Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar” Empty
MesazhTitulli: Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar”   Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar” Empty04.09.10 4:37

Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar”



Gjithēka e kishte porositur me kujdes, qė tė shfaqej ekzaktėsisht si njė princeshė e paprekshme, qė hyn nė njė godinė tė Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar” Xhemi fortifikuar, nė njė natė shtatori tė vitit 2010. Prezantuesja e njohur e “Top Channel”Xhemi Shehu, ėshtė veshur mbrėmė me tė bardha nė ceremoninė e dasmės sė saj, duke i dhėnė kėshtu fund beqarisė nė moshėn 27-vjeēare. Njė mbrėmje pa shumė zhurmė dhe shumė e izoluar pėr mediat, duke e bėrė tė pamundur fotografimin natėn tė sė premtes nė restorant “Xibraku” nė Tiranė, ku Xhemi ka organizuar ceremoninė e saj tė martesės, qė filloi fiks nė orėn 20:00. Duket pak e tepėrt kjo mani e personazheve tė njohur tė ekranit, qė organizojnė ceremonitė e martesės nė siguri tė lartė, sikur tė ishin yje tė “Hollivood”-it, ndėrkohė qė tė gjithė do tė ishin kuriozė tė shihnin detaje nga njė dasmė VIP. Nė darkėn mė 200 tė ftuar Xhemi ka hyrė pak pas orės 21:00, ndėrkohė qė salla e dekoruar nga miqtė e saj Ami dhe Ermal Mamaqi ishte ideuar nga vetė ajo, gjithēka e bardhė si nė pėrrallė. Xhemi hyri e fundit, e veshur me njė fustan nė tė bardhėn e dėborės, ndėrsa shoqėrohej nga dy truproja, qė nuk lejuan tė shkrepej asnjė aparat fotografik nė momentin qė ajo ngjiti shkallėt pėr tė hyrė nė sallėn e ceremonive te “Xibraku”. Ka qenė njė ceremoni tradicionale nė kėtė dasmė me familjarėt, farefisin, ndėrsa ka munguar dhėndri, biznesmeni Ervis Sula, pasi ashtu siē ėshtė nė traditėn e dasmave shqiptare, dhėndri nuk duhet tė jetė nė darkėn e nuses. Xhemi u kishte rezervuar njė surprizė tė ftuarve, pasi ndėrkohė qė tė gjithė prisnin tė hynte nga hyrja jashtė, ajo ka zbritur nga shkallėt e brendshme tė “Xibrakut”, pasi ndodhej nė ambientet e hotelit, ku kishte hyrė shumė mė parė se tė ftuarit tė mbėrrinin nė lokal. Nė kėtė ceremoni ishin pothuaj tė gjithė kolegėt e saj mė tė afėrt tė “Top channel”, mes tė cilėve Adi Krasta, Alessia, Arbana Osmani, Albana Osmani, Ledion Liēo, kėngėtarėt e orkestrės sė “Top Show-t”, si dhe disa aktorė tė spektaklit tė humorit “Portokalli”, si Florian Binaj, Ervina Kotolloshi, Salsano Rrapi, etj. Tė ftuarit tė veshur me shumė klas, dukej qė ishin tė pėrgatitur pėr njė dasmė me dyer tė mbyllura dhe pa shumė zhurmė. Shumė pak prej tyre kishin nė duar lule, ndėrsa pjesa mė e madhe e tė ftuarve kishin ardhur me dhurata nga mė tė ndryshmet nė duar. Ata i ka pritur njė nuse aspak e pikėlluar, por e qeshur si Xhemi nė ceremoninė e organizuar nga “Ami event” deri nė detajet mė tė vogla. Dekorimi, fustani, torta, konfetat, lulet, bizhutė dhe ftesat qė Xhemi u shpėrndau miqve tė ftuar ishin pėrgatitur tė gjithė nga Ami, mikesha e saj.




Dasma e dhėndrit tė dielėn, mė pas muaj mjalti nė Amerikė

Ndėrkohė qė Elvis Sula do tė organizojė ceremoninė e tij tė dasmės nė Hotel “Sheraton” tė dielėn nė mbrėmje, edhe pse ende nuk dihet saktė sa do tė jetė numri i tė ftuarve. Xhemi do tė ngjitet nė altar, duke e celebruar kėshtu lidhjen katėrvjeēare me bashkėshortin e saj tė ardhshėm, administrator i njė shtypshkronje nė Tiranė. Ata kanė menduar qė pas natės sė tė dielės tė nisen drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr tė shijuar muajin e mjaltit nė Karaibe. Pas kthimit nė Tiranė, ata do tė nisin jetėn e re si tė martuar nė shtėpinė e tyre tė sapopėrfunduar, njė apartament luksoz nė Tiranė. Xhemi dhe Visi u lidhėn katėr vite mė parė, por gjithmonė janė ruajtur ta mbajnė larg mediave kėtė lidhje. Komentet e saj pėr lidhjen me Visin ishin paralelisht me rikthimin e saj nė ekranin e “Top Channel” pėrkrah Adi Krastės nė programin “E diell”.


PanoramaPlus

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Xhemi Shehu, Mbrėmė dasma e “blinduar”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhemi Shehu - balerina shqiptare
»  Dasma e Bogdanit, secili me paret e veta
» Xhemi Dhe Visi
» te rejat e fundit rreth vipave shqiptar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions