Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Skandalet VIP te vitit 2010

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Skandalet VIP te vitit 2010 Empty
MesazhTitulli: Skandalet VIP te vitit 2010   Skandalet VIP te vitit 2010 Empty03.01.11 21:19

Rezarta Shkurta rrihet me Rozana Radin
Skandalet VIP te vitit 2010 Vip
E gjithė historia e prishjeve tė raporteve mes Rezarta Shkurtes dhe Rozana Radit kishte filluar nė shou spektaklin “Vip shpija” qė u organizua nė pranverėn e kėtij viti nė Kosovė. Kėngėtarėt shqiptare kishin ardhur nga Shqipėria pėr t’i qėruar hesapet pėrpara shikueseve dhe simpatizueseve tė tyre.

Sharje, fyerje e deri nė banalitet nuk mungonin duke iu drejtuar njėra-tjetrės. Ani pse gjestet e tyre konsideroheshin vetėm lojė, nė fakt realiteti qėndroi ndryshe. Nė kėtė shou ishte edhe modelja durrsake Afrovite Goga, pėr tė cilėn thuhej se e kishte sjellė vetė Rezarta pėr ta pasur krah tė fortė gjatė ditėve sa qėndronte brenda “Vip shpisė”. Mirėpo pas daljes nga “…shpija”, Rezi i prishi marrėdhėniet mė Viten, ku thuhej se edhe janė pėrleshur, ndėrsa u fol se kėngėn “Budallaēka e vogėl” nė festivalin “Kėnga Magjike” ia kishte kushtuar pikėrisht asaj.


E kur jemi te “Kėnga Magjike” pėr njė ēast menduam se gjithēka u rregullua mes Rrezartės dhe Rozanes, tė cilat edhe pėrmes pamjeve televizive na u shfaqen duke u pėrqafuar. Por, duket se kjo u bė veē pėr publicitet. Vetėm disa ditė mė vonė, Rozana nė emisionin “Zone e lirė” gjatė intervistės me Arian Ēanin, ka deklaruar se nuk e njeh Rezarta Shkurtėn.

Kjo e fundit e nėnēmuar nga injoranca e Rozit, e thėrret nė celularė dhe kėrkon qė tė takohet urgjentisht pėr ti sqaruar problemet. Siē ka deklaruar Rozi nė Polici rasti ka ndodhur nė orėn 2 pas mesnate. Sapo ėshtė takuar, Rezarta nuk ka diskutuar fare mė tė, por e ka qėlluar me grusht nė fytyrė. Rozana ka raportuar se nė kėtė pėrleshje ėshtė pėrfshirė edhe Ermal Hoxha, bashkėshorti i Rezartės, i cili i ka dalė nė ndihmė gruas sė tij.

Dafina Zeqiri pėrleshet me Xhuli Nurėn

E kur jemi te rrahjet, siē ėshtė njoftuar njė rast i tillė ka ndodhur edhe nė Kosovė por mė pasoja mė tė vogla. Bėhet fjalė pėr njė pėrleshje mes kėngėtares Dafina Zeqirit dhe modeles Xhuli Nura.

Gjithnjė sipas fjalėve qė kanė qarkulluar, ėshtė mėsuar se ngjarja ka ndodhur nė kafeterinė “Monako” nė qendėr tė Prishtinės. Thuhet se i gjithė ky skandal ka ardhur pėr shkak tė dashurit tė Dafinės, Krenarit, i cili e paska pas njė lidhje tė fshehtė me Xhulin derisa Dafina ka qenė nė Suedi te familja e saj.

Nė anėn tjetėr, e shumė pėrfolura e kėtij viti, Xhuli Nura, kėtė lajm e ka mohuar duke thėnė se kurrė nuk ka pasur lidhje me Krenarin, madje ka deklaruar se ka qenė vet Krenari qė ju ka vardis asaj, por kjo nuk ka pranuar qė tė kėtė asgjė mė shumė se shoqėri.

Xhuli nė videoseksi

Skandalet pėr modelen Nura nuk pėrfundojnė mė kaq. Gjatė verės njė videoincizim nė tė cilin shihej Xhuli duke bėrė skena tė nxehta para njė kamere kompjuterike, tronditi opinionin kosovar. Megjithatė, ndonėse incizimi ka qarkulluar pėr javė tė tėrė nėpėr internet, Xhuli e mohon edhe kėtė duke thėnė se ka qenė njė montazh. Sipas saj ngjarja ėshtė nė polici dhe shumė shpejtė do tė dėshmohet e vėrteta dhe do tė zbulohet personi qė e ka montuar videon. Deri atėherė, mbetet tė shihet!

Klodi i Big Brother3 – Homoseksuali i vetėshpallur

As edicioni i tretė i spektaklit “Big Brother” nė Shqipėri nuk kaloi pa skandale. Kėtė herė nė qendėr tė vėmendjes nuk ishin lidhjet e dashurisė apo pėrleshjet mė pjata mes konkurrenteve, por ishte homoseksualiteti i disa konkurrentėve. Ai qė mori guximin i pari nė historinė e spektakleve shqiptare ta tregojė haptas orientimin e tij seksual, ishte Klodian Ēela, i njohur si Klodi.

Mirėpo, ky realitet nuk u prit mirė nga masa dhe nuk gjeti mbėshtetjen e popullit, sa qė e bėn djalin nga Lezha tė ndihet disa herė edhe i kėrcėnuar dhe tė kėrkoj ndihmėn e policisė. Pas deklaratave tė tij publike ku ka thėnė se ka prirje homoseksuale, shumė vendas tė tij nga Lezha kanė dal disa herė nė protestė kundėr Klodit dhe fjalėve tė tij.

Ai u bė i pari VIP homoseksual te shqiptarėt, por nė shumė intervista, Klodi ka treguar se ka shumė fytyra publike tė cilėt janė homoseksual dhe kanė poste tė larta nėpėr institucione e media shqiptare tė cilėt fshehin prirjet e tyre seksuale nga frika e rėnies sė reputacionit qė kanė nė opinion. Ndėrkaq ndryshe nga Klodi, konkurrenti tjetėr, Seldi i cili sa ishte brenda shtėpisė bėri lidhje me banoren Domenika, nuk i shkoi lidhja njėjtė edhe jashtė shtėpisė.

Domenika doli haptas nė opinion dhe tregoi se lidhja e tij me Seldin ka marrė fund, ngase sipas saj ai ka pėrcaktim homoseksual dhe ėshtė i lidhur me kėngėtarin Sinan Hoxha. Tė dy kėta tė fundit u munduan qė ta mohojnė nė mėnyra tė ndryshme, por sa pi ujė kjo kur lajmi mori dhėnė.

E mbyt njeriun dhe gjen strehim tek “Shpija…”

E nga “Big Brother” kthehemi tė “Shpija e Kosovės 2”. Siē shihet pėr tė qenė pjesė e kėtyre spektakleve, duhet patjetėr tė kesh njė jetė tė vrazhdė, tė hidhur apo tė bėsh skandale gjatė emisionit. E pėrfolura e kėtij shou programi, i cili ėshtė ende duke u zhvilluar nė njėrin nga televizionet tona nacionale, ėshtė Arjeta Oruēi.

Mė tė hyrė nė “shpija…” vajza u akuzua pėr njė aksident qė i kishte ndodhur bashkė me tre shokėt e saj ku njėri nga ata (Fitim Meholli) kishte humbur jetėn. Me tė parė nė televizion Arin, familja Meholli kėrkoi nga organizatorėt qė kjo vajzė tė largohet urgjentisht nga emisioni, sepse sipas tyre nga pakujdesia e saj, vetura nė tė cilėn kanė qenė kėta persona ėshtė rrokullisur, kurse si pasojė, ka gjetur vdekjen biri i tyre 21-vjeēar.

Sipas letrės qė familja Meholli ka drejtuar nė kėtė spektakėl thuhet se Arjeta duhet tė dalė nga “Shpija…” sepse nuk ėshtė nė rregull qė tė marrė pjesė nė spektakėl njė person qė ėshtė nė ndjekje penale dhe e cila del dhe thotė se ka hyrė tė bėjė skandale, kurse djali i tyre “tė hajė dhe”. Pavarėsisht kėsaj, Arjeta ėshtė duke e vazhduar “rehatinė” nė kėtė shtėpi dhe deri tash shihet si konkurrenti mė i fortė i kėtij edicioni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Skandalet VIP te vitit 2010
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "People", Bullock, "Gruaja e vitit 2010"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions