Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės Empty
MesazhTitulli: Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės   Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės Empty26.05.10 21:35

Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės Safe_image.php?d=87e48b74ee0de51206fbba86c4e8efb3&url=http%3A%2F%2Fwww.tiranaobserver.com.al%2Fimages%2Fstories%2FSuplementi-100%2Fcaji-me-limon-vSado tė evoluojė mjekėsia dhe shkenca, gjithmonė do tė mbėshteten
tek pėrvoja njerėzore. Prandaj nė jo pak raste shkenca mjekėsore i ėshtė
referuar pėrvojės nga disa mijėra vjet mė parė e mė pas me realizimin e
ilaēeve. Sot do tė flasim pėr sėmundjet e zemrės dhe diabetit, si
ndikojnė kėto sėmundje tek njėra-tjetra, si shfaqen, si pėrparojnė dhe
zhvillohen nė trupin e njeriut, por edhe kėshilla dhe informacion tė
dobishėm pėr parandalimin dhe kurimin kėtyre sėmundjeve. Rrallė ndonjė
sėmundje tjetėr sa diabeti arrin tė prekė e tė dėmtojė aq heshtazi e
ngadalė thuajse tė gjitha organet kryesore tė trupit pa pėrjashtim dhe
sidomos enėt e gjakut duke krijuar aksidente kaq dramatike e madje
tragjike. Ēudia ėshtė se vetėm pak tė sėmurė me diabet e dinė kėtė tė
vėrtetė dhe akoma mė tė paktė janė ata qė e besojnė. Nuk dihet ende se
cili ėshtė numri i saktė i tė sėmurėve me diabet, por personat qė
ankohen pėr shqetėsimet qė tė sjell kjo sėmundje shtohen ēdo ditė e mė
shumė. Ndėrkohė qė nuk ka ende njė kurė tė pėr diabetin, doktorėt
shprehen se mbajtja e njė diete tė rregullt, respektimi i saj nė ēdo
detaj, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė mbajtur nėn kontroll gjendjen.
Diabeti arrin mjaft shpesh t'i mashtroje viktimat e tij. Shumė shpesh
diabeti shkakton dhe sėmundjen e zemrės nė organizėm, duke shkaktuar
shqetėsime dhe ndėrlikime tė shumta. Shumė prej kėtyre shqetėsimeve qė
prekin organin mė jetik nė organizėm, zemrėn, mund tė parandalohen vetėm
duke ndjekur disa kėshilla tė thjeshta. Kėshtu nė numrin e sotėm ju do
tė mėsoni si ta kontrolloni vetė hipertensionin arterial, si tė shmangni
problemet kardiake. Frutat dhe zarzavatet mbrojnė kapilarėt e gjakut,
peshku ul tensionin e gjakut, duhani shkakton ēarjen e kapilarėve, lėngu
i limonit ul tensionin, vera e kuqe ul rrezikun e atakut. Kėto dhe
shumė kėshilla e rekomandime tė tjera tė mjekėve, nė suplementin e sotėm
prej gjashtė faqesh nė gazetėn “Tirana Observer”, pėr tė mbrojtur
zemrėn nga ataku, por jo vetėm kaq. Nė kėtė speciale ju do tė njiheni me
simptomat qė e shoqėrojnė diabetin, shkaktarėt, faktorėt parandalues,
recetat popullore kuruese dhe disa medikamente mjekėsore. Cilat janė
ushqimet qė duhet tė jenė pjesė e dietės tuaj tė pėrditshme dhe cilat
duhet t’i shmangni. Prej mosdijes, apo mosnjohjes sė tij, shumė tė
sėmurė nuk e dinė qė diabeti krijon ndėrlikime. Nuk i njohin ato, madje
dhe kur vuajnė prej tyre, nuk u shkon mendja t'i lidhin me tė. Si tė mos
gėnjeheni nga forma apo paraqitja e "butė" e diabetit. Si ndikon
diabeti i pamjekuar ose i mjekuar keq krijon nė shfaqjen e ndėrlikimeve
tė ndryshme? Kėto e shumė tė tjera kėshilla e njohuri qė ju duhet t’i
dini, keni mundėsinė t’i lexoni sot nė gazetėn tonė.

Sėmundja
e zemrės e shkaktuar nga diabeti

Sėmundja e zemrės ėshtė e
shpeshtė tek njerėzit me diabet. Statistikat vlerėsojnė se sėmundjet e
zemrės dhe sulmet nė tru janė pėrgjegjėse pėr 2/3 deri nė 3/4 e vdekjeve
nė mesin e personave me diabet.Derisa tė gjithė njerėzit me diabet kanė
shanse tė rritura tė zhvillimit tė sėmundjes sė zemrės, kjo ėshtė mė e
shpeshtė tek ata me tipin 2 tė diabetit. Njė prej dėshmive tė para qė
tregojnė se njerėzit me diabet janė mė tė prirė ndaj sėmundjes sė zemrės
ka qenė njė studim i gjerė i njohur si “Framingham study”. Ky studim ka
analizuar disa gjenerata pėr tė pėrcaktuar faktorėt e paraqitjes sė
sėmundjes sė zemrės.Studimi ka treguar faktorė tė shumtė qė mund tė
rrisin gjasat pėr zhvillim tė saj. Njė rrezik i dukshėm ishte tė qenit
me diabet. Nga tė tjerat janė pėrfshirė tensioni i lartė i gjakut, pirja
e duhanit, nivelet e rritura tė kolesterolit dhe historia familjare e
sėmundjes sė hershme tė zemrės.Sa mė shumė faktorė tė rrezikut qė ka
pasur personi, gjasat pėr tu prekur nga sėmundja e zemrės kanė qenė mė
tė larta. Si ēdokush tjetėr, njerėzit me diabet kanė njė rrezik tė
rritur tė vdesin nga sėmundja e zemrės nėse ata kanė mė shumė faktorė tė
rrezikut. Sidoqoftė, gjasat janė mė tė larta tek personat me diabet.
Andaj, derisa njė person me njė faktor tė rrezikut mund tė ketė gjasa
reale tė vdesė nga sulmi nė zemėr, personi me diabet ka rrezik tė
dyfishtė ose madje tė katėrfishtė.Njė studim, pėr shembull, ka gjetur se
njerėzit me diabet tė cilėt nuk kanė pasur faktorė tė tjerė tė rrezikut
nga sėmundja e zemrės kanė qenė 5 herė mė tė prirė tė vdesin nga kjo
sėmundje, krahasuar me ata pa diabet. Njė studim tjetėr ka treguar se
njerėzit me nivel tė lartė tė sheqerit, pavarėsisht prej numrit tė
faktorėve tė tjerė tė rrezikut tė sėmundjes sė zemrės, ishin po aq tė
prirė tė kenė sulm nė zemėr sa edhe personat jo diabetikė tė cilėt kanė
pasur tashmė sulm nė zemėr.Kėshtu qė, diabeti konsiderohet i barabartė
me sėmundjen e zemrės. Dhe, ekspertėt rekomandojnė qė tė gjithė njerėzit
me diabet duhet t’i trajtojnė faktorėt e rrezikut tė sėmundjes sė
zemrės po aq fort sa edhe njerėzit qė tashmė kanė pasur sulme nė zemėr.
Nga
se shkaktohet sėmundja e zemrės?

Shkak mė i shpeshtė i
ērregullimeve nė zemrėn e njė personi me diabet ėshtė forcimi i
arterieve ose ateroskleroza, qė shkaktohet nga kolesteroli nė enėt e
gjakut, tė cilat e dėrgojnė oksigjenin dhe ushqimin nė zemėr.Pllakėzat e
kolesterolit qė formohen, mund tė copėtohen ose thyhen duke e bėrė
gjakun tė dendur dhe duke bllokuar enėt e gjakut. Kjo mund tė pasohet me
sulm nė zemėr. I njėjti proces ngjan nė tė gjitha arteriet e trupit,
duke ēuar nė mungesė tė gjakut nė tru, duke shkaktuar sulme nė tru ose
mungesė tė gjakut nė kėmbė, duar ose kraharorė duke shkaktuar
ērregullime vaskulare periferike.Njerėzit me diabet janė po ashtu nė
rrezik tė lartė nga pamjaftueshmėria e zemrės, gjendje nė tė cilėn zemra
nuk ėshtė nė gjendje tė pompojė gjakun nė mėnyrė tė duhur. Kjo mund tė
bėjė qė lėngjet tė grumbullohen nė mushkėri duke shkaktuar vėshtirėsi nė
frymėmarrje, ose rikthim tė lėngjeve nė pjesėt tjera tė trupit
(veēanėrisht kėmbė) qė shkakton ėnjtje.
Si trajtohet sėmundja
e zemrės?

* Ekzistojnė disa opsione tė trajtimit varėsisht
prej shpeshtėsisė sė sėmundjes, pėrfshirė:
* Terapia me aspirinė pėr
tė ulur rrezikun e mpiksjes qė ēon nė sulme nė zemėr dhe nė tru.
*
Ushqimi.
* Ushtrime fizike jo vetėm pėr humbjen e peshės, por pėr tė
rritur kontrollin e glukozės, shtypjes sė lartė tė gjakut, niveleve tė
kolesterolit dhe pėr tė ulur trashėsinė abdominale, faktorin e rrezikut
tė sėmundjes sė zemrės.
* Barnat.
* Operacioni.

Cilat
janė shenjat e ērregullimit tė zemrės?


* Simptomat e
sėmundjes sė zemrės pėrfshijnė:
* Frymėmarrje tė shkurta.
*
Ndjenja e dobėsisė.
* Ndjenja e marramendjes.
* Djersitje e
tepruar dhe e pashpjegueshme.
* Dhembje nė kraharorė, grykė dhe nė
krahun e majtė.
* Dhimbje ose presion nė gjoks (veēanėrisht gjatė
aktivitetit).
* Nauze (mundim).
* Nėse keni ndonjė prej kėtyre
simptomave, duhet tė thėrrisni mjekut tuaj ose tė drejtoheni menjėherė
tek shėrbimi mė i afėrt i emergjencės.

Sėmundja vaskulare
periferike ka kėto simptoma:


* Ngėrēe nė kėmbė derisa
ecni.
* Kėmbė tė ftohta.
* Puls i ulur ose mungesė e pulsit nė
shputa ose kėmbė.
* Humbje e dhjamit nėn lėkurė tė pjesėve mė tė
poshtme tė kėmbėve.
* Humbje e qimeve nė pjesėt mė tė ulėta tė
kėmbėve.

Si trajtohet ērregullimi vaskular periferik?

*
Angazhimi nė njė program tė rregullt tė ecjes (45 minuta nė ditė, i
pasuar me pushim)
* Mbathja e kėpucėve speciale
* Terapia me
aspirinė
* Barnat
* Mos pirrja e duhanit
* Doza tė ulėta tė
aspirinės rekomandohen pėr burrat dhe gratė me diabet tė cilėt janė mbi
moshėn 30-vjeēare dhe janė nė rrezik tė lartė nga sėmundja e zemrės dhe
sėmundja periferike vaskulare. Flisni me doktorin tuaj pėr tė pėrcaktuar
nėse terapia me aspirinė ėshtė e nevojshme pėr ju. Nėse keni sėmundje
tė caktuara, terapia me aspirinė mund tė mos rekomandohet.

Si
mund tė parandalohet ērregullimi i zemrės tek personat me diabet?


*
Mėnyra mė e mirė pėr tė parandaluar sėmundjet e zemrės dhe tė enėve tė
gjakut ėshtė tė kujdeseni mirė pėr veten dhe diabetin tuaj. Mbani
glukozėn nė gjak nė nivel sa mė normal qė mundeni.
* Kontrolloni
shtypjen e gjakut, nėse ėshtė e nevojshme merrni edhe barna. Njerėzit me
diabet duhet tė kenė shtypjen nėn 130/80.
* Mbani kolesterolin nėn
kontroll. Ndoshta do tė keni nevojė pėr barna pėr ta bėrė kėtė.
*
Humbisni peshėn nėse jeni tė mbipeshė.
* Pyeteni mjekun tuaj nėse
duhet tė merrni aspirinė ditor.
* Merruni me ushtrime fizike
rregullisht.
* Hani ushqim tė shėndetshėm pėr zemrėn, tė pakėt me
yndyra dhe kripė.
* Lėreni duhanin.

Diabeti
Diabeti
ėshtė ērregullimi i metabolizmit qė reflektohet nė paraqitjen e sasisė
jonormale tė glukozės nė gjak, si pasojė e rezistencės sė qelizave tė
gjakut ndaj insulinės, apo si pasojė e sasisė sė vogėl tė insulinės sė
sekretuar nga pankreasi. Janė dy gjendje qė mund tė shkaktohen nga
diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartė i glukozės) dhe
hipoglicemia (niveli, i ultė i glukozės). Terapia e ilaēeve mund tė
parandalojė pėrparimin e mėtejshėm tė diabetit tek miliona njerėz, tė
cilėt kanė njė stad tė lart tė rrezikshmėrisė tė sėmundjes, shumė
studime sugjerojnė mėnyrat e duhura pėr ta. Gati 5 pėr qind e popullsisė
sė botės ėshtė e sėmurė me diabet, dhe gati 7 pėr qind janė
paradiabetikė. Kjo lloj sėmundje zhvillohet zakonisht nė moshė madhore
dhe tek pacientėt, tė cilėt kanė nivel tė lartė tė sheqerit nė gjak,
sepse qelizat e tyre janė bėrė rezistente ndaj insulinės, hormoni qė
stabilizon ngritjen e sheqerit nė gjak.
Simptomat:
-
Pacienti ha shumė.
- Pi shumė ujė.
- Urinon shpesh.
- Humbet
peshė.
- Mund tė ketė kriza tė ketocidozės diabetike.
Ja disa
kėshilla kundėr diabetit:
- Ecni sa mė shumė, pėr shembull duke
shkuar mė kėmbė nė shkollė.
- Hani nė mėnyrė tė shėndetshme e duke
pirė sa mė pak lėngje frutash tė konservuara, pasi ato kanė shumė
sheqer.
- Qėndroni sa mė pak ulur para televizorit, kompjuterit apo
video-lojėrave.
- Bėni aktivitet tė rregullt fizik dhe duke fjetur sa
mė shumė.
- Hani medoemos mėngjes.

Kuroni diabetin me
zarzavate tė gjelbra

Ėshtė vėrtetuar se zarzavatet e
gjelbra, veēanėrisht tė gjalla, pėr tė gjithė ata qė vuajnė nga diabeti
duhet t’i pėrdorin ēdo ditė, nė drekė dhe darkė, nė sasi tė bollshme.
Zarzavatet e gjelbra pėrmbajnė antioksidantė, vitamina, kripėra minerale
dhe fibra. Tė gjitha perimet pėrmbajnė vitaminė C nė pėrqindje tė
ndryshme, sipas llojit tė bimėve. Njėzetė e katėr orė pas kėputjes, ato
humbin 10-15% tė vitaminės C. Gjatė gatimit humbin jo vetėm gjithė
vitaminėn C, por dhe shumicėn e mineraleve. Por uji nė tė cilin ato janė
zier pėrmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zinku,
prandaj dhe mund tė pėrdoret pėr tė gatuar supė. Nisur nga veēoritė e
mėsipėrme, zarzavatet e gjelbra janė shumė tė dobishme pėr diabetikėt.

Merrni
sasinė e nevojshme tė vitaminės C

Dozat e larta tė
vitaminės C nė organizėm zvogėlojnė pėr gati 50% rrezikun nga sulmi nė
kokė. Pikėrisht pėr kėtė rekomandohet qė tė ushqehemi me pesė deri nė
nėntė lugė lėng perimesh nė ditė. Me sasinė e vitaminės C nė trup mund
tė parandalohet mundėsia e sulmit nė tru, kjo ėshtė bėrė e ditur pas njė
hulumtimi tė gjerė tė kryer me rreth 20.000 persona tė moshės sė mesme
dhe tė vjetėr, tė kryer nė Norfolk tė Britanisė sė Madhe. Efektet
mbrojtėse tė vitaminės C kundėr sulmit nė tru janė tė vėrtetueshme duke
marrė parasysh faktorėt tė tillė si mosha, gjinia, pirja e duhanit,
alkooli, indeksi i masės trupore, shtypja, kolesteroli, aktiviteti
fizik, diabeti, sulmet e menjėhershme nė zemėr, marrja e ilaēeve dhe
statusi shoqėror.

Mungesa e kromit shkakton diabet
Kromi
u identifikua si njė nga mineralet nė trupin e njeriut vetėm 30 vjet mė
parė. Studimet pėr tė vazhdojnė akoma. Kromi ėshtė pjesė e njė pėrbėrje
qė bėn tė mundur insulinėn tė punojė. Ėshtė gjithashtu i rėndėsishėm nė
metabolizėm dhe strukturėn gjenetike. Pėr shkak tė njohurive jo tė
mjaftueshme pėr kėtė kripė minerale ėshtė e vėshtirė tė dallohen shenja
tė veēanta, nė mungesė tė tij. Megjithatė dihet se mund tė shkaktojė
rritje tė kolesterolit nė gjak. Nė studimet e bėra tek kafshėt, mungesa e
kromit shkakton njė sėmundje, qė ėshtė shumė e ngjashme me diabetin.
Gjendet kryesisht tek mishi, drithėrat, fasulet e thata, thjerrėzat,
lajthia, peshku dhe prodhime tė tjera nga deti.

Konsumoni
kripėn sa mė pak tė jetė u mundur

Pėrdoreni atė sa mė pak
tė jetė e mundur. Mos harroni se ēdo produkt i krijuar nga natyra nuk
ėshtė i kripur nė shijen e tij, ai ėshtė zakonisht i ėmbėl ose i athėt.
Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet tė pihet
veē rasteve kur personi ėshtė i etur dhe nuk ka si tė veprojė ndryshe.
Shtoni lakrat nė dietėn tuaj ditore. Konsumoni gjethet jeshile tė
spinaqit, sallatės pėr sėmundjet e zemrės dhe diabetit. Thjerrėzat po
ashtu janė tė pasura me lėndė ushqyese si dhe pėrbėrės tonike tė
domosdoshme pėr organizmin.

Hiqni dorė nga pijet me
ngjyrė

Shkencėtarėt nė Boston, kanė zbuluar se, duke pirė
rregullisht pije freskuese tė ngjyrosura ēdo ditė, ju dyfishoni rrezikun
e sindromės sė metabolizmit, sindromė e cila, pėrfshin njė sėrė
shqetėsimesh, siē janė: tensioni i lartė, vlera tė larta tė insulinės,
shtimi nė peshė, qė rrit rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe diabetit.
Shkaktari i tyre mund tė jetė substanca ngjyruese e kėtyre pijeve, e
cila ka rritur rrezikun e kėsaj sindrome nė eksperimentet qė janė bėrė
tek kafshėt. “Shkencėtarėt, gjithashtu, mendojnė se, ata qė pinė tė
tilla pije, janė tė prirur tė zgjedhin gjithmonė ushqime tė ėmbla, tė
cilat ēojnė drejt shtimit nė peshė”, - thotė Vasan S. Ramachandran-i,
M.D.,profesor mjekėsie nė Universitetin e Bostonit, nė tė cilin ka qenė
udhėheqėsi i studimit.

Manual i ri me kėshilla pėr
diabetikėt

Shoqata amerikane e diabetit publikoi njė manual
tė ri me kėshilla dietetike pėr 16 milionė personat qė vuajnė nga
sėmundja e sheqerit nė shtetet e bashkuara. Pėr herė tė parė, Kjo
shoqatė po rekomandon ushtrimet fizike si njė mėnyrė pėr mbajtjen e
diabetit nėn kontroll. Ndėrsa kėshillat synojnė pėrmirėsimin trajtimin
dhe tė parandalimin e diabetit, Ato pėrqendrohen veēanėrisht nė
ndryshimin e jetės sė pacientėve. Zbatimi i kėshillave do tė ndikojė
ndaj krejt mėnyrės sė jetesės. Pėr herė tė parė, shoqata rekomandon
ushtrime pėr tė 16 milionė amerikanėt qė vuajnė nga diabeti. Ushtrimet
pakėsojnė nivelin e sheqerit nė gjak dhe parandalojnė diabetin tek tė
rriturit e rrezikuar. Shoqata thotė gjithashtu se diabetikėt nuk kanė
nevojė tė shmangin ėmbėlsirat, Si tortat apo akulloret, Pėr sa kohė qė
tregohen tė pėrmbajtur nė ngrėnie dhe ekuilibrimin e tyre me sasinė e
duhur tė insulinės. Shumė specialistė diabeti i kėshillojnė tashmė
pacientėt e tyre se mund tė hanė ushqime me sheqer, Nė qoftė se marrin
masa pėr kontrollin e nivelit tė sheqerit nė gjak. Nė manual theksohet
se nuk ka ndonjė dietė apo mėnyrė jetese qė mund funksionojė pėr tė
gjithė diabetikėt. Por njė dietė e planifikuar si kjo qė pėrdor ky
njeri, duhet tė pėrshtatet pėr secilin me ndihmėn e mjekut. Pra, tė
mbajė nėn kontroll gjendjen e tij duke kontrolluar ēfarė ha.

Ēaji
i manaferrės pėr diabetikėt

Frutat e manaferrės pėrmbajnė
sheqerna, vitaminė C, karotinė, vitaminė E, acide organike, pektinė etj.
Po ashtu, edhe gjethet e saj janė tė pasura me vitaminė C, acide
organike, lėndė tonike dhe aromatike. Nė fara ndodhet vaji yndyror nė
masėn deri 12%. Tė gjitha pjesėt e bimės kanė veti mjekėsore shumė tė
mirė. Qysh nė lashtėsi janė pėrdorur nga njeriu pjesėt e bimės, si
gjethet e majat, pėr tė bėrė ēajra kundėr sėmundjeve tė aparatit tretės.
Pėr diabetin merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen,
shtypen dhe vihen tė zihen nė njė litėr ujė. Nga lėngu i kulluar, i
sėmuri merr tri herė nė ditė nga njė filxhan para buke. Pėrfundime tė
mira japin edhe frutat e manaferrės, tė cilat mund tė konsumohen tė
freskėta, si dhe nė formė ēaji me verė: Merren 150-200 gramė fruta
manaferre, zihen nė njė gotė tė mbushur me verė. Nga lėngu i prodhuar
merren ēdo ditė 1-2 gota tė vogla, nė gjendje tė ngrohtė. Frutat e
manaferrės shuajnė etjen, pėrdoren nga tė sėmurėt me diarre kronike, me
dhimbje nė kyēe, me infeksione nė veshka e nė fshikėzėn e urinės, me
kollė etj.

Kujdesi pėr pacientėt me diabet tė tipit 2
Shumė
mjekė u rekomandojnė pacientėve me diabet tė tipit 2 qė ta masin vetė
nivelin e sheqerit nė gjak. Por studimet e fundit tregojnė se njė gjė e
tillė mund t’i sjellė pacientit mė shumė dėme sesa tė dobi. Tashmė ėshtė
bėrė e zakonshme qė njerėzit me diabet tė tipit 1, ta masin vetė
nivelin e sheqerit nė gjak dhe tė marrin vetė insulinė sipas nevojės,
por shumė pacientė vuajnė nga Diabet i tipit 2 qė zhvillohet mė vonė nė
jetė. Shėrbimet e shėndetit shpenzojnė miliona dollarė pėr t’i mėsuar
diabetikėt se si tė kujdesen pėr veten. Por gjatė njė studimi, mjekėt
vėzhguan 184 pacientė tė diagnostikuar me Diabet tė tipit 2.

Meshkujt
mė tė prekur nga diabeti

Kohėt e fundit specialistėt e
shėndetėsisė kanė arritur nė pėrfundimin se meshkujt janė mė tė
predispozuar pėr t'u prekur nga sėmundja e sheqerit. Gjithashtu
pėrkrahėsit e punės kėrkimore nė fushėn e qelizave zanafillėse thonė se
klonimi mund tė ēojė nė kura shumė tė efektshme pėr sėmundje si diabeti.
Sipas specialistėve mosha ndikon shumė nė shfaqjen e diabetit. Diabeti
tip 1 zė rreth 10 % tė tė sėmurėve me diabet, ndėrsa diabeti tip 2 zė
njė pėrqindje mė tė vogėl se i pari dhe ėshtė mė i shpeshtė se ai.
Diabetikėt me diabet tip 2 si rregull kanė ndėrlikime kronike. Sipas tė
dhėnave tė OBSH, nė botė nė vitin 2025 do jenė rreth 300 milionė
diabetikė, ndėrkohė qė numėrohen rreth 170-180 milionė diabėtike.
Aktualisht nė vendin tonė numri i diabetikėve ėshtė gjithmonė nė rritje
dhe nga 0.7 dhe 0.8 pėr qind qė ka qenė nė shekullin e kaluar, ka
arritur rreth 2-3 pėr qind dhe kjo shifėr do jetė gjithmonė nė rritje.

Kuroni
diabetin, duke rregulluar gjumin

Tė kurosh diabetin, duke
zgjidhur problemet qė mund tė keni me gjumin. Kjo ėshtė kėshilla mė e
fundit qė japin shkencėtarėt, pas njė sėrė ekzaminimesh dhe analizash pa
fund qė bėjnė njė lidhje mes sėmundjes dhe gjumit jo tė mirė qė bėhet
gjatė natės.
Zbulimi, bėrė nė njė studio tė madhe tė ADN-sė, mori nė
shqyrtim mė shumė se 36 mijė evropianė, diabetikė ose jo diabetikė, tė
tė gjitha moshave. Ekspertėt zbuluan njė lloj mutacioni nė gjenin
"MTNR1B" qė pėr shkencėtarėt u etiketua si "hormoni i gjumit".
Melatonina ėshtė njė rregullues i rėndėsishėm i ritmit gjumė/zgjim, dhe
prodhohet gjatė natės, duke arritur njė lloj kulmi gjatė kėsaj kohe,
ndėrkohė qė gjatė mėngjesit nis e pakėsohet. Pėrkundėr kėsaj, insulina
hormoni qė rregullon sheqerin nė gjak prodhohet gjatė ditės, ndėrkohė qė
gjatė natės prania e saj vjen duke u zvogėluar. Prej kohėsh dihej se tė
flije pak bėn keq pėr shėndetin dhe kjo ishte e lidhur mė rrezikun e
diabetit, por nuk diheshin deri mė tani arsyet. Studimi, i drejtuar nga
Philippe Froguel arriti tė bėnte lidhjen mes dy problemeve.

Lidhjet
e diabetit me depresionin

Njė studim i ri vendos lidhjen
midis diabetit dhe depresionit. Studimi i kryer nga shkencėtarėt pranė
universitetit Xhons Hopkins nė Meriland, thotė se njerėzit qė vuajnė nga
depresioni kanė mė shumė gjasa tė preken nga diabeti dhe anasjelltas.
Shkencėtarėt pranė shkollės mjekėsore tė universitetit Xhons Hopkins nė
Baltimore thonė se disa pacientė mund tė kenė nevojė tė trajtohen
njėkohėsisht pėr diabet e depresion. Kjo pėr arsye se gjatė studimit ata
gjetėn njė lidhje midis kėtyre dy sėmundjeve. Mjekja Sherita Golden dhe
njė grup shkencėtarėsh vėzhguan 5 mijė pacientė pėr njė periudhė
3-vjeēare. Ata vunė re se pacientėt qė nuk flinin mirė ose nuk kishin
oreks, tė gjitha kėto simptoma tė depresionit, ishin mė nė rrezik tė
prekeshin nga diabeti sesa tė tjerėt pa kėto simptoma. Mjekja Golden
thotė se depresioni duket se i parandalon njerėzit pėr t'u kujdesur pėr
shėndetin e tyre. Kėto qėndrime shtojnė rrezikun e zhvillimit tė
diabetit tė tipit 2. Gjatė studimit, shkencėtarėt gjithashtu vunė re se
personat me diabet tė tipit 2 ishin mė shumė nė rrezik tė prekeshin nga
depresioni sesa ata qė nuk vuanin nga diabeti. Mjekja Golden thotė se
personat qė trajtohen pėr diabet janė mė nė rrezik tė preken nga
depresioni dhe kur preken, kjo gjendje ndikon nė aftėsitė e tyre pėr tė
luftuar diabetin.

Ushqimet qė pėrdoren pėr tė luftuar
diabetin

Nuk dihet ende se cili ėshtė numri i saktė i tė
sėmurėve me diabet, por personat qė ankohen pėr shqetėsimet qė tė sjell
kjo sėmundje shtohen ēdo ditė e mė shumė. Ndėrkohė qė nuk ka ende njė
kurė tė pėr diabetin, doktorėt shprehen se mbajtja e njė diete tė
rregullt, respektimi i saj nė ēdo detaj, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė
mbajtur nėn kontroll gjendjen. “Marrja parasysh e lėndėve tė pėrbėra
natyrale, ėshtė njė alternativė qė mund tė evitojė deri diku
rekomandimin e ilaēeve”, thotė Richard A. Andreson, drejtor i shkencės
nė departamentin e Agrokulurės nė Beltseville. “Mesazhi qė po pėrpiqemi
tė dėrgojmė, ėshtė se nuk duhet tė mbėshtetemi vetėm nė ilaēet qė mund
tė ngadalėsojnė apo parandalojnė diabetin, duhet nė mėnyrėn mė maksimale
qė tė pėrpiqemi tė ndryshojmė zakonet e tė ngrėnit”, shton ai.

Ēfarė
duhet tė konsumoni?

1. Ēaj. Kimikatet e njohura si
“fonifenol” tė gjetura nė jeshilen, tė zezėn, ngrenė aktivitetin e
insulinės.
2. Kanellė. Mė pak se gjysmė luge ēaji nė ditė rrit
metabolizmin e sheqerit nė qelizat e shėndetshme.
3. Hejdė. E
pėrdorur tradicionalisht, hejda pėrmban pėrbėrės kimikė qė ulin nivelin e
sheqerit nė gjak.
4. Qershitė. Qershitė pėrmbajnė kimikate tė
quajtura “antokine” qė rrisin prodhimin e insulinės.
5. Gujava.
Ekstraktet e mollės sė gujavės ulin nivelin e sheqerit nė gjak.
6.
Kakao. Ul rezistencėn e insulinės.

Karbohidratet dhe
diabeti

Karbohidratet janė njė nga tri mikroushqyeset e
gjetura nė ushqim, dy tė tjerat janė yndyrnat dhe proteinat.
Karbohidratet mund tė jenė tė thjeshta dhe tė komplikuara. Karbohidratet
e thjeshta, ose sheqernat, kanė emra tė ndryshme si fruktoza, laktoza
dhe surkoza. Karbohidratet e thjeshta gjendjen nė qumėsht, fruta dhe,
sigurisht, nė sheqer. Karbohidratet e ndėrlikuara janė niseshteja, tė
cilat janė tė pėrbėra nga shumė pėrbėrje glukozash tė pėrziera, ku mund
tė pėrmenden buka, ėmbėlsirat, makaronat. Saktėsisht rritja e sheqerit
nė gjak ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me konsumimin e karbohidrateve.
Disa drithėra dhe fruta pėrmbajnė fibra, tė cilat nė kėtė rast janė njė
element shumė i rėndėsishėm, sepse sa mė shumė prezent tė jenė fibrat,
aq mė pak e mundur ėshtė qė ushqimi tė prekė nivelin e sheqerit nė
gjakun tuaj. Disa drithėra tė tjera janė lehtėsisht tė shndėrruara nė
trupin tuaj nė sheqer.

Ilaēet
1-Tiazolidinedionet
- veprimi ėshtė i menjėhershėm, por nė disa raste mendohet se ulin
rezistencėn periferike ndaj insulinės.
2-Glinidet - ky lloj bari
shkakton sekretim tė shpejtė tė insulinės. Merren para buke dhe
ndihmojnė nė kontrollin e glukozės postprandiale (pas ngrėnies).
3-Akarboza
- ėshtė frenues i alfa-glukozidazės intestinale qė ngadalėson ritmin e
pėrthithjes tė glukozės nė gjak.

Diabeti, ndėrlikon edhe
organet e tjera

Pėrveē ērregullimit tė sheqernave, nė diabet
ērregullohen yndyrnat, kripėrat dhe ērregullohet metabolizmi i lėndėve.
Kjo sėmundje jep ndėrlikime akute tė menjėhershme dhe ndėrlikime
kronike qė zgjasin gjithė jetėn. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme ndėrlikimet
vijnė si pasojė e uljes apo e ngritjes sė sheqerit nė gjak, dhe kur kėto
janė respektivisht tė menjėhershme, tė sėmurėt bien nė gjendje kome ose
nė gjumė tė thellė. Por sėmundja e diabetit ndikon gjithashtu dhe prek
arteriet e zemrės, nga ku mund tė shfaqen edhe infarkte, tė cilat janė
sėmundje tepėr tė rrezikshme ose kur dėmtohen arteriet e kėmbės, shfaqet
gangrena e kėmbės, kur dėmtohen arteriet e syrit, shfaqet njė ndėrlikim
nga i cili sėmuren tė dy sytė edhe i sėmuri mund tė humbasė edhe
shikimin, kur dėmtohen arteriet e veshkės, shfaqet njė dėmtim qė nė
popull njihet me termin azotemia.

Diabeti rrezik pėr
sėmundje tė tjera

Ndėrlikimet qė krijohen nga dėmtimet e
kapilarėve tė gjakut dhe arterieve tė vogla. Janė mė karakteristike e mė
tipiket pėr diabetin. Ato shfaqen zakonisht 3-10 vjet pas fillimit tė
tij, por vetėm nė ato raste kur mjekimi nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė tė
kujdesshme e tė vazhdueshme. Sa mė i vjetėr tė jetė diabeti, sa mė shumė
vjet tė jetė i sėmuri me hiperglicemi, sa mė e lartė tė jetė niveli i
saj pra sa mė i ērregulluar tė jetė diabeti, aq mė tė shpeshta, mė tė
pėrhapura e mė tė rėnda do tė jenė kėto dėmtime. Preket e dėmtohet
sidomos i tėrė rrjeti kapilar, i cili ėshtė i pėrhapur nė tė gjitha
pjesėt sado tė vogla tė organizmit, nė tė gjitha organet, duke shkaktuar
ērregullime nė funksionin e tyre.

Ndėrlikimet nė sy,
probleme tė shikimit

Sė pari, kėto dėmtime shfaqen e vėrehen
nė kapilarėt brenda syrit, pikėrisht nė atė shtresė tė tij qė quhet
retinė. Kjo ėshtė njė cipė shumė e hollė nė fund tė syrit qė luan rolin
vendimtar pėr shikimin e fotografimin e objekteve. Kapilarėt e retinės,
nėn ndikimin e hiperglicemisė kronike shumėvjeēarė, deformohen, mbyllen,
ēahen, lėshojnė brenda nė sy lėngje dhe hemorragji, tė cilat cenojnė
retinėn e dėmtojnė pamjen, deri nė verbim tė plotė. Ky ndėrlikim quhet
retinopatia diabetike dhe ėshtė ndėr ndėrlikimet mė tė hershme e mė tė
shpeshta tė tij. Fatmirėsisht ai nuk zhvillohet pėr njė ditė dhe as pėr
njė vit. Duhen vite tė tėra qė retina tė arrijė tė prishet e tė humbasė
pamjen. Zbulimi i dėmtimeve fillestarė qė quhen mikroaneurizma arrihet
me njė kontroll fare tė thjeshtė tė fundit tė syrit nga mjeku okulist.
Ėshtė koha qė gjithēka mund tė ndreqet. I vetmi "ilaē" pėr tė mjekuar
retinopatinė sidomos nė fazat e fillimit, ėshtė mjekimi korrekt e
shembullor i diabetit, normalizimi me fanatizėm i glikemisė. Po nuk u bė
kjo, sytė janė nė "dorė tė fatit". Pėrveē mjekimit tė mirė tė diabetit,
ata duhet tė kenė kujdes tė mos pėrdorin asnjė ilaē tė rekomanduar pėr
arsye tė tjera pa u konsultuar me mjekun diabetolog. Tė sėmurėt qė kanė
shenja hemorragjie nė retinė duhet, pėrveē diabetit, tė kontrollojnė
vazhdimisht tensionin arterial, ta mbajnė atė gjithmonė nė shifra
normale e po qė i lartė tė pėrdorin patjetėr mjekim tė vazhdueshėm pėr
ta ulur e normalizuar. Duhet pasur parasysh qė pėrveē dėmtimeve tė
kapilarėve retinalė diabeti mund tė krijojė nė sy dhe ndėrlikime tė
tjera, si infeksione, rritje tė presionit brenda syrit (glaukoma) dhe
sidomos zhvillimin qė nė moshė tė re tė perdes (kataraktit). Veē kėtyre
tek tė sėmurėt me diabet mund tė ndodhin turbullime dhe deri humbje tė
papritura tė pamjes.

Ndėrlikimet nė veshka

veshka behėt filtrimi i vazhdueshėm i gjakut. Me anė tė kėtij filtrimi
organizmi eliminon e flak jashtė nė urinė, tėrė helmet, mbeturinat e
"skorjet" qė nxjerrin "makineritė" qelizore gjatė punės sė tyre. Diabeti
si pasojė e hiperglicemisė tė vazhdueshme pėr njė kohė tė gjatė
dhjetėra vjeēare mund tė dėmtohen kapilarėt e hollė tė glomerulave dhe
kėshtu pengohet filtrimi dhe funksionimi i veshkės nė tėrėsi. Ky
ndėrlikim quhet nefropatia diabetike. Nefropatia, sidomos nė fazat e
pėrparuara tė saj, kur thuajse bllokohet filtrimi ėshtė njė ndėr
ndėrlikimet mė tė rėnda e tragjike tė diabetit. Pėr fat tė keq me gjithė
progresin nė mjekimin e diabetit ky komplikacion dramatik vazhdon tė
mbetet mjaft i shpeshtė. Vetė fillimi i retinopatisė ėshtė sinjal i parė
alarmi qė dėshmon se procesi i dėmtimit tė kapilarėve tashmė ka filluar
dhe asgjė s'garanton qė ai nuk do tė prekė e shtrihet edhe nė kapilarėt
e veshkave. Nė kėtė fazė tė parė tė hershme avancimi mund tė
parandalohet me efikasitet thjesht me mjekimin e saktė tė diabetit.
Dėmtimi qė zhvillohet nė ta nuk "dhėmb". Prandaj jo rrallė procesi
pėrparon derisa shfaqet njė sinjal i dytė. Ky sinjal vjen tashmė nga
veshkat e dėmtuara, ku nė urinė shfaqet mikroalbumina.

Ndėrlikimet
nervore

Nė dėmtimet e rrjetit kapilar me rėndėsi tė veēantė
janė dhe neuropatitė e diabetit qė pėrfaqėsojnė dėmtim e vuajtje tė
nervave nga kjo sėmundje. Prekja e sistemit nervor mund tė jetė shumė mė
e gjerė, njėhershmi nė nervat periferikė, ashtu dhe nė nervat e
organeve tė brendshme. E para, shfaqet nė formė dhimbje, mpirje, djegie
nė formė neuriti. Ulėt ndjeshmėria ndaj tė ftohtit, tė nxehtit e
dėmtohen reflekset. Njė nga shenjat karakteristike ėshtė djegia e
shputave tė kėmbės, sidomos nė orėt e natės. Nė faza mė tė avancuara
nervat dėmtohen aq shumė sa bėhen tė padijshėm, nuk pėrcjellin dot as
dhimbjen as tė nxehtin, tė ftohtin apo prekjen. Kjo krijon njė ndėrlikim
me rrezik tė jashtėzakonshėm pėr dėmtimin dhe shfaqjen e gangrenės nė
kėmbė, qė njihet me emrin kėmba diabetike. Dėmtimi i nervave ndodh jo
vetėm tek ato tė ekstremiteteve, por edhe nervave tė organeve tė
brendshme. Ato mund t'u shkaktojnė uljen e papritur tė tensionit
arterial, me ndjenjė tė fikti nė ēastin kur ngrihen nga shtrati nė
kėmbė. Mund tė shfaqen ērregullime tė urinimit, ērregullime tė stomakut
me anoreksi dhe vjellje e sidomos diarre, daljet e shpeshta jashtė, tė
cilat pėrsėriten shumė herė gjatė ditės, por karakteristikė ėshtė qė ato
theksohen e bėhen mė tepėr shqetėsuese e gati torturuese gjatė orėve tė
natės.

Ndėrlikimet arteriale tė zemrės dhe trurit
Arterioskleroza
ėshtė njė proces qė krijohet nga ndikimi i pėrbashkėt dhe nga pleksja e
njė sėrė faktorėsh favorizues, si dhjamosja e tepėrt, tensioni i lartė i
gjakut, yndyrat e tepėrta nė gjak, nikotina e duhanit, emocionet e
ankthi i vazhdueshėm, puna ndenjur, jeta pa lėvizje fizike, trashėgimia,
etj. Diabeti dhe arterioskleroza janė dy sėmundje njėsoj tinėzakė dhe
tė rrezikshme, sepse pėr njė kohė tė gjatė tė dyja rrinė tė fshehura e
tė heshtura. Nė diabet rritet sheqeri nė gjak, ai dėmton pėr vite me
radhė kapilarėt e gjakut, por as ndihet e as dhėmb.

Ndėrlikimet
infeksioze tė diabetit

Diabeti mund tė fshihet pas
infeksioneve tė pėrsėritura tė tilla si infeksione tė tjera qelbėsuese
tė lėkurės, infeksione urinare, tuberkuloz, infeksione nė organet
gjenitale, mukoza, infeksione tė mishrave tė dhėmbėvė, tė bajameve,
sinusit e sėmundje tė gojės nė pėrgjithėsi, infeksione tė mushkėrive,
bronkeve, rrugėve tė tėmthit, tė thonjve tė kėmbėve, etj. Diabetikėt
janė mė "delikatė", ftohen mė lehtė, u ngjitet shpejt rrufa, infeksionet
e ndryshme virusale dhe gjithė sėmundjet infektive nė pėrgjithėsi. Nga
ana tjetėr, tė sėmurėt qė e dinė se vuajnė nga diabeti, duhet tė kenė
kujdes tė veēantė qė tė mbrohen nga infeksionet, sepse kėto ērregullojnė
rėndė diabetin. Mbrojtja arrihet thjesht me anė tė tre masave
paraprake. Sė pari: respektimi i rregullave tė higjienės sė trupit,
ruajtja nga lagėshtia, tė ftohtit, korrentet e erės, etj. Sė dyti:
vaksinimi i rregullt kundėr tė gjitha sėmundjeve infektive duke
pėrfshirė edhe gripin. Sė treti: mjekimi i rregullt e i pėrpiktė i
diabetit, ruajtja e ekuilibrit tė vazhdueshėm tė tij. Lufta mė e mirė
ndaj infeksioneve ėshtė parandalimi i tyre.

Ushqime qė
mund tė pėrdoren pa kufizim

Zarzavate:
Domate, Kastravecė
Karota
Sallatė
jeshilė
Lulelakėr
Speca
Panxhar i kuq
Qepė
Rrepė, lakėr e
bardhė

Lėngjet:
Ujė mineral
Ujė i gazuar
Lėngje
zarzavatesh
Kafe ose ēaj pa sheqer
Zemra
Ushqime tė shėndetshme pėr zemrėn
Pėrdorni
njė dietė tė pasur me fruta, perime, drithėra, peshk qė mbrojnė zemrėn.
Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathė, gjalpė, qumėsht.
Pėrdorni groshėt dhe thjerrėzat nė vend tė mishit. Frutat dhe perimet
janė parandaluesit kryesorė jo vetėm tė sėmundjeve tė zemrės por edhe tė
kancerit, shprehet kardiologėt.

Ushqimet e skuqura
dėmtojnė zemrėn

Ushqimet e skuqura, tė shpejta dhe me shumė
kripė mund tė shkaktojnė atak nė zemėr. Kėshtu, pakėsoni nė mėnyrė tė
konsiderueshme ushqimet e skuqura, apo ato qė shiten nė fast food-e,
pasi duke i zėvendėsuar me perime dhe fruta, mund tė ulni deri nė 30 %
mundėsinė njė infarkti nė zemėr. Ėshtė konkluzioni qė kanė nxjerrė njė
grup studiuesish nga njė studim mbi zakonin e tė ushqyerit, i cili ka
pėrfshirė mbi 16 mijė persona nė 52 shtete. Dieta tipike e botės
perėndimore ėshtė shumė e pasur me yndyrna, mish dhe kripė, tė gjitha
kėto ushqime venė nė rrezik shėndetin kardiovaskular.

Vera
e bardhė ndihmon zemrėn

Deri mė tani ėshtė menduar se vera e
bardhė, ndryshe nga vera e zezė, nuk ka ndikim pozitiv deri nė atė
shkallė, pasi qė pulpa e rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhė nuk
pėrmban rezervatrol, sikurse korja nga e cila prodhohet vera e kuqe. Nuk
ėshtė vetėm vera e kuqe ajo qė e mbron zemrėn. Njė studim i ri ofron
qetėsi pėr tė gjithė dashamirėt e verės sė bardhė, pasi qė shkencėtarėt
kanė njoftuar se vera e bardhė e mbron zemrėn ngjashėm sikurse edhe vera
e zezė. Deri me tani ėshtė menduar se vera e bardhe, ndryshe nga vera e
zezė, nuk ka ndikim pozitiv deri nė atė shkallė, pasi qė pulpa e
rrushit nga e cila prodhohet vera e bardhė nuk pėrmban rezervatrol,
sikurse korja nga e cila prodhohet vera e zezė.

Dieta
ushqimore

Ushqimi juaj duhet tė pėrmbajė pemė, perime,
peshk, drithėra etj. Kufizimi i pėrdorimit tė yndyrave duhet tė jetė
hapi i parė. Mishi, qumėshti, gjalpi etj, duhet tė konsumohen nė sasi tė
vogėl.

Zemra ka nevojė pėr hekur
Njė studim i
shkencėtarėve amerikanė tregon se konsumimi i hekurit ndihmon nė
kontrollin e shtypjes sė gjakut dhe faktorėve tė tjerė tė dėmshėm pėr
zemėr. Rezultatet e studimit, qė thonė se hekuri ėshtė i dobishėm pėr
zemėr, mund tė shpjegohen me veprimin e antioksiduesve, tė pranishėm nė
hekur. Studimi ka zgjatur 18 javė dhe ėshtė bėrė nė kafshė laboratorike.
Krahas uljes sė shtypjes sė gjakut, konsumimi i hekurit ėshtė parė se
ēon edhe deri te zvogėlimi i proceseve inflamatore nė organizėm, duke
mbrojtur edhe muskulin e zemrės. Analizat shtesė kanė treguar se hekuri e
mbron zemrėn mė shumė sesa ilaēet pėr zbritjen e shtypjes sė gjakut,
thuhet nė revistėn "Journal of Gerontology".

Porosit
biftek zgare

Mendon se tė bėn keq pėr zemrėn, por gabohesh.
Bifteku pėrmban selen, i cili rrit imunitetin, si edhe vitamina B, qė
pakėsojnė homocisteinėn (aminoacid nė gjak, prania e tepėrt e tė cilit
shkakton sėmundje nė zemėr). Masa e yndyrės deri nė 50 % ėshtė varietet i
shėndetshėm pėr zemrėn.

Pi mė shumė ēaj
Meshkujt
qė pinė 2 filxhanė ēaji nė ditė kanė 25 % mė pak mundėsi pėr tė vdekur
nga sėmundjet e zemrės sesa ata qė rrallė e vėnė nė gojė. Arsyeja:
flavonoidet nė ēaj, jo vetėm pėrmirėsojnė aftėsinė e enėve tė gjakut pėr
t’u qetėsuar, por gjithashtu hollojnė gjakun, duke reduktuar
koagulimin.

Zvogėlo marrjen e kripės
Kripa e
tepėrt shkakton rritjen e presionit tė gjakut, gjė qė rrit rrezikun e
zhvillimit tė sėmundjeve koronare tė zemrės. Rri larg ushqimeve tė
kripura dhe shikoji gjėrat para se t’i blesh, nėse kanė pėrmbajtje tė
lartė tė kripės. E ndoshta edhe gjėrat qė na duken tė shėndetshme kanė
sasi tė lartė tė kripės, kėshtu qė shikoni pėrmbajtjen e tyre.

Hani
fruta dhe perime

Njė dietė e shėndetshme ju ndihmon tė
zvogėloni rrezikun e zhvillimit tė sėmundjeve tė zemrės, dhe gjithashtu
mund t’ju ndihmojė tė rrisni mundėsinė e mbijetimit tė sulmit tė zemrės.
Duhet tė provoni tė keni dietė tė balancuar qė pėrmban sasi tė mėdha
frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet si: buka e zezė apo e plotė,
pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve siē janė biskota, torta, brumėrat e
ndryshme, produkteve tė qumėshtit qė janė me dozė tė lartė tė yndyrės sė
ngopur (saturated) dhe sheqerit.
Ndryshimi i ushqimit dhe efektet
Njė prej veprimeve
qė duhet tė bėni pėr ta parandaluar sulmin nė zemėr ėshtė ndryshimi i
ushqimit. Duhet tė merrni tė gjitha ushqimet, por dominues duhet tė jetė
ushqimi vegjetarian, i pėrbėre nga frutat dhe perimet e freskėta, tė
cilat pėrmbajnė vitamina dhe minerale. Merrni njė lugė vaj ulliri nė
ditė bashkė me sallatė dhe pėrdorni mė shpesh mishin e peshkut, i cili
pėrmban acide tė shumta yndyrore omega-3, qė zvogėlojnė kolesterolin dhe
si rrjedhojė, edhe rrezikun pėr sėmundje kardiovaskulare. Disa vezė nė
javė nuk janė tė ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjamė dhe nė sasi
mė tė vogėl. Po ashtu mund tė merren nė sasi jo tė tepėrt edhe arrat,
bajamet, lajthitė, por nė kokrra tė plota.

Substancat qė
zgjerojnė enėt e gjakut

Ka artikuj ushqimorė qė pėrmbajnė
substanca tė cilat shkaktojnė zgjerimin e enėve tė gjakut nė tru, e ky
ėshtė shkaku i dhembjes nė tėmthat. Fajtorėt kryesorė janė nitritet,
shtesat qė i qiten mishit tė konservuar dhe disa llojeve tė sallameve,
si dhe disa pėrbėrės tė tjerė qė u qiten kryesisht artikujve tė
konservuar. Kujdes tė posaēėm duhet kushtuar kafesė: kafeina ngushton
enėt e gjakut, mirėpo personat qė janė mėsuar tė konsumojnė disa kafe nė
ditė, nė rast tė mungesės sė rastėsishme shkaktohet reaksioni i
kundėrt, pėrkatėsisht zgjerimi me dhembje i enėve tė gjakut.

Rreziku
qė sjell tepria me kripėn

Natriumi, pėrkatėsisht kripa,
sigurisht ėshtė armiku mė i madh i personave qė vuajnė nga
hipertensioni. Shkaku shpesh shpjegohet me faktin se kripa e tepėrt
shton sasinė e lėngjeve nė gjak dhe "zgjeron" arteriet, gjė qė shkakton
ngritjen e tensionit. Sasia mesatare e kripės qė fusim nė organizėm,
sillet prej 10-15 gramė nė ditė, gjė qė ėshtė tepėr, nėse e dimė se nuk
duhet tejkaluar 4-5 gramė nė ditė. Kėtė sasi nuk ėshtė e vėshtirė ta
arrijmė sepse shumė artikuj ushqimore pėrmbajnė kripė, e shprehia qė
ushqimi tė "kriposet" gjatė zierjes ėshtė tepėr e pėrhapur.


shumė peshk pėr zemrėn

Peshku duhet tė hahet sė paku dy
herė nė javė, sepse ėshtė i pasur me thartirėn omega-3, e cila ul
tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrėn. Mishi ėshtė i pasur me yndyra,
tė cilat mund tė shtresohen nė arterie, duke vėshtirėsuar nė kėtė mėnyrė
qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar ngritjen e tensionit.

Kaliumi
aleat i zemrės

Pemėt dhe perimet janė tė pasura me kalium,
mineral i cili ka aftėsi pėr zgjerimin e arterieve. Mjafton qė tė
shtohet nė ushqim dhe qė tensioni tė kthehet nė normale. Nė mesin e
artikujve mė tė pasur me kalium janė pemėt ekzotike, lėngu prej
kumbullave, bananeve, dredhėzave, patates, majdanozi dhe domatja.

Ushqimet
qė ndihmojnė zemrėn

Mishi i vicit, i lepurit, bibės, pulės,
qumėshti pa yndyrė dhe jogurti, peshku i lumit ose i liqenit, buka,
orizi, vera, birra (vetėm njė gote nė dite), margarina, vaji prej
misrit, kikirikėve, lulediellit, lakra, trangujt, qepa, patatja,
domatja.

Ushqimet qė duhen evituar
Mishi i
konservuar ose i tharė, sallamet, djathėrat e vjetėr, pes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Kėshilla dhe receta popullore pėr tė luftuar diabetin dhe sėmundjet e zemrės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vajza 2 vjecare ka luftuar kunder kancerit ne gji
»  Semundjet Mendore
»  Fjale te urta popullore..!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions