Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 "FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Larisa
Super Moderator
Super Moderator
Larisa


Numri i postimeve : 53
Registration date : 31/01/2009
Location : Tirane

"FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe Empty
MesazhTitulli: "FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe   "FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe Empty08.07.10 23:30

"FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe Filmi-%28marije%29 Filmat
pėr Shqipėrinė, nga shqiptarėt apo tė huajt, janė tė destinuar tė mbajnė
nė vetvete njė dramė e cila e ka krijuar shtėpinė nė secilin prej nesh e
s’do tė ikė (ne edhe gėzojmė ndonjėherė apo jo?).Por ndryshe nga shumė
popuj tė tjerė, kjo dhimbje nė zemrat tona ka njė tjetėr ngjyrė, tjetėr
histori, tjetėr zgjidhje."Femrat pa flatra" ėshtė njė film qė e vėrteton
kėtė gjė. Edhe pse filmin e kam parė pjesėrisht, pėr faktin qė
premierat e tij kanė qėnė tė pakta dhe larg vendit ku unė jetoj,
personazhet e kėsaj historie unė i kam jetuar nė fėmijėri nė tė njėjtat
skena ku filmi ėshtė xhiruar maleve tė veriut.

Historia ėshtė ajo e njė femre, Marijes (Katya Gardner) e cila viziton
Shqipėrinė, pėr tė marrė pjesė nė njė varrim familjar,por gjen veten nė
mėnyėn e tė jetuarit qė vendasit kane krijuar. Njė pjesė e sė
shkuarės,harruar nė tė ardhme. Ajo dashurohet me mėnyrėn e jetės nė kėtė
vend, dhe vendos tė bėhet njė "virgjėreshė e vetshpallur", qė do tė
thotė tė mos martohet e tė mos ketė fėmijė kurrė. Duke zgjedhur veten
midis dy dashurive qė kish lėnė pas nė Kanada. Pėr tė virgjėra tė tilla,
rrallė dėgjohet nė Shqipėri, e akoma mė rrallė, ndoshta asnjėherė nė
pjesėn mė tė madhe tė botės.Personalisht, gjithmonė kam menduar se
Shqipėria ėshtė njė vend sa strikt po aq edhe tolerant e ndoshta kjo e
bėn gjithmonė e mė interesante njohjen me tė. Nuk ke si ndryshe ta
shpjegosh egzistencėn e njė personazhi tė tillė si Zefi (Micheline
Lanctot), qė duke u nisur nga emri jeton njė jetė prej mashkulli por nė
tė vėrtetė ėshtė po aq femėr sa ēdo femėr tjetėr...nė film. Gjithsesi,
duhet pėrmendur fakti qe ky film trajton njė temė kaq interesante e kaq
tė veēantė edhe pėr vetė ne shqiptarėt, qė nė importin masiv tė sė
"huajės" po lėmė nė harresė atė ēka ėshtė mė e rėndėsishme...tonėn. Besa
Imani, Alfred Trebicka, Ermal Rama, Gjovalin Gjoni, janė disa prej
aktorėve shqiptarė qė interpretojnė nė kėtė film, ndėrkohė qė nė njė
bisedė me regjizorin e "Femrat pa flatra" Zotin Nicholas Kinsey u
pėrpoqa ti jap pėrgjigjie disa pyetjeve qė po ashtu si edhe juve, mė
kishin lindur nė mendje kur mėsova pėr njė projekt tė tillė. Elbino
Llalla:Kush ėshtė Nicholas Kinsey?
Nicholas Kinsey:Unė jam njė
shkrimtar, regjizor, producent filmi.Kam lindur nė Kanada por studimet i
kam ndjekur nė Angli dhe aktivitetin nė industrinė e filmit e kam nisur
nė vitin 1970. Si u njohėt me Shqipėrinė e pėr mė tepėr me "tė
virgjėrat" shqipėtare?
Unė gjithmonė kam qėnė shumė i interesuar nė
etnicitet, sepse kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn kulturat prezantojnė,
pėrcaktojnė vetveten. Nė rastin e Shqipėrisė, mė tėrhoqėn historitė qė
po "shfaqeshin" nė perėndim, rreth shoqėrisė shqiptare si edhe lexova
librin "High Albania" tė Edith Durham, ku flitet pėr udhėtime nė
Shqipėri nė fillimin e shekullit tė shkuar. Fenomeni i tė virgjėrave
shqiptare mė la shumė mbresa qė prej fillimit. Kėto virgjėresha janė
pjesė e tė shkuarės shqiptare dhe janė trashėguar nga burrat e menēėm qė
drejtuan malet veriore tė vendit tuaj nė shekullin e 15. Ato u bėnė
pjesė e kulturės suaj, kur Leka shkruajti Kanunin. Ndaj, ėshtė shumė
suprizuese tė shikosh njė lloj "mekanizmi" tė tillė qė e lehtėson
"arratisjen" e femrave e mė tė veēantė e ben fakti qė njė gjė tė tillė
nuk e gjen nė besimin Mysliman. Keni pasur ndonjė lidhje
personale me Shqipėrinė pėrpara xhirimit tė filmit?
Nuk kam pasuar
asnjė lloj lidhjeje personale me Shqipėrinė pėrpara realizimit tė kėtij
filmi.
Keni parė filma shqiptarė?
Po, kam parė filma shqiptarė.
Ndryshe
nga librat qė kemi lexuar apo filmat qė kemi parė, ku virgjėreshat
zakonisht kanė imazhin e Shėn Mėrisė apo tė murgeshave...njė imazh shumė
femėror....nė "Femrat pa flatra", virgjėreshat kanė njė pamje tepėr
burrėrore ashtu si edhe mėnyra e tyre e jetesės...
Kėto virgjėresha
nuk kanė tė pėrbashkėta me tė virgjėrat qė ne jemi mėsuar tė shohim mė
parė. Nė kėtė sens ato janė thjesht femra tė pamartuara.Mendoni
se imazhi burrėror qė mbartin kėto femra duke filluar qė nga emri (Zef)
do tė lėnė pėrshtypjen se historia e filmit flet pėr njė farė shpėtimi
qė femrat lezbike kanė gjetur nė shoqėrinė shqiptare...qė jeton nė kohėn
e tashme,por duke respektuar ligjet e tė shkuarės?Askush deri tani nuk e
ka bėrė kėtė pyetje. Ndoshta do tė ndryshoni mendje kur tė shikoni
filmin e plotė. Publiku nė Gjermani dhe Kanada reagoi pozitivisht,
askush nuk do tė nėnkuptojė me "tė virgjėrat shqiptare" njė lezbike.
Njerėzit arrijnė tė kuptojnė madhėshtinė e shqiptarėve nė ndėrtimin e
njė mekanizmi tė tillė pėr femrat qė dėshirojnė t’i shpėtojnė njė
martese tė padėshiruar. Historia e kėtij filmi ėshtė e ēuditshme
edhe pėr vetė shqiptarėt,sepse puthuajse askush nuk e ka trajtuar kėtė
temė qoftė nė dokumentar, emision kulturor televiziv apo film. Mund tė
mė thoni se cila ishte shkėndija qė ju shtyu tė realizonit filmin mbi
kėtė histori?
Shkėndija pėr mua lindi nė idenė e dy femrave qė
konfrontonin jetėn nė dy pika krejt tė kundėrta. Marija nga Kanadaja me
mėnyrėn perėndimore tė jetesės, takohet me njė grua mė tė vjetėr, Zef,
nga Shqipėria, qė bėn jetėn e njė burri. Marija mrekullohet nga
eksperienca e jetesės sė Zefit. Ajo s’ka vlera, ėshtė njė pank, njė
fėmijė i brezit X, dhe ėshtė gati tė lėrė jetėn perėndimore, pėr tė
jetuar nė male rrethuar nga njerėz qė e duan atė. Janė kėto rrėnjė tė
forta familjare, qė i japin njė kuptim tjetėr jetės sė saj.Njė gjė e
tillė ndodh shpesh me kanadezėt. Ne kemi misionarėt, biles edhe njė
doktoreshė e cila shkoi nė Afrikė tė punojė si infermiere nė njė varfėri
ekstreme. Marija ėshtė nė njė fare mėnyre si kėta njerėz....nė kėrkim
tė kuptimit tė jetės sė saj.
Sa tė ndryshme e gjetėt jetėn nė veriun e
Shqipėrisė. Ishte ashtu siē e mendonit dhe ēfarė ju ka bėrė pėrshtypje
mė tepėr?
Ishte pothuajse primitive jetesa pėr dy muaj nė malet
veriore tė Shqipėrisė, periudhė e xhirimeve pėr filmin. Sidoqoftė, ishte
jo mė shumė primitive se nė shumė pjesė tė tjera tė botės. Shqiptarėt
janė njerėz tė mrekullueshėm ndaj ishte gjithmonė kėnaqėsi tė bisedoje
me njerzit. Provuam ushqime tė mrekullueshme dhe festuam bukur me
malsorėt, shoqėruar me kėngė dhe dolli pafund, njė pas njė. Eksperiencė e
mrekullueshme."FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe Filmi-%28zef%29Fjala e
parė shqip qė mėsuat....
"Faleminderit". Nuk pata shumė kohė tė mėsoj
mė tepėr shqip, sepse puna me filmat ėshtė tepėr e vėshtirė dhe kėrkon
dedikim total.Pėrveē regjisė, ju gjithashtu edhe shkruat skenarin
e filmit. Ishte e vėshtirė pėr ju, ti qėndronit i "vėrtetė" mėnyrės
shqiptare tė jetuarit, tė folurit, tė vepruarit...Unė vetė jam shqiptar e
sidoqoftė nė disa zona tė Shqipėrisė, mėnyra e jetesės dhe zakonet e
njerėzve nė kėto zona janė tė vėshtira pėr tu kuptuar edhe pėr mua....
Pa
librin e Edith Durham mbi zakonet shqiptare, mendoj se nuk do kishim
ditur se si ta realizonim kėtė film. Ndėrkohė edhe ndihma e aktorėve dhe
pjestarėve tė grupit tė xhirimit njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin
shqiptarė. Njerzit i dinė zakonet. Si tė kėndosh nė njė funeral? Ēfarė
duhet thėnė nė njė moment tė caktuar? Malėsorėt sidomos kanė opinionet e
tyre, ndaj edhe ne gjithmonė i pyesnim njerzit pėr gjėra tė tilla.
Ky
film ėshtė shfaqur nė shumė festivale filmi, apo kinema nėpėr botė.Si
ka qene reagimi i publikut nė pėrgjithėsi?
Reagimi i publikut ka qėnė
i mirė nė pėrgjithėsi. Nė botė egziston njė kuriozitet shumė i madh pėr
"tė panjohurėn". Shqipėria ėshtė e panjohur pėr shumicėn e njerėzve nė
perėndim.Sė fundi shumė filma shqiptarė kanė premierat nė Tiranė,
po kėtė film kur do ta shohim nė Shqipėri?
Shpresoj tė kem premierėn
e filmit nė Tiranė dhe Prishtinė kėtė dimėr.
Kjo ėshtė agjenda, por
kemi patur shumė ndryshime.Kini parasysh qė ky ėshtė njė film
shqiptaro/kanadez i cili i adresohet qytetėrimit perėndimor. Ne nuk kemi
ide sesi publiku shqiptar do tė reagojė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.Shqiponia.Com
 
"FEMRA PA FLATRA", FILMI Qe PO PREZANTON SHQIPTAReT Ne BOTe
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Paris Hilton prezanton motorrin e saj
»  Filmi i fundit qe keni pare?
» Minority Report : Filmi nga pikepamja filozofike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Bota e Kompjuterit :: Shkarkime Downloads :: Filma-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions