Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Larisa
Super Moderator
Super Moderator
Larisa


Numri i postimeve : 53
Registration date : 31/01/2009
Location : Tirane

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Empty
MesazhTitulli: Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)    Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Empty08.07.10 23:42

Lumi Drin
Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Lumi+Drin
Lumi Drin ėshtė lumi mė i gjatė i trojeve shqiptare. Ai
derdhet nė Detin Adriatik, afėr Lezhės dhe ne lumin e Bunės, degė qe u
formua pas njė pėrmbytjeje nė shekullin e 19. Drini formohet afėr
qytetit tė Kukėsit me bashkimin e dy degėve kryesore tė tij: Drinit tė
Bardhė qė buron afėr Pejės, Kosovė dhe Drinit tė Zi qė buron nė Shėn
Naumi, Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti pėr
nga kapaciteti pas Bunės. Pėr shkak tė liqejve artificial tė krijuar, si
ai i Fierzės, Komanit, e Vaut tė Dejės, njė pjesė e Drinit ėshtė bėrė i
lundrueshėm. Megjithatė, pėrmbytjet nė zonen e Lezhės janė tė

pėrvjetshme edhe sot e kėsaj dite

Drini i Bardhė

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  0
Lum qė pėrshkon pjesėn perėndimore tė Kosoves,
respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga njė gurrė nė
Bjeshkėn e Rusolisė, sipėr fshati Katundi i Ri nė vendin e ashtuquajtur
Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe njė ujėvarė tė bukur, para
se tė zbresi nė rrafshira dhe bashkohet afėr qytetit tė Kukėsit me
Drinin e Zi pėr tė formuar Drinin qė nė antikitetė njihet mė emrin
Drillon. Nė territorin e Kosovės, Drini gjarpėron pėr 122 km nė
drejtimin veri-jug. Ai mbledhė me vete edhe ujėrat e Lumbardhit tė
Pejės, Erenikut, e Lumbardhit tė Prizrenit. Me njė madhėsi prej 4,646
km², bazeni i Drinit ėshtė mė i madhi nga katėr bazenet ujėmbledhėse tė
Kosovės.

Drini i Zi

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Black_Drin
Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi buron nga
burimi i Shėn Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes pėrmes Liqenit tė Ohrit
deri nė qytetin e Strugės tė cilin lumi e ndanė nė dy pjesė. Urat e
shumta qė lidhin dy brigjet e Drinit tė Zi i japin Strugės epitetin
"Qyteti i Urave". Lumi rrjedh nė veri nė drejtim tė qytetit tė Dibrės nė
njė zonė malore, ku pastaj e shėnon njė pjesė tė kufirit Maqedoni -
Shqipėri, pėr tė kaluar pastaj nė territorin e Shqipėrisė. Nė pjesėn e
Maqedonisė rrjedha e lumit ėshtė e ndėrprerė nga dy liqene artificiale,
tė cilat shėrbejnė pėr pėrfitimin e rrymės elektrike.
Pranė qytetit
tė Kukėsit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhė duke formuar lumin e
bashkuar Drini qė ka derdhje nė Detin Adriatik. Nė ujėrat e Drinit tė Zi
rriten njė numėr i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.

Lumi Buna

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Main.php?g2_view=core
Lumi i vetėm i lundrueshėm nė Shqipėri. Buron nga Liqeni i Shkodrės dhe
pasi bashkohet me lumin Drin derdhet nė detin Adriatik pak kilometra nė
veri tė Velipojės. Ėshtė lumė fushorė i gjatė 44 kilometra dhe nė
grykėderdhje ka formuar njė deltė te gjerė. Prurja mesatare vjetore e
Bunės arrin 670m kub/sek, kjo e bėnė kėtė lumė tė jetė ndėr lumenjėt me
prurjen mė tė madhe nė Mesdheun verior.


Lumi Mat

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  0,,3886732_4,00
Lumi Mati buron nė malin e Kaptinės (Shqipėri) dhe duke
pėrshkruar njė lugin me zgjerime e gryka mbi tė cilat gjenden
Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe Hidrocentrali i Shkopetit)
derdhet nė Detin Adriatik. gjatėsia e kėtij lumi ėshtė 115km ndėrsa
prurja e ujit arrin vlerėn mesatare vjetore prej 103m kub/sek


Lumi Shkumbin

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  U1_lumi-shkumbin
Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Lumi_s10
Lumi Shkumbin buron nė malin e Valamares (Shqipėri) dhe
duke rrjedh nėpėr njė lugin tė ngusht e reliev tė thyer derdhet nė
Detin Adriatik. Gjatėsia e kėtij lumi ėshtė 181km ndėrsa prurja e ujit
arrin vlerėn mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini ėshtė njė ndėr
lumenjtė mė tė rėndėsishėm pėr ekonominė shqiptare dhe qė ndanė
pothuajse nė dy pjesė tė barabarta Shqipėrinė.

Lumi Valbona

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  2685327621_b0f9b12789
Lumi Valbona ėshtė pėr njė gjatėsi rreth 50 km. njė nga
lumenjtė mė tė rrėmbyeshėm nė Alpet e Shqipėrisė veriore. Lumi buron nga
malet e rrethit tė Malėsisė sė Madhe afėr fshatit Rragam dhe kalon pas
rreth dy kilometrash kufirin ndarės me rrethin e Tropojės. Pas disa
kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen pėr nga fshati i
Gashit dhe pas Bajram Currit vėrshon djathtas drejt fshatit Llukaj, pėr
tu derdhur mė nė fund nė Liqenin e Komanit.

Lumi Vjosa

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Lumi_vjosa
Vjosa ėshtė njė lume, i cili buron nė veriperėndim tė
Greqisė nė Epir dhe derdhet nė Shqipėri nė Detin Adriatik. Nė Antikė
Vjosa njihej edhe me emrin Anio. Nė veri tė Greqisė pėrdoren shumė rallė
edhe emrat Vojioussa dhe Vovoussa. Lumi rrjedh nga malet e Pindit nė
lindje tė Janinės, kurse burimi gjendet nė malin Mavrovouni. Rrjedha e
tij vazhdon nė drejtim tė veriperėndimit pėr nė Shqipėri. Lumi ka njė
gjatėsi prej rreth 272 km, prej tė cilave 80 km nė territorin e Greqisė,
kurse rreth 192 km brenda territorit tė Shqipėrisė. Vjosa lag zona me
njė sipėrfaqe prej 6.706 km², 2.154 km² prej tė cilave gjenden brenda
kufijve tė Greqisė, dhe 4552 km² brenda kufijve tė Shqipėrisė. Prurja
mesatare e ujrave nė grykėderdhje ėshtė rreth 204 m³/s. Nė muajin prill
prurja ėshtė rreth dhjetė herė mė e madhe se nė gusht. Lumi Vjosa,
rrjedha e tė cilit pėrshkon jugun e Shqipėrisė, ėshtė dhe kufiri ndarės
natyror midis rrethit tė Fierit (nė veri) dhe rrethit tė Vlorės. Ai
ėshtė njė lum i lundrueshėm, pasi ai rrjedh kryesisht nė zona fushore.
Rrjedha e sipėrme e lumit nė Greqi kalon shpesh herė midis zonave malore
me pyje. Njė pjesė e tyre janė zona tė mbrojtura natyrore dhe qė i
pėrkasin parkut kombėtar Vikos-Aoos, i cili shtrihet pėr rreth maleve
Timfi (2.497 m. mbi nivelin e detit). Nė kėtė park, i cili ėshtė dhe
parku i dytė mė i madh i Greqisė jetojnė edhe sot arinj tė kaftė. Pėrroi
Voidomatis, njė degė e Vjosės (Aoos) krijon grykėn e Vikos, njė grykė
kjo tepėr e mahnitshme. Duke pasur parasysh koefiēientin (0,82) tė
thellėsisė (900 m.) me atė tė gjerėsisė (1100 m.), gryka e Vikos-Aoos
vlen si gryka mė e thellė nė botė. (Ka zona nė botė qė janė mė tė thella
por edhe mė tė gjera dhe anasjelltas). Kjo zonė quhet Zagoria dhe ėshtė
e njohur jo vetėm si zonė pėr alpinizėm, por edhe pėr fshatrat
karakteristike me shtėpi prej guri. Jo larg nga Konica brenda pėr brenda
parkut kombėtar kalon edhe Vjosa (Aoos) nė njė grykė tė ngushtė. Nė
Konicė ndodhet dhe njė urė historike me harqe prej guri, e cila ėshtė
ndėrtuar mbi Vjosė. Prej kėtu e tutje lumi shfrytėzohet edhe pėr qėllime
ekonomiko-bujqėsore. Dhe pikėrisht pas Konicės lumi e kalon kufirin
greko-shqiptar, pike kjo ku derdhet edhe pėrroi Sarantaporos, qė vjen
nga lindja. Sarantaporos shėrben edhe si vijė kufitare greko-shqiptare
pėr disa kilometra. Diku aty ėshtė ndėrtuar edhe njė pikė kalimi pėr
persona civilė.
Peisazhi turistik lumor e sportiv i vjosės
Vend
pushimi nė tė cilin gjenden burime ujore malore tė cilat derdhen nė
lumin Vjosė nė formė ujrash, tė rrethuara nga njė masiv pemėsh. Ėshtė
peizazh karakteristik ku ndėrthuren natyrshėm bimėsia barishtore, drurėt
pyjorė me bimėsinė higro – hidrofile qė gjendet pėrgjatė burimeve ujore
nė shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirė tė gjitha tipet e
bimėsisė. Gjatėsia e kėsaj lugine ėshtė 13 km dhe gjerėsia 1 – 1.5 km.
Nė largėsinė rreth 3 km nga qyteti Kėlcyrės ndodhen Rrepet e Grykės,
objekt qė funksionon si pikė turistike. Peizazhi i drurėvė pyjorė i
harmonizuar me burime tė bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e
ekoturistike. Pėrgjatė luginės Gryka e Kėlcyrės gjendet burimi ujor Ujėt
e Zi, qė ruan kaltėrsinė edhe kur pėrzihet me ujėrat e lumit Vjosė. Ky
peizazh ka vlera mjedisore tė pazevendėsueshme, tepėr ēlodhės dhe
rekreativ pėr vizitorėt. Frekuentohet nga vizitorė vendas dhe tė huaj.

Lana

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Tirana_Lana

Lana
ėshtė degė e lumit tė Tiranės, i cili kalon pėrmes qytetit tė Tiranės.
Ai buron nė pjesėn perėndimore tė Qafės sė Priskės; ėshtė 29 km i gjatė,
sipėrfaqja e pellgut ėshtė 67 km2, lartėsia mesatare ėshtė 179 m dhe
pjerrėsi prej 24 m/km. Nė hyrje tė Tiranės, Lana rrjedh nė njė kanal tė
sistemuar betoni dhe pastaj bashkohet me lumin e Tiranės nė verilindje
tė Bėrxullės nga ku formohet lumi i Ishmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.Shqiponia.Com
Larisa
Super Moderator
Super Moderator
Larisa


Numri i postimeve : 53
Registration date : 31/01/2009
Location : Tirane

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Empty
MesazhTitulli: Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)   Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Empty08.07.10 23:47

Ishmi

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  1249490521
Ishmi rrjedh pėrmes Shqipėrisė Qendrore (74 km i gjatė;
sipėrfaqja e pellgut ėshtė 673 km2 dhe lartėsia mesatare mbi nivelin e
detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i lumit tė Tiranės, pėrrenjve
Tėrkuza dhe Zeza; delta e tij ndodhet nė Kepin e Rodonit (Kabo,
1990-91). Prurja vjetore mesatare e Ishmit ėshtė 20,9 m3/s, me modul
mesatar tė rrjedhjes prej 31,0 l/s/km2. Prurja maksimale ėshtė 1’980
m3/sek. Sasia kryesore e lėndėve tė ngurta qė transportohen nė det ėshtė
2 milionė tonė/vit. Ishmi ushqehet kryesisht nga ujėra sipėrfaqėsorė me
mineralizim relativisht tė lartė prej 461 mg/l. Temperatura e ujit
luhatet nga 6,12oC nė janar deri nė 24,7oC nė gusht. Ujėrat e Ishmit
pėrdoren pėr vaditje.


Semani

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Lumi_seman1
Semani rrjedh nė Shqipėrinė Qendrore . Degėt kryesore tė tij
janė: Devolli dhe Osumi tė cilėt bashkohen afėr fshatit Kozarė (Berat).
Ai ėshtė 281 km i gjatė, me pellg ujėmbledhės 5’649 km2 dhe lartėsi
mesatare mbi nivelin e detit 863 m. Pasi pėrshkruan fushėn e Myzeqesė,
shkarkon ujėrat e tij nė detin Adriatik, nė jug tė lagunės sė
Karavastasė. Pėrpara se tė arrijė detin ai bashkohet me lumin e Gjanicės
i cili pėrshkon pėrmes qytetin e Fierit. Duke marrė nė konsideratė
kushtet hidrometeorologjike, ujėmbledhėsi i Semanit ėshtė mė i varfėri
nga tė gjithė lumenjtė e Shqipėrisė, lidhur me ujėrat nėntokėsorė.
Gjithashtu, rreshjet janė tė pakta, mesatarisht 1’084 mm/vit. Prurja
mesatare shumėvjeēare ėshtė 95,7 m3/s. Reth 60% e ujit sigurohet nga
ujėmbledhėsi i Devollit. Ujėmbledhėsi i Semanit pėrbėhet nga fusha
bujqėsore me mbulesė tė pakėt bimore qė i nėnėshtrohet njė erozioni tė
madh. Sasia e lėndėve tė ngurta qė transportohen pėr nė det nga Semani
ėshtė afėrsisht 31,2 milionė tonė/vit. Ujėrat kanė mineralizim
relativisht tė lartė prej 440 mg/l. Temperaturat e ujit luhaten nga
6,8oC nė janar deri nė 25,5oC nė gusht. Dega kryesore e Semanit,
Devolli, buron nga shpatet jug-lindore tė maleve tė Moravės. Ai ėshtė
196 km i gjatė. Sipėrfaqja e ujėmbledhėsit ėshtė 3’139 km2 dhe lartėsia
mesatare 960 m mbi nivelin e detit. Prurja mesatare e Devollit ėshtė
49,5 m3/s, ushqehet kryesisht nga ujėrat sipėrfaqėsore. Mineralizimi
ujit ėshtė 390 mg/l.


Osumi

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Berat%20lumi%20osum%20pastrim1
Osumi ėshtė degė kryesore e Semanit (pasqyrat 4-9 dhe 4-10). Ai
ėshtė 161 km i gjatė, sipėrfaqia ujėmbledhėse ėshtė 2’150 km2, lartėsia
mesatare 828 m, prurja mesatare shumėvjeēare 32, 5 m3/s dhe rrjedhje tė
pakta prej 17,5 l/s/km2. Uji ka mineralizim mesatar prej 345 mg/l
(KMM/CEP, 1995-1996; AKM/NEA, 1997-1998).

Gjanica

Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)  Gjanica
Lumi i Gjanicės (pasqyra 4-10), degė e Semanit, ėshtė lumi
me ndotje mė tė rėndė nė Shqipėri. Menjėherė pas burimit ai ndotet rėndė
me mbeturina me origjinė nafte dhe nėnprodukte tė saj nga sipėrfaqja
naftė nxjerrėse e Marinzė–Patos dhe, gjithashtu, prej Uzinės sė
Pėrpunimit tė Naftės nė Ballsh. Duke kaluar mes qytetit tė Fierit,
pėrpara se tė bashkohet me Semanin nė tė shkarkohen mbeturinat urbane,
duke e bėrė ujin e tij pa asnjė formė jete. Eshtė vlerėsuar se ēdo muaj
nė Gjanicė derdhen rreth 12'587-18’091 m3 mbeturina tė lėngėshme me
pėrmbajtje hidrokarburesh dhe vajra industriale (AKM/NEA, 1997-1998). Nė
kėtė zonė, edhe vlera e BTEX (benzen, toluen, etil-benzen, ksilen) mund
tė jetė shumė e lartė. Krahas dėmit nė florėn dhe faunėn natyrore
ujore, pėrdorimi i ujit pėr vaditje dhe blegtori ėshtė me rrezik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.Shqiponia.Com
 
Lumenj nė Shqipėri ( shoqerim me foto)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto te ndryshme dashurie-poezi me foto
» Foto V.I.P Foto Nga Qytetet
» Ekstradimi ne Shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Gjeologji & Gjeografi-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions