Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kalate e Shqiperise

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Kalate e Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Kalate e Shqiperise   Kalate e Shqiperise Empty30.12.09 6:12

Kalaja e Ali Pashė Tepelenės nė Butrint


Kalate e Shqiperise Alipashe
Pranė qytetit tė Butrintit, ndėrsa rruga tė ēon nė
skajin mė jugor tė Shqipėrisė, nė Konispol, vetėm pak metėr larg detit,
ndodhet njė tjetėr kala e njohur me emėrtimin Kalaja e Ali Pashė
Tepelenės, nė Butrint.

Kjo kala, u ndėrtua pėr tė pėrballuar rezistencėn
franceze. Arkitektura e saj nuk ėshtė shumė e ndėrthurur, gjė qė flet
pėr periudhėn kur francezėt morėn nė kontroll Korfuzin dhe kėrkonin tė
depėrtonin nė qytetin e Butrintit si njė pasuri e madhe arkeologjike
dhe vlerash tė tjera.

Aktualisht kalaja ka vetėm njė hyrje.
Punim i njėjtė i gurit dhe dora e vetme e ndėrtimit flasin pėr njė periudhė tė vetme tė ndėrtimit tė kalasė sė mėsipėrme.Tė dhėnat historike tregojnė se kjo kala ėshtė ndėrtuar rreth vitit 1807, nėn kujdesin e vetė Ali Pashė Tepelenės.


Kalaja e Bashtovės


Kalate e Shqiperise Bashtova

Kėshtjella e Bashtovės ėshtė ndėrtuar mbi njė
terren fushor, rreth 400 m nė veri tė lumit Shkumbin. Planimetria e saj
ka formė drejtkėndėshe me pėrmasa 60 x 90 m. Muret janė tė ndėrtuar me
gurė ranorė dhe konglomerat me forma te ērregullta

Kėshtjella ėshtė e pajisur me 8 kulla, tė
vendosura pėrkatėsisht nė tė katėr qoshet dhe nė mesin e ēdo muri tė
saj, me pėrjashtim tė murit tė saj perėndimor qė i takon njė periudhe
tė dytė ndėrtimi. Ato kanė formė rrethore dhe katėrkėndėshe, dhe ishin
tė hapura nga ana e brendshme e kėshtjellės.

Ambienti i brendshėm i tyre ndahej nė 5 kate me dysheme druri.
Kėshtjella e Bashtovės ka pasur 3 hyrje, ku ajo kryesore ndodhej nė mesin e murit verior duke pėrshkuar kullėn qė ndodhej kėtu.
Njė hyrje tjetėr ndodhej nė mesin e murit
perėndimor, dhe tjetra nė pjesėn veriore tė murit lindor. Shkallė tė
cilat mbėshteteshin nė faqen e brendshme tė mureve tė kėshtjellės tė
ngjisnin nė shtegun e rojeve. Vijueshmėria e kėtij tė fundit ndėrpritej
vetėm nga kulla e hyrjes.


Kalaja e Beratit
Kalate e Shqiperise Berat

Kalaja e Beratit ėshtė e ngritur nė njė kodėr 187 metra tė lartė, nė tė majtė tė grykės sė lumit Osum.
Fillimisht, njė vendbanim protourban, nė shekullin e VII - V p.e.s, si
njė pikė strategjike e rėndėsishme, ajo u shndėrrua nė qytet kėshtjellė
me mure qė arrinin nė gjatėsi deri nė 1.400 metra dhe me njė sipėrfaqe
prej 10 ha.
Burimet historike dėshmojnė se prej kėtij viti, kalaja e Beratit ka
qenė objekt i sulmeve tė ndryshme dhe si rezultat pėrmendet nė
dokumente historike tė kohės me njė sėrė emrash. Me emrin e lashtė
Antipatrea pėrmendet nė vitin 216 p.e.s..
Nga romakėt u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbėrve).


Kalaja e Drishtit
Kalate e Shqiperise Drishti

Gjendet nė njė distancė prej 6 km nga Ura e Mesit
mbi lumin Kir. Fshati i sotėm gjendet poshtė vend gėrmimit tė
Drivatiumit tė lashtė. Ai u ngrit nė periudhėn romake si njė vendbanim
nė rrugėn Shkodėr - Kosovė.

Nė antikitetin e vonė, kjo kala ishte njėra prej fortesave zinxhir qė mbronin Shkodrėn.
Kalaja gjendet nė njė kodėr 800 metra e lartė. Brenda mureve tė kalasė gjenden 11 shtėpi tė fshatit qė formojnė njė lagje.


Kalaja e Elbasanit

Kalate e Shqiperise Kalaja%20ulbasoni

Ėshtė njė kala fushore nė qytetin e Elbasanit. Ajo pėrmendet pėr herė tė parė nga Kristobuli, historian i Mehmetit tė II -tė.
Objekt studimi i plotė, kalaja u bė nga arkeologėt
austriakė, Prashniker dhe Shober tė cilėt konstatuan se poshtė mureve
mesjetare kishte fortifikime tė periudhės antike.

Kalaja ka formė katėr kėndore me pėrmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla qė ka pasur, sot ruhen vetėm 8 prej tyre.
Nė periudhėn e vonė antike, qyteti brenda kalasė me emrin Skampini, nisi jetėn si qendėr banimi pranė rrugės Egnatia.
Rindėrtimi i kalasė u bė nga turqit pėr qėllime strategjike.
Sot muret brenda kalasė janė tė banuara. Aty
gjenden edhe objekte tė rėndėsishme kulti si tė besimit mysliman ashtu
edhe tė atij kristian.


Kalaja e Gjirokastrės

Kalate e Shqiperise Gjirokastra
Kalaja e Gjirokastrės, pėrmendet pėr herė tė parė si qytet dhe kėshtjellė nė vitin 1336.
Nė kėto vite, ajo ishte qendra e feudalėve shqiptarė Zenevisė.
Historianė tė ndryshėm mendojnė se ekzistenca e
kalasė sė gurtė ėshtė mė e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza
ndėrtimi, tė cilat lidhen me periudhėn para dhe pas Pashallėkut tė
Janinės dhe fortesave tė Ali Pashė Tepelenės.

Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit tė Ali
Pashės, ruhen vetėm pak gjurmė pasi muret janė veshur deri nė lartėsi
nga ndėrtimet e reja.

Me kalimin e viteve, ajo filloi tė luajė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit.
Nė vitin 1812, kalaja e Gjirokastrės u pushtua nga Ali Pashė Tepelena, i cili filloi rindėrtimin e saj.
Kalaja pėrmbante pėrveē barakave pėr vendosjen e
njė garnizoni prej 5 mijė ushtarėsh, magazina tė shumta nėntokėsore qė
ishin llogaritur mirė pėr sigurimin e municioneve dhe ushqimeve tė
nevojshme.

Kronikat e kohės pėrmendin se vetėm pėr ndėrtimin
e vendqėndrimit tė Ali Pashės, njė kullė pranė kėndit juglindor, punuan
1500 vetė. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės, Kalaja do tė humbiste
shkėlqimin e saj.

Nė vitet e luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore,
ajo do tė shėrbente si vendstrehim pėr banorėt e qytetit pėr tu
mbrojtur nga bombardimet ajrore.



Kalaja e Kaninės

Kalate e Shqiperise Kanine
Ndodhet 6 km larg nga qyteti
i Vlorės. Kalaja ngrihet nė majė tė njė kodre me lartėsi 380 metra mbi
nivelin e detit. Ajo ka njė sipėrfaqe prej 3.6 hektarė.

Kjo kala ėshtė pėrmendur qė
nė shekullin e IV. Megjithatė aty janė zbuluar gjurmė qė prej periudhės
ilire. Mendohet se ėshtė ndėrtuar qė nė shek III -tė.

Gjurmė tė mėpasshme janė ato tė periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja ėshtė rindėrtuar nga Justiniani nė shek e V -tė dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani nė 1531.

Kalaja e Krujės

Kalate e Shqiperise Kruja
Ėshtė objekti kryesor turistik i qytetit tė
Krujės. Kėshtjella ėshtė ngritur gjatė shekujve tė V - VI. Ajo ka
trajtė eliptike me njė perimetėr prej 804 metrash. Muret rrethuese janė
tė pėrforcuara nga 9 kulla. Nė pjesėn mė tė lartė, nė veri - lindje,
ngrihet kulla e Sahatit, e cila shėrbente pėr vrojtim dhe sinjalizim me
kalanė e Petrelės dhe Durrėsit.

Muzeu ndodhet nė hyrjen kryesore tė kėshtjellės.
Muzeu ėshtė pėruruar nė vitin 1982.
Krahas stendave qė shpjegojnė veprimtarinė e
Skėnderbeut, nė muze ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime qė
lidhen me kėtė figurė legjendare.

Muzeu ka karakterin e njė memoriali dhe ka elemente tė tilla si; harqe guri, piktura nė xham etj.
Brenda mureve tė kalasė gjenden disa shtėpi dhe Teqeja e Dollmasė.
Nė perėndim tė kėshtjellės ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lėkursit

Kalate e Shqiperise Likursi
Gjendet 2 km nė jug tė qytetit tė Sarandės. Kalaja
ngrihet mbi njė kodėr mjaft dominante dhe ofron njė pamje tė
mrekullueshme. Prej kėndej mund tė observohet njė distancė me rreze
deri nė 60 km.

Kalaja ka formė katėr kėndore ku nė secilin kėnd ngrihen kulla tė rrumbullakėta..
Sipas disa burimeve kalaja ėshtė ndėrtuar nė vitin
1537 nga Sulltan Sulejmani nė kuadėr tė fushatės sė tij pėr tė pushtuar
ishullin e Korfuzit.

Nė kala ndodhet njė restorant.







Kalaja e Lezhės

Kalate e Shqiperise Lezhe


Ngrihet nė majė tė njė kodre me lartėsi 186 metra, nė lindje tė qytetit. Kalaja ka origjine ilire.
Nė vitin 1440 ajo iu nėnshtrua njė rindėrtimi nga
venedikasit dhe mė pas nga osmanėt nė vitin 1522. Kėtu mund tė shihen
gjurmė tė arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.

Objektet mė interesante pėr tu vizituar janė
rrėnojat e ndėrtesave osmane brenda kalasė, xhamia, kulla nė murin
juglindor me njė hark romak dhe kulla ilire nė murin jugor.

Kalaja e Lezhės ėshtė monument kulture.
Prej saj shihet njė pamje mjaft e bukur e fushės sė Lezhės dhe e detit Adriatik.

Kalaja e Margėlliēit

Kalate e Shqiperise Marg

Ndodhet pranė qytetit tė Patosit. Kjo ėshtė njė kala e periudhės antike.
Ajo ngrihet nė majė tė njė kodre dhe i pėrket shek VII.
Kalaja bėnte pjesė nė sistemin mbrojtės satelit tė qytetit antik tė Bylisit.
Margėlliēi ka qenė gjithashtu object, i njė beteje gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Kalaja e Peqinit

Kalate e Shqiperise Peqini

Ėshtė njė kala mesjetare e ndėrtuar nė shek XV.
Themelet e kalasėsė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė
kohėn e ndėrtimit tė rrugės Egnatia dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar
edhe gjatė pushtimit turk.

Muret e kalasė, qė mbajnė edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė pasur njė lartėsi prej rreth 12 metrash.
Bien nė sy frėngjitė pėr vendosjen e topave si dhe format e kullave qė janė poligonale.
Kalaja ndodhet pranė lumit tė Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindėrtimi.

Kalaja e Petrelės

Kalate e Shqiperise Petrela


Kjo kala ndodhet nė rrugėn nacionale Tiranė - Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti.
Ajo ėshtė njė prej pikave kryesore turistike pranė Tiranės.
Kalaja ngrihet mbi njė kodėr shkėmbore sipėr
fshatit me tė njėjtin emėr. Ajo ka trajtė trekėndore me dy kulla
vrojtuese. Ndėrtimi i parė i saj i pėrket periudhės sė antikitetit,
ndėrsa forma e sotme i daton shekullit tė XV.


Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės - Tiranė - Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė.
Kjo kala gjithashtu, bėnte pjesė nė sistemin
sinjalizues dhe mbrojtės tė kalasė sė Krujės. Kėto komunikonin me njėra
- tjetrėn nėpėrmjet zjarreve.

Kjo kala ka qenė nėn komandėn e motrės sė Skėnderbeut, Mamica Kastriotit.
Sot nė ambientet e saj ka shėrbim restoranti. Prej
andej hapet njė pamje mjaft e bukur drejt luginės sė Erzenit, kodrave
me ullinj dhe maleve pėrreth.


Kalaja e Porto Palermos
Kalate e Shqiperise Porto%20palermo

Ėshtė njė kala e vogėl e vendosur nė njė pozicion
mjaft tė bukur nė njė gadishull nė gjirin e vogėl tektonik tė Porto
Palermos (nė antikitet e njohur si gjiri i Panormes) .

Kalaja ka formė tre kėndore. Pėrmasat e saj janė 150 x 400 metra. Lartėsia e mureve arrin nė 20 metra.
Ali Pasha e ndėrtoi kėtė kala pėr nder tė sė shoqes, Vasiliqisė. Nė tė njėjtėn kohė ajo shėrbente edhe si pikė kontrolli.
Gadishulli ku gjendet kalaja ėshtė i mbuluar me
shkurre mesdhetare gjithnjė tė gjelbėrta, ndėrsa nga bedenat hapet njė
pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej
Vasiliqia.


Kalaja e Prezės
Kalate e Shqiperise Preza

Ndodhet sipėr fshatit me tė njėjtin emėr, nė
kreshtėn e kodrės. Kjo ėshtė njė kėshtjellė e vogėl e cila ka nisur tė
ndėrtohet nė shek e XIV dhe ka pėrfunduar nė fillim tė shek e XV nga
ana e familjes feudale tė zonės, Topiajve.

Kalaja ėshtė shpallur monument kulture.
Nė qoshet e saj kalaja ka katėr kulla rrethore.
Kulla e sahatit ėshtė ngritur rreth viteve 1800 -
1850. Ajo shquhet pėr pozicionin mjaft tė bukur, duke kontrolluar
fushėn e Tiranės.

Po kėshtu pėrballė saj ndodhet kalaja e Krujės.
Kjo kala ndodhet gjithashtu, fare pranė aeroportit ndėrkombėtar "Nėnė Tereza", tė Rinasit.
Nė kala ndodhen restorante dhe lokale shėrbimi .

Kalaja e Rodonit


Kalate e Shqiperise Rodoni

Ndodhet nė kepin e Rodonit. Heroi ynė Kombėtar
Skėnderbeu synonte njė dalje tė afėrt nė det,kėshtu ngriti kėtu njė
kėshtjellė. Kjo kala filloi tė ngrihej mbas rrethimit tė parė tė Krujės
nė vitin 1450. Pėrfundimi i saj mendohet tė jetė rreth vitit 1452.

Muri i kėshtjellės sė Rodonit arrinte nė njė
gjatėsi prej 400 metrash dhe nė kulmet e saj kishte kulla tė
rrumbullakėta.Nė vitin 1500, kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat
i veprimtarive abrazive tė ujėrave tė detit, njė pjesė e mureve janė
zhytur nėn ujėrat e detit Adriatik.

Sot vizitorėt mund tė shikojnė muret e jashtėm tė anės sė djathtė, tė cilat pėrfundojnė me njė kullė tė rrumbullakėt.
Pranė kalasė ndodhen edhe rrėnojat e Kishės sė Shėn Pjetrit, tė cilat konsiderohen nga banorėt si vend i shenjtė.

Kalaja e Rozafės
Kalate e Shqiperise Rozafa
Rozafa ėshtė njė prej kėshtjellave mė tė
rėndėsishme nė tė gjithė Shqipėrinė dhe objekti kryesor turistik nė
qytetin e Shkodrės. Ajo rrethohet prej ujėrave tė tre lumenjve: Bunės,
Drinit dhe Kirit.

Emri Rozafa del nė mesjetė, me tė cilėn lidhet
legjenda qė ka nė qendėr mbajtjen e fjalės sė dhėnė. Si subjekt ėshtė
murosja e Rozafės, nuses mė tė re tė tre vėllezėrve qė ngrinin muret e
kalasė, por qė shembeshin natėn.

Nė hyrje tė kalasė ndodhet bozorelievi i Rozafės
dhe uji gėlqeror qė depėrton tek hyrja kryesore dhe lidhet me fantazinė
popullore si qumėshti i gjirit tė Rozafės , i cili u la jashtė gjatė
murosjes pėr tė ushqyer foshnjėn e saj.

Sot shumica e mbetjeve tė kalasė i pėrkasin
periudhės veneciane, asaj osmane (shek XVI - XVII) dhe Bushatllinjve
(shek XVIII - XIX).

Muret e kalasė sė Rozafės kanė njė gjatėsi prej 880 metrash dhe rrethojnė njė sipėrfaqe prej 9 hektarėsh.
Objekte tė tjera brenda kalasė janė cisternat e
ujit tė shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u
kthye nė xhami. Aty ndodhet edhe muzeu i Rozafės qė shpjegon periudhat
e ndryshme tė kalasė.


Kalaja e Tepelenės




Kalate e Shqiperise Tepelena

Kalaja e Tepelenės ėshtė njė monument fantastik dhe me njė vlerė tė jashtėzakonshme.
Kalaja, ėshtė njė revalorizim i Ali Pashė Tepelenės.
Ali Pasha ka lidhur njė pjesė tė madhe tė
historisė sė mbretėrimit, tė veprimtarisė sė tij, tė lidhjeve tė tij
familjare dhe dashurive tė tij.

Kjo kala ka pasur brenda saraje, garnizone dhe
ambiente tė njė jete aristokratike dhe kjo duket qartė nga struktura
solide dhe organizimi perfekt.Kalaja e Tepelenės, nė Mesjetė shquhej
pėr pozitėn e saj strategjike, duke pasur nėn kontroll rrugėt, nga
Gjirokastra pėrgjatė luginės sė Drinos dhe tjetra nga Pėrmeti gjatė
luginės sė Vjosės.

Periudhės para pushtimit turk, i pėrkasin gjurmėt
mė tė lashta, tė njė vendbanimi tė fortifikuar tė kohės. Muratura e
kėtyre konstruksioneve ėshtė ngritur me gurė tė rėndomtė tė endoisur nė
shtresė tė trashė llaēi e gėlqere.

Periudha e dytė e ndėrtimit ka tė bėjė pikėrisht,
me ndėrtimin e kėshtjellės sė vogėl drejtkėndėshe e pėrforcuar me dy
kulla rrethore nė anėn perėndimore tė saj. Nė murin rrethues, dallohen
qartė dy teknika ndėrtimi: teknika Klausonazh, kryesisht pjesa e
poshtme e murit verior dhe pjesa tjetėr ėshtė ngritur me muraturė guri
tė vendosur nė shtresė tė bollshme llaci gėlqerorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Kalate e Shqiperise Empty
MesazhTitulli: Re: Kalate e Shqiperise   Kalate e Shqiperise Empty30.12.09 6:17

Kalaja e Peqinit


Kalaja e Peqinit




Kalate e Shqiperise Peqini

Ėshtė njė kala mesjetare e ndėrtuar nė shek XV. Themelet e kalasėsė
Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit
tė rrugės Egnatia dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit
turk.
Muret e kalasė, qė mbajnė edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė pasur njė lartėsi prej rreth 12 metrash.
Bien nė sy frėngjitė pėr vendosjen e topave si dhe format e kullave qė janė poligonale.
Kalaja ndodhet pranė lumit tė Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindėrtimi.



Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


• Ten things you didn't know about images on Wikipedia •



Shko te: navigacion, kėrko

Themelet e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės "Egnatia" dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej rreth 12 metrash. Kalaja e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e XIV-tė
nga turqit, tė cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili ndėrtoi
njė saraj dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit qė ka
jetuar nė kalanė e Peqinit.
Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit
tė XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė
rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5
topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla.
Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės
ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me
llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra
larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė
gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė
lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė.
Peqini shtrihet ne pjesen qendrore te Shqiperise. Rrethi i Peqinit
ėshtė njėri nga 36-tė rrethet e Shqipėrisė. Rrethi i Peqinit ka 33,000
banorė (sipas 2004), njė sipėrfaqe prej 191 km2 dhe kryeqendėr Peqinin.

Klodiana-Biklinet-Peklin-Peqin Peqini eshte nje vendbanim i lashte
ilir,ne bregun e djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike
deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet me te
lashte te vendit tone .Pozicioni gjeografik,ia jepte atij nje mundesi
te tille,duke qene i vendosur pergjate rruges se vjeter te KANDAVISE e
me pas te asaj EGNATIA, i njohur me emrin KLODIANA. Ne burimet
historike te vitit 1431 therritet me emrin BIKLINET dhe me pas
PEKLIN.Gjate mesjetes se vone u zhvillua si qebder tregtaree zejtare E
kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet ne momumente
historike te qytetit,si kalaja dhe xhamija me kullen e sahatit.. Nga te
gjtihe vizitoret e huaj Peqini dhe krahina e tij permendet per popullin
e tij bujar e mirkprites,per shtepite e kopshte te bukura,kodrat e
veshura me ullij e gjelberim si dhe fushen e gjere pjellore,qe lumi
Shkumbin i pershkon fund e krye. Ne Peqin eshte parashikuar te kaloje
rruga e ,Korridorit te tete; ,cka do ti sjelle kesaj zone mjaft
favorizime ekonomike. Peqini i perket krahines se shqiperise se Mesme
dhe si i tille folkloridhe veshjet jan tipike te kesaj krahine
Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit, ku vihen re
ndikimet te krahinave jugore.Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv
ne te gjitha ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale
patriotč e luftetare te shquar,intelektual e veprimtare te perkushtuar
per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike,kulturore e
sportive.Themelet e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės
romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės "Egnatia" dhe mė pas ėshtė
rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe
emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej
rreth 12 metrash. Kalaja e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e
XIV-tė nga turqit, tė cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili
ndėrtoi njė saraj dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit
qė ka jetuar nė kalanė e Peqinit.

Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit tė
XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė
rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5
topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla.
Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės
ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me
llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra
larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė
gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė
lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė.


Kalaja Peqinit

Themelet
e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e
ndėrtimit tė rrugės "Egnatia" dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe
gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe emrin e vendbanimit
ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej rreth 12 metrash. Kalaja
e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e XIV-tė nga turqit, tė
cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili ndėrtoi njė saraj
dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit qė ka jetuar nė
kalanė e Peqinit.
Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit tė
XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė
rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5
topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla.
Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės
ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me
llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra
larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė
gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė
lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kalaja_e_Peqinit

(Clicks: 5;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details





KS Shkumbini

Faqja e skuadres se Peqinit, KS Peqini

http://www.ksshkumbini.com/

(Clicks: 3;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details





Peqin Foto

Foto nga Peqini, Elbasan, Albania

http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-search-peqin.html

(Clicks: 16;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details





Peqini

Nga
5 janari deri nė 12 korrik tė vitit tė stėrlargėt 48 para Krishtit,
kėto anė u bėnė kryeqyteti i botės. Jul Ēezari qė kishte nė krah Mark
Antonin u ndesh me trupat e Pompeut. Ēezari marshonte qė nga Jugu, pasi
kishte marrė mė parė Orikumin dhe Apolloninė.Pompeu vinte nga Kandavia,
diku nga territoret e sotme tė Maqedonisė. Preja ishte Durrėsi.
Rruga qė nga Apolonia drejtohet kah Veriu pėrqafon kėne tat dhe kalon
ujėrat pėrmes tragetesh parake e tė mėdha.Prej andej rruga vijon nga
Apsusi (Semani), duke kaluar shpesh nėpėr pyje, nė njė zonė kodrinore
mjaft tė populluar, e cila nė Lindje shndėrrohet nė njė rrafshinė tė
kėndshme qė kurorėzon njė qytet malor.Duke ecur mė tej, rruga i afrohet
luginės sė Genususit (Shkumbinit), e punuar mirė, ku bashkohet me
rrugėn qė vjen nga Lindja. Rruga tashmė ecėn mė tej nė anėt e
lartėsive, duke pasur nė tė majtė pyje tė gjėra, si edhe njė fushė ku
kullosin bagėtia. Pastaj shtyhet nė njė ngushticė tė gjatė pėr t‘iu
afruar bregdetit ranor pėrmes njė zone kodrinore mjaft tė thyer, me
rrėpira tė thella dhe, sė fundi, me drunj tė dendur pyjorė. Si kalon
nėpėr murin shkėmbor tė Malit tė Bardhė (Shkėmbi i Kavajės), ndriēimi i
tė cilit pasqyrohet nė det, vjen nė qytetin detar tė Durrėsit.Shohim
qytetet qė nga koha e Greqisė, qė merren me tregti, pranė atyre ilirė
qė janė helenizuar sipėrfaqėsisht; dhe nėpėr fshatra njė popullsi qė e
punon tokėn nė njė mėnyrė tepėr parake, qė merret me rritjen e
kafshėve, paksa me pėrfitim e qė rrėgjohet nga malaria.Nė kėtė tokė
troket tani hapi i dy ushtrive romake, qė marshojnė nga jugu dhe nga
lindja pėr tė luftuar pėr zotėrimin e botės"... Pėr fat tė mirė nuk
ėshtė se po udhėtojmė nė ndonjė zonė lufte, as po shohim skenarin e
ndonjė filmi qė bėn fjalė pėr ndodhi tė vjetra. Ndėrsa po udhėtojmė pėr
nė Peqin, jemi duke shfletuar librin e njė historiani tė vjetėr. Pėr
pak ēaste e harrojmė lumin e makinave qė vjen pėrballė nesh mbi rrugėn
nacionale.Jemi vetėm ne dhe historitė e vjetra.Nga 5 janari deri nė 12
korrik tė vitit tė stėrlargėt 48 para Krishtit, kėto anė u bėnė
kryeqyteti i botės. Jul Ēezari qė kishte nė krah Mark Antonin u ndesh
me trupat e Pompeut. Ēezari marshonte qė nga Jugu, pasi kishte marrė mė
parė Orikumin dhe Apolloninė. Pompeu vinte nga Kandavia, diku nga
territoret e sotme tė Maqedonisė. Preja ishte Durrėsi.Tė dy palėt u
ndeshėn diku afėr Shkėmbit tė Kavajės, por e gjithė zona e Shqipėrisė
sė Mesme pėrmendet nė pėrshkrimet e betejave.Shumė vajza nė Shqipėri
mbajnė emrin Klodiana. Me siguri vetėm pak prej tyre e dinė qė tė
gjitha ato nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr duhet ta konsiderojnė veten
peqinase. Sepse Klodiana ishte emri i vjetėr i Peqinit tė sotėm. Ishte
njė stacion postar mbi rrugėn e famshme Egnatia. Makina e ka lėnė pas
rrugėn e Jugut dhe ka marrė drejtimin e Lindjes. Tani ka ardhur koha qė
ta mbyllim atė librin e vjetėr.
Brenda kalasė sė vjetėr.
Nė fillim kapėrcejmė Shkumbinin. Shirat e ditėve tė fundit e kanė
kthyer ujin e tij nė njė rrjedhė tė trashė, tė kafenjtė.Njė karrocier
na pėrshėndet me hare tesa na shikon qė po fotografojmė luginėn e lumit
mė tė njohur tė krejt zonės. "Ėshtė i bukur hė?", thotė me kėnaqėsi
teksa kali i tij vazhdon rrugėn kokulur.Si pėr tė na larguar edhe mė
nga leximet e lashtėsisė, na sjell nė vete edhe njė zė fort i njohur.
"Po ku jeni mėr ēuna.Shyqyr qė na erdhėt se ngelėt nėpėr male...".
Eshtė miku i vjetėr Bujar Dajismaili.Bujari, gazetar i vjetėr sportiv
dhe bashkėpunėtor me shumė organe tė shtypit, ėshtė njė peqinas i
vjetėr. Eshtė tamam udhėrrėfyesi qė na duhet kėtė ditė."E para ėshtė
kalaja", bėn me kokė Bujari nga njė ndėrtesė e gurtė. Nė skaj tė saj
hasim plot njerėz. Njė lloj pazari i madh ngatėrrohet me historinė.
Tani do tė kemi rastin qė emrat e vjetėr t‘i pėrziejmė me ēmimin e
patateve apo tė domateve.Nė Peqin nuk e mbajnė mend saktėsisht
kohėn kur ėshtė ndėrtuar njė nga tė paktat kala fushore tė Shqipėrisė.
Studiuesit mendojnė se ėshtė ngritur andej nga shekulli XV, nė njė kohė
me "motrėn" mė tė madhe, atė tė Elbasanit. Si do qė tė jetė, tė vjetrit
e qytetit ende e tregojnė njė legjendė,
sipas sė cilės, kalaja ėshtė ndėrtuar natėn. Ditėn i gjithė kantieri
mbulohej me gjethe pemėsh qė tė mos shihej nga armiku. Peqinasit e
vjetėr e mbajnė mend edhe emrin e zotit tė parė tė kalasė, Sulejman
beu, pasuesit tė cilit mbetėn bejlerė nė qytet. Kėshtjella nuk ka pasur
edhe aq jetė tė paqtė sikurse na
duket sot. Nė shekullin XVIII ajo u shndėrrua nė mollė sherri mes
pashallarėve tė Beratit dhe tė Shkodrės. Zotėrimi i daljes sė
Shkumbinit nė det ishte njė gjė fort e rėndėsishme pėr kohėn.Nuk jemi
vetėm ne dhe Bujari qė kacavirremi mureve tė kalasė sė vjetėr. Njė
burrė i moshuar na bėn pėrshtypje, sepse ėshtė krejt i bardhė. Ka nė
krye njė qeleshe tė bardhė, flokėt i ka krejt tė thinjura, kėmisha,
pantallonat, kėpucėt, tė gjitha janė krejt tė bardha. Neve nė fillim na
duket si njė njollė e bardhė qė shėtit mureve tė grunjta tė kalasė sė
vjetėr. Por shumė shpejt miqėsohemi me "burrin e bardhė". Ai ėshtė
Sulejman Toli, ish-drejtues lokomotive. "E kam qejf tė bardhėn.Nuk mund
tė bėj pa tė. Edhe nė shtėpi vetėm televizorin e kam tė zi. Nuk kam
gjet akoma njė tė bardhė. Kėshtu e kam, fiksim...". Bashkė me Dajė
Sulėn ecim njė copė herė nėpėr sheshin e madh tė kalasė. Nga jashtė
mureve na vjen zhurma qė bėhet te pazari i "gabit". Njė ngarkesė e mirė
me kėpucė tė pėrdorura porsa ka mbėrritur. "Kam qenė edhe unė nė burg -
nis tė flasė befas Dajė Sula - kam bėrė dy vjet, katėr muaj, 17 ditė e
pesė orė burg. Isha makinist. M‘u pėrmbys treni nė Qukės". Pastaj hesht
sėrish, njėsoj sikur tė jetė penduar qė ia kujtoi vetes dhe neve njė
episod qė ka dashur me kohė ta harrojė. Nuk kemi se ē‘tė shohim mė nė
kalanė e heshtur. Bėjmė tė dalim, kur dėgjojmė pas krahėve tanė njė zė
protestues. Njė burrė plak ėshtė duke mbėrthyer pantallonat: "Hele,
hele, po as sh... nuk tė lejnė me e ba rahat ime!".I kėrkojmė ndjesė
plakut dhe vazhdojmė mė tutje. Vėrtet nuk do tė kishim dashur ta
bezdisnim plakun qė i kryen nevojat atje ku i kanė kryer edhe
paraardhėsit e nderuar.
Nė zhurmėn e qendrės
Peqini ėshtė njė qytet i gjallė. Rruga e re qė e lidh me Elbasanin dhe
me superstradėn duket sikur ia ka thyer shpresėn qytetit, qė kishte
nisur ta ndjente veten si njė xhep. Mjafton tė hedhėsh njė sy nė qendėr
dhe e kupton menjėherė se ky ėshtė njė qytet qė shikon drejt sė
ardhmes. Dy godinat qė bien mė shumė nė sy janė dy ngrehina tė larta:
xhamia dhe sahatkulla. Xhamia e Peqinit ėshtė krejt e ngjashme me atė
tė Ethem Beut nė Tiranė. Po ai stil elegant, po ai portik nė krahun
verior. Miqtė tanė na spjegojnė se ndėrtimi i xhamisė duhet tė ketė
ndodhur nė fillim tė shekullit XIX. Ajo ėshtė ndėrtuar mbi themelet e
njė xhamie tjetėr, dyqind vjet mė tė vjetėr dhe mban emrin e
Abdurrahman beut.Nė krah tė saj lartėsohet sahati, shenjė e njė kohe
kur Peqini mblidhte nė sheshin e tij gjithė fshatarėt e zonės. Edhe ai
ėshtė ndėrtuar pak a shumė nė tė njėjtėn kohė me xhaminė.Neve
pėrfitojmė nga rasti qė tė bėjmė njė vizitė tė shkurtėr te TV Klodiana,
stacioni televiziv lokal. Gazi, drejtori i tv, por edhe kolegu ynė i
vjetėr, na flet me zell pėr planet e tij pėr tė ardhmen. Porse ne e
kemi mendjen te gjėrat e vjetra. "E mora vesh, ju keni ardhur pėr gjėra
tė vjetra", thotė Gazi dhe bashkohet me ne nė shėtitjen peqinase.
Stacioni i parė i trenit
Hekurudha Durrės-Peqin, 44 kilometra, ėshtė inauguruar nė 1947.
Stacioni i parė i trenit ėshtė ndėrtuar pikėrisht nė Peqin. Bashkė me
miqtė tanė shkojmė njė herė andej nga stacioni i trenit. Nuk ėshtė
shumė larg qendrės, porse kontrasti mes stacionit tė vogėl dhe rrėmujės
qė porsa kemi lėnė pas ėshtė shumė i madh. Ndryshe nga qendra kėtu
sundon qetėsia e thellė. Njė lopė ecėn e shkujdesur mbi shina, njėsoj
sikur ta dijė se treni i ardhshėm do tė kalojė kėtej pas 24 orėsh."Qysh
i keni hallet?", mundohemi tė imitojmė dialektin vendas teksa takojmė
pronarin e njė kioske tė vogėl, krejt e nė anė tė shinave. "Shifni e
flisni vetė", bėn me shenjė pronari i mėrzitur teksa na tregon karriget
bosh.
Sekretet e Xhejes
"Njė kafe te Xheja" ka qenė dikur njėsoj si "kafe te Rrema", apo "njė
kafe te Xhafa". Xheja ishte banakierja e klubit
mė tė njohur tė Peqinit. Tek ajo ndalonin shoferė, endacakė, ministra,
mėsues, doktorė, sportistė. Tė vijė nė Peqin dhe tė mos ndaloje te
Xheja ishte njėsoj sikur tė mos kishe ardhur fare. Xheja ka dalė nė
pension. Ne e takojmė nė bahēen e saj tė stėrmbushur me lule. "Nuk kemi
si tė ikim pa pi njė kafe te Xheja", i themi dhe ajo vrapon tė verė nė
zjarr xhezven e vjetėr. "Cili ėshtė sekreti i njė kafeje tė mirė?", e
pyesim Xhejen."Ē‘a sekreti mėr ēuna! Nuk ka asnji sekret. Mjafton tė
rush gramaturėn dhe kafja del e mirė vetė - pėrgjigjet plaka e menēur
dhe pastaj kujtohet menjėherė - po edhe sjellja e mirė duhet. Po edhe
duhet me qenė i palodhur. Unė kam punu gjithė jetėn dy turne nė
kamė...". Xheja na pėrcjell deri te "kryt e rrugicės". Neve na duket
sikur nga pas na ndjek era e mirė e bahēes sė saj.
Mbi kalldrėmin mijėravjeēar
Bujari dhe Gazi duan tė na tregojnė edhe njė copė tjetėr tė Peqinit. "E
keni dėgjuar Via Egnatia - pyesin tė dy thuajse nė njė kohė - hajeni ta
shihni se si ka qenė".Nė fillim kalojmė disa shtėpi tė ulėta dhe marrim
rrugėn drejt periferisė. Peizazhi sa vjen e bėhet i dyfishtė, diēka mes
fshatit dhe qytetit. Nėpėr rrugėt e ngushta hasim njėsoj edhe Mercedes
tė shtrenjtė edhe mushka tė djersitura. Mė nė fund kemi mbėrritur diku
afėr varrezave. Kėtu bėjmė njė kthesė sa pėr tė vėnė njė tufė me lule
mbi varrin e Mustafa Gjinishit dhe motrės sė tij. Historia e tij
vazhdon tė diskutohet ende sot e kėsaj ditė. Vetėm ca metra mė tej
mbahet ende nė kėmbė njė urė fort e vjetėr. E mbytur nga ferrat, por
gjithsesi nė kėmbė. Bujari dhe Gazi na tregojnė njė shteg ku ende
dallohen gjurmėt e kalldrėmit tė vjetėr. "Ja ku ka kaluar Via Egnatia",
bėjnė me shenjė duke tundur kokėn me keqardhje.Grumbuj gurėsh nga
xhadeja e vjetėr janė bėrė tashmė gati pėr t‘u pėrdorur pėr
ndėrtim.Brenda pak minutash jemi sėrish nė rrėmujėn e qendrės. Teksa
shkojmė edhe njė herė drejt urės sė Shkumbinit na pėrzihen edhe njė
herė ndėr krye Jul Ēezari, pashallarė tė vjetėr, Gjinishi, Xheja... Tė
gjithė sikur tė kenė jetuar nė tė njėjtėn kohė.
Gjinishi i Peqinit
Ai lindi nė njė shtėpi qė nuk ishte as njėzet metra larg kalasė sė
lashtė.Mustafa Gjinishi ishte djali i Adem Gjinishit, figurė shumė e
njohur dhe e nderuar nė Peqin, delegat nė Kongresin e Lushnjės dhe mik
i ngushtė i Aqif Pashės sė Elbasanit. Dukej se ishte nga ata njerėz qė
nuk i duronin padrejtėsitė, andaj qė nė zgjedhjet e para politike nė
1921 iu kundėrvu mashtrimeve dhe dallkaukėve. Shqipėria e asaj kohe
ishte njė vend fort i rrezikshėm. Nė nėntorin e 1923, Adem Gjinishi
vritet nga dy vrasės me pagesė, nė njė atentat pranė shtėpisė sė tij nė
Peqin. Mustafa Gjinishi ishte vetėm 11 vjeē. Kjo ngjarje tragjike i
ndryshoi jetėn pėrgjithmonė.Pastaj erdhi Tirana dhe shkolla teknike e
Fulcit, ku Gjinishi ishte njė nga nxėnėsit mė tė dalluar. Shumė shpejt
lidhet me qarqet komuniste qė ishte "moda" e viteve ‘30. Ishte shok me
Demir Godellin (njė tjetėr peqinas i shquar), Asim Vokshin, Isuf
Kambon, Ali Kelmendin, Petro Markon, Burgimin e parė e provon kur ishte
21 vjeē. Nė 1935 ridėnohet pas kryengritjes sė Fierit. Kėtė herė dėnimi
ishte:Me varje! Zogu ia kthen dėnimin nė 101 vite burg.Pas 7 prillit
1939 emigron nė Jugosllavi. Nė 1941 mbėrrin nė Pezė, ku Myslym Peza,
"Baba", kishte nisur rezistencėn e armatosur. Ishte anėtari nr. 93 i
PKSHsė.Ishte anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacionalēlirimtar qė u
zgjodh nė Pezė nė shtator 1942 dhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė
UNĒL. Njeri i aksionit dhe i luftės, qė gėzonte
shumė besim nė tė gjithė zonėn e Shqipėrisė sė Mesme. Bashkė me Ymer
Dėshnicėn mbrojtėn idenė e Shqipėrisė sė vėrtetė dhe tė bashkimit tė tė
gjitha forcave politike nė luftė kundėr pushtuesit tė huaj nė
konferencėn e shumėdiskutuar tė Mukjes.Prestigji qė gėzonte dhe idetė
nacionaliste duket se i vunė nė hall tė madh qarqet, qė po bėheshin
gati tė merrnin pushtetin pas luftės, dhe emisarėt jugosllavė.Kishte
shumė kontradikta parimore me Enver Hoxhėn dhe Miladin Popoviēin.
Fillimisht e largojnė nga Peza, duke e dėrguar nė Peshkopi, njė zonė qė
e njihte relativisht pak.Mė 24 gusht tė 1944, ndėrsa shkonte nga Sllava
pėr nė Peshkopi, sė bashku me Liri Gegėn dhe majorin anglez Smith, bie
pre e njė atentati misterioz. Trupi i tij u varros nė fillim me nderime
tė mėdha, pastaj vetė Enver Hoxha e quajti "spiun tė anglezėve" dhe
motra e tij Xhemilja u internua nė fshatrat e Vlorės. Familjarėt e
Gjinishit kanė mbledhur dokumentacionin, i cili provon se vrasja e tij
ishte njė atentat i pastėr politik.Varri i tij nė Peqin nuk ėshtė gjė
tjetėr veēse njė grumbull dheu nga vendi ku ai ishte varrosur mė parė.
Eshtrat e tij nuk u gjetėn kurrė.

http://www.zeriyt.com/viset-e-tjera-shqiptare/peqini-t44385.0.html

(Clicks: 1;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details





Peqini Wikipedia

Peqini
shtrihet ne pjesen qendrore te Shqiperise. Rrethi i Peqinit ėshtė njėri
nga 36-tė rrethet e Shqipėrisė. Rrethi i Peqinit ka 33,000 banorė
(sipas 2004), njė sipėrfaqe prej 191 km2 dhe kryeqendėr Peqinin.
Klodiana-Biklinet-Peklin-Peqin Peqini eshte nje vendbanim i lashte
ilir,ne bregun e djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike
deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet me te
lashte te vendit tone .Pozicioni gjeografik,ia jepte atij nje mundesi
te tille,duke qene i vendosur pergjate rruges se vjeter te KANDAVISE e
me pas te asaj EGNATIA, i njohur me emrin KLODIANA. Ne burimet
historike te vitit 1431 therritet me emrin BIKLINET dhe me pas
PEKLIN.Gjate mesjetes se vone u zhvillua si qebder tregtaree zejtare E
kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet ne momumente
historike te qytetit,si kalaja dhe xhamija me kullen e sahatit.. Nga te
gjtihe vizitoret e huaj Peqini dhe krahina e tij permendet per popullin
e tij bujar e mirkprites,per shtepite e kopshte te bukura,kodrat e
veshura me ullij e gjelberim si dhe fushen e gjere pjellore,qe lumi
Shkumbin i pershkon fund e krye. Ne Peqin eshte parashikuar te kaloje
rruga e ,Korridorit te tete; ,cka do ti sjelle kesaj zone mjaft
favorizime ekonomike. Peqini i perket krahines se shqiperise se Mesme
dhe si i tille folkloridhe veshjet jan tipike te kesaj krahine
Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit, ku vihen re
ndikimet te krahinave jugore.Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv
ne te gjitha ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale
patriotč e luftetare te shquar,intelektual e veprimtare te perkushtuar
per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike,kulturore e sportive.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Peqini

(Clicks: 3;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details





Peqini.com

Peqini
Online - Portalli
Miresevini ne Peqin Gjithcka rreth Peqinit Informacione nga Peqini
lajme histori aktualitet kulture forum peqini diskutime foto peqin
video Peqini

http://www.peqini.com/

(Clicks: 8;
Pagerank: 0;

Listing added: Jan 2, 2009) ::
Listing Details



Kalate e Shqiperise Post-16-1162902496
Kalate e Shqiperise Fig163
Kalate e Shqiperise Peqini
Kalate e Shqiperise Fig162
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
 
Kalate e Shqiperise
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia Shqiptare
» Kushtetuta e Republikes se Shqiperise
» 28-29 nentori (Pavarsia e Shqiperise)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Viset shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions