i Banovinės sė Moravės pėrfshin;
Llapin (Podujevė); Vuēiternėn (Vuēitėrnė); Drenicėn (Sėrbicė).

Qeveria jugosllave do tė caktonte se nga cili regjion do tė fillonte
emigrimi (shpėrngulja).



Neni 3.
Numri i familjeve, pėr tė cilat Qeveria turke merr obligimin qė t'i
pranojė nga regjionet e pėrmendura nė Nenin 2, sipas kushteve tė kėsaj
Konvente, pėrbėhet prej
40.000 familjesh.

Kėtu pėrfshihen familjet e pėrbashkėta dhe anėtarėt e tyre (personat)
dhe fėmijėt e njė gjaku, tė cilėt nė momentin e nėnshkrimit tė kėsaj
Konvente, jetojnė nė njė bashkėsi familjare tė pandarė dhe nėn njė kulm
tė pėrbashkėt.

Neni 4.
Riatdhesimi i kėtyre 40.000 familjeve do tė realizohet pėr gjashtė (6)
vjet, sipas kėtyre proporcioneve:

1.
Nė vitin 1939 4.000 familje
2. Nė vitin 1940 6.000 familje
3. Nė vitin 1941 7.000 familje
4. Nė vitin 1942 7.000 familje
5. Nė vitin 1943 8.000 familje
6. Nė vitin 1944 8.000 familje


Nėse ky numėr i familjeve nuk mund tė realizohet sipas viteve tė
parapara pėr shkak tė pengesave-vėshtirėsive eventuale, dy palėt
kontraktuese, do tė bėjnė marrėveshje sipas dispozitave pėrkatėse
ligjore mbi numrin e tė emigruarve (tė shpėrngulurve), tė cilėt do tė
evakuohen nga njėra anė, dhe do tė pranohen nga pala tjetėr, tre muaj
para fillimit tė emigrimit. Por, kuptohet se kėto ndryshime eventuale tė
numrit tė tė emigruarve (tė shpėrngulurve) nė vit, nuk mund tė zgjatet
mė tepėr se njė vit gjatė gjashtė (6) viteve tė caktuara -tė fiksuara
pėr emigrim (pėr shpėrngulje).
Koha e emigrimit (shpėmguljes) pėr ēdo vit do tė zgjasė (do tė fillojė)
prej muajit maj deri mė 15 tetor, pos kontingjentit tė vitit tė parė, i
cili do tė fillojė nė fillim tė muajit korrik tė vitit 1939.

.

Kliko ktu per te par imazhin e plote!!
Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Shqiptaretedebuarngakostw3

Kosovarė tė dėbuar (»muhaxhirė«) nga trojet e tyre prej pushtuesve
serbė me 1912.











Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Paperclip Fotografitė e Bashkengjitur

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Attachment


























«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli
ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e
tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė
krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė
kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe
».
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:50


Neni 5.
Kjo Konventė do tė zbatohet vetėm pėr emigrimin (shpėrnguljen) e
popullsisė, siē u pėrmend mė sipėr.

Myslimanėt (turqit e shqiptarėt) tė cilėt jetojnė nė qytete, nė
regjionet e lartpėrmendura, anėtarėt dhe begatitė e tyre nuk pėrfshihen
nė stimulim (nė marrėveshjen e caktuar me kontratė) sipas kėsaj
Konvente.

Nėse dėshirojnė tė emigrojnė nė Turqi, ata do tė munden tė emigrojnė (tė
shpėrngulen) si tė lirė, nė pajtim (konform) me Ligjin mbi emigrimin e
tyre nė Turqi.

Me kėtė rast, ata lirisht mund t'i likuidojnė begatitė (mallrat) e veta
nė fshat dhe nė qytet. Qeveria jugosllave, sa i pėrket transferimit
(shpėrnguljes) nė Turqi, cakton sasinė dhe shumėn e likuidimit tė
mallrave tė tyre (tė pasurisė sė tyre), ndėrsa sa i pėrket vizės pėr
hyrjen e tyre definitive nė Turqi, Qeveria Turke do t'i ofrojė tė gjitha
lehtėsimet e nevojshme.


Neni 6.
Nė bazė tė kėsaj Konvente, e gjithė pasuria e patundshme nė fshat, e
cila u takon tė shpėrngulurve, do tė mbetet pronė e Qeverisė jugosllave,
nė ēastin kur Qeveria jugosllave do t'ua pareqcsė pėrfaqėsuesve tė
Turqisė nė Jugosllavdistėn vjetore tė tė shpėrngulurve.

Sa i pėrket pasurisė sė patundshme nė qytet, ajo do t'u mbetet nė
disponim tė lirė pronarėve tė tyre.
Kuptohet, se Qeveria jugosllave nuk merr obligim pėr pasurinė e
patundshme nė fshat, nė ēastin kur njerėzit qė do tė shpėrnguleshin
(tanimė tė caktuar nė listė) e kanė braktisur vendbanimin e tyre nga
vendzbarkimi i caktuar. Deri nė marrjen e pasurisė nga Qeveria
jugosllave, shfrytėzimi i asaj pasurie, siē ėshtė e garantuar me kėtė
Konventė, do tė bėbet nga pronarėt e saj.

Pronėsimin e kėsaj pasurie, Qeveria jugosllave do ta realizojė lirisht
nė pajtim me dispozitat e Ligjit mbi kolonizimin e regjioneve tė Serbisė
sė Jugut, i cili ėshtė nė fuqi.

.

Kliko ktu per te par imazhin e plote!!
Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Fshatialiajikastratitidnb8

Fshati Aliaj i Kastratit i djegur nga ushtria jugosllaue mė 1920.









Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Paperclip Fotografitė e Bashkengjitur

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:51


Neni 7.
Qeveria jugosllave duhet t'i paguajė Qeverisė turke shumėn prej 500
lirash turke pėr njė familje, ndėrsa shuma e tėrėsishme do tė jetė
20.000.000 lira turke pėr
40.000 familje, nė bazė tė sė cilės shumė, kėto familje do tė merren nė
konsiderim.

Pėrkundėr kėsaj pagese globale, tė gjitha pasuritė e patundshme fshatare
qė u pėrkasin tė shpėrngulurve, nė pajtim me Nenin 6, mbeten pronė e
Qeverisė Jugosllave.

Sa i pėrkat pasurisė sė tundshme dhe tė patundshme fshatare, e cila i
takon kombėsisė myslimane ose Evkafit (Vakafit), kuptohet se kjo
Konventė nuk i dėmton dispozitat e Ligjit ekistues, i cili i regullon
ato.

Neni 8.
Qeveria jugosllave mė 1. prill dhe mė 1. tetor tė ēdo viti do tė kryejė

(bėjė) pagesėn periodike (semestrale), e cila do tė jetė nė proporcion
me familjet qė shpėrngulen, tė cilat do tė evakuohen gjatė vitit, e qė
mund tė zvogėlohet ose tė rritet nė proporcion me numrin e tyre. Pagesa,
shuma e sė cilės ėshtė caktuar me nenin e mėparshėm (Neni 7) do tė
bėhet nė 12 kiste e ndarė pėr gjashtė (6) vjet.



Neni 9.
Qeveria jugosllave, secilėn pagesė do ta bėjė nė kėtė mėnyrė:

30% nė deviza, tė cilat duhet t'ia lejojė nė dispozicion Qeverisė sė
Republikės sė Turqisė pėrmes Bankės Popullore tė Jugosllavisė;

70% nė dinarė, duke i deponuar nė Bankėn Popullore tė Jugosllavisė, nė
dobi tė xhirollogarisė -nė favor tė QevErisė sė Republikės sė Turqisė.

Banka Popullore e Jugosllavisė, pėr secilėn pagesė do ta njoftojė
menjėherė Legatėn e Turqisė nė Beograd, se depozita ėshtė bėrė nė
xhirollogarinė e tyre.

.

Kliko ktu per te par imazhin e plote!!
Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Fshatikoplikidjegurngauro0

Fshati Koplik i djegur nga ushtria jugosllave mė 1920.

Neni 10.
Pėrshndėrrimin e dinarėve nė lira turke, Banka Popullore e Jugosllavisė
dhe Banka Qendrore e Republikės sė Turqisė do tė realizojnė, nė
marrėveshje tė pėrbashkėt, sipas kursit tė ndėrrimit nė lira turke, i
cili vlen ditėn e ndėrrimit, pėrkatėsisht nė ditėn e secilės pagesė.

Neni 11.
Shumat (fondet) e deponuara nė Bankėn Popullore tė Jugosllavisė do tė
shfrytėzohen nga ana e Qeverisė sė Republikės sė Turqisė, qoftė nė tė
gjitha format ose pagesat dhe shpenzimet, tė cilat do tė bėhen nė
Jugosllavi, qoftė pėrblerje nė tregun jugosllav, pėrveē mallrave,
eksportimi i tė cilave ėshtė i ndaluar dhe i kushtėzuar me pagesat e
tyre nė deviza (siē janė): bakri, leshi, prodhimet nga lėkura, prodhimet
nga druri i arrės, frutet e vajrave, ullinjtė, gruri dhe misri.

Blerja e tė gjitha kėtyre mallrave do tė realizohet, duke ia destinuar
ato Turqisė.

Kėto mallra do tė lirohen nga ēdo tatim, taksė ose nga ēdo ngarkim
tjetėr i eksportimit.

Kuptohet se, pėr eksportim nuk do tė zbatohen dispozitat e parashikuara
nė bazė tė marrėveshjeve komerciale (tregtare) tė lidhura ose qė do tė
lidhen, por ajo do tė bėhet nė pajtim me dispozitat e kėsaj Konvente.

Neni 12.
Pcrsonat qė do tė evakuohen gjatė periudhės sė shpėrnguljes, tė cilėt do
tė shpėrngulen sipas listės vjetore, duhet tė japin (paraqesin)
deklaratė me shkrim para autoriteteve jugosllave nė bazė tė nenit 53 tė
Ligjit mbi shtetasit jugosllavė qė ėshtė nė fuqi, se heqin dorė nga
shtetėsia Jugosllave me dėshirė. Kėta persona do t'i kenė cilėsitė dhe
do t'i gėzojnė tė drejtat e tė shpėrngulurve sipas ligjeve turke, qė nga
momenti kur pėrfaqėsusit e Turqisė, tė cilėt do tė emėrohen pėr kėtė
ēėshtje, do t'i nėnshkruajnė listat vjetore tė emigrimit nė Turqi.









Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Paperclip Fotografitė e Bashkengjitur

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Attachment
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:51


Neni 13.
Tė shpėrngulurit, nė pėrgjithėsi, do tė jenė tė lirė t'i likuidojnė ose
t'i bartin me vete tė gjitha mallrat (e pasurinė) e veta tė tundshme tė
tė gjitha llojeve, me tė cilat posedojnė (si pronė personale), pastaj
shtazėt e shpezėt nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. tė cilat
pėrdoren nė punė bujqėsore ose industriale ose pėr ushtrimin e zejeve e
profesioneve tė tjera.

Megjithatė, pėr transportin e mallrave dhe tė pasurisė sė tyre tė
tundshme, veglave bujqėsore, pastaj nga 4 kafshė tė trasha dhe nga 10
kafshė tė vogla, duke mos i llogaritur tė vegjėlit e tyre, vjetat etj.;
Qeveria Jugosllave merr pėrsipėr qė ato t'i transportojė gratis deri nė
limanin e zbarkimit tė tyre nė Selanik.

Pėr transportin e mallrave, tė shpėrngulurit gėzojnė zvogėlimin e
taksave sipas tarifės nė fuqi. Megjithatė, nuk gėzojnė zvogėlimin e
taksave pėr kafshė, si p.sh. gjashtė kafshė tė trasha dhe 20 kafshė tė
imėta (tė vogla) duke mos i llogaritur tė vegjėlit e tyre, pėr secilėn
familje qė shpėrngulet.

Eksportimi i kafshėve bėhet sipas dispozitave tė Konventės ekzistuese
veterinare dhe nė bazė tė ēertifikatės sė veterinarit, tė cilat do tė
sigurohen gratis pėr ata qė shpėrngulen.

Ata qė shpėrngulen janė tė autorizuar, qė nė mėnyrė tė barabartė tė
importojnė: ekskluzivisht stolitė e tyre personale, pikėrisht qaforet
ose pjesėt e tyre, gjerdanėt nga ari, argjenti, tė cilat i mbajnė nė
qafė femrat, si dhe secili nga ata nuk mund tė importojnė mė shumė se
njė sosh.

Pėrkundėr kėsaj, secili kujdestar i familjes ėshtė i autorizuar qė
lirisht tė importojė, nė tė dalė nga Jugosllavia, shumėn prej 2.000
dinarėsh, si dhe shumėn prej 4.000 dinarėsh tė shndėrruar nė kundėrvlerė
nė deviza. brendshėm, pas likuidimit tė pasurisė sė tyre tė tundshme
dhe tė patundshme nė qytet e nė fshat, mallrat, eksportimi i tė cilave
nuk ėshtė i kushtėzuar nė deviza ose i ndaluar nė Jugosllavi si dhe
importimi i tė cilave nuk ėshtė i ndaluar nė Turqi.

Tė gjitha kėto mallra do t'i nėnshtrohen taksave dhe ngarkesave tė tjera
tė eksportimit dhe tė importimit.

Neni 15.
Banka Popullore e Jugosllavisė do tė hapė xhiro-llogarinė speciale nė
emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Turqisė nė Bankėn Qendrore tė
Republikės sė Turqisė, nė tė cilėn secili i shpėrngulur do tė ketė
mundėsinė tė deponojė tė gjitha shumat qė i takojnė dhe me tė cilat
disponon, nė pikėpamje tė garantimit tė transferimit pėrmes blerjes sė
mallrave nė Jugosllavi, Banka Popullore e Jugosllavisė do ta njoftojė
Legatėn e Turqisė nė Beograd pėr secilėn pagesė tė bėrė nė efektiv, me
udhėzim tė detalizuar tė deponuesit.

Kėto shuma, kėshtu tė transferuara nė Turqi, pėrmes mallrave tė blera nė
JugoslIavi, do t'u kthehen tė interesuarve nga ana e Bankės Qendrore tė
Republikės sė Turqisė.

Neni 16.
Fondet, mallrat, vlerat, mobiljet dhe tė gjitha objektet e tjera, tė
cilat u pėrkasin tė miturve dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes, tė
cilėve ua ka besuar kujdestari i familjes dhe tė besuara nga organet
kompetente jugosllave, do t'i paguhen ose do t'i lejohen Qeverisė sė
Republikės sė Turqisė, qė nė tė ardhmen do t'i sigurojė administrata dhe
mbrojtja e tyre, deri sa tė rriten ata, ndėrsa shpagimi i tyre do t'i
bėhet kryetarit tė familjes, i cili e gėzon kėtė tė drejtė nė pajtim me
ligjet e Turqisė.


Neni 17.
Tė gjithė tė rinjtė myslimanė, familjet e tė cilėve janė regjistruar nė
listat vjetore tė shpėrnguljes, e tė cilėt ende gjenden nė rradhėt e
armatės jugosllave, menjėherė do tė lirohen nga shėrbimi ushtarak i
mėtejmė, dhe nė tė njejtėn kohė do tė shpėrngulen sė bashku me familjet e
tyre.

Nėn tė njejtat kushte, nuk do tė pėrfshihen, tė rinjtė myslimanė turq qė
jetojnė nė regjionet, popullsia e tė cilave ėshtė caktuar tė emigrohet
gjatė vitit vijues.

Neni 18.
Nga ana e Qeverisė jugosllave do tė emėrohet njė Komision special, i
cili do tė angazhohet pėr hartimin e listės vjetore pėr tė
shpėrngulurit, duke e detalizuar me tė gjitha shėnimet e nevojshme mbi
kushtet, profesionin dhe zejet e emigrantėve.
Listat duhet t'u prezentohen pėrfaqėsuesve tė Qeverisė turke, dhe
njėherit duhet tė zbatohen nga ana e tyre, ato do tė shėrbejnė si bazė
pėr lejimin e dhėnies sė pasaportit turk, si dhe pėr llogaritjen e
numrit tė familjeve tė tė shpėrngulurve.

Ky Komision jugosllav do tė mbajė bashkėpunim tė pėrhershėm me tė
deleguarit turq, dhe nė kėrkesė tė tyre, duhet t'u ofrojė atyre tė
gjitha informatat pėr tė cilat ata kanė nevojė.

Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i tė shpėrngulurve do tė bėhet nė bazė tė pasaportave
turke kolektive, tė cilat do t'u lejohen atyre nga autoritetet
konsullare tė Qeverisė sė Republikės sė Turqisė nė Jugosllavi.
Pasaportat kolektive turke si dhe tė gjitha dokumentet e tjera tė
nevojshme, tė cilat vlejnė si dėshmi, pėrgatitja e listave vjetore dhe e
vizave pėrkatėse nė pasaporta pėr tė dalė nga Jugosllavia, absolutisht
do tė bėhen gratis.

Neni 20.
Nė zonėn e lirė tė Jugosllavisė, nė Selanik, do tė konstituohet njė
komision mikst turko-jugosllav i pėrbėrė nga nėnpunėsit, tė emėruar nga
tė dy qeveritė, i cili do tė angazhohet, nė marrėveshje tė pėrbashkėt,
pėr tė ndėmarrė tė gjitha masat e domosdoshme, sipas rrethanave dhe
kushteve tė ngarkimit dhe tė zbarkimit tė tė shpėrngulurve.

Neni 21.
Kjo Konventė hyn nė fuqi ditėn e ratifikimit tė saj nga ana e tė dy
qeverive.

Njėherit, nėnshkruesit, kėtė Konventė do ta vėrtetojnė me vulat
pėrkatėse.

E hartuar nė gjuhėn frėnge nė vitin 1938.

MR. - V.M H.S. - Dr. C.A.




1
Dotation Carnegie pour la paix international, enquete dans les Balkans,
raport, Presente auex directaurs de la-notation par les Mebres de la
Comission d'enquete, Paris 1914; Freundlieh Leo, Albaniens Golgotha,
Wien 1913; Edit Dyrhami, Njėzet vjet ngatėrresa Ballkanike (pėr vitet
1912-1914)


2 Kosta Novakoviē, Nacionalizacija i srbizacija Kosova, «La Federation
balkanique» 1931, «Kosova», Konstancė 1931-1932 (artikujt: Lotėt e
Dukagjinit, Kosova dhe Zogu (Shqipėria e rel.

Mėgjerėsisht: Hak, organ i «Bashkimit» 1920-1924, Pėr ēdo numėr «Hak»
sillte nga njė vėshtrim duke i thirrė shqiptarėt qė tė mos shpėrngulen,
sepse s'kanė asgje tė pėrbashkėt me turqit: F.S. Noli, Njė tragjedi nė 3
akte, Shpasurim, shpėrngulje, shfarosje: «Liria kombėtarė» 10 prill
1929.

Marrė nga revista “Fitore” , viti i parė,
nėntor 1990.

Revistė e cila mirėmbahej nga shoqėria “Skėnderbeu” ,
Ljubljanė, Slloveni.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty04.06.10 21:51


Duke e studiuar mire
kete dokument mund te verejme dhe nxjerrim perfundime sesi pasojat e
ketij dokumenti kriminal jane ndjere me se shumti ne Kosoven Jugore ose
ne Maqedonine Qendrore ku ka pase shumice derrmuese shqiptare.


Le
te bejme nje analize te shkurter. Vilajeti i Kosoves shtrihej qe nga
Sanxhaku i Tregut te Ri dhe Sanxhakut te Nishit ne veri e gjer ne Shtib e
Kratove (Fyromi i sotem verilindor e qendror). Shih harten e Vilajetit
te Kosoves qe kish diku 30.000 km katrore:



Kliko ktu per te par imazhin e plote!!
Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Kosovo03


Nga ky dokument pos te tjerash mesojme se shqiptare ka pasur edhe ne
keto rajone:

Poreēi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli
(Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovė);
Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovēe Pole
(Ovēe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicė); Dojrani
(Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka);
Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).

Mirepo, ne disa nga rajonet e Maqedonise Qendrore vazhdon te ruhet ende
shqiptaresia, ndonese e pakte ne numer. Ne Veles, sipas te dhenave te
mia qe i kam qemtuar ne burime te ndryshme jane 10%shqiptare qe jetojne
ne keto fshatra: Jabollēishta e Epėr, Slivniku,
Buzllakova, Kukaveci etj.


Ja se cfare gjendet ne revisten e shqiptareve te
Cernalishtes (fshat me shqiptar ne Prilep) qe quhet 'Zeri i Pellagonise'
dmth revista:

"Nė veriperėndim tė
Velesit, njė rrugė malore plot kthesa dhe vende-vende gati e
pakalueshme, tė ēon nė fshatarėt shqiptare tė rajonit tė Velesit, me tė
njėjtin emėr: Jabollēisht i Poshtėm dhe Jabollēisht i Epėrm. Kėto dy
vendbanime shqiptare, nga popullsia vendase njihen me mikrotoponimet:
Katundi i Poshtėr dhe Katundi i Epėr. E meqė shekuj me radhė, kanė qenė
vendbanimet e vetme shqiptare tė mbetura nė kėtė anė, gjuha e tė
shprehurit tė emrit tė kėtyre fshatrave, ka qenė edhe identiteti i tyre.
Me zbrazjen e qytetit tė Velesit ( Qypyrlisė ) nga shqiptarėt, nė
shekullin XVII dhe XVIII, bėrthama e shqiptarėve tė rajonit tė Velesit
zhvendoset nga qyteti dhe kalon nė dy vendbanimet e kombit tonė, tė
vetmet qė u kanė bėrė ballė stuhive nėpėr shekuj, nė ruajtjen e
identitetit kombėtar, nė Jabollēisht tė Poshtėm dhe Jabollēisht tė
Epėrm."




Nga
ky dokument mesojme se shqiptaret kane qene shumice ne keto rajone dhe
se duke i indentifikuar si 'turq' ose 'muslimane' ata i kane shprengulur
nga vatrat e tyre stergjyshore.

Plus kesaj lind pyetja:
C'DONIN TURQIT ME SHQIPTARET? KUSH UA JIPTE TE DREJTEN TURQVE TE BENIN
KONVENTA TE TILLA ME SERBIN PER SHPERNGULJEN E SHQIPTAREVE NGA TOJET E
TYRE?

CFARE FITIMI KANE PASUR
TURQIT NE KETE MES DHE CILAT ISHIN INTERESAT E TURQIS?

#
















«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli
ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e
tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė
krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė
kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe
».


" A nation of sheep will beget a government of
wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
Sponsored content





Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty
MesazhTitulli: Re: Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?   Shperngulja e madhe - Enigme?!?!? Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shperngulja e madhe - Enigme?!?!?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live
» Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat sociale :: Historia-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions