Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes Empty
MesazhTitulli: Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes   Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes Empty26.05.10 21:37

Sipas
njė proverbi tė vjetėr grek, gjumi dhe vdekja janė motėr e vėlla,
megjithatė, ata nuk janė vetėm tė lindur nė tė njėjtėn strukturė tė
vetėdijes njerėzore, por janė njė e vėrtetė identike



Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes Safe_image.php?d=ef9444d9bc37511daf9cc49a72afca6f&url=http%3A%2F%2F1.bp.blogspot.com%2F_jyUtcIwxnSc%2FS9McP0UUwxI%2FAAAAAAAAA6w%2FKIu2dnszNAE%2Fs320%2Fsleeping12180219034
" . . . nė qoftė se pranojmė ekzistencėn e njė Egoje tė lartė ose tė
pėrhershme brenda nesh - e cila nuk duhet tė ngatėrrohet me atė qė e
quajmė Vetja "e lartė", ne mund tė kuptojmė se ato ēfarė shpesh i shohim
si ėndrra, nė tė vėrtetė janė pjesė tė shkėputura nga faqet e humbura
tė jetės si dhe eksperiencat e njeriut tė brendshėm dhe kujtesės sė
turbullt, e cila nė momentin e zgjimit bėhet mė shumė ose mė pak e
shtrembėruar nga kujtesa jonė fizike. Kjo e fundit kap mekanikisht disa
pėrshtypje nga mendimet, faktet dėshmitare dhe veprat e kryera nga
njeriu i brendshėm gjatė orarit tė tij tė lirisė sė plotė. Kjo ego ėshtė
njeri i vėrtetė, vetė e vėrteta e njeriut. Por njeriu fizik nuk mund tė
ndjejė ose tė jetė i vetėdijshėm gjatė ėndrrave pasi personaliteti,
njeriu i jashtėm, me trurin e tij dhe tė menduarit, janė pak a shumė tė
paralizuara plotėsisht. (Mendime nga Helena Blavatsky)


Sipas njė proverbi tė vjetėr grek, gjumi dhe vdekja janė motėr e vėlla,
megjithatė, ata nuk janė vetėm tė lindur nė tė njėjtėn strukturė tė
vetėdijes njerėzore, por janė njė e vėrtetė identike. Vdekja ėshtė njė
gjumė i pėrsosur. Gjumi ėshtė njė pėrmbushje e paplotė e vdekjes ose mė
saktė profecia e natyrės sė vdekjes sė ardhshme. Natėn ne flemė dhe pėr
kėtė arsye natėn ne pjesėrisht vdesim. Nė tė vėrtetė, mund tė shkojmė
edhe mė larg dhe tė themi se gjumi dhe vdekja si dhe tė gjitha proceset e
ndryshme dhe realizimet e fillesės, fazat e ndryshme apo funksionet e
ndėrgjegjjes janė forma tė ndryshme tė tė njėjtės gjė themelore. Gjumi
ėshtė kryesisht njė funksionim automatik i ndėrgjegjjes njerėzore,
vdekja ėshtė e njėjta, por nė shkallė jashtėzakonisht mė tė madhe dhe
ėshtė njė prirje e nevojshme e ndėrgjegjjes, nė mėnyrė qė ajo tė mund tė
fitojė pėr pjesėn psikologjike njė pushim dhe zotėrim tė pėrvojės.
Ēdokush qė ka qėndruar afėr njė personi nė prag tė vdekjes, duhet tė
ketė qenė i impresionuar me ngjashmėrinė e jashtėzakonshme midis ardhjes
sė vdekjes dhe ardhjes sė gjumit. Dallimi i vetėm mes vdekjes dhe
gjumit ėshtė nė njė shkallė. Pikėrisht si nė vdekje, vetėdija gjatė
gjumit bėhet pas njė periudhe tė shkurtėr tė pandėrgjegjshme, fokusi i
formave tė aktivitetit tė brendshėm mendor dhe dallimi kryesor mes tė
dyjave qėndron nė atė tė cilėn ne e quajmė ėndėrr. Nė gjumė, pjesa
psikologjike e njeriut nuk ėshtė e manifestuar nėpėrmjet trurit fizik,
nė tė vėrtetė, ėshtė kjo mungesė ajo qė e bėn shkėputjen tė pėrkohshme
dhe na lejon tė zgjohemi pėrsėri. Trupi fle sepse vetėdija nuk ėshtė mė
atje. Kur ne shkojmė nė gjumė natėn, rrėshqasim nė njė gjendje tė fikti
tė plotė. I vetmi ndryshim qėndron nė faktin se nuk jemi tė mėsuar pėr
t'u bėrė tė vetėdijshėm pėr anėt mė tė larta tonat dhe e konsiderojmė
gjumin e natės si njė proces tė thjeshtė fiziologjik. Si rregull, trupi
fizik gjatė gjumit ėshtė i ruajtur nga njė vello - njė pėrmbledhje e
substancės aurike - e cila zakonisht pengon lėndimin. Kjo ilustrohet mė
sė miri nė rastin e somnambulave. Fija vitale e jetės dhe e ndėrgjegjjes
vibron nė trurin fizik tė njė njeriu gjatė gjumit. Pikėrisht kjo
ndėrgjegjje ėshtė ajo qė prodhon ėndrrat, disa nga tė cilat sjellin
kėnaqėsi ndėrsa disa tė tjera mund tė jenė tė frikshme, tė mbushura me
ankth, madje nė disa raste edhe tė rrezikshme. Fija vitale mbetet e
pathyer, nė kėtė mėnyrė ajo bėn qė mendja tė mbetet e ulur, trupi tė
mbetet pas dhe tė ngrihet jashtė nė hapėsirė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur
njė njėri vdes, ėshtė tamam si tė bjerė nė njė gjumė shumė tė thellė,
humb ndjenjat dhe pastaj menjėherė, shpirti ėshtė i lirė tė ngrihet lart
nė hapėsirė. Ēfarė ndodh me njė njeri gjatė gjumit ėshtė ajo ēfarė do
tė ndodhė me atė nė vdekje. Egoja personale shkon nė harresė dhe
ndėrgjegjja e tij ėshtė tėrhequr nė pjesėn shpirtėrore ku ajo mbėshtetet
dhe ka paqe tė pėrkohshme. Gjatė gjumit, shpirti i njeriut shkon nė
rrugėn e tij nėpėr hapėsirat e sistemit diellor. Migrimi sigurisht ėshtė
shumė i shkurtėr, ndonjėherė si njė rrufe, kur individi ka fjetur vetėm
pak ēaste. Por koha pėr ndėrgjegjjen e pastėr nuk ekziston, koha ka tė
bėjė me ekzistencėn materiale. Nė gjumė ēdo kush ėshtė i aftė tė
pėrshkojė distanca shumė tė gjata nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohe
duke vizituar vende qė nė botėn fizike janė tė paarritshme. Sigurisht,
kjo gjė ndodh me anė tė ndėrgjegjjes sė brendshme, por edhe me ndihmėn e
imagjinatės gjithashtu.
Gjatė gjumit dhe pas vdekjes, ēdo individ shkon nė ato vende tė cilat ai
i ka fituar pėr vete me mendjen e tij dhe aspiratat e tij, me fjalė tė
tjera, kjo ėshtė e gjitha njė ēėshtje e vibrimit sinkron - njė njeri
shkon nė shtėpinė e tij natyrore, qoftė tė lartė apo tė ulėt. Shkaku i
kėsaj ėshtė krejtėsisht nė tėrheqjet psikomagnetike nė kėto lokalitete
tė ndryshme tė sistemet diellor, tė cilat janė stacionet pėrgjatė
rrugėve nė qarkullim nė kozmos. Ndėrgjegjja mėsohet me kėto rrugė
pėrgjatė kohės dhe secili shpirt njeriu ndjek drejtimin e tij tė
veēantė.
Nuk ėshtė vetėm njė analogji e ngushtė, por njė ngjasim - nė mes
ėndrrave gjatė gjumit dhe atyre pas-vdekjes. Endėrrat varen nga dy
faktorė kryesorė: mekanizmi i ndėrgjegjjes psikike, dhe dy lloje tė
forcave mbi kėtė mekanizėm, tė cilat kontrollojnė drejtimin dhe
udhėzojnė operacionet e ndėrgjegjjes psikike tė ėndėrruesit. Lloji i
parė ėshtė ndikimi diellor, hėnor dhe ndikimet planetare, sipas tė cilit
njė individ ėshtė i lindur dhe e dyta, ėshtė reagimi automatik me
ngjarjet dhe pėrvojat qė kanė ndodhur gjatė gjendjes sė zgjuar.
Ndikimi astrologjik nėn tė cilin njė individ ėshtė i lindur janė veprime
tė bashkuara tė diellit, hėnės dhe kompetencat planetare nė sistemin
diellor, por nė ēdo rast kompetenca tė caktuara varen nga lindja e
individit dhe ky ėshtė identiteti i shkaktuar nga ndikimi i ktyre
forcave. Prandaj, tė gjitha qeniet njerėzore kanė ėndrrat tė cilat janė
pak a shumė njėsoj, por qė tė gjithė kanė ėndrrat karakteristike tė
llojit tė vet unik.
Me fjalė tė tjera, ēdo njeri ėshtė nėn ndikimin e njė nga tė dymbėdhjetė
forcat e sistemit diellor. Kjo ėshtė ajo qė i bashkon tė gjithė, por mė
pas gjithkush gjen vet drejtimin e tij tė veēantė tė veprimit nė njė
nga tė dymbėdhjetė shenjat. Ne shohim se si planetet ndikojnė nė
ndėrgjegjjen psikike tė njeriut qė ėshtė duke fjetur. Gjithashtu, tė
gjitha qeniet njerėzore kanė njė "pjesė hėnore". Hėna "luan" me mendjen e
tė fjeturit. Ėshtė e provuar shkencėrisht qė nė shumicėn e rasteve
ndikimet e hėnės janė shumė herė mė tė fuqishme mbi njeriun e fjetur por
mė pas kėto ndikime i shfaqin pasojat e tyre nė gjendjen e zgjuar.
Ekzistojnė shumė llojė tė ndryshme ėndrrash siē mund ta dimė tė gjithė.
Duke lėnė anash ėndrrat qė harrohen, kemi ėndrrat e trurit dhe ėndrrat e
kujtesės, vizionet mekanike dhe tė vetėdijshme. Ėndrrat na
paralajmėrojnė dhe kėrkojnė bashkėpunim aktiv me egon e brendshme. Ato
shpesh shihen pėr shkak tė veprimit tė vetėdijshėm apo tė pavetėdijshėm
tė trurit tė dy personave ose tė dy egove tė tyre. Natyra e ėndrrave tė
njė njeriu ėshtė pothuajse plotėsisht e parapėrcaktuar nė bazė tė
personalitetit dhe ndėrgjegjjes unike tė ēdo individi dhe nė asnjė
mėnyrė nuk ėshtė krejtėsisht e ndarė me jetėn e tij tė zgjuar. Fėmijėt e
vegjėl pėr shembull, nuk shohin ėndrra pozitive tė ēdo lloji. Pėrvoja e
tyre ėshtė ende shumė e zbrazėt, mendja e tyre dhe truri nuk janė
formuar plotėsisht, megjithatė nė rastet kur shohin ėndrra tė frikshme,
ato janė gjithmonė tė shkaktuara nga disa shqetėsime qė mund tė kenė
pėrjetuar kur kanė qenė zgjuar. Ky reagim ėshtė njė lloj sistemi
vetmbrojtės i trurit.
Shumica prej nesh shohin ėndrra, tė cilat nuk janė as shumė tė mira dhe
as shumė tė tmerrshme, por tė cilat shpesh janė tė pėrziera dhe tė
hutojnė. Arsyeja ėshtė e qartė, ėndrrat tona janė njė lloj pasqyrimi i
jetės nė gjendje tė zgjuar, njė lloj kundėrveprimi i cili shpeshherė
mund tė mos jetė i mundshėm nė jetėn reale. Nganjėherė mendja jonė ėshtė
e pėrqendruar para se tė bjerė nė gjumė ndaj ndjenjave tė ndryshme qė
pėrjetohen zgjuar, ndaj dashurisė, harmonisė e bukurisė dhe nė kėto
raste shpeshherė bėjmė njė gjumė tė qetė dhe truri bėn tė mundur
fshirjen e ėndrrave pėr tė ruajtur qetėsinė e momentit. Nė raste tė
tjera ndėrgjegjja i jep rrugė mendimeve me karakter krejtėsisht tė
kundėrt, trupi pushtohet nga ankthi i cili ka veēori tė bėhet mė i
fuqishėm se kurrė nė momentet e para tė gjumit duke u kthyer mė pas nė
mankth.
Vdekja ėshtė identike me kėtė proces tė gjumit. Nė kėtė rast nuk bėhet
fjalė pėr mėnyrėn se si vdes: nga mosha, nga sėmundjet etj, vdekja
gjithmonė sjell njė periudhė tė paqes si tė fikėt tė pėrsosur, e cila
ėshtė si rrėshqitje nė njė fillim tė ri, njė shije paraprake e asaj
ēfarė tė pret mė pas. Tė njėjtėn ndjesi pėrjeton edhe ėndėrruesi para se
tė bjerė nė gjumė nė rastin kur ėshtė i qetė. Kjo ėshtė edhe arsyeja
pėrse tė moshuarit nuk kanė frikė nga vdekja. Kur njeriu arrin njė moshė
tė caktuar, e kupton se ka nevojė pėr "gjumin e pėrjetshėm" i cili nė
kėtė rast jep qetėsi dhe harmoni, tė njėjtėn gjė qė ndjen edhe njė
person i lodhur nė momentin qė shtrihet pėr tė fjetur.
Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė njeriu nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn, tė
shkarkojė tė gjithė energjinė e tij negative para se tė flejė. Truri
duhet tė jetė i qetė dhe tė mendojė pozitivisht. Nė tė njėjtėn mėnyrė,
ėshtė e rėndėsishme edhe tė mos lejohet hyrja e mendimeve negative si
urrejtja, zilia apo xhelozia nė ēastet para vdekjes. Edhe Pitagora
mendonte tė njėjtėn gjė kur shkruante ato qė tani quhen "Vargjet e Arta
tė Pitagorės":
"Mos prano tė mbyllėsh sytė e tu tė venitur
Para se tė rishikosh secilin prej veprimeve tė ditės."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Ėndrra, ndryshimi i vetėm mes gjumit dhe vdekjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dhoma e Gjumit
» 14 Keshillat per Ne dhomen e Gjumit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions