Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ekstradimi ne Shqiperi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ekstradimi ne Shqiperi Empty
MesazhTitulli: Ekstradimi ne Shqiperi   Ekstradimi ne Shqiperi Empty28.03.09 7:58

Kohet e fundit ketu ne Britani te Madhe po degjojme per
shume Shqiptar qe po ekstradohen ne Shqiperi te bejne denimin, i cili
eshte vendosur ne gjykatat Shqiptare pa pranine e tyre. Ju jeni ne
dijeni per ndonje rast te tille?

Shteti shqiptar fiton gjyqin nė Londėr

Premtimi i Alibeajt pėr rigjykim prish rregullin e vendosur nga
Gjykata e Lartė britanike


Nga Londra
Muhamed Veliu


Drejtėsia shqiptare ka fituar njė sfidė tė rėndėsishme nė Gjykatėn e
Lartė britanike "Royal Court of Justice" nė Londėr, e cila ka rrėzuar
apelin e njė shqiptari, qė kėrkonte tė bllokonte ekstradimin pėr nė
Shqipėri.

Ndėrkohė, njė tjetėr sfidė akoma mė e rėndėsishme e pret atė me
rigjykimin e Armand Bogdanit, i cili ėshtė dėnuar me 13 vite burg nė
mungesė, si i dyshuar nė trafikun e 1720 kilogramėve kanabis sativa
drejt Greqisė nė vitin 2002.Rigjykimi ka qenė "thembra e Akilit"
gjatė apelit zhvilluar nė Gjykatėn e Lartė britanike.

Avokatėt mbrojtės tė Bogdanit, duke u bazuar nė precedentėt e
vendosur nga Fatmir Bleta dhe Vullnet Muēelli, kanė tentuar tė
bllokojnė ekstradimin, duke pohuar se rigjykimi nuk ėshtė i
aplikueshėm nė Shqipėri pėr personat e gjykuar nė mungesė, qė
ekstradohen nga vendet e tjera, gjė e cila bie ndesh me ligjin
britanik tė ekstradimeve "Extradition act 2003".

Garancitė e dhėna nga vetė ministri shqiptar i Drejtėsisė, Enkelejd
Alibeaj, nėpėrmjet njė shkrese zyrtare, ka bėrė qė shteti shqiptar ta
fitojė kėtė apel, duke i hapur rrugėn e ekstradimit tė shtetasit
Armand Bogdani me banim nė qytetin Nottingham nė Angli. Mbi tė
gjitha, ky rast shėnon njė precendet pėr drejtėsinė britanike, duke
marrė njė rėndėsi tė veēantė pėr proceset e mėvonshme tė ekstradimeve
qė do tė kėrkohen nga Shqipėria.

Pavarėsisht kėtyre zhvillimeve pozitive pėr drejtėsinė shqiptare,
ēėshtja e Armand Bogdanit, i cili ka nėnshtetėsinė britanike dhe
pritet tė ekstradohet nga Anglia nė ditėt nė vazhdim, nuk mbaron
kėtu. Vetė Bogdani thotė se ai e pret shumė qetėsisht ekstradimin dhe
ėshtė i bindur se e vėrteta do tė mėsohet mjaft shpejt."Shpresoj
shumė nė drejtėsinė shqiptare. Shkoj atje me mendjen e mbushur se jam
i pafajshėm.

Nė Angli kam ndėrtuar disa biznese tė miat, tė cilat nuk kam ndėrmend
t`i shesh, pasi shpejt do tė rikthehem si njė njeri i lirė pėr tė
vazhduar jetėn normale me bashkėshorten dhe vajzėn time", ka pohuar
Armand Bogdani. Gjatė njė interviste pėr gazetėn "Shqip",
bashkėshortja e tij, zonja Debbie Bogdani, thotė se posedon prova tė
mjaftueshme, tė cilat vėrtetojnė se bashkėshorti i saj ėshtė i
pafajshėm.

Britanikja shpreson se drejtėsia do tė vendoset nė vend pėr burrin e
saj, me tė cilin ka ndėrtuar njė familje dhe kanė njė vajzė 13-
muajshe dhe e cilėson si "drita e jetės sė tyre". Ajo pohon se do ta
lėrė Anglinė pėr tė jetuar nė Shqipėri, nė mėnyrė qė t`i bėhet krah
atij nė procesin e rigjykimit.

Intervista

Bashkėshortja e tė dėnuarit: Kemi prova pafajėsie Rigjykimi, shpresė
pėr tė rifituar lirinė

Tashmė Armand Bogdanit nuk i mbetet gjė tjetėr veēse tė luftojė fort
pėr tė bindur gjykatėn shqiptare pėr pretendimet e tij. Bashkėshortja
Debbie Bogdani ka shpresė se burri do tė dalė shpejt nga burgu, pasi
beson se ai ėshtė i pafajshėm dhe se sistemi i drejtėsisė nė Shqipėri
funksionon. Shtetasja britanike ka planifikuar tashmė strategjinė e
mbrojtjes sė bashkėshortit.

A keni pasur dijeni qė emri i burrit tuaj, zotit Armand Bogdani,
ishte pėrmendur nė polici si njė person i pėrfshirė nė trafikun e
drogės drejt Greqisė?


Unė nuk kam pasur dijeni qė emri i Armandit ėshtė pėrmendur nė polici
si i pėrfshirė nė njė krim tė tillė. Pėrpara se ai tė arrestohej nga
skuadra e ekstradimeve nė Metropolitane Police, m`u tregua njė
artikull i botuar nė njė gazetė shqiptare nė lidhje me ngjarjen.Qė
atė moment, kur kuptova se ai ishte njė person nė kėrkim, nė mėnyrė
imediate kėrkova ndihmė pėrmes e-mail-eve tė dėrguara shumė
departamenteve tė drejtėsisė dhe shtetit shqiptar. Deri mė sot nuk
kam marrė asnjė pėrgjigje, edhe pse e kėrkoja ndihmėn e tyre nė
mėnyrė urgjente.

Si reaguat kur nė derėn e shtėpisė suaj nė Nottingham erdhi policia
pėr tė ekzekutuar njė mandat ndėrkombėtar arresti, tė lėshuar nga
autoritetet policore shqiptare?


Ishte shokuese. Tėrėsisht e pabesueshme. Policėt erdhėn nė mbrėmje,
nė orėn 21:30, para se ta arrestonin Armandin. Sapo kisha vėnė nė
krevat vajzėn. Atėherė ajo ishte vetėm dyjavėshe. Armandi nuk ishte
nė shtėpi. Kishte shkuar pėr tė vizituar disa miq. Tė nesėrmen nė
mėngjes, Armandi u telefonoi atyre nė numrin qė mė kishin lėnė. U tha
se mund tė vinin pėr ta vizituar, pasi ndodhej nė shtėpi. Nuk kishim
asgjė pėr tė fshehur. Donim qė kjo ēėshtje tė merrte zgjidhje.
Policėt erdhėn dhe e arrestuan menjėherė Armandin. U mėrzita shumė,
pasi kisha nė shtėpi gjashtė policė, ndėrkohė qė nė krahė mbaja
vajzėn dyjavėshe, duke parė bashkėshortin tim qė u mor nga policia
dhe komshinjtė qė shikonin nga cepi tjetėr i rrugės. Ndjeva pėr njė
moment jetėn time tė shkatėrrohej. Shumė shpejt, e gjitha kjo m`u
kthye nė njė dėshirė e forcė tė madhe pėr tė provuar pafajėsinė e tim
shqoi me ēdo kusht dhe kosto.

Zonja Bogdani, ju thoni se mund ta provoni pafajėsinė e bashkėshortit
tuaj, duke paraqitur prova. Mund tė na i tregoni kėto prova?


Kėto prova do t`i paraqiten gjykatės pėrmes avokatit tonė nė Tiranė,
nė seancėn e parė tė rigjykimit. Mund t`ju them me pėrgjegjėsi tė
plotė se kam nė dispozicion dokumente zyrtare qė provojnė se
bashkėshorti im nuk ka asnjė lloj pėrfshirje nė krimin qė akuzohet
dhe ėshtė dėnuar nė mungesė. Kam prova qė vėrtetojnė se ai nuk mund
tė ishte pėrfshirė nė tentativėn e transportit tė lėndėve narkotike
drejt Greqisė.

A keni tentuar t`ua parashtroni kėto prova autoriteteve tė drejtėsisė
shqiptare dhe nėse po, cila ka qenė pėrgjigjja qė keni marrė?

Qėkur Armandi u arrestua, nė qershor 2007, kemi qenė tė pėrqendruar
te procesi i ekstradimit. Gjykata kėtu nuk merr nė konsideratė
cilėndo provė tė lidhur me krimin e ndodhur jashtė Anglisė. Interesi
dhe theksi qė kanė vėnė dy gjykatat nė vendimet e tyre, ėshtė njė
rigjykim i drejtė kur ai tė kthehet nė Shqipėri. Autoritetet
shqiptare e kanė garantuar kėtė. Kėshtu, unė do tė kem rast t`i
parashtroj kėto prova nė gjykatėn shqiptare.

Pas kėtyre garancive pėr rigjykimin e bashkėshortit tuaj, besoni se
do tė jepet drejtėsi pėr tė?


Besoj se Armandi do tė pėrballet me njė gjyq tė drejtė, kur ai tė
kthehet nė Shqipėri, siē edhe kanė premtuar autoritetet. Po, besoj
shumė, se pasi tė kem paraqitur provat e mia nė gjykatė, drejtėsia do
tė fitojė dhe akuzat ndaj tij do tė rrėzohen. Kam lexuar shumė
raporte. Mjaft njerėz nuk besojnė, apo janė skeptikė nė drejtėsinė
shqiptare, por besoj se gjėrat aty janė duke u ndryshuar. Besoj shumė
se palėt nė kėtė proces do tė punojnė drejt vajtjes nė njė konkluzion
tė drejtė pėr kėtė ēėshtje.

Cilat janė pasojat qė do tė shkaktojė ekstradimi i Armandit pėr
familjen tuaj, duke pasur parasysh se keni njė vajzė 13-muajshe?


Pasojat e ekstradimit pėr familjen tonė do tė jenė shkatėrruese. Kemi
njė vajzė 13-muajshe, qė pėr ne ėshtė drita e jetės sonė. Ajo ka
nevojė pėr kėshillat e babait teksa rritet, pėr ta informuar pėr
origjinėn e tij, nė mėnyrė qė mos tė harrojė se nga buron edhe
origjina e saj. Unė kam nevojė pėr kėtė bashkėshort qė mė ndihmoi kur
isha nė universitet, pa tė cilin sot nuk do tė quhesha kjo nėnė qė
jam sot.Nuk mund tė lejoj qė bashkėshorti im tė ndahet prej meje pėr
13 vitet e ardhshme. Pėr kėtė do tė luftoj me ēdo ēmim pėr pafajėsinė
e tij. Tė jetuarit pa Armandin do ta shkatėrrojė shpirtin tim, duke
shkaktuar dhimbje tek unė dhe vajza ime, pėrfshirė njė rrjet tė gjerė
miqsh e shokėsh nė Angli. Nuk mund tė mbijetojmė pa tė mes nesh.

Ē`plane keni pasi Armandi tė jetė ekstraduar nė Shqipėri?


Planifikoj tė udhėtoj drejt Shqipėrisė njė ditė pėrpara ekstradimit
tė Armandit. Jam informuar nga policia se nuk do tė mė lejohet tė jem
afėr tij ditėn kur ai do tė ekstradohet. Po ashtu, nuk do tė mė
tregohet se me cilėn linjė avioni ai do tė udhėtojė. Nė tė tilla
kushte nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse tė udhėtoj njė ditė pėrpara pėr
t`u risiguruar se ndihma ligjore nga avokati qė do marrė nė mbrojtje
atė ėshtė imediate dhe eficente. Do tė vizitoj burgun ku Armandi do
tė qėndrojė, pėr tė siguruar se tė drejtat e tij elementare nuk janė
thyer. Ndėrkohė qė do tė jem nė Shqipėri, do tė vazhdoj tė pėrpiqem
qė ai tė lirohet dhe kjo ēėshtje e njė dėnimi tė gabuar tė mbėrrijė
nė njė konkluzion tė duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Ekstradimi ne Shqiperi Empty
MesazhTitulli: Ekstradimi ne Shqiperi   Ekstradimi ne Shqiperi Empty28.03.09 7:59

Anglia rikthen nė burg Afrim Sinanin
Gjykata dritė jeshile Shqipėrisė pėr tė ektraduar tė arratisurin nga burgu nė 1997.


Nga Londra
Muhamed Veliu


Njė gjykatės britanik e ka quajtur tė drejtė kėrkesėn e drejtėsisė
shqiptare pėr tė ekstraduar njė shqiptarė i dėnuar pėr vrasje i cili u
arratis nga burgu Bėnēės nė 1997.

Gjykatėsi Anthony Evans nė vendim prej 14 faqesh nė ēėshtjen e
ekstradimit tė Afrim Sinanit thotė se nuk gjen asnjė pengesė pėr tė
refuzuar kėrkesėn e ekstradimit nga shteti shqiptarė tė kėtij personi
nė arrati. Sipas ligjit ai ja ka dėrguar ēėshjtjen pėr veprime tė
mėtejshme sekretares sė brendėshme tė shtetit Jacque Smith pėr tė
fimosur ēertifikatėn e ekstradimit.“Pasi sekretarja e brendėshme tė
ketė firmosur ēertifikatėn e ekstradimit ju keni tė drejtėn e apelit”
ka thėnė gjykatėsi dukeju drejtuar Sinanit qė shpresonte pėr njė vendim
nė favor pėr mos t’u ekstraduar.Sinani 33 vjeē, baba i katėr fėmive,
kėrkohet nga drejtėsia shqiptare pėr tė pėrfunduar dėnimin prej 20 vite
burg tė lėnė nė mes pas largimit nga vėndi dėnimit nė vitin 1997Gjykata
e Kukėsist e mė 29 Tetor 1996 e gjeti atė fajtor pėr vrasjen e Naim
Sinanit ndodhur mė 4 janar 1996.Pas njė pune intensive tė Interpol
Tiranės Afrim Sinani do tė lokalizohej nė zonėn Ilford nė Lindje tė
Londrės. Informacioni Interpol Tiranės dėrguar zyrės sė ekstradimeve nė
Scotland Yard ēoi nė arrestimin e shqiptarit “ėanted” mė 19 Dhjetor
2006” pas 9 vitesh nė arrati.Pamvarėsisht se persion nė kėrkim
ndėrkombėtar nga Interpoli ai kishte mundur tė fitonte nė vitin 2004
leje qėndrimi pėr gjithmonė nė Britani dhe dy vite mė pas shtetėsinė
britanike nėn emrin Afrim Pulaj nga qyteti Prizrenit nė Kosovė.

Vendimi

Gjykatėsi britanik pasi ka dėgjuar dėshminė e Afrim Sinanit dhe
avokates Drita Veliu e cila e mori nė mbrojtje gjatė procesit nė
gjykatėn e Kukėsit ka arritur nė pėrfundimin se ai nuk ėshtė njė
dėshmitarė i besueshėm. Sipas gjykatėsit Anthony Evans nė paragrafin e
fundit nė faqen 2 tė vendimit parashtron dy varjante tė ndryshme pohuar
nga Sinani se ai nuk ėshtė arratisurt nga burgu por u amnistua nga
shteti. Edhe dėshmia e zonjės Veliu dėrguar me shkrim thotė se si
pasojė rrėximit tė shtetit policia hapi burgjet por nuk pėrmend fjalėn
aminsti siē pretendonte ish klienti i saj Afrim Sinani.Qė nga ky moment
gjykatėsi nė faqen 3 tė vendimit e cilėson Afrim Sinanin si dėshmitarė
jo tė besueshėm duke i rreshtuar njė mori me gėnjeshtra deklaruar nė
gjykatė.Edhe dėshmija e bashkėshortes sė Sinait nuk ka rregulluar punė.
“Pasi ėshtė kthyer nga Kosova zonja Sinani tha nė dėshmi se krahas
kurimit tė djegieve nė trup dhe krah ajo ishte nė koma. Qė ajo ishte nė
koma kurrė nuk ėshtė pėrmendur nga zoti Sinani” shkruan gjykatėsi
Evans.Vendimi vijon duke saktėsuar se Afrim Sinani ėshtė njė person nė
arrati i cili ka ndėrtuar njė identitet tė ri duke e ditur fare mirė se
ai ishte i kėrkuar nga drejtėsia shaqiptare.Pasaktėsitė nė dėshmitė e
Sinanit sipas gjykatėsit vijojnė.Ai nuk ėshtė pajtuar me dėshminė e
shqiptarit qė tha se nuk ishte ishte prezent nė gjykatėn e Kukėsit
gjatė procesit dhe kur mori masėn e dėnimit.Dokumentat e ardhura nga
Tirana mes tyre njė letėr me shkrimin e dorės sė Sianit ku ai pranon se
e ka kryer vrasjen kanė bindur gjykatėsin se ai ka qėnė prezen nė
sallėn e gjygjit.Poshtė ėshtė hedhur edhe njė fragment dokumentari
prodhuar nga TVSH pėr tė cilin afrim Sinani tha se ai ėshtė parė nė
televizion dhe pėse nuk ėshtė arrestuar atė kohė.“Policia ishte nė
ndihmė tė rrefugjatėve tė luftės dhe nuk mund tė dallonte se mes
rrefugjatėve tė luftės ishte njė person i kėrkuar, pamvarsisht se
fytyra e tij u shfaq pėr pesė sekonda” thotė gjykatėsi.Duke shqyrtuar
dėshmitė kontradiktore tė Sinanit gjykatėsi i ka dhėn fund eceakjeve tė
kėtij procesi ekstradimi qė zgjati gati dy vjet duke lejuar ekstradimin
e Afrim Sinanit nė Shqipėri pėr tė vazhduar kryerjen e 20 viteve burg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ekstradimi ne Shqiperi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te shetisim neper Shqiperi!
» Dy poezi per Nenen Shqiperi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Legjislacioni :: Ligjet e institucioneve shteterore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions