Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 “Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn”

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WebMaster
Administrator
Administrator
WebMaster


Numri i postimeve : 448
Registration date : 20/05/2010
Age : 43
Location : AlbaniaForums.Com

“Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn” Empty
MesazhTitulli: “Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn”   “Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn” Empty26.05.10 21:30

Intervista/Flet mjeku patolog i Qendrės Spitalore tė Qytetit
Studenti, Bujar Elezi



“Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn” Safe_image.php?d=a5a53424bec43cf1b44297c59973575c&url=http%3A%2F%2F3.bp.blogspot.com%2F_jyUtcIwxnSc%2FS9zHPtkm-KI%2FAAAAAAAAA84%2F63La4mlYBTM%2Fs400%2FP2240085
Duhani nėnkupton bimėn e familjes
“Nicotiniana” tė llojeve dhe tė tipeve tė ndryshme tė modifikuar apo jo
modifikuar gjenetikisht, me gjithė pjesėt e saj. Sot, duhani
konsiderohet droga mė e lirė qė pėrdoret nė masė tė madhe. Nga
statistikat mendohet se nė botė ēdo vit 3.5-4 milionė njerėz vdesin prej
sėmundjeve qė shkakton pirja e duhanit.



Z. Elezi, cilat
janė sėmundjet qė shkakton pirja e duhanit?

Duhani ėshtė njė
nga shkaqet e shumė sėmundjeve nė organizėm. Ai gjatė djegies ēliron 4
mijė lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te
katrani, substancė me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv, qė janė
ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive, etj. Sėmundjet janė tė shumta
por, mė kryesoret qė shkakton janė: kancer tė mushkėrive dhe provokon
astmėn ; shkakton bllokim tė damarėve tė trurit dhe tė zemrės duke
ndikuar keq mbi kėto organe; shkakton gastrit, ulēer apo reflu nė
aparatin tretės; shkakton dėme gjatė shtatzėnisė ; kanceri i buzėve,
fytit dhe gurmazit; shkakton kancer tė mitrės dhe bėhet shkak pėr njė
menopauzė tė hershme; ėshtė njė nga shkaktarėt e kancerit tė fshikėzės
sė urinės; njė nga shkaktarėt e kancerit tė pankreasit; sėmundjet e
dhėmbėve dhe mishrave tė tyre; shkatėrrim tė qelizave tė trurit, mungesė
tė kujtesės, vėshtirėsi nė mėsim; dėmton sytė duke shkaktuar perde tė
syve ; shpejton forcimin e damarėve duke shkaktuar tensionin e lartė
; pengon ereksionin te meshkujt; shpejton osteoporozėn, etj.

konkretisht cilat janė dėmet qė i shkakton pirja e duhanit njė gruaje
shtatzėnė?

Nė radhė tė parė dėmet i shkaktohen organizmit tė
nėnės qė e konsumon atė dhe sė dyti embrionit. Pirja e duhanit jep kėto
dėme gjatė shtatzanisė: Lindje para kohe; ēarje para kohe e cipės sė
amnionit; shkulje e placentės nga vendi; probleme tė mushkėrisė pas
lindjes; zhvillimi i prapambetur fizik i embrionit; vdekje e embrionit
apo keqformim tė tij; tension i lartė. Gjithashtu nuk duhet tė
anashkalojmė se lėndėt qė pėrmban cigarja kalojnė nė qumėshtin e nėnės
duke i shkaktuar fėmijės probleme. Tek fėmijėt e vegjėl rreziku i
prekjes nga sėmundjet e bronshitit rritet me 72 pėr qind nėse nėna pi
duhan. Po kėshtu, edhe otitet, ku rreziku rritet 40 pėr qind mė shumė
tek fėmijėt kur nėnat pinė duhan. Tek kėta fėmijė kur tė rriten
mundėsia tė bėhen pirės tė kėtij helmi ėshtė mė e madhe.

ē’masė rritet rreziku pėr t’u prekur nga sėmundjet tek personat qė
konsumojnė shumė cigare nė ditė?

Dihet qė nuk ėshtė njėlloj
ai njeri qė pi 20 cigare nė ditė me atė qė pi 2-3 cigare. Ėshtė
vėrtetuar se pėr ēdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Tjetėr mund tė
pėrmendim se sėmundjet ishemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė, tek ata
qė nuk e pinė duhanin dhe 7.4 tek ata qė e pinė duhanin. Tek ata qė pinė
20 cigare rreziku trefishohet. Shkurt mund tė them se, ēdo cigare e
konsumuar ėshtė njė hap drejt vdekjes.
Po dėmet pėr
konsumuesit pasiv cilat janė?

Duhani nuk shkakton sėmundje
vetėm tek njerėzit qė e konsumojnė atė, por edhe tė atyre qė i rrethojė
ose siē quhen ndryshe konsumatorėt pasiv. Rreziku i sėmundjeve kardiake
rritet me 25 pėr qin tek personat qė qėndrojnė ose jetojnė nė mjedise ku
pihet vazhdimisht duhan nė krahasim me njerėzit qė nuk qėndrojnė nė
kėto mjedise.
Shenjat e para tė sėmundjeve qė shkakton
pirja e duhanit?

Do tė ndalesha tek shenjat e para tė
kancerit tė mushkėrive qė mė sė shumti prek meshkujt dhe ėshtė mė
problematike: janė kolla , dhimbjet e kraharorit, gjakrrjedhjet nga
rrugėt e frymėmarrjes , vėshtirėsia nė frymėmarrje, ulje e oreksit dhe
mė vonė kur sėmundja ka avancuar ka humbje nė peshė, dobėsi tė
pėrgjithshme. Kryesisht te duhanpirėsit mosha kur shfaqen simptomat e
kancerit janė rreth 50-60 vjeē. Ndėrkohė qė bronkiti kronik ka kėto
shenja: kollė, dhimbje gjoksi, gėlbazė, vėshtirėsi nė frymėmarrje qė mė
vonė kalon nė dėmtim tė mushkėrive duke dhėnė emfizemėn e mushkėrive ,
dėmtimin e strukturės sė mushkėrisė. Dua tė theksoj se 90 pėr qind e
personave qė vdesin nga kanceri i mushkėrive, shkaktar ėshtė pirja e
duhanit.
Cilat janė metodat pėr lėnien e duhanit?
Gjeja
parėsore ėshtė vullneti individual, ndėrgjegjėsimi pėr dėmet qė
shkakton ai. Metodat tė tjera farmaceutike janė: njė ēamēakėz me
nikotinė qė e pėrdorim sa herė trupi ka nevojė pėr nikotinė, i cili
pėrtypet pėr rreth 30 minuta. Njė metodė tjetėr ėshtė pėrdorimi i
emplastrės(copėz ngjitėse) e cila ngjitet tek krahu dhe trupi merr
nikotinė nėpėrmjet saj. Kohėzgjatja e mjekimit ėshtė individuale dhe
doza duhet ulur gradualisht sepse organizmit tė njeriut pas lėnies sė
duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e
duhur tė Acetil-Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsi , ėshtė I
stresuar, ka pėrgjumėsi, nevrikoset dhe nga zhurma mė e vogėl etj. Por ,
tė gjitha vėshtirėsitė kalohen me pak kėmbėngulje. Nuk rekomandohet tė
pėrdoret emplastra mė shumė se njė vit, por, njė gjė shumė e
rėndėsishme vlen tė theksohet se nėse vazhdon ta pish e merr dozėn
dyfish.
[b]Kėshilla pėr tė parandaluar kancerin


Qė edhe
kanceri mund tė parandalohet, kjo ėshtė mė se e vėrtetė. Botimi i
Udhėrrėfyesit pėr Kontrollin e Kancerit nga OBSH ėshtė njė punė e mirė.
Sidomos, punė edhe mė e pėrkryer do tė ishte krijimi i njė Programi
Nacional pėr Kontrollin e Kancerit nga gjithė ekspertėt mjekėsorė brenda
dhe jashtė vendit, tė cilėt kanė dituri profesionale, eksperiencė dhe
suksese nė shėrimin e sėmundjeve tė kancerit. Pra duhet sa me shpejtė qė
t’i kristalizojmė kėto iniciativa dhe detyra tė shenjta. Dhe tė jemi mė
profesionalistė dhe nė gatishmėri pėr t’iu ndihmuar pacientėve me kėto
sėmundje tė rėnda dhe me rrezikshmėri tė lartė pėr humbjen e jetėve
njerėzore. Sa mė shpejt na duhet qė te pacientėt dhe populli, tė
rifillojmė dhe ngremė me profesionalizėm dhe sukses edukatėn e
mirėfilltė shėndetėsore dhe respektimin e rekomandimeve qė dalin nga
Udhėrrėfyesi i OBSH dhe Programi Nacional tė cilin duhet hartuar sa mė
shpejt. Siē themi ne nė mjekėsi “se mė lehtė ėshtė tė parandalosh (tė
bėjmė dhe aplikojmė preventivėn mjekėsore), se sa tė shėrosh”. Sepse
shėrimi ėshtė nė kuptimin kohor mė i gjatė se parandalimi, sfidues, me
dhembje dhe depresion tė pacientėve dhe familjes, pse jo sfidues edhe
pėr vetė mjekėt, plus ka kosto tė lartė dhe kushton shumė nė kohėn e
kėsaj krize globale, por edhe nacionale. Pra kjo ėshtė e para,
parandalimi (preventiva e pėrbashkėt me bashkėpunim serioz tė pacientėve
dhe mjekėve) pėr ta diagnostifikuar sa ma herėt dhe pėr tė fituar
luftėn kundėr kancerit. Edukata shėndetėsore dhe njohja me sėmundjet
kanceroze, lajmėrimi i menjėhershėm te mjeku, diagnostifikimi i saktė,
si dhe fillimi i terapisė kundėr sėmundjeve kanceroze janė kurs i sigurt
kah suksesit.
Kėshillat mjekėsore
T’i studiojmė
dhe aplikojmė me konsekuence kėshillat preventive mjekėsore. Se shkenca
nuk njeh kufij dhe se teknika pėrparon dita-ditės, kjo tashmė ėshtė mė
se e njohur. Gjithashtu jemi dėshmitarė tė pėrparimit dhe suksesit tė
madh tė shkencave mjekėsore, si nė metoda tė reja diagnostifikimi, ashtu
edhe nė mėnyra tė reja dhe tė sofistikuara shėrimi. Kjo automatikisht
nėnkupton edhe zgjatjen e jetės tė pacientėt e nderuar me kancer, nga
kėto sėmundje tė rrezikshme dhe vdekjeprurėse. Kanceri i gjirit
konkretisht, por edhe kanceret e tjera nė organizmin e njeriut, bazė
numėr njė e kanė trashėgiminė dhe sėmundjet kronike tė pashėruara apo tė
kuruara dobėt, si dhe ekspozimin permanent ndaj kemikaleve dhe
rrezatimeve radioaktive tė dėmshme gjatė jetės. Me njohuri dhe tė
arritura moderne nė shkencėn e mjekėsisė, sot kėto njohuri na mėsojmė si
tė largohemi nga tė gjitha rreziqet e mundshme, e ky punim po i
evidenton edhe njohuritė e mirėnjohura tė praktikės time 20-vjeēare nė
kėtė lėmė tė mjekėsisė. Menjėherė pas konstatimit tė kancerit nga
onkologu, t’i nėnshtrohen terapisė sė preferuar medicinale dhe tė
fillohet qė nė start tė kancerit me mjekim permanent. Me njohuri dhe tė
arritura moderne nė shkencėn e mjekėsisė dhe me pėrvojėn time 28-vjeēare
si mjek, sukseset nė kėtė lėmi tė mjekėsisė janė shumė kurajuese pėr
pacientėt te tė cilat zbulohet qė nė fillin dhe tė cilėt vijnė menjėherė
nė mjekim tė suksesshėm medicinal. Zbulimi i hershėm qė nė stadin e
parė tė sėmundjes ėshtė preventiva mė e mirė dhe rrugė e sigurt kah
suksesit, dhe japin si rezultat tė mirė jetėgjatėsinė dhe shėrimin e
pacientėve. Biopsia si metoda e parė dhe mė e vjetra pėr diagnostifikim
tė gjitha sėmundjeve, edhe atyre kanceroze duhet tė bėhet me kujdes mė
tė madh. Sipas zbulimeve tė fundit tė shkencėtarėve amerikan tė
respektuar- biopsia si metodė diagnostifikimi ėshtė treguar mė shumė e
dėmshme se sa e dobishme. Pėr diagnostifikimin e kancerit metodat
supermoderne mjekėsore japin rezultate dhe diagnostifikim mė tė
sofistikuat dhe shumė mė tė shpejtė (siē janė CT-ja, Mamografia dhe
sonomamografia te femrat me kancer gjiri, dhe ultrazėr te ultrasonistėt e
specializuar dhe me eksperiencė tė mirė diagnostifikuese).
Kėshillė
preventive mjekėsore: Menjėherė pas konstatimit tė kancerit nga
onkologu, t’i nėnshtrohen terapisė sė preferuar medicinale dhe tė
fillohet qė nė start tė kancerit me mjekim permanent. Kam pėrvojė tė
suksesshme nė shėrimin e kancerit gjirit te femrat, dhe gjitha kancereve
tė tjera nė organizėm, si dhe kancer lėkure. Pėrse tė mos provojmė
mjekimin mė tė suksesshėm dhe mė tė lehtė medicinal me terapi avangarde
farmaceutike.
Sokol Paja[/b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
“Duhani shkakton kancer tė mushkėrive dhe provokon astmėn”
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Shkencat Ekzakte :: Mjeksia Shendeti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions