Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Jonida Maliqi: Kjo jam unė...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
Jona Koleci


Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 38
Location : Athens

Jonida Maliqi: Kjo jam unė... Empty
MesazhTitulli: Jonida Maliqi: Kjo jam unė...   Jonida Maliqi: Kjo jam unė... Empty16.10.10 22:28

Jonida Maliqi: Kjo jam unė... 1287222402-jonida_maliqi_kjo_jam_une
Jonida Maliqi nė njė rrėfim mbi veten, nė muzikė rezervon surpriza, biznesi po i ecėn mirė, ndėrsa martesa!? Nuk ka mė mirė... Kjo ėshtė Jonida! Jonida, mes muzikės dhe biznesit. Ėshtė shumė e vėshtirė tė gjesh pak hapėsirė boshe nė kohėn e Jonida Maliqit. Ajo ėshtė vazhdimisht e zėnė, kėtė herė jo mė muzikė, por me dyqanin e kėpucėve. E takojmė nė ambientet e biznesit tė saj tė vogėl, por qė Jonidės po i shijon shumė kjo punė. U bė mė shumė se njė vit qė pėrveē kėngėtare ėshtė edhe "biznesmene", e nė gjithė kėtė njė gjė ėshtė e sigurt, ku ka dorė Jonida, gjithēka ėshtė perfekt dhe e kuruar mirė deri nė detaje.


Nė njė bisedė me Maliqin kemi folur pėr tė, pėr marrėdhėnien mė famėn, biznesin muzikėn edhe pėr... martesėn. Jonida ka dy vjet e martuar dhe i duket sikur ka dy muaj. Ndėrsa flet, reflekton siguri nė gjithēka qė thotė. Mendohet mirė para se tė marrė njė vendim dhe nė shumicėn e rasteve nuk bėn plane. Nga ana tjetėr, kėtė vajzė "me kėmbė nė tokė" e kemi parė rrallė nė intervista dhe sot na vjen nė njė rrėfim ekskluziv pėr "Sh2"-in.

Jonida, nė pamje tė parė dukeni mendjemadhe, jua kanė vėnė nė dukje kėtė?

Nė fakt, duke jetuar nė kohėt e sotme, ėshtė shumė e vėrtetė qė gjithkush, sidomos personazhet publikė, krijojnė njė imazh si shumė tė largėt me njerėzit e thjeshtė. Ndėrkohė qė harrojmė faktin qė unė jam njė person shumė normal, ashtu si gjithė tė tjerėt, pėrveē faktit qė kam njė profesion publik dhe jam rritur nė skenė.

Por, pėr pjesėn e mendjemadhėsisė, faktikisht ky mbiemėr i gjėmon tė gjithė artistėt, tė gjithė kėngėtarėt, por e rėndėsishme ėshtė tė jesh njeri i mirė, i sinqertė dhe i edukuar, unė mendoj qė i kam kėto tipare, kėshtu qė kushdo qė mė njeh mė pas e ndryshon totalisht atė idenė e vet. Mė vjen keq qė individėt qė nuk mė njohin tė krijojnė njė ide tė tillė.

Jeni rrallė prezent nė media, pse?

Njė nga arsyet se pėrse nuk kam qenė shumė prezent nė median e shkruar dhe sidomos nėpėr gazeta ėshtė qė nė tė shumtėn e rasteve mė ka ndodhur qė tė jem zhgėnjyer, ose kanė shtuar diēka, ose kanė hequr diēka nga ajo qė unė kam thėnė.

Ndaj, kam vendosur qė nė momentin kur tė jem prezent nė median e shkruar tė jem pse jo nė kopertinėn e njė reviste, duke qenė gjatė gjithė kohės shumė e kujdesshme pėr intervistėn dhe pėr fjalėt qė do tė shkruhen, sipas kushteve qė vendos unė, pasi fatmirėsisht njė artist nė momentin qė mendon se ėshtė rritur profesionalisht, mendon qė edhe marrėdhėnia me median ėshtė shumė e rėndėsishme, por kurrsesi nuk do tė lejoja askėnd qė tė abuzonte ashtu sikurse abuzohet rėndom nė Shqipėri.

Kohėt e fundit keni pasur njė incident nė njė televizion, ku ėshtė dukur qartė irritim nė studio, si ėshtė e vėrteta?

Po bėhet pak mė e madhe seē ishte realisht. Unė kisha njė konflikt pėr sa i pėrket kushteve qė kishim vendosur pėr tė dhėnė atė intervistė, autorėt e atij emisioni nuk i zbatuan dhe sinqeriteti im ndoshta ndonjėherė merret, dhe publiku nuk arrin ta kuptojė.

Unė ndryshe nga individėt qė dalin pėrpara kamerave nuk kam qenė asnjėherė e shtirur, nuk qesh asnjėherė kot, nuk jam asnjėherė e shtirur, por e thashė publikisht atė qė mendoja pėr autoren e atij programi qė vazhdoj ta mendoj sot e kėsaj dite, qė ishte e pasjellshme, sepse njerėzit qė merren me art dhe me kulturė, gazetarėt, atė qė do tė ngrenė artin e vėrtetė shqiptar, duhet tė jenė mbėshtetje shumė e madhe pėr artistėt e vėrtetė, jo tė jenė ata qė nuk kanė normat elementare tė sjelljes dhe tė edukatės, gjė qė lė gjithmonė shumė pėr tė dėshiruar. Duke qėndruar tek arti dhe te muzika, keni pasur nė "Top-Fest" njė kėngė me Big Bastėn, me titull "Sot t'i japin fund", ēfarė i mungon realisht muzikės nė Shqipėri.

Ju jeni ndėr ato kėngėtare qė nuk keni bėrė kompromise me komercialitetin?

Mė vjen mirė qė janė tė pakta kėngėtare tė tilla dhe uroj qė publiku tė arrijė tė bėjė diferencėn. Profesioni i kėngėtares apo i parukieres ėshtė njė ndėr mė tė kėrkuarat nga femrat shqiptare, tė cilat janė tė etuara pėr tė pasur njė famė dhe tė cilat kur nuk munden dot tė bėjnė njė gjė tjetėr, mundohen tė merrem me paraqitjen e jashtme. Njė artist i vėrtetė duhet tė ketė kufijtė e vet, kufijtė pėr sa i pėrket, mėnyrės se si sillet nė skenė, asaj ēka do tė japė dhe tė mėsojė tė tjerėt, nė fund tė fundit njė artist duhet tė jetė njė shembull shumė i mirė pėr tė tjerėt.

Unė jam munduar qė tė kem gjithmonė pranė vetes fansa nga tė gjitha moshat dhe mė vjen shumė mirė qė kam arritur ta realizoj kėtė gjė. Mė vjen shumė mirė gjithashtu kur takoj fėmijė tė vegjėl qė mė adhurojnė, adoleshentė, tė rinj, bashkėmoshatarė, tė cilėt mė duan pėr stilin apo pėr imazhin qė kam krijuar dhe nėnat apo baballarėt tanė qė e pėlqejnė seriozitetin tim. Kjo jam unė! Unė pretendoj qė gjithmonė tė jem brenda kufijve tė mi dhe kornizave tė mia, ndoshta me ato ēuditė e imazhit, por, pėrsėri nuk kam guxuar mė shumė seē duhet.


Po tė ishit tani nė fillimet pėr muzikėn, ēfarė do tė bėnit ndryshe?

Nė fakt, unė qė nė moshėn 15-vjeēare kam marrė oferta pėr tė kėndur nė diasporė, nė Zvicėr, nė Gjermani dhe kanė qenė prindėrit ata qė nuk kanė lejuar, sepse kanė pretenduar gjithmonė maksimumin karshi meje. Kanė pretenduar qė tė vazhdoja studimet shkollore mbi muzikėn, tė rritesha me muzikėn dhe nė skenė, edhe pse mundėsitė na mungonin, por mė kanė edukuar qė mund t'ia dalėsh edhe me njė formė tė drejtė pa u bėrė pjesė e komercialtitetit tė shėmtuar.

Ēfarė do t'i kėshillonit atyre qė janė nė pėrpjekje e sipėr pėr t'u bėrė kėngėtarė?

Unė do tė kėshilloja qė tė jenė vetvetja. Sepse, sot mungojnė kėngėtarėt qė nė tė vėrtetė kanė karakterin e tyre personal dhe individualitetin e tyre muzikor. Ka shumė kėngėtarė dhe kėngėtare, tė cilėt janė kopje tė shėmtuara tė kėngėtareve tė huaja.

Ju e ndjeni qė imitohen nga kėngėtaret e reja?

Ndoshta nė imazh po, kjo gjė mė bėn tė ndihen mirė, sepse nė fund tė fundit tregon se unė jam njė shembull i mirė pėr tė tjerėt. Vokalisht kam pėrshtypjen se jam menduar gjithmonė tė jem shumė individuale nė mėnyrėn se si kėndoj dhe pėr mė tepėr tashmė ka disa kohė qė unė lėvrij dhe gjej rryma tė ndryshme muzikore dhe pretendoj tė vij ndryshe edhe nė skenė. Tendenca e njerėzve tė famshėm ėshtė qė, pasi bėhen tė njohur, ngrenė njė biznes, kjo gjė ndodhi edhe me ju, tashmė keni njė dyqan kėpucėsh.

Kjo erdhi pėr tė shfrytėzuar famėn, apo dėshirėn pėr t'u marrė me diēka tjetėr, pse jo?

Nė fakt, ka nisur thjeshtė si njė dėshirė e imja pėr t'u ngritur nė mėngjes me njė pikėsynim. Duke pasur parasysh qė unė jam disi e tėrhequr qė i seleksionoja mirė, ose e mendoj dy herė para se tė shkoj nė njė koncert dhe meqenėse nuk kam njė jetė artistike shumė tė ngjeshur, doja tė zgjohesha nė mėngjes me njė synim dhe pse jo tė kisha njė biznes timin, privat. Ky ėshtė njė biznes, i cili ka rezultuar fatmirėsisht i suksesshėm. Falėnderoj Zotin nė kėtė rast se ndihem me fat dhe pse jo, kam shfrytėzuar edhe imazhin. Dhe pėr kėtė gjė, nuk jam unė e para, ka shumė artistė nė Botė, qė kanė hapur linjat e tyre tė veshjeve, tė kėpucėve, kanė hapur restorante, diskoteka, sepse kanė njė imazh tė mirė, me sa duket, publiku shqiptar beson nė shijet e mia.

Tashmė jeni e dyzuar, harxhoni mė shumė kohė mė muzikėn apo mė kėtė biznes?

Nė fakt, nė fillim nuk e kisha menduar qė ky biznes do tė mė zinte njė kohė relativisht tė gjatė. Megjithatė, jam e aftė t'i pėrballoj tė dyja, ashtu siē dua unė.

Nė ē'kuptim ju zė kohė, ēfarė bėni ju nė dyqanin e kėpucėve?

Unė pėrveē faktit qė asistoj pothuajse pėrditė nė biznesin tim, sigurisht jap kėshilla nga mė tė ndryshmet, tė cilėt gjithmonė nuk hezitojnė tė mė pyesin dhe gjithashtu bėj personalisht, duke mos dėrguar tė tjerė, porosinė e koleksionit tė ardhshėm.

Ka ndodhur qė ka hyrė ndonjėri rastėsisht dhe ju ka parė ju nė dyqan?

Oo po, habiten, dhe mė pyesin, pse jeni kėtu?

Jua dėgjojnė kėshillėn?

Po, ma dėgjojnė shpesh. Kanė ardhur dhe nga Kosova, kemi bėrė edhe foto nė ambientet e dyqanit. Mund tė them qė mė pėlqen marrėdhėnia me dyqanin.

Po ia ndjeni frytin kėtij biznesi?

Po, tashmė u bė njė vit.

Ju vjen mirė kur ju etiketojnė si "Jonida biznesmene"?

Jo, nuk e shikoj veten fare si biznesmene, sepse kam pėrshtypjen se jam mė e butė seē duhet. Unė jam artiste dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Nuk ka qenė asnjėherė synimi im tė bėhem biznesmene. Pėr mua tė krijuarit kėpucė ėshtė art me vete. Dhe pikėrisht ky biznes ėshtė njė ndėr bizneset qė mė pėrkėdhel me mėnyrat e veta.

Sa kohė u bėnė qė Jonida ėshtė grua e martuar?

U bėnė gati dy vjet. Kemi festuar dy vjetorin. Mė duket sikur kanė kaluar 2 muaj. Nė fakt, unė mė bashkėshortin tim kemi 10 vjet bashkė.

E ndjeni peshėn e martesės?

Nuk ka ndonjė ndryshim tė madh. Unė ia sugjeroj ēdo femre, qė pėrpara se tė marrė vendimin pėr t'u martuar, tė bashkėjetojė njė herė. Ėshtė mė mirė, sepse kam pėrshtypjen se nė njė raport ēiftėror ėshtė ndryshe tė jetosh dhe ėshtė ndryshe tė frekuentohesh. Kėshtu qė bashkėjetesa ėshtė shumė e rėndėsishme. Unė i kam kaluar tė gjitha kėto faza dhe them se kam bėrė mirė.

Mendoni se ka ardhur momenti pėr njė fėmijė nė jetėn tuaj?

Nė fakt, kjo ėshtė njė pyetje private, tė cilėn nuk hezitojnė ta bėjnė tė gjithė. Megjithatė, mund tė them qė ėshtė njė gjė e cila ėshtė nė planet tona. Por, mua nuk mė kanė pėlqyer asnjėherė gjėrat e menduara fort dhe tė planifikuara. Fatmirėsisht, mė ka rrjedhur ashtu siē kam dashur dhe duke mos e menduar shumė fort, nuk dua qė kurrsesi tė planifikoj gjėra dhe i pėrjetoj akoma mė bukur kur mė vijnė spontanisht.

Jonida, e konsideroni veten njeri me fat?

Po, gjithmonė e them. Madje, mė ndodh shpesh qė para se tė fle, tė lutem dhe tė falėnderoj Zotin qė mė ka dhėnė gjithė kėto tė mira. E ndjej veten me fat, sepse familjen nuk e zgjedh vetė, po je ti i zgjedhuri i familjes dhe e ndjej veten me fat qė kam pasur dy prindėr qė mė kanė dhėnė shumė dashuri, e ndjej veten me fat pėr motrėn, e cila mė ka mbėshtetur gjithmonė dhe vazhdon tė mė mbėshtesė edhe pse jeton larg.

Jeni munduar pėr tė arritur kėtu ku jeni?

Nuk di se si mund ta them, pasi njė individ rritet, krijon karakterin e vet, personalitetin e vet, nė bazė tė familjes qė ka. Fėmijėria dhe adoleshenca janė tiparet kryesore tė tė qenit njė person i denjė ose i padenjė. Nė qoftė se i ke kaluar kėto faza nė formėn mė normale dhe tė lumtur tė mundshme, sigurisht pretendon pastaj qė t'i rritėsh dhe ato fryte qė ke marrė tė shėrbejnė tė jesh person sa mė i mirė. Por, sigurisht zgjedhjet e mia i kam bėrė me koshiencė tė plot. Gjithmonė para se tė marr njė vendim, mendohem shumė gjatė.

Jeni penduar pėr ndonjė gjė deri mė tani?

Nuk besoj se ka individ nė botė qė tė mos ketė qoftė edhe ca pengje tė vogla. Po fundja edhe nga gabimet njė individ mėson. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė, ashtu sikurse edhe marrėdhėniet njerėzore, edhe jeta ėshtė me grafikėn e vet, ka uljet dhe ngritjet e veta.

Keni shumė mikesha?

Kam pak dhe saktė. Me tė vėrtetė mund tė kem njė shoqėri tė gjerė, po janė tė pakta mikeshat qė ua besoj gjėrat e mia.

Ēfarė duhet tė ketė njė person qė tė jetė miku apo mikesha juaj?

Po tė mė japė shumė dashuri, sepse dashuria mungon shumė. Nė momentin qė mė jep kofidencė tė jap kofidencė. Kam pėrshtypjen se njerėzit e mirė arrij t'i dalloj qė nga mėnyra se si vėshtrojnė, se si sillen se si janė tė edukuar, se si kanė marrėdhėnie me njerėzit e tyre tė afėrt.

Shoqėrinė e zgjedh nė varėsi tė shtresės shoqėrore. Njė shoqja juaj, duhet tė vishet me shije dhe tė ketė kėpucė apo ēantė tė bukur?

Mė pėrpara nuk ka qenė shumė e rėndėsishme, por jeta mė ka bėrė qė tė qėndroj dhe tė jem sa mė pranė me njerėz tė tė njėjtit nivel, si nga ana intelektuale, ndoshta edhe nga ana ekonomike, pasi divergjencat pikėrisht ndodhin nga individėt, tė cilėt ndihen keq pėr tė ardhurat qė ke ti, apo pėr mėnyrėn se si logjikon ti. Ndaj, mė ka ndodhur shpesh herė qė tė mos kem afrimitet me kėta individė. Ndaj, ėshtė njė fjalė e urtė e popullit qė "shokun duhet ta zgjedhėsh mė tė mirė se veten", kėshtu qė mundohem ta zgjedh shoqėrinė nė tė njėjtin nivel, apo pse jo edhe mė lart.

Udhėtoni shpesh?

Shumė shpesh udhėtoj. Pėr biznes udhėtoj, pėr fundjava.

Jeni mė e informuar pėr kėpucėt tashmė qė keni dyqanin tuaj?

Patjetėr qė po. Megjithatė, asnjėherė nuk mė ka munguar informacioni, sepse kam lexuar shumė. Tani qė e shikoj vetė, se si lind njė kėpucė qė nė zanafillėn e vet, kjo ėshtė akoma mė e bukur, pastaj ėshtė shumė atraktive.

Si ndiheni kur thuhet qė Jonida prodhon modė?

Gėzohem shumė. E dini pse? Se nė fillim e vuaja kėtė pjesė. Unė qė e vogėl kam qenė gjithmonė shumė e kuruar nė imazh. Kjo ka qenė njė pjesė e brendshme e imja dhe ndoshta kam lindur me kėtė ndjenjė dhe e kam tė trashėguar nė fakt nga gjyshja ime, duke menduar qė ajo ende nė moshėn 80-vjeēare kujdesej pėr imazhin e saj. Unė nuk e kam bėrė asnjėherė pėr tė tėrhequr vėmendje, pėrkundrazi ndonjėherė mė bezdis kur komentohem pėr gjėra tė tilla.

Jeni nuse pėr shtėpi, gatuani... ?

Jam. Nė fakt, nuk di tė gatuaj. Di tė bėj shumė mirė sallatat, tė shtroj shumė mirė tavolinėn. Di tė bėj punėt me themel, mė ka ndodhur qė kur nuk kam punėtoren e shtėpisė tė dal nga shtėpia nė orėn 2 tė drekės. Nuk mė ndodh qė tė dal nga shtėpia pa rregulluar shtratin tim...

Jeni e ndjeshme?

Jam pak e ndjeshme. Po kam pėrshtypjen se shumė femra janė si unė. Nė fund tė fundit, ndjenja ėshtė e pallogaritshme edhe lotėt gjithashtu.

Do tė merrni pjesė nė ndonjė festival si konkurrente kėto kohė?

Sė shpejti do tė keni njė surprizė, nuk dua tė them detaje, por nė konkurrim nė festivalet e fundvitet nuk do tė jem. Shumė shpejt do t'ju rezervoj njė surprizė tė kėndshme.

Kur do tė bėjė Jonida njė kėngė hit. Keni kėngė shumė tė mira, por jo nga ato qė dėgjohen gjithandej...

Sepse ashtu ėshtė arti im, ashtu jam unė. Gjithmonė jam munduar qė nėpėrmjet kėngėve qė kėndoj tė tregoj tiparet e mia personale. Nuk dua tė dal jashtė natyrės sime, vetėm pėr efekt qė publiku ta pėlqejė, pėrkundrazi unė mendoj qė kėngėt e mia qė kanė rezultuar tė suksesshme, janė bėrė hite pas disa vitesh dhe pėr mua kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse kėngėt qė pėlqehen menjėherė shumė shpejt shuhen. Mė mirė dalėngadalė, e shikoj dhe e shijoj ngritjen.

I riktheheni vetes fėmijė, kur keni qenė pjesė e festivaleve?

Unė aty mbahem. Ėshtė shtylla ime kryesore, e kujtoj, por nuk e shikoj. Pasi dua ta shoh kur tė kalojė njė periudhė relativisht e gjatė dhe t'ua tregoj nipėrve dhe mbesave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Jonida Maliqi: Kjo jam unė...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Thashetheme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions