Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Anjeza: Do pozoj pėr Playboy

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aNISa
Vip
Vip
aNISa


Numri i postimeve : 89
Registration date : 28/03/2009
Age : 43
Location : London

Anjeza: Do pozoj pėr Playboy Empty
MesazhTitulli: Anjeza: Do pozoj pėr Playboy   Anjeza: Do pozoj pėr Playboy Empty31.12.09 2:52

Anjeza: Do pozoj pėr Playboy 1260793790-anjeza-do

Anjeza: Do pozoj pėr Playboy

Muzika ka sigurisht vendin e parė nė listėn e projekteve tė saj, por nuk i thotė kurrė jo ofertave tė tjera. Anjeza Brankės sapo i ka ardhur njė propozim i ri. Drejtues tė revistės sė njohur gjermane “Playboy”, pasi kanė parė disa foto tė kėngėtares qė ka bėrė mė parė, e kanė pėlqyer dhe i kanė propozuar pėr tė qenė pjesė e kopertinės e veshur me bikini.

Si ndihet Anjeza pas publikimit tė albumit tė ri, a mendon se ia ke arritur qėllimit?

Ėshtė duke ecur shumė mirė dhe kėtė po e shoh nė koncertet e fundjavave, kur tė gjithė kėndojnė kėngėt e albumit tim dhe kjo mė gėzon shumė. Ishte njė projekt qė e kisha menduar prej kohėsh dhe mė nė fund e realizova. Jam e lumtur pėr kėtė.

Sa kėngė ka albumi dhe ēfarė rrymash pėrmban?

Pėrmban 9 kėngė janė hitet e mia dhe disa kėngė tė reja. Muzika ėshtė punuar nga Hila, Stine, Darko Dimitrov, Limoz Kozeli dhe Bertan Asllani. Rrymat janė RnB, kėngė tė lehta, balada dhe RnB folk. Kjo ėshtė rryma qė mė pėlqen dhe jam rritur.

Ka pasur komente pėr klipin, si ėshtė pritur nė publik?

Deri tani kam marrė vlerėsime pozitive dhe kjo mė bėn tė ndihem mirė, mė motivon pėr tė punuar mė shumė. Kjo pėr artistėt ėshtė shumė pozitive dhe pėr mė tepėr qė kėngėt e mia janė vlerėsuar brenda dhe jashtė vendit. Shumė mė kanė thėnė pėrse nuk kisha koreografi duke qenė se unė kėrcej bukur, por duke qenė se kėnga ishte e thjeshtė kam bėrė disa kėrcime tė improvizuara, pėr tė qenė vetvetja.

Ke hequr dorė nga festivalet apo do tė ketė ndonjė pjesėmarrje?

Jo, pasi publikova albumin dhe klipin e ri jam penduar pak qė nuk mora pjesė tek “Kėnga Magjike”, por mendoj se do tė marr pjesė nė festivalin e fundvitit nė TVSH me njė kėngė tė muzikės sė lehtė, pas herės sė parė qė mora pjesė nė vitin 1998.

Duetet tuaja kanė qenė tė suksesshme, ke ndonjė projekt tė ri?

Normalisht mė pėlqen mė shumė qė tė kėndoj solo, por nuk mund t’u them jo bashkėpunimeve. Sigurisht kur bėhet fjalė pėr artistė me tė cilėt na pėrshtatet vokali dhe rrymat muzikore. Do tė kem dy duete tė reja, por emrat le tė jenė surprizė, mjafton tė them qė janė emra tė njohur tė muzikės shqiptare.

Pjesa mė e madhe e kėngėtareve nė Shqipėri janė femra, ndihesh e frikėsuar nga konkurrenca?

Aspak nuk ndihem e frikėsuar nga konkurrenca pasi tregu ka rryma tė ndryshme dhe kėtė e vendos publiku. Mendoj qė ka kėngėtare tė mira qė i vlerėsoj si Aurela Gaēe, Elvana Gjata, Ēiljeta apo Ingrid Gjoni. Pra, kjo konkurrencė varet pėrballė kujt, pasi tė gjithė kėngėtarėt vlerėsohen pėr atė qė transmetojnė te publiku.

Prej pak kohėsh jeni ndarė nga i fejuari, si po e pėrjetoni kėtė moment?

Pėr momentin jam shumė mirė me veten. Familja mė qėndron afėr, i jam pėrkushtuar profesionit dhe asgjėje tjetėr.

Si vazhdojnė tė jetė raportet mė ish tė fejuarin?

Ai ka jetėn e tij, unė timen, ai mund ta shohė djalin kur tė dojė pasi ėshtė e drejta e tij. Pėr momentin nuk takohemi pasi edhe situata ėshtė e nxehtė, por nė tė ardhmen nuk do tė kishte asgjė tė keqe nėse do ta shihja si shok.

Nuk frekuentoheni fare?

Thjesht mund tė komunikojmė dhe tė pyesim pėr njėri-tjetrin se si jemi dhe kjo me pėlqen. Kam jetuar njė pjesė tė jetės time me tė, ndėrkohė qė ai ėshtė babai i fėmijės tim dhe do tė doja tė dėgjoja pėr tė vetėm gjėra tė mira.

Historia jote e dashurisė ka qenė e komentuar nė media, qė nga njohja deri nė ndarjen, jeni penduar?

Unė nuk pendohem pėr asgjė. Sigurisht qė ishte njė kohė e bukur dhe e vlerėsoj, por nuk kam asnjė arsye qė tė ndihem e penduar.

Po djali e ndien mungesėn e tė atit?

Sigurisht qė ai nuk e ndien mungesėn e babait tė vet, pasi pėr tė kujdeset jashtė mase gjyshi i tij qė e do jashtėzakonisht. Kur tė rritet, ai le tė vendosė pasi atėherė do ta kuptojė vetė situatėn.

Jam pro martesės

Nuk kam ndryshuar mendim nė kėtė drejtim. Jam pro bashkėjetesės, pasi nuk ėshtė mė si dikur qė dasma ėshtė njė moment i bukur dhe kaq. Momente tė tilla njeriu mund tė pėrjetojė nė ēdo kohė, siē ishte pėr shembull festa ime e fundit, ku u mblodhėn tė gjithė dhe ia kaluam shumė bukur. Sigurisht qė nuk mund tė thuash kurrė-kurrė, nėse martesa vjen dhe e sheh tė arsyeshme, mund ta pranosh.



Bluetooth
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.wWw.AlbStar.Tk
 
Anjeza: Do pozoj pėr Playboy
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuk pozoj nudo!
» Anjeza Branka
» Anjeza Shahini
» Diplomon Anjeza Shahini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Thashetheme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions