Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty28.03.09 19:11

Gjurmėt mė tė hershme
Artet e Bukura tė Shqipėrisė DeaFillimet
e artit figurativ nė truallin e Shqipėrisė
janė tė herėshme. Gjurmėt e para
i pėrkasin periudhes se neolitit. Nėpėrmjet
zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona
tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra
e mijėra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal
etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve
tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve
tė sotem.
Prodhimet mė tė herėshme janė tė
thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė
to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe
tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin,
gdhendjet dhe elemente tė tjerė. Nga shekulli
i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.re
nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike;
forma ndėrtohet me siluet mė elegant dhe pasurohet
me elementė plastikė. Shumė enė
tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė
muzetė e Shqipėrisė, kanė vlera
tė mirėfillta artistike dalluese vendase,
qė nuk i ndeshim nė artin e fqinjėve
tė tjerė po aq tė lashtė si helenėt,
maqedonėt apo romakėt.
Nga ato enė tė lashta, tė zbukuruara
me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturės
nė truallin e Shqipėrisė duke u bėrė
kėshtu bashkėudhėtare me artin e popujve
mė tė hershėm tė Europes. Tipare
mė tė qarta u dukėn sidomos me formimin
e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si
dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.
Arti Ilir
Nė qytetet ilire mori zhvillim mė tė
madh skulptura e rrumbullakėt si dhe relievi qė
lidhej me ndėrtimin e monumenteve. Nė fillim
skulptura u zhvillua duke pėrvetėsuar elementė
tė artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe
korkyrase.
Mė vonė, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes
me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja,
tė dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia
dhe Durrahu qė u bėnė qendrat mė
tė rėndėsishme tė artit nė
ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas qė gdhendnin
dhe skalisnin nė njė stil me tipare tė
vecanta kundrejt krijimeve tė importuara prej qytetėrimit
helen. Nė muzeun e sotėm te Durresit janė
ekspozuar disa skulptura tė papėrfunduara,
tė gjetura nė atė trevė. Ato dėshmojnė
pėr gdhendjet qė janė bėrė
nė truallin shqiptar. Janė zbuluar gjithashtu
edhe gjurmė tė punishteve tė herėshme
tė qeramikės nė Apolloni dhe Durrah.
Aty u prodhuan shumė nga enėt dhe vazot e
bukura tė stilit antik qė ruhen nė muzetė
tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena tė ndryshme
mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh
etj. Pėrgjithėsisht janė me figura tė
zeza mbi sfond tė kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me
figura tė kuqe mbi sfond tė zi (shek. IV deri
nė periudhėn helenistike). Pikturimi i figurave
ėshtė nė lėvizje, plot harmoni dhe
plasticitet. Nė kėtė periudhė krijohen
edhe shumė statuja tė vogla prej bronzi si
dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe
figura fėmijėsh, barinjsh etj.
Figura me vlerė artistike ndeshim edhe nė
monedhat e shumta tė kėsaj periudhe qė
u realizuan nė Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulėzimi
i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli njė
zhvillim tė madh tė artit qė u pasua
edhe me shumėllojshmėri formash e teknikash;
qė nga afresket e deri te mozaikėt e bukur
monokrom dhe polikrom. Por nė shekullin e I rė
u ngadalėsua gjithė ai hov zhvillimi. Pushtimi
romak qė shkaktoi rėnien ekonomike tė
qyteteve ilire, la gjurmė tė dukshme edhe
nė art. Ndonėse Roma pushtuese u pushtua vetė
prej artit helen, pėrsėri ndikoi nė qytetet
ilire me tipare tė kulturės sė saj provinciale
romake. U duk mė qartė ndikimi nė skulpturė,
ku pėrgjithėsisht u ndoq realizmi tipik i
kohės, por ndjehet gjithashtu fryma klasike qė
mbėshtetet nė traditėn qindravjecare.
Qendrat kryesore tė krijimtarisė artistike
mbeten pėrsėri Apollonia, Durrahu, Botroti
etj.
Nė vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkėputet
arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta
e pėrditshme. Me praninė e elementėve
tė thjeshtė artistikė, qė dallojnė
nga krijimet e mėparshme, si dhe me skalitjen e
veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e kėtyre
viteve mund tė vlerėsohet edhe si njė
qėndresė ndaj asimilimit prej pushtuesve mė
tė fuqishėm tė kohės.

Zhvillimi i Mozaikut
Artet e Bukura tė Shqipėrisė Mozaik
tė njėjtėn periudhė me artin e trevave
fshatare, nė truallin e Shqipėrisė arriti
zhvillimin mė tė madh edhe arti i mozaikut.
Mė i herėshmi ėshtė gjetur nė
Durrės. I pėrket shekullit IV p.e.r. dhe ėshtė
i punuar me gurė zalli shumėngjyrėsh.
Ka vlera tė rralla artistike qė shquhen nė
gjithė krijimtarinė e kėsaj gjinie. Quhet
“Bukuroshja e Durrėsit” dhe mund tė
cilėsohet si bukuroshja e gjithė mozaikėve
qė janė zbuluar deri tani nė truallin
shqiptar, pėr hijeshinė e figurės dhe
mjeshtėrinė e realizimit artistik. Nė
shekullin e I rė, sic pėrmendėm, u arrit
lulėzimi i kėtij arti dhe nga gurėt e
zallit u kalua nė kubikė tė prerė
prej guri, qelqi, mermeri apo balte tė pjekur.
Mozaikė tė tillė janė zbuluar nė
Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mėvonshėm i mozaikėve lidhet
kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit
te V-tė motivet e mozaikut ndryshojnė nga
modelet e pikturave tė herėshme, sic ėshtė
amazonamania nė Apolloni, duke u zėvėndėsuar
me figura simetrike qė qėndrojnė tė
shkėputura nė sipėrfaqe dhe qė paraqesin
figura kafshėsh, shpendėsh, pemė frutore,
lule e tė tjerė simbole tė artit paleobizantin.
Ruhen edhe sot nė gjendje tė mirė disa
krijime tė tilla, sic janė Pagėzimorja
nė Butrint, mozaikėt e Linit dhe tė Antigonės.
Nga gėrmimet e deritanishme, ėshtė gjetur
vetėm njė mozaik paretial nė Durrės,
brenda Amfiteatrit tė qytetit, qė i pėrket
shekullit VI-VII-tė.
Piktura Murore (Afresket)
Nė periudhėn e kalimit nga antikiteti i vonė
nė mesjetėn e herėshme, skulptura vjen
duke u zbehur deri nė mohim tė plotė
nga estetika bizantine, ndėrsa arti i pikturės
gjeti shprehjen mė tė lartė artistike.
Zhvillim mė tė madh mori sidomos piktura murore
brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushėn me
afreske dhe ikona qė u nėnshtroheshin plotėsisht
kanoneve tė rrepta tė metropolit. Autorėt
nuk i firmosnin veprat nė atė periudhė,
prandaj gjithė ajo krijimtari mbetet ende anonime.
Tani nė Shqipėri ruhen pak gjurmė nga
krijimtaria mė e herėshme, vetėm disa
fragmente. Fatkeqėsisht njė pjesė e tyre
u dėmtua gjatė luftės kundėr fesė
qė u bė nė regjimin komunist (1967),
duke zhdukur kėshtu vepra me vlera tė rralla
pėr kulturėn dhe historinė kombtare.
Nė ato pak fragmente qė ruhen ndihen ndikime
tė stileve perėndimore (Kisha e Rubikut –
1272), si dhe lindore (Vau i Dejės – shek.
XIV-tė) tė artit bizantin. Ikonat e shumta
si dhe minaturat nė kodikė tė Beratit
dhe tė Vlorės (shek. XI-XIV-te) janė
me vlera artistike dhe i pėrkasin periudhės
sė zhvillimit tė artit bizantin nė Shqipėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty28.03.09 19:11

Piktura Pasbizantine
Gjatė shekullit XVI-tė,ndonėse ende nėn
pushtimin osman, u krijuan vepra tė reja artistike
nė pikturė, nė stilin pasbizantin. Personaliteti
mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė
Onufri (shekulli XVI).

Pikturat e tij dallohen pėr ngjyra tė pasura
dhe nuanca dekorative, pėr realizimin e tipave
interesantė me gjendje tragjike, si dhe pėr
futjen e disa elementėve etnografikė kombtarė
qė do t’i shohim mė qartė edhe
te pasardhėsit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-tė)
si dhe te piktorėt e shquar David Selanicasi (shek
XVIII-tė), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-tė),
dhe te tė mė vonėshmit vėllezėrit
Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-tė),
familja Katro (shek. XVIII-tė) etj., qė zbukuruan
mjaft kisha nė Shqipėri dhe nė vendet
fqinj.

Nė Shqipėri ėshtė bėrė
edhe vazhdon tė bėhet njė punė e
kujdesshme pėr veprat e artit pasbizantin pasi
ato cmohen si pjesė e rėndėsishme e trashėgimisė
mė tė pasur kombtare. Vazhdojnė ende
hulumtimet pėr zbulimin e autorėve tė
tjerė si dhe restaurimi i veprave tė dėmtuara
gjatė shekujve. Deri tani janė hapur disa
ekspozita me vepra tė kėtij arti si nė
Paris (1975), Romė (1985), Nice (1993) etj tė
cilat kanė ngjallur intresa tė shumta te specialistėt
e artit. Ekspozitat janė shoqėruar me botime
tė ilustruara dhe me komente tė shumta nga
shtypi i huaj. Krijimet mė tė cmuara tė
kėtij arti ruhen nė Muzeun e Artit Mesjetar
ne Korcė, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik
Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe nė
muze tė tjerė nė Tirane dhe qytete tė
tjerė tė vendit. Nė Korcė ėshtė
ngritur edhe njė muze privat, i vetmi deri tani
nw Shqiperi, qė ruan njė koleksion tė
pasur me vepra tė artit pasbizantin.
Rilindja dhe Pavarėsia
Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė
fillon njė etapė e re, e rėndėsishme
pėr artin shqiptar. Lėvizjet e mėdha
clirimtare qė sollėn pavarėsinė
e vendit (mė 1912), krijuan atmosferėn pėr
njė drejtim tė ri artistik, qė do tė
pasqyronte mė me realizėm jetėn. Lindi
piktura laike me motive patriotike dhe etnografike.
Nė historinė e artit shqiptar viti 1883 ėshtė
i shėnuar pėr krijimin e dy pikturave mė
me vlerė: “Porteti i Skėndebeut”
nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga
Kolė Idromeno. Me kėto tablo nis rrugėn
piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastėsi
por pikėrisht motivet e kėtyre dy veprave
tė para, janė motivet kryesore qė mbizotėrojnė
nė tematikėn e artit shqiptar tė Rilindjes
dhe tė periudhės sė Pavarėsisė;
pra tema patriotike qė evokohej me trajtimin e
figurės sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut,
si dhe skenat nga jeta e pėrditshme ku fiksoheshin
edhe vlera tė kulturės tė kulturės
kombtare.
Te piktorėt e Rilindjes pėrgjithėsisht
ndihet fryma romantike. Nė shumė tablo vihen
re edhe tipare tė realizmit klasik si dhe tė
njė realizmi mė bashkėkohor, duke fiksuar
kėshtu nė art, gjendjen reale tė vendit,
ndonjėherė edhe me qėndrim kritik. Piktori
mė i shquar i kėsaj periudhe ėshtė
Kolė Idromeno (1860-1939) autor i shumė tablove,
portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bė
si shkollė pėr artistėt e ardhshėm.
Idromeno ka qenė gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf
i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati njė pėrfaqėsues
tjetėr tė shquar, tė njohur brenda dhe
jashtė Shqipėrisė; familjen Marubi, drejtuar
kryesisht nga Keli, me njė veprimtari tė pasur
artistike.
Po nė nė Shkodėr, ku jetuan dhe krijuan
mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolėn edhe piktorė
tė tjerė tė shquar si Ndoc Martini (1880-1916),
Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef
Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrės, Korēa
u bė vatra dytė ku mori zhvillim arti i pikturės
nė Shqipėri.
Andrea Kushi
Mugon!
Nė Korcė u krijuan tablotė e bukura
tė piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si
dhe veprat e “poetit tė peizazhit shqiptar”
mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Tė dy kėta
artistė janė nė krye tė pėrfaqėsuesve
mė tė shuar tė Rilindjes dhe Pavarėsisė
shqiptare nė pikturė.

Edhe skulptura e rrumbullakėt, pas njė ndėrprerje
tė gjatė prej disa shekujsh, filloi tė
lėvrohet sėrisht nė periudhėn e
Rilindjes. Si autor i parė njihet Murad Toptani
(1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temė patriotike,
ku shquhen dy bustet e Skėnderbeut (mė 1899
dhe mė 1917). Por nivelin e kėtij arti e ngriti
lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat
e tij monumentale, qė janė tė parat vepra
tė kėtij lloji nė Shqipėri (“Luftėtari
kombtar” - Korcė 1932, “Flamurtari”
- Vlorė 1932, “Skėnderbeu” –
Kukės 1939), nis rruga e artit monumental nė
Shqipėri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe nė
periudhėn e pasclirimit me vepra tė shumta.
Ai mbetet edhe sot si personaliteti mė i shquar
i skulpturės shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty28.03.09 19:12

Nė vitet e pavarėsisė artet nė
Shqipėri zhvillohen nė mėnyrė mė
tė organizuar. U bėnė pėrpjekjet
e para pėr pėrgatitjen e artistėve tė
rinj, pėr krijimin e shoqatave artistike dhe pėr
organizimin e ekspozitave. Nė vitin 1920, nė
Korcė u hap ekspozita e parė personale nga
piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit tė
njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori
pjesė edhe vetė me disa punime nė akuarel,
mė 1923, nė Shkodėr u hap ekspozita e
parė lokale, me pjesėmarrjen e mbi 15 artistėvė
shkodranė. Ekspozita mė e rėndėsishme
e gjithė kėsaj periudhe ėshtė “E
para ekspozitė arti” qė u organizua
Tiranė nė maj tė vitit 1931. Kjo ėshtė
e para ekspozitė kombtare nė historinė
shqiptare. Ekspozita e mėsipėrme u pėrgatit
nga Shoqata “Miqtė e Artit” qė
ėshtė gjithashtu e para shoqatė artistike
e krijuar po atė vit nė Tiranė. Mė
1931 u bėnė edhe dy pėrpjekje tė
rėndėsishme: pėr krijimin e njė
Pinakoteke dhe pėr ngritjen e Shkollės sė
Artit. E para nuk u realizua, ndėrsa shkolla u
hap. Me nisiativėn e piktorit A.Kushi, mė
1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas njė viti,
mė 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para
shkollė arti nė Shqipėri. Shkolla e Tiranės
mori nxėnės nga e gjithė Shqipėria.
Aty jepnin mėsim artistėt O. Paskali, A. Kushi,
A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989),
poet i njohur i Rilindjes, i specializuar nė Bukuresht
pėr arte tė bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morėn mėsimet e para
pėr pikturė brezi mė i njohur i artistėve
shqiptarė midis viteve ’40-’70 si B.
Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q.
Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.
Gjatė viteve 1932-1935 nė shkollėn
e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Nė
krijimet mė tė bukura ndihej vazhdimėsia
nga tradita e pikturės sė Rilindjes si dhe
tipare tė reja realiste, me qėndrim kritik
ndaj vėshtirėsive tė jetės dhe padrejtėsive
shoqėrore tė kohės. Po nė kėtė
periudhė, nė artin shqiptar u zhvillua edhe
karikatura me temė shoqėrore e pėrfaqėsuar
nga A. Dino, M. Frashėri si dhe Q. Mesarea, qė
ishte njėkohėsisht akuarelisti mė i njohur
shqiptar nė vitet e Pavarėsisė.
Pas njohurive tė para qė morėn nė
Shkollėn e Vizatimit, nxėnėsit e saj,
vazhduan studimet nė akademitė e arteve tė
Europės si nė Romė, Paris, Athinė,
Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen nė
atdhe u bėnė mėsuesit e brezit mė
tė ri tė piktorėve shqiptarė.
Veprimtari tjetėr e rėndėsishme gjatė
periudhės sė pavarėsisė ka qenė
konkursi ndėrkombtar pėr ngritjen e monumentit
tė Heroit Kombtar, Skėnderbeut, qė u
organizua nė Tiranė mė 1937. Vec skulptorėve
shqiptarė morėn pjesė mjaft autorė
tė njohur europianė. Cmimin e parė e
fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979),
ndėrsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit
italian R. Romaneli. Monumenti i Skėnderbeut, realizuar
nga Romaneli, u vendos nė sheshin “Albania”
nė Romė, dy vjet pas kunkursit, mė 1939.
Nė artin e periudhės sė Rilindjes dhe
tė Pavarėsisė pėrfshihet edhe krijimtaria
e artistėve qė jetonin nė kolonitė
jashtė atdheut si dhe veprimtaria e arbėreshėve
tė Italisė. Ashtu si letėrsia e kėsaj
periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbėreshėt
dhe diaspora kishte tė njėjtat motive e tė
njėjtin stil me artin qė zhvillohej nė
Shqipėri. Nga kolonitė shqiptare vecohet piktori
Theohar Gjini qė krijoi nė Paris dhe Bukuresht,
ndėrsa nė fshatrat arbėreshe (Itali)
u shqua skulptori Mikel Trota, qė kritikėt
e kohės e quanin “Canova i ri” (A.
Canova 1757-1822)
Gjatė luftės sė dytė botėrore
(1939-1944), kushtet pėr krijimtari nė fushėn
e artit u kufizuan. Megjithatė u organizuan disa
ekspozita. Mė e rėndėsishmja ishte ajo
e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistėve mė
tė mirė tė vendit. Veprimtaritė
e tjera kanė qėnė kryesisht ekspozita
personale.

Arti pas vitit 1945
Veprimtaria e parė nė fushėn e arteve
figurative, pas clirimit tė vendit, ėshtė
Ekspozita Kombtare, e hapur nė prill tė vitit
1945, nė Tiranė. Nė shtypin e kohės
ajo u quajt “ekspozita e parė kombtare”,
duke mohuar kėshtu atė tė vitit 1931
dhe tė tjerat mė pas. Pra u duk qartė
tendenca pėr tė filluar “gjithėcka
nga e para” edhe nė art!? Nė atė
ekspozitė nuk u ftua personaliteti mė i shquar
i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej
qėndrimi qė do tė mbante ai ndaj regjimit
tė ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos tė tjerat qė
u hapėn mė pas, pėrcaktuan dhe drejtimin
e ri nė artin shqiptar, rrugėn e vetme tė
lejueshme pėr shtetet komuniste; metodėn e
realizmit socialist.
Ngritja e instuticioneve artistike
Pas 1945-sės edhe nė fushėn e artit u
bė njė punė mė e organizuar pėr
ngritjen e instuticioneve. Mė 1946 u hap shkolla
e mesme artistike qė pėrgatiste piktorė
skulptorė dhe grafistė. Nė vitin 1954
u ngrit pėr herė tė parė Galeria
Kombtare e Arteve, ėndėrr disa vjecare e artistėve
dhe amatorėve tė artit. Aty u grumbulluan
veprat mė tė mira tė traditės si
dhe tė autorėve bashkėkohės. 20
vjet mė pas u ndėrtua godina e re e Galerisė,
ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me njė numėr
mė tė madh veprash. Nė godinėn e
re ėshtė hapur njė sallė pėr
vepra tė autorėve tė huaj ku bėjnė
pjesė edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorėt, skulptorėt bashkė me artistėt
e tjerė tė skenės dhe ekranit krijuan
organizatėn e tyre tė quajtur Lidhja e Artistėve
me qėllim “qė tė bashkonin pėrpjekjet
pėr krijimin e artit tė ri tė realizmit
socialist”.
Nxėnėsit qė mbaronin shkollėn e
mesme artistike nė Tiranė vazhdonin studimet
nė akademitė e arteve nė Bashkimin Sovjetik
dhe nė vendet e tjera tė Lindjes. Nė
vitin 1960, kur Shqipėria u nda nga kampi socialist,
studentėt u kthyen nė atdhe dhe, po atė
vit, nė Tirane u ngrit Instituti i Lartė i
Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite mė vonė
u hapėn edhe shkolla tė tjera artistike. Nė
qytetet kryesore u ngritėn Galeri Arti. U krijuan
disa muze kombtarė si Muzeu i Artit Mesjetar nė
Korcė, Muzeu Arkeologjik nė Tiranė etj
si dhe disa muze historikė si Muzeu Skėnderbeu
nė Krujė, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve
qė janė pikturuar aty, ruhen edhe shumė
vepra arti origjinale me shumė vlerė. Pėr
studimin e krijimtarisė sė arteve figurative,
si dhe arteve tė tjerė, qė nga viti 1986
funksionon Qendra e Studimit tė Arteve pranė
Akademisė sė Shkencave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty28.03.09 19:13

Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente
Qė nga viti 1945, thuajse ēdo vit janė
organizuar ekspozita tė arteve figurative. Mė
tė rėndėsishme quheshin ato me rastin
e pėrvjetorėve tė Clirimit dhe tė
ngjarjeve te tjera kombtare. Janė organizuar gjithashtu
edhe shumė konkurse kombtare. Konkursi i parė
u shpall mė 1948 pėr krijimin e monumentit
tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori
Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua
nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė
qytetin e Krujės (28 nėntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale.
Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra. Nga krijimet
mė tė rėndėsishme vlerėsohen
monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė
(1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco;
“Monumenti i Pvarėsisė” nė
Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami,
Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente
tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku,
A. Mano etj.
Nė pikturė u krijuan njė numėr mė
i madh veprash. Pėr herė tė parė
morėn zhvillim thuajse tė gjitha zhanret e
arteve vizive qė nga piktura e skulptura e kavaletit
te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi,
e deri te mozaiket dhe afresket qė u aplikuan nė
disa godina social kulturore. Nė gjithė kėtė
mori veprash, ndonėse tė krijuara nėn
njė censurė tė rrepte, u krijuan edhe
vepra me vlera tė vecanta artistike. Nė artet
figurative mungon njė figurė aq e shquar sa
I. Kadare nė letėrsi, por gjithėsesi
ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatė periudhės
sė realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorė
tė talentuar, kanė realizuar tablo tė
bukura, qė s’kanė asgjė tė
pėrbashkėt me tė ashtuquajturėn
metodė tė realizmit socialist.






window.google_render_ad();

Skematizimi i krijimtarisė
Pas viteve ’60 nė Shqipėri artet zhvilloheshin
tė shkėputura jo vetėm nga vendet e zhvilluara
perėndimore, por edhe nga shtetet e bllokut tė
Lindjes. Pėr artistėt figurativė ishte
i pamundur kontakti me veprat origjinale tė autorėve
tė huaj, qoftė edhe nė mėnyrė
klandestine sic mund tė bėhej me tingujt e
muzikės apo me letėrsinė. Pra ishte mbyllur
ēdo shteg pėr tė mėsuar nga pėrvoja
e artit bashkėkohorė botėrorė. Kėshtu,
nga viti nė vit, krijimtaria nė kėtė
fushė skematizohej gjithnjė e mė shumė
dhe artistėt e ndjenin veten gjithnjė e mė
ngushtė. Atėherė filuan disa reagime
nė forma tė ndryshme. Artistė tė
vecantė preferuan tė trajtonin mė shumė
temėn historike, njė pjesė e madhe i
u pėrkushtua kryesisht peizazhit; pra u futėn
ne ato tema dhe gjini ku bėheshin mw lehte pėrpjekje
pėr t’iu shmangur kanoneve tė metodės
sė realizmit socialist qė ngurtėzonte
fantazinė krijuese. Nga “devijime’
tė tilla qėndroi mė pak e prekur krijimtaria
e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe njė pjesė
e madhe e tablove tė piktorėve K. Kodheli,
(l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.
Pas viteve ’70 nė Shqipėri u krijuan
tre breza pedagogėsh qė pėrgatisnin artistė
tė rinj. Grupi i parė vinte nga akademitė
e perėndimit, i dyti nga shkollat e vendeve tė
Lindjes, dhe tė tretėt ishin pėrgatitur
nė Akademinė e Tiranės. Kontradiktat
qė filluan tė shfaqeshin midis tyre vitet
e fundit, rikrijonin grupe tė tjera qė nuk
pėrcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo
nga mosha, por nga aftėsit, talenti dhe kultura
e tyre. Pėrfaqėsuesit qė luftonin pėr
tu shkėputur nga skematizmi gjendeshin nė
ēdo brez. Por ndaj tyre qėndronte gjithnjė
e fortė goditja nga ithtarėt e realizmit socialist.
Atėherė artistėt novatorė mbijetonin
duke krijuar dy lloj veprash; tablo pėr ekspozita,
qė plotėsonin kėrkesat e zyrtarėve
tė artit dhe vepra arti vetėm pėr nė
studio, tek tė cilat bėnin eksperimente artistike
pėr njė ditė qė do tė vinte.
Herė pas here, krijime tė tilla dorėzoheshin
edhe nė ekspozita. Ndonėse sillnin vlera tė
reja artistike ato jo vetėm nuk ekspozoheshin por
bėheshin objekt kritikash. Njė nga ato tablo
ka qenė edhe “Betimi i Vrana Kontit”
tė S. Kamberit qė sot cilėsohet midis
tablove mė tė mira. Ndėr artistėt
mė tė shquar, tė asaj periudhe, qė
mundi tė rezistonte duke iu pėrgjigjur kėrkesave
tė kohės, por tė jepte edhe vepra me
vlera artistike ka qenė piktori S. Shijaku (l.
1933). Krijimtaria e tij shtrihet nė disa gjini
si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe sė fundi
nė qeramikė tė pikturuar dhe skulpturė.
Pėrpjekje pėr liri krijuese
Fantazia krijuese e artistėve mė tė talentuar
gjithėnjė ka qenė nė luftė
me skematizmin e imponuar edhe nė artin shqiptar.
Ndonėse tė izoluar nga krijimtaria bashkėkohore
botėrore, artistėt shqiptarė herė
pas here kanė bėrė pėrpjekje pėr
mė shumė liri krijuese. Shembulli mė
i dukshėm i viteve tė realizmit socialist,
ka qenė ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972
qė u hap nė Tiranė. Pas disa pėrpjekjeve
latente qė u dukėn nė ekspozitėn
e njė viti mė parė (1971), nė kėtė
tė dytėn u ndje njė frymėmarrje
mė e gjėrė. Por goditja kundėr saj
u bė e menjėherėshme dhe e fortė
duke e ndrydhur mė shumė artin shqiptar nė
vitet e mėpasėm. Nė ato vite u shfaqėn
edhe desidentėt e parė nė pikturėn
shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj.
Pėrpjekjet pėr mė shumė liri krijuese
shfaqeshin herė pas here edhe nė mbrojtjet
e diplomave tė artistėve tė rinj, por
ato ndrydheshin mė lehtė. Megjithatė
ato vazhdonin gjithnjė me guxim deri nga fundi
i viteve ’80-tė kur studenti E. Rama (l.
1966) me diplomėn e tij paralajmėronte pėr
njė pikturė qė nuk do tė ndrydhej
mė nė tė ardhmen.
Krijimtaria nė ditėt tona
Ishte pikėrisht viti 1991 kur piktura shqiptare
nisi rrugėn ku nuk do tė ndjehej mė tutela
e njė drejtimi tė vetėm artistik, sic
provoi gjatė 50 vjetėve. Mė shumė
se nė artet e tjera tani nė pikturė vihet
re njė krijimtari mė e larmishme dhe mė
e madhe. Janė hapur mė shumė ekspozita
personale ku paraqiten krijime qė u pėrkasin
rrymave bashkėkohore tė artit botėror.
Nė kėtė fazė, nė Shqipėri
gjen edhe autorė qė ende pikturojnė si
nė vitet e realizmit, por tonin e pikturės
sė sotme e japin krijuesit qė pėrpiqen
pėr njė gjuhė tė vecantė artistike
si dhe autorėt e rinj me “kapriēot”
artistike qė tentojnė drejt njė stili
sa mė bashkėkohor. Artistėt shqiptarė,
deri dje tė izoluar brenda vendit tė tyre,
tani po ballafaqohen me botėn pėr tė
marreė vlerėsimin mė tė saktė
tė krijimeve. Deri tani janė arritur suksese
nė shtete tė ndryshėm nga disa autorė
shqiptarė ku mė i shėnuari ėshtė
ai i piktorit A. Shima nė njė nga galeritė
mė tė njohura tė Londrės dhe qė
vazhdon edhe sot nė disa galeri tė Amerikės.
Tani artistėt shqiptarė janė tė
grupuar nė shoqata tė ndryshme, sipas prirjeve
tė tyre, ndonėse edhe Lidhja e Artistėve
(e themeluar mė 1952) ekziston akoma, kuptohet
tani me njė platformė tjetėr, qė
i pėrshtatet krijimtarisė sė sotme. Nė
vitin 1993 nė Tiranė u ngrit Galeria Te &
Gi, e para galeri private ku u grumbulluan njė
grup artistėsh me prirje progesive. Janė hapur
edhe galeri tė tjera private. Galeria Kombtare
ėshtė pėrshtatur krijimtarisė bashkėkohore
dhe ka arritur tė organizojė ekspozita me
pjesmarrjen e artistėve nga shumė vende tė
botės.
Gjithėsesi kėto janė hapat e para tė
artit tė ri shqiptar drejt harmonizimit me artin
e vendeve tė tjera europiane, ndaj tė cilėve
Shqipėria qėndroi e izoluar vite mė parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty28.03.09 19:13

Artistėt e Diasporės
Pas pushtimit osman, gjatė shekullit XV-tė
dhe mė vonė, morėn rrugėn e emirgimit
shumė shqiptarė. Midis tyre emigruan edhe
tė talentuar nė art tė cilėt i zhvilluan
prirjet nė vendet ku u vendosėn. Megjithėse
ende nuk ėshtė bėrė ndonjė
studim i plotė njihen disa artistė tė
shquar. Nė Itali albanezėve tė Vincencės,
Gjon dhe Jeronim u ėshtė gdhendur epitafi:
“Ille alter Phidias, his Poliklet erat”,
qė i krahason me dy nga mjeshtrit mė tė
mėdhenj tė skulpturės helene. Ndėrsa
nė katedralen Duomo tė Milanos, altari ėshtė
gdhendur nga skulptori me origjinė shqiptare Aleks
Tarketa. Shumė artistė shqiptarė u shquan
nė Venedik. Atje ngritėn edhe shkollėn
e tyre dhe e quajtėn “Scuola degli Albanesi”.

Si tekste shkollore u pėrdorėn veprat e humanistėve
shqiptarė Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin
Barleti (1460-1512) mė tė njohurit nga artistėt
janė piktorėt Mark Basaiti (1496-1530) dhe
Victor Karpaci (1465-1525). Pėr origjinėn
e tyre shqiptare kanė shkruar edhe disa studiues
tė huaj.
Njė nga figurat mė tė shquara tė
kėsaj periudhe ėshtė Aleksandėr
Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerėsohet si njė
nga tė parėt koleksionistė tė veprave
tė artit. Vila e tij nė Romė qė
edhe sot quhet “Vila Albani” ėshtė
nga tė parat muze tė artit nė Europė.
Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman
(1717-1768).
Me origjinė shqiptare kanė qenė edhe
disa arkitektė tė njohur si S. Mehmeti, K.
Dulla, S. Atiku etj qė zbukuruan Stambollin dhe
qendra tė tjera tė perandorisė osmane
si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrėsaku etj
qė punuan nė vise tė tjera tė Europės.
Mugesa!
Artistėt e diasporės se re shqiptare janė
mė tė shumtė se ata tė kohėve
tė herėshme. Ata u pėrkasin rrymave tė
ndryshme tė artit botėror. Nė kėtė
vėshtrim tė shkurtėr po vecojmė
vetėm katėr prej tyre qė janė tė
njohur edhe nė artin botėror. Kėta janė:
fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), qė jetoi
dhe krijoi nė USA; piktori Abedin Dino (1913-1993)
mik me Picasso dhe personalitete te tjera tė shquar
nė Paris; Ēatin Saraēi (1902-1974)
mik dhe bashkėpunėtor i afėrt i ekspresionistit
Oskar Kokoshka, gjatė viteve qė qėndroi
nė Londėr si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) njė
nga pėrfaqėsuesit e shquar tė kubizmit
nė Itali.
Gjeografia e artistėve tė diasporės sė
re shqiptare pėrfshin shumė vende tė
botės dhe me krijimtarinė e tyre mund tė
bėhet njė album me vepra tė bukura arti.
Nė kėtė krijimtari futen edhe tablote
e artistėve arvanitas, qė banojnė nė
Greqi. Nė vitin 1985 ėshtė botuar nė
Athinė njė album me krijimet e disa autorėve
mė tė njohur arvanitas, por krijimtaria e
tyre ėshtė mė e pasur, ashtu sic eshtė
mė e pasur gjithė krijimtaria e diasporės
sė re shqiptare e cila po shtohet me autorė
tė rinj qė u larguan nga atdheu pas vitit
1990.


Artistėt e Huaj pėr Shqipėrinė
Pikėrisht gjatė shekullit XVIII-tė,
kur nė Shqipėri sapo kishte nisur rrugėn
piktura realiste, nė Salonet e Parisit, nė
disa ekspozita nė Angli, Gjermani, Itali, Austri
etj., u vendosėn edhe tablo me temė shqiptare.
Vepra tė veēanta ishin krijuar edhe mė
parė nga autorė tė shquar si P. Veroneze
(1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrės”,
A. Durer (1471-1528) “Skėnderbeu” vizatim
etj., por gjatė shekjve XVIII-XIX-tė erdhėn
mė shumė piktorė tė shquar drejt
Shqipėrisė. U realizuan disa tablo, etyde,
akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix
(1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C.
Corot (1796-1875), kompozimi i famshėm “Gratė
suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo,
portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V.
Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ē.
Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L.
Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura
shqiptarėsh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi
10 kompozime me skena tė ndryshme nga jeta shqiptare,
ndėrsa anglezi i famshėm E. Lear (1812-1888)
realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo
nė ngjyra vaji nėpėr Shqipėri. Pėrvec
artistėve tė mėsipėrm, ka edhe shumė
autorė tė tjerė tė huaj qė,
ndonėse janė mė pak tė njohur, kanė
realizuar vepra me vlerė pėr historinė
dhe kulturėn shqiptare. Pjesa mė e madhe e
gjithė kėtyre krijimeve qė pėrmendėm
ėshtė pėrmbledhur nė librin e ilustruar
“Albania and albanians in world art” qė
ėshtė botuar nė shqip (1990) dhe nė
anglisht (1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
Sponsored content





Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty
MesazhTitulli: Re: Artet e Bukura tė Shqipėrisė   Artet e Bukura tė Shqipėrisė Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Artet e Bukura tė Shqipėrisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Heidi Montag ushtron artet luftarake
» Foto te Bukura
» Kalate e Shqiperise
» Historia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Arti figurativ dhe krijimtaria-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions