Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur! Empty
MesazhTitulli: Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur!   Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur! Empty27.12.10 23:18

Regjisorja Gjoni rrėfen tė veēantat e saj tė
vitit qė po lėmė pas

Fundviti ėshtė koha e bilancit. Artisja e mirėnjohur Inis Gjoni, e bėn
njė tė tillė nė kėtė rrėfim pėr gazetėn “Mapo”. Padyshim qė ka qenė njė
vit i mbarė profesionalisht, por edhe nė jetėn e saj private. E kėnaqur
pėr suksesin e shfaqjes “Vdekja e njė mbretėreshe”, ajo ka vendosur tė
mos bėj asnjė pushim, por ka nisur punėn pėr njė komedi qė do tė vihet
nė skenėn e Teatrit Kombėtar, vitin e ardhshėm. Ndėrkaq, si e sheh tė
ardhmen Gjoni… Le tė ecim me tė pėr tė mėsuar mė tej…

Zmadho fotografinė
Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur! Inis_gjoni_lutja_per_vitin_e_r
















Nga Ilda Lumani

Inis, si ka qenė ky vit pėr ju?

Viti, shumė i kėndshėm. Shumė i mirė, shumė punė qė nuk i kisha
planifikuar, siē ishte prezantimi i “Miss Shqipėrisė”, (nė njė kohė qė
mendoja se do tė isha pak mė larg spektakleve), pėrfundimi i masterit mė
dha shumė kėnaqėsi, shumė mė tepėr kėnaqėsi mė ka dhėnė shfaqja “Vdekja
e njė mbretėreshe”, pra jam shumė e kėnaqur nga viti 2010. Por
10-vjeēari qė vjen, mendoj se do tė jetė akoma mė i mirė.

Nė aspektin profesional apo personal?

Nė aspektin tėrėsor. Njeriu pretendon pėr mė mirė nė tė gjitha aspektet e jetės.

Duke qenė se kishit kohė qė i mungonit spektakleve, ju zgjohet
dėshira (aq mė tepėr pas prezantimit tė “Miss Shqipėrisė”) pėr tė qenė
sėrish pjesė e tyre?


Pėr momentin, absolutisht jo! Megjithatė, unė kam edhe njė bindje tė
brendshme, qė nėse mė shijon njė gjė, nė njė moment nuk them qė kjo gjė
nuk bėhet, unė lė gjithmonė njė hapėsirė. Kjo edhe nė rastin e
spektakleve, them se pėr momentin qė jam e tėrhequr, por kjo nuk do tė
thotė se nėse gjej njė hapėsirė tė mirė dhe mė bėhet njė ofertė e mirė
nuk e pranoj.

Tėrheqja ndaj spektaklit ka lidhje me faktin se doni t’i pėrkushtoheni edhe mė shumė teatrit?

Kam pėrshtypjen se ēdo gjė kėrkon njė pjekuri profesionale, kėrkon tė
pozicionohesh nė zanatin tėnd. Mbaj mend qė kur kam qenė nė shkollėn e
baletit, pėrdorej shumė fjala zanat. Nė atė kohė nuk mė pėlqente shumė
dhe mbaj mend qė e pėrsėriste shumė Zoica Haxho, se ky ishte zanati
juaj. Mua nuk mė pėlqente shumė si shprehje, pro ja qė duke ardhur, duke
kaluar vitet, mė pėlqen mė shumė zanati, sesa profesioni. Kėshtu qė
them qė mė mirė tė pozicionohem dhe tė kanalizohem nė zanatin tim, sesa
tė jem e shpėrndarė dhe e pastabilizuar.

Pėrmendėt baletin. Si e kujtoni sot…

Aaaaa. Me shumė mall! Me shumė, shumė mall. Gati nuk e dija qė do tė mė
merrte malli kaq shumė pėr baletin dhe kur kam rast qė ndodhem vetėm, nė
palestėr, nė shtėpi, ndjej njė kėnaqėsi mė tė madhe pėr baletin klasik
se ē’kam ndjerė kur kam qenė nė shkollė. Kur isha nė shkollėn e baletit,
isha mė e tėrhequr nga baleti modern dhe shumė mė pak ndaj baletit
klasik. Ndėrsa tani ndjej tė kundėrtėn dhe dėshirėn pėr tė kėrcyer e
shfaq vetėm nė balet klasik… Ēėshtje malli…

Ka Inisi pendesa…

Nė lidhje me profesionin absolutisht jo. Njeriu gjithmonė thotė do tė
doja tė kisha bėrė mė tepėr, dhe e themi ndonjėherė tė gjithė kėtė
shprehje, por kur e mendoj sesi ka ardhur ēdo gjė, se cilat kanė qenė
kushtet, sa kam dhėnė pėr kohėn kur kam qenė e angazhuar me baletin apo
me prezantimin, kėshtu qė them se nuk kam pengje. Ndoshta me teatrin
mund tė isha marrė edhe pak mė tepėr, por edhe kur e mendoj tamam,
tamam, them se ēdo gjė ka pasur kohėn e vet dhe ēdo gjė ėshtė pėrshtatur
nė bazė tė moshės, nė bazė tė pasionit.

Kė do tė cilėsonit si periudhėn mė tė artė tė karrierės suaj?

Periudhėn mė tė artė…?! Mendoj se mė e arta ėshtė ajo kur ti fillon e
njihesh. Dhe ajo tė duket sikur ėshtė mė e arta dhe pastaj fillon e
bėhet situata mė normale dhe besoj se mė e arta, nė bazė tė ndjesisė
sime dhe jo nė bazė tė logjikės, ėshtė kur kanė qenė hapat e mia tė
para, kur e ndjeja qė mė pėrkėdhelej sedra, qė punoja, qė isha pjesė e
ekranit.

Ky fundvit si ėshtė pėr Inisin. Ku do t’i kaloni festat?

Sot (dje) do tė mblidhemi tė gjithė pėr Krishtlindje, pasi pėrveē festės
sė Krishtlindjes, ėshtė edhe ditėlindja e Ingridit. Kėshtu pas darke
besoj se do tė dalim diku. Vitin e ri e kemi planifikuar nė Shqipėri, pa
lėvizur, tė gjithė bashkė dhe pas orės 12 tė natės do tė mblidhemi nė
njė ambient privat pėr tė festuar dhe pirė diēka.

Cila ėshtė gjėja mė e bukur qė ju ka ndodhur kėtė vit?

(Qesh)… Takimi me njerėzit mė tė dashur… por edhe evenimentet e anės profesionale.

Ēfarė pretendon nga viti i ardhshėm?

Nė pėrgjithėsi gjithė njerėzit luftojnė pėr tė qenė tė lumtur. Nėse lutem qė tė vazhdoj tė jem e lumtur, do tė jetė shumė mirė!

Jua urojmė dhe ne!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Inis Gjoni: Lutja pėr Vitin e RI? Tė vazhdoj tė jem e lumtur!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Inis Gjoni me Artan Imamin, motivi
» Seksi ju ben me te lumtur
» Cifti i Lumtur
» A ndjeheni te lumtur ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Moda dhe Estetika-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions