Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Kucove, shkrihen ndermarrjet, largohen 150 punetore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Kucove, shkrihen ndermarrjet, largohen 150 punetore   23.05.10 21:54

Kucove, shkrihen ndermarrjet, largohen 150 punetore



Tėrhequr mė 24 Maj 2010


Reforma e
ristrukturimit te ndermarrjeve shteterore vazhdon te rrise shifren e te
papuneve ne qytetin e Kucoves.
Burimet te konfirmuara njoftojne
largimin nga puna te rreth 150 punonjesve te sektorit te naftes ne
Kucove, qe nga data 1 qershor 2010. Po keto burime konfirmuan se me
vendimin nr. 275, date 26.04.2010 te Keshillit te Ministrave, dy
ndermarrjet shteterore, Ndermarrja e Shpim-Kerkimeve per nafte e gaz dhe
Uzina Mekanike e Naftes ne kete qytet do t'i bashkohen ndermarrjes
"Albpetrol" sh.a. ne Patos.

Sipas vendimit ne fjale, bashkimi i
tyre do te behet me ane te perthithjes, ku te gjitha kapitalet e tyre do
t’i kalojne "Albpetrolit” me transferim kapital dhe punonjesit e tyre
do te dalin ne reforme.

Po sipas vendimit nr. 275, date
26.04.2010, nga puna do te largohen edhe disa dhjetera punonjes te vete
"Albpetrolit", per shkak te ristrukturimit te saj, por edhe mbi 80
punonjes te Uzines Mekanike te Naftes ne Patos dhe se te gjithe
punonjesit qe do te dalin te papune, por qe kane punuar ne keto
ndermarrje me shume se 1 vit pa nderprerje, do te perfitojne nga ky
vendim qe nga data e hyrjes se tij ne fuqi, pagesen e plot mujore per
nje periudhe 1-vjecare.

Ne perfundim te kesaj periudhe,
punonjesit e dale si te papune kane te drejte te aplikojne per te
ardhurat nga papunesia ne zyrat e punesimit. Punonjesit qe dalin te
papune perfitojne edhe sigurimet shoqerore per periudhen 1-vjecare per
efekt perfitimi per pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar,
kundrejt pageses se kontributit ne fondin e sigurimit te detyrueshem
shoqeror nga "Albpetrol" sh.a. dhe per kete periudhe behet shenimi
perkates per pagesen ne librezen e punes.

Keshilli i Ministrave
ka miratuar edhe fondin perkates, si shtese ne buxhetin e vitit 2010,
prej 600.5 milione lekesh per kryerjen e pagesave per punonjesit qe
dalin te papune nga ky ristrukturim i "Albpetrolit" sh.a. Pagesa, sipas
ketij vendimi, nderpritet kur perfituesit zhvillojne veprimtari
ekonomike ne formen e punesimit ose vetepunesimit. Vendimi ne fjale
detyron "Albpetrolin" sh.a. te marre mbi vete te gjitha detyrimet
financiare qe ndermarrjet e shkrira u kane te treteve.

Shkrirja e
ndermarrjeve u eshte bere e ditur te gjithe punonjesve te Ndermarrjes
se Shpim-Kerkimeve dhe Uzines Mekanike te Naftes ne Kucove, po ne se me
uzinen ky problem eshte pritur me indinjate dhe me pasi te gjithe kane
qene te detyruar t’i binden vendimit te fundit te Keshillit te
Ministrave, ndryshe qendron puna me ate te Shpim-Kerkimeve, pasi prej
saj largohen vetem 20 punetore.


Burime nga ndermarrja
konfirmuan se nje liste e pare u afishua per disa dite ne ambientet e
ndermarrjes dhe pas sherreve e zallamahise se shfaqur mes punetoreve dhe
drejtuesve aktuale lista u zhduk per t’u zevendesuar me nje tjeter
syresh me emra te tjere. Shume nga punetoret u shprehen se nuk do te
pranojne te largohen me deshire nga puna dhe se do te futen ne greve
urie per kete te drejte te tyre. Por, krahas tyre, reforma e shkurtimeve
drastike nga puna do te preke edhe qendren e prodhimit te naftes ne
qytetin e Kucoves, ku thuhet se do te largohen mbi 100 punonjes, nga
rreth 450 te tille qe kjo ndermarrje ka aktualisht.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Kucove, shkrihen ndermarrjet, largohen 150 punetore
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com