Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese Empty
MesazhTitulli: Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese   Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese Empty26.05.10 21:32

Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese Safe_image.php?d=4b7bbeefeac735abd00c9b07a7e3f53d&url=http%3A%2F%2F3.bp.blogspot.com%2F_jyUtcIwxnSc%2FS-NI7uq_rrI%2FAAAAAAAAA9w%2F4NZEIt2yEJ8%2Fs320%2Ftea_with_mint

Tė gjithė kemi preferencat tona pėr frutėn mė tė shijshme. Kjo edhe
pa e ditur se brenda njė kokrre lajthie apo ulliri, gjenden vitamina tė
shumta, qė ndihmojnė organizmin tė punojė nė mėnyrė tė shėndetshme. Pa e
ditur se me lėngun e degėve tė dardhės, mund tė ulim temperaturėn qė i
ka kaluar tė 40 gradėt, edhe pse kemi pirė antibiotikė pa fund. Apo, se
me ēajin qė pėrftohet nga thana, manat, degėt e ullirit mund tė kurohen
sėmundje tė tilla si mėlēia, ulcera nė stomak, skleroza, etj. Madje ka
fruta tė cilat rekomandohen nga Mjekėsia Popullore edhe pėr kurimin e
sėmundjeve mė tė rėnda, si ato tė zemrės, tensioni, anemia, kanceri. Ajo
qė ėshtė mė e rėndėsishme, mbi tė cilėn bien dakord, si Mjekėsia
Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditėve tė sotme, lidhet me faktin se
nė tryezėn tonė nuk duhet tė mungojnė nė asnjė vakt frutat. Larmia e
tyre duhet tė jetė e madhe, kjo edhe pėr faktin se organizmi i njeriut
asimilon gjithēka, duke i shndėrruar ato nė vitaminat dhe karbohidratet
bazė pėr mirėfunksionimin e tė gjitha organeve. Pikėrisht pėr kėtė
arsye, gazeta "Tirana Observer" pėrmbledh nė numrin e sotėm, njė
speciale tė veēantė pėr tė gjitha frutat, qė pėrdoren nga Mjekėsia
Popullore pėr kurimin e sėmundjeve tė ndryshme. Kush janė 28 frutat
bazė, si pėrgatitet ēaji kurues, cilat janė sėmundjet qė ato shėrojnė
dhe sa ėshtė kohėzgjatja e zierjes, masa e duhur dhe si duhet pirė ēaji.
Rastet nė tė cilat duhet pėrsėritur kura me ēajrat e frutave, si dhe
ndarjet sipas kategorisė, nė frutat tė cilave iu zihen rrėnjėt dhe
kėrcelli, dhe ato tė cilave iu zihen lėkurat, apo edhe vetė kokrrat.

1.
ULLIRI
Jo mė kot, ulliri ėshtė cilėsuar si njė ndėr bimėt
mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lėvoret e degėve pėrmbajnė taninė dhe
kanė shije tė hidhur. Ato kanė veti rrudhėse, tonike dhe antipiretike.
Pėrdoren me rezultate shumė tė mira kundėr arteriosklerozės, tensionit
tė lartė tė gjakut dhe nė rastet e sėmundjeve me temperaturė. Ato kanė
veti direkte dhe pakėsojnė sasinė e sheqerit nė gjak.

Kuron:
1-Arteriosklerozėn
2-Tensionin
e lartė
3-Ul temperaturėn e lartė
4-Pakėson sasinė e sheqerit nė
gjak
5-Rregullon metabolizmin
6-Rekomandohet pėr ekzemat nė lėkurė
7-Kuron
stomakun

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 40-50 copė gjethe dhe
vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbeten ¾ e sasisė sė ujit.
Nga ēaji i pėrgatitur pihen 1-2 filxhanė ēaji nė ditė, pasi filtrohet
dhe i shtohet sheqer. Kokrrat e ullirit bėjnė mirė kur i konsumojnė ata
qė vuajnė nga sėmundja e sheqerit. Ėshtė e kėshillueshme qė diabetikėt
tė hanė sidomos kokrra jeshile, tė cilat shuajnė etjen qė shkakton
diabeti.

2. SHEGA
Lėngu i shegės pėrdoret me sukses nė
sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon
toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lėngu i portokallit) i jep freski
mendimit tė njeriut. Lulet e shegės pėrmbajnė taninė dhe kanė veti
rrudhėse e tonike; ato rekomandohen nė dhimbjet e barkut, nė hemorragji,
nė hemorroidet, si dhe pėr gargara (shpėlarje tė gojės) kundėr ėnjtjes
sė bajameve dhe acarimeve tė mishrave tė dhėmbėve.

KURON:
1-Sėmundjet
e stomakut
2-Sėmundjet e zorrėve
3-Dhimbjet e barkut
4-Hemorroidet
5-Ėnjtjen
e bajameve
6-Acarimin e mishrave tė dhėmbėve

Si pėrgatitet
ēaji:
Merren 20-30 gramė lule shege nė njė litėr ujė dhe vihen tė
zihen pėr gjysmė ore. Nga ky ēaj merren 2-3 gota ēaji nė ditė. Edhe
lėvozhga e frutave tė shegės ka veti regjėse. Lėvozhga e thatė, para se
tė pėrdoret, duhet tė vihet nė ujė pėr disa orė qė tė zbutet. Ēaji i
lėvozhgave tė shegės pėrdoret kundėr diarreve, si dhe pėr luftimin e
krimbave parazitarė tė zorrėve. Lėvozhga e frutave tė shegės lufton me
sukses amebat, tė cilat e dobėsojnė shumė organizmin, e veēanėrisht te
fėmijėt. Pėr kėtė merren lėvozhgat e njė kokrre shege, vendosen nė njė
enė prej balte dhe zihen nė gjysmė litri ujė derisa tė mbetet gjysma e
sasisė sė ujit. Pasi ftohet lėngu, pihen dy gota likeri nė ditė, njė nė
mėngjes e njė nė darkė, gjithmonė para buke, pėr 10-15 ditė. Pa pėrdorur
tjetėr ilaē, organizmi do tė ēlirohet nga amebat.

3. PORTOKALLI
Portokallet
janė njė ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese dhe treten lehtė
nė stomak. Lėngu i portokallit ka veti diuretike (Diuretik: Mjet qė
shkakton urinim tė shpeshtė dhe ndihmon veprimtarinė e veshkave dhe tė
rrugėve urinare) dhe antiseptike (Antiseptik: Qė ndalon kalbėzimin ose
pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e pėrdoret me sukses nė luftimin e
sėmundjeve tė veshkave edhe nė rastet kur janė formuar gurė nė to.

KURON:
1-Gurėt
nė veshka
2-Aneminė
3-Laringun
(kur iu ikėn zėri)
4-Nervozizmin

Si
pėrgatitet ēaji:
Portokallet pėrdoren me efekt tė mirė nė luftimin e
anemisė, duke pasuruar gjakun me elemente tė rinj. Portokalli ka
pėrmbajtje tė lartė tė vitaminės C. Nė 100 ml. lėng portokalli pėrmbahen
56 mg. vitaminė C. Kjo vitaminė merr pjesė nė shumė procese tė
shkėmbimit tė lėndėve nė organizėm. Lėvozhgat janė tė pasura me elemente
aktive. Lėngu i fituar nga zierja e lėvozhgave pėrdoret edhe nė rastet e
ērregullimeve tė stomakut dhe tė zorrėve. Ndėrkohė qė pėr sėmundjet e
laringut mjekėsia popullore kėshillon qė tė merren 10-15 gramė lėvozhga
frutash tė vihen tė zihen pėr 15-20 minuta nė 250 ml. ujė. Nga lėngu i
pėrfituar pihen 1-2 gota nė ditė. Kur ky lėng pihet i ngrohtė, bėn mirė
nė rrugėt e sipėrme tė frymėmarrjes, kur ka acarime nė grykė apo zėnie
zėri.

4. PJESHKA
Ky lloj fryti rekomandohet tė pėrdoret
kryesisht i freskėt ose lėng frutash. Ato kanė vlera tė larta ushqyese e
kuruese; pėrmbajnė rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinė,
vitaminė C dhe R me shumicė, sasi tė pakta provitaminė A, vitaminė B1,
B2, PP, kripėra minerale, lėndė aromatike etj. Lulet e pjeshkės kanė
veti tonike dhe rrudhėse dhe pėrdoren nė formė ēaji. Lulet e thara e tė
kthyera nė formė pluhuri, rekomandohen kundėr kolitit, dhimbjeve tė
barkut, rrjedhjes sė tė bardhave, kundėr hemorragjive dhe hemorroideve.

KURON:
1-Kolitin
2-Dhimbjet
e barkut
3-Hemorragjitė
4-Hemorroidet

Si pėrgatitet ēaji:
Ēaji
pėrgatitet duke marrė 50-70 gramė lėvore degėsh, tė cilat zihen nė 200
ml. ujė, gjersa tė mbetet gjysma e sasisė sė ujit. Lėngu i frutave dhe
vetė frutat e pjeshkės kanė veti tė mira tonike, janė freskuese, shuajnė
etjen dhe hapin oreksin. Ato bėjnė mirė nė mėlēi dhe ndihmojnė nė
forcimin e elementeve tė reja tė gjakut.
Gjethet e pjeshkės pėrdoren
nė ndalimin e rrjedhjes sė gjakut nga plagėt. Nė kėtė rast kėshillohet
tė merren njė sasi gjethe pjeshke dhe pasi pastrohen, shtypen bashkė me
kripė dhe vendosen mbi plagė.
5. MOLLA
Molla si fryt ka veti
freskuese, qetėsuese dhe zbutėse. Frutat pėrmbajnė rreth 15% sheqerna,
acide organike e sidomos acid malik, janė tė pasura nė karotinė
(provitaminė A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, tė cilat ndodhen nėn
lėkurė. Farat e mollės pėrmbajnė albumina dhe yndyrė.

KURON:
1-Hemorroidet
2-Reumatizmėn
3-Kollėn
4-Sėmundjet
e syve
5-Dhimbjet e veshit
6-Kundėr helmimeve

Si
pėrgatitet ēaji:
Merren 1-22 kokrra mollė, priten nė 2-3 copė secila
dhe zihen pėr 30-40 minuta nė 200 ml. ujė. Ēaji i mollės ndihmon
gjithashtu edhe pėr funksionimin e mirė tė veshkave dhe tė fshikėzės
urinare; ai pėrdoret kundėr infeksioneve tė kėtyre organeve. (Ky ēaj pėr
kollėn dhe reumatizmėn). Kurse pėr hemorroidet vlen kėshilla: Merren
1-2 kokrra mollė dhe me anėn e rendes kthehen nė pure. Pureja e
pėrgatitur, pasi zihet pėr gjysmė ore, pėrzihet me 20-30 gramė gjalpė
dhe hahet njėherėsh, duke qenė esėll. Mjekimi mund tė vazhdojnė 20-25
ditė me njė ndėrprerje prej 2-3 ditėsh. Kundėr helmimeve merren 20 copė
gjethe molle, thėrrmohen dhe vihen tė zihen nė gjysmė litri ujė. Lėngu i
fituar pihet nė formė ēaji. Ēaji i pėrgatitur me mollė tė ziera pakėson
etjen, zbut acarimin e laringut. Ky ēaj pėrdoret pėr tė zbutur e pėr tė
pakėsuar tė kollurit, kundėr zėnies sė zėrit, lehtėson dhimbjet e
grykės dhe acarimet e rrugėve tė frymėmarrjes dhe tė vetė mushkėrive.

6.
MANDARINA
Frutat e mandarinės janė tretėse, freskuese dhe lėngu i
tyre ėshtė i pranueshėm edhe nga stomaku i fėmijėve. Nė sajė tė
pėrmbajtjes sė vitaminave, si dhe tė njė sasie tė konsiderueshme hekuri,
mandarinat pėrbėjnė njė ushqim shumė tė pėrshtatshėm pėr pastrimin e
gjakut dhe pėr luftimin e anemisė.

KURON:
1-Aneminė
2-Pastrojnė
Gjakun
3-Stabilizojnė metabolizmin
4-Rregullojnė tensionin e
lartė

Si pėrgatitet ēaji:
Zakonisht mjekėsia popullore e ka
pėrdorur kėtė lloj fryti nė formėn e vet origjinale. Pėr kėtė arsye
kryesisht pėr ata qė kanė probleme me aneminė ose sėmundjet e tjera tė
gjakut, kėshillohet qė mjekimi me mandarina duhet tė vazhdojė 20-25
ditė, duke konsumuar ēdo ditė nga 10-15 kokrra ose edhe mė shumė.
Lėvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanė po ato pėrdorime si te
portokalli.
Filizat e reja dhe tė frutit tė mandarinės tė mbledhura
nė fillim tė periudhės sė lulėzimit tė bimės, pėrdoren nė rastet e
helmimeve ushqimore, nė ulēerėn e stomakut dhe tė dymbėdhjetėgishtėzės.

7.
FTOI
Ftoi ėshtė i ushqyeshėm; ai pėrmban vitamina A dhe C, sheqerna,
pektinė, acide, kripėra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janė tė
pasura me lėndė aromatike, tė cilat ia shtojnė vlerėn. Ftonjtė kanė
veti rrudhėse dhe janė pėrdorur qysh nė lashtėsi pėr kėtė qėllim. Pėr
qėllime mjekėsore pėrdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve.
Farat kanė shije tė lehtė tė bajameve tė hidhura dhe janė pa erė. Farat
thahen nė hije me kujdes, ndryshe myken.

Kuron
1-Forcon
organizmin
2-Ērregullimet e stomakut
3-Rrahjet e shpeshta tė
zemrės
4-Pastron zorrėt

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 1-2
kokrra ftonj, priten nė copa dhe vihen nė njė enė me 1 litėr verė tė
bardhė, ku lihen pėr 7-10 ditė. Pija e formuar merret 2-3 herė nė ditė,
nga njė gotė pas buke. (Ky ēaj pėrdoret pėr pastrimin e organizmit).
Ndėrkohė qė pėr ērregullimet e stomakut merren 1-2 kokrra ftonj,
pastrohen dhe priten nė copa tė vogla, tė cilat i ziejmė pėr njė orė nė
tre ēerek litra ujė. Nga lėngu i fituar pihen 1-2 gota nė ditė, pėr 2-3
ditė. Kurse pėr rrahjet e shpeshta tė zemra merren 5 gramė gjethe dhe
vihen tė zihen nė 100 ml. ujė pėr 10 minuta. Ēaji pihet menjėherė. Lėngu
i pėrfituar nga zierja e fletėve tė ftoit pėrdoret pėr larjen e syve nė
rast dhimbjesh. Pėr pastrimin e zorrėve duhen marrė 20 gramė fara nga
ky fryt dhe pasi shtypen, zhyten nė 100 ml. ujė. Lėngu i fituar pas
kullimit pihet njėherėsh. Ky lėng pėrdoret edhe pėr larjen e plagėve, si
dhe pėr gargara (shpėlarje) nė acarimet e grykės.

8. DARDHA
Dardhat
pėrmbajnė kripėra minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur
etj., 4-5% sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinė, acide organike etj.
Ato janė freskuese, qetėsuese, largojnė etjen, lehtėsisht pastruese tė
zorrėve dhe japin energji. Kur janė tė papjekura, nuk treten lehtė dhe
qėndrojnė rėndė nė stomak. Nė saje tė pėrmbajtjes sė hekurit dardhat
bėjnė mirė pėr luftimin e anemisė. Ato bėjnė mirė gjithashtu nė mėlēi,
pasi nxisin aktivitetin pėr prodhimin e tėmthit.

KURON:
1-Aneminė
2-Gurėt
nė veshka
3-Ul temperaturėn
4-Rrugėt urinare
5-Pėrdoren kundėr
helmimeve

Si pėrgatitet ēaji:
Merren 40-50 gramė cipa
dardhash, nė 250 gramė ujė, zihen pėr 20 minuta dhe lėngu i fituar pihet
i ngrohtė, nė mėngjes esėll, pėr 7-10 ditė. Ky lloj ēaji pėrdoret pėr
tė luftuar aneminė. Kurse pėr uljen e temperaturės merren 15-20 gramė tė
thara (ose 60-70 gramė lėvore tė njoma) nė 250 ml ujė dhe lihen zihen
pėr gjysmė ore. Ēaji pihet njėherėsh i vakėt. Pėrdoret gjithashtu pėr
lavazhe tė ndryshme, nė saje tė vetive tė tij antiseptike. Ndėrkohė qė
pėr tė rregulluar funksionin nė rrugėt urinare merren 20-25 gramė gjethe
dardhe dhe zhyten nė njė enė me 250 ml. ujė tė vluar. Lihen aty pėr 10
minuta dhe lėngu i fituar pihet njė orė para buke. Pėrsėritet 2-3 herė
nė ditė pėr 10-15 ditė.

9. Pjepri
Pėr tė gjithė ata persona tė
cilėt vuajnė nga pagjumėsia, por qė nuk kanė gjetur ende zgjidhje me
medikamentet apo rekomandimet e mjekėve specialistė, kurat popullore
japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon
pagjumėsinė, si dhe bėn mirė pėr kancerin e zorrėve dhe tė lėkurės. Pėr
kėtė arsye pjepri rekomandohet tė konsumohet nė temperaturėn normale, pa
e futur nė frigorifer, pasi i humbasin vlerat.

KURON:
1-Pagjumėsinė
2-Kancerin
e lėkurės
3-Kancerin e zorrėve
4-Rekomandohet tė konsumohet nė
temperaturė normale.

Si pėrgatitet ēaji:
Merret lėvorja e
pjeprit zihet pėrreth 60 minuta nė 3 litra ujė dhe mė pas vihet nė
frigorifer. Ky ēaj u rekomandohet tė gjithė atyre personave qė kanė
probleme me pagjumėsinė. Ndėrkohė qė ata mund ta konsumojnė pjeprin edhe
nė mėnyrėn e tij natyrale, por kjo vetėm nė rastet kur pagjumėsia nuk
ėshtė kthyer ende nė njė sėmundje kronike. Ndėrkohė qė pėr kancerin e
lėkurės dhe atė tė zorrėve rekomandohet qė tė merret tul nga fruti, tė
pėrzihet mė mjaltė dhe tė konsumohet pėr 20 ditė me radhė nė mėngjes.

10.
Qershia
Duket e pabesueshme, por ėshtė e vėrtetė. Qershitė bėjnė tė
mundur uljen e kolesterolit nė trup. Madje ndryshe nga shumė fruta tė
tjera, pėr pėrdoruesit e qershive vjen edhe njė lajm i mirė nga mjekėsia
popullore. Pasi ata mund tė hanė sasi tė mėdha qershie dhe tė mos
shėndoshen, pėrkundrazi ky frut bėn tė mundur rėnien nga pesha si dhe
kontrollon nivelin e yndyrnave nė gjak.

KURON:
1-Bėn tė mundur
uljen e nivelit tė kolesterolit
2-Ndihmon nė rėnien nga pesha
3-Kontrollon
nivelin e yndyrnave nė gjak

Si pėrgatitet ēaji:
Pėr tė
rregulluar nivelin e kolesterolit nė organizėm merren 10- 15 kokrra
qershi nė 200 ml. ujė (duke shtuar 6 gramė acid borik pėr plagėt). Lėngu
qė del nga kjo pėrzierja pėrdoret edhe pėr tė rėnė nga pesha. Ndėrkohė
qė pėr ata qė kanė shumė yndyrna nė gjak merren 30-40g. gjethe dhe
lėvore degėsh tė njoma nga pema e qershisė, zihen me njė litėr ujė dhe
ziejnė pėr 10-15 minuta dhe ēdo darkė duhet pirė njė gotė nga ky lėng,
por tė jetė i vakėt. Rezultate edhe mė tė mira jep kėshilla e mėposhtme:
Pėrgatitet
njė ēaj i kombinuar me gjethe qershie dhe gėshtenje, duke marrė nga
15-20 gramė tė ēdo lloji nė njė litėr ujė dhe pastaj pihet darkave.

11.
BANANET
Bananet janė shumė tė rėndėsishme nė pėrdorimin kundėr
hemorragjisė cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartė, ulin
aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnė kundėr diarresė. Nė qoftė se
vuani nga tensioni i lartė, duhet tė mendoni gjithmonė pėr frytin
tropikal tė bananes. Dielli ėshtė ai qė ngre tensionin, ndėrsa banania
bėn tė kundėrtėn e tij. Studimet kanė treguar se banania ėshtė njė frutė
shumė e pasur me kalium, dhe si e tillė ajo ndihmon nė uljen e rrezikut
tė hemorragjisė cerebrale. Banania ėshtė burim kaliumi, njė frutė e
tillė ka 396 miligramė ose 11 pėr qind tė mineraleve tė nevojshme tė njė
dite. “Dy deri tre banane nė ditė janė optimale”, thotė Biofisikanti
David Young. Nėpėrmjet kėsaj frute ndodh ulja e ndjeshme, qė shkakton
kundėr aciditetit tė lartė nė stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin
tė bllokojė bakteret qė mund tė jenė aktive nė tė.

KURON:
1-Ulin
tensionin e lartė
2-Janė kundėr diarresė
3-Ul rrezikun e
hemorragjisė cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Si pėrgatitet
ēaji:
Zakonisht pėr kurimin e sėmundjeve tė ndryshme nuk pėrdoren
gjethet e frutės sė bananes apo tė pemės, por vetė tuli. Kėshtu
kėshillohet qė tė grihen nė njė enė 5 banane dhe tė pėrzihen me mjaltė.
Konsumimi i kėsaj lloj pėrzierjeje bėn tė mundur rregullimin e stomakut
dhe largon helmet nga trupi i njeriut. Njė kurė tjetėr ėshtė edhe
pėrzierja e 4-5 bananeve me qumėsht ose me kos, pėrdorimi i sė cilės ul
rrezikun e hemorragjisė cerebrale dhe ul tensionin e lartė.

12.
LULESHTRYDHJA
Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn,
taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje
tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide,
proteinė, pektinėn, holinėn etj. Nė rast se konsumatorėt e kanė tė
vėshtirė nė periudha tė caktuara qė tė gjejnė luleshtrydhe nė treg,
atyre u kėshillohet edhe pėrdorimi i lėngjeve tė frutave me
luleshtrydhe, por qė nuk pėrmbajnė gaz.

KURON:
1-Pastron
gjakun
2-U rekomandohet anemikėve
3-Stabilizon nivelin e
kolesterolit nė gjak
4-Rekomandohet edhe si lėng frutash i shtrydhur

Si
pėrgatitet ēaji:
Nė gjysmė litri ujė hidhen 100 ml. uthull. Nė
pėrzierjen uthull-ujė zihen pėr gjysmė ore 50-60 gramė rrėnjė
luleshtrydhe. Me lėngun e fituar bėhen shpėlarje tė gojės 2-3 herė nė
ditė. Filizat e reja dhe majat e luleshtrydhes tė mbledhura nė fillim tė
periudhės sė lulėzimit tė bimės, pėrdoren nė rastet e helmimeve
ushqimore, nė ulcerėn e stomakut dhe tė dymbėdhjetėgishtėzės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Si pėrgatitet ēaji pėr 28 fruta kuruese
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions