Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Bledi Strakosha, nė njė rrėfim "Blue"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Jona Koleci
Super Moderator
Super Moderator
avatar

Numri i postimeve : 698
Registration date : 24/05/2010
Age : 31
Location : Athens

MesazhTitulli: Bledi Strakosha, nė njė rrėfim "Blue"   24.05.10 21:51


Nėn njė sfond
blu... nėn tingujt e pianos... nėn dritėn e njė shandani... tė ulur nė
kolltuk si tė jenė nė njė ambient familjar... njė bisedė e ngrohtė, ku
thuhen ato qė s’janė thėnė mė parė... Kjo ėshtė joshja e “Blue”.

Mėnyra qė Bledi Strakosha ka zgjedhur pėr tė “zbėrthyer”, tė ftuarit e
tij. Nė fakt karriera e tij televizive nuk do tė mund tė kuptohej tashmė
pa “Blue”. Emisioni qė qysh nė fillimet e veta do tė tėrhiqte njė
audiencė tė madhe edhe pse ai realizohet nė orėt e vona tė mbrėmjes.
Mysafirėt e tij janė personalitete tė botės sė artit por edhe tė
politikės, biznesit apo diplomacisė. Tė paktėn ky ka qenė gėrshetimi i
personazheve qė ka bėrė ideuesi i programit Strakosha nė programin e tij
televiziv “Blue”, qė transmetohet ēdo tė djelė nė mbrėmjen e vonshme nė
televizionin “Klan”.

Ka intervistuar emra tė famshėm nga
politika, arti, kultura, shkenca, si; ish presidenti Alfred Moisiu,
kryeprokurorja Ina Rama, Ardit Gjebrea, Aurela Gaēe, Yllka Mujo, Eli
Fara, Timo Flloko, etj. E gjithsesi pėr tė qenė realist “Blue” shėnon
sukses nė njė kohė qė janė shtuar tė tillė formate. Bledi ka patur besim
tek programi i vet qysh nė fillimin e tij, duke argumentuar edhe arsyen
pėrse njerėzit duhet tė shohin “Blue”, e jo njė tjetėr emision. “Sepse
aty thuhen gjėra tė vėrteta, tė pathėna tjetėrkund e pėr mė tepėr nga
njerėz qė kanė zgjedhur tė rrėfehen vetėm aty”, tregon ai

Por nė
kėtė intervistė pėr revistėn “Shqip” Bledi flet mė tepėr se kaq. Ai qė
s’mund tė rrėfehet nė emisionin e vet, rrėfehet pėr ne...

INTERVISTA




Si nisi ky format?
“Blue” rifilloi rrugėtimin e tij nė Klan nė muajin mė tė nxehtė tė
vitit tė para dy viteve, nė gusht. Me pak ndryshime, por qė ishin
thuajse tė pandjeshme. E menduam gjatė me stafin dhe vendosėm se
ndryshimet e mėdha do tė ishin tė panevojshme, pasi nė fund tė fundit,
ky program u rikthehye nė ekran sepse ka qenė i suksesshėm. Ndaj e pamė
tė arsyeshme t’i qėndrojmė sa mė besnikė formatit tė tij tė dikurshėm,
duke ndryshuar vetėm paksa skenografinė.

Cilat janė
personazhet qė tė kanė lėnė mė shumė mbresė nė kėtė sezon? Mund tė na
zbuloni disa emra?

Personazhet kanė qenė nga fusha tė
ndryshme, qė nga artistėt e deri tek politikanėt, biznesmenėt apo
diplomatėt. Personazhin e parė qė e nisa ishte Yllka Mujo njė ikonė e
artit dramatik shqiptar, por mund t’ju them se personazhet tė gjithė
kanė qenė tė zgjedhur me shumė kujdes. Gjithkush i ftuar nė “Blue”, ka
patur eksperienca jete tė veēanta e diēka me vlerė pėr t’u rrėfyer. Disa
prej tė ftuarve kanė qenė ish presidenti Alfred Moisiu, kryeprokurorja
Ina Rama, Ardit Gjebrea, Aurela Gaēe, Yllka Mujo, Eli Fara, Timo Flloko,
etj. Njė risi tek tė ftuarit do tė jenė emrat e artistėve tė rinj nė
moshė, por me njė karrierė tė gjatė, tė cilėve do t’u jepet mundėsia
edhe tė na dhurojnė copėza interpretimi nga karriera e tyre live nė
program. Si dhe shumė artistė tė rinj.

Nėse nė kohėn qė
nisi “Blue” kishte pak pėr tė mos thėnė fare tė tillė programesh, gjatė
viteve tė fundit kėto lloj formatesh kanė hyrė shumė nė modė. A keni
frikė nga kjo lloj konkurrence?

Aspak! Me modesti mund t’ju
them se nėse unė vendos tė bėj diēka nė TV, e kam menduar e pėrpunuar
gjatė kėtė ide, e nėse vendos ta nis do tė thotė qė jam gati t’i ofroj
publikut produktin mė cilėsor. Pėrtej kėsaj, siē e thoni edhe ju, “Blue”
ka qenė njė nga programet e para tė kėtij formati nė vendin tonė, ēdo
“kopje” e tij do tė vazhdojė tė mbetet e tillė...

A
mendoni se e keni fituar audiencėn qė keni pasur edhe nė kėtė kohė
“dyndje” emisionesh?

Them se po. “Blue” fatmirėsisht nuk ka
qenė ndonjėherė pjesė e formateve rutinė siē ndodh shpesh nė TV-tė
tona. Gjithnjė jemi munduar tė respektojmė vėmendjen dhe kohėn qė
publiku na ka dhuruar, rrjedhimisht mendoj se ata do tė dinė tė
vazhdojnė tė jenė besnikė ndaj nesh.

Pėrse njerėzit duhet
tė zgjedhin pikėrisht tė shohin programin tuaj?

Sepse aty
thuhen gjėra tė vėrteta, tė pathėna tjetėrkund e pėr mė tepėr nga njerėz
qė kanė zgjedhur tė rrėfehen vetėm aty.

Ju jeni njė
njeri i ekranit. Sa e ndiqni ju televizorin?

Mjaftueshėm,
por ndjek kryesisht dokumentarėt e filmat. Mė ngjallin gjithashtu
interes projektet e reja qė realizohen nė TV-tė e ndryshme, pasi mė
duhet tė njihem me atė ēka tregu mediatik ofron sot pėr sot.

Cili
ėshtė emisioni juaj i preferuar; shqiptar apo i huaj?

I
huaj, versioni Britanik i “Blue” me titullin “This is your life...”.
Shqiptar janė “Zonė e Ndaluar” qė jepet nė Klan dhe “Exclusive” qė
transmetohet nė Top Channel.

Pėr njė sezon veror ju
realizuat programin “Vila e Sekreteve” nė Top Channel. Pėrse nuk e
vazhduat atė emision sėrish, apo nuk pati suksesin e “Blue”?

“Vila e Sekreteve” vazhdoi pėr 8 javė rresht dhe kontrata me Top
Channel qe pikėrisht pėr njė projekt qė do tė zgjaste vetėm 8 javė.
Arsyeja pėrse zgjati kaq pak ishte e thjeshtė: nė ēdo program ftoheshin 6
personazhe nga e njėjta fushė. Ju e dini po aq mirė sa edhe une se sa e
vėshtirė ėshtė nė njė vend kaq tė vogėl sa Shqipėria tė gjesh 6
personazhe cilėsorė ēdo javė, ndaj e menduam tė arsyeshme tė realizonim
njė program mė “jetė shkurtėr” por cilėsor.

Ndėrkohė jemi
duke pritur verėn. Ēfarė ėshtė vera pėr ju?

Nė fakt s’mund
tė them se vera mė pėlqen nė mėnyrė tė veēantė. Realisht stina ime e
preferuar ėshtė dimri. Vera ėshtė njė stinė pushimesh e ēmalljesh, sepse
njerėzit kanė mė shumė kohė pėr njėri-tjetrin dhe tė gjithė jemi me tė
gatshėm pėr t’u organizuar nė destinacione tė pėrbashkėta, gjė qė nė
periudha tė tjera tė vitit, kur angazhimet janė mė tė shumta, ėshtė mė e
vėshtirė tė ndodhė.



A keni bėrė plane pėr
pushime dhe mund tė na tregoni diēka rreth tyre?

Kryesisht
gjatė verės kam si jugun e Shqipėrisė qė e dua aq shumė, meqė edhe me
origjinė jam prej andej. Por nuk e fsheh qė kam dėshirė qė tė shkoj edhe
nė njė vend tė largėt ku mos tė punojė telefoni

Cilat
janė vendet tuaja tė preferuara nė Shqipėri pėr tė pushuar?

Dhėrmiu padiskutim, fshati nga i cili familja ime vjen, por dhe Himara e
Saranda.

Cila ėshtė gjėja qė tė mėrzit?

Ligėsitė dhe rutina.

Po gjėja qė tė argėton mė shumė?
Njė mbrėmje mes miqsh.

Ku e gjen frymėzimin pėr tė
rinisur diēka?

Tek dėshira pėr tė bėrė diēka mė mirė se
herėn e fundit qė e kam bėrė.

Cili ėshtė gabimi yt mė i
madh pėr tė cilin je penduar mė pas?

Jam penduar vetėm qė
njė pasdite m'u desh t'ia lija qenin tim Willin disa miqve sepse mė
duhej tė punoja, e atė pasdite atė e shtypi makina e unė s'gjendesha
pranė tij.

Cila ėshtė arritja jote mė e madhe?
Fakti qė kam ende shumė pėr tė arritur, sepse fundi yt fillon kur
mbėrrin majėn. Fatmirėsisht majėn unė ende s'e shoh...

Kush
janė shkrimtarėt e tu tė preferuar?

Tė gjithė shkrimtarėt e
mirė, por mė sė shumti Sheksprin.

Ēfarė ėshtė gjėja qė
nuk tė pėlqen nė jetė?

Fakti qė shpesh shajmė tė tjerėt
sepse na duket vetja mė mirė.

Cila ėshtė cilėsia qė ēmon
mė shumė tek vetja?

Sinqeriteti.

Po tek tė
tjerėt?

Besnikėria.

Nė cilat raste gėnjen?
Nė rastet kur duke thėnė tė vėrtetėn mund tė lėndojė dikė.

Cila
ėshtė fjala apo fjalia, qė pėrdor mė shpesh?

Faleminderit,
mendoj. Gjithsesi s'jam i sigurt.

Kush apo ēfarė ėshtė
dashuria mė e madhe e jetės tėnde?

Familja dhe dy qentė e
mi. Nė kuptimin profesional: televizioni.

Nėse nuk do tė
kishe zgjedhur ekranin ēfarė talenti do tė doje tė kishe?


Do kisha dashur tė kisha "investuar" ca mė shumė pėr tė mėsuar ndonjė
instrument muzikor.

Cila ėshtė gjendja shpirtėrore
aktuale?

E kėnaqshme.

Cila ėshtė gjėja mė e
ēmuar, qė ke?

Jeta.

Cilėt janė heronjtė e
tu?

Prindėrit e mi.

Ēfarė vlerėson mė shumė
tek miqtė?

Sinqeritetin dhe besnikėrinė.

Me
ēfarė motoje zgjohesh nė mėngjes?

Ji vetvetja, cili do
qoftė ēmimi.

Cila ėshtė dashuria mė e madhe e jetės
tėnde?

Dashuria pėr familjen dhe qentė e mi.

Ēfarė
tė ka lėnduar mė sė fundi?

Humbja e kėlyshėve tė qenve tė
mi.

Do tė pranoje tė bėheshe pjesė e njė reality show?
Unė gjithnjė them: “Kurrė mos thuaj kurrė”, por tani qė po e mendoj,
them se jo. Megjithatė, asnjėherė s’i dihet.

Cila ėshtė
gjėja qė nuk do ta bėje kurrė?

Tė tregohesha mosmirėnjohės.


Po njė gjė qė e bėn me qejf pėrherė?
T’i
shpreh dashurinė personave qė dua. Shpesh kėtė e bėj me gjeste, e jo me
fjalė...
Revista Shqip

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.al-forums.com/
 
Bledi Strakosha, nė njė rrėfim "Blue"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog