Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa Empty
MesazhTitulli: Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa   Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa Empty23.05.10 21:53

Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa



Tėrhequr mė 24 Maj 2010


Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa Ndertimet-pa-leje-15_tn_2Inspektorati i
Ndertimit njoftoi se do te nise sot nje aksion per shembjen e 200
ndertimeve ne zonen e Ksamilit dhe Butrintit, per te cilat thote se jane
pa leje.
Inspektorati ka angazhuar shtate
mjete te renda ndertimi, 30 zyrtare, si dhe rreth 200 police per kete
fushate te titulluar “Pastrimi i Rivieres”.

Inspektorati ka
premtuar gjithashtu se do te pastroje zonen nga rrenojat pas
shkaterrimeve, dicka qe e ka premtuar shume here me pare, por qe ne
shumicen derrmuese te rasteve nuk e ka bere.

Synimi i aksionit,
sipas zyrtareve, eshte shkaterrimi i te gjitha ndertesave qe u ngriten
pas perfundimit te afatit te legalizimit tre vjet me pare. Ndertimoret
thone se kane kryer fotografim satelitor para hyrjes ne fuqi te procesit
te legalizimit dhe kane nder mend te shembin te gjitha ndertesat e
ngritura me nxitim pas ketij afati.

Zyrtaret thone gjithashtu se
kane komunikuar intensivisht me komunitetin, perfshi edhe pronaret e
ndertimeve pa leje, kane publikuar fotot e ndertesave qe do te shemben
te dera e komunes dhe kane ballafaquar pretendimet.

Operacioni
do te nise te henen me date 24 maj 2010 dhe pritet te perfundoje brenda
pak ditesh. Per te realizuar me sukses pastrimin e nje prej zonave me
te vleresuara turistike dhe arkeologjike ne vend, Inspektorati Ndertimor
ka mobilizuar 7 mjete te renda si ekskavatore, matrapike dhe te llojeve
te tjera, te cilat do te nisin njekohesisht punen, qe si hap te pare ka
rehabilitimin e kesaj zone te mbuluar nga ndertimet pa leje.

Qyteza
e Ksamilit u ndertua gjate viteve te komunizmit me njerez te
shperngulur nga e gjithe Shqiperia gjate aksioneve per shfrytezimin e
zones per ullishte dhe agrumeri. Pas viteve ’90, njerezit dolen nga
apartamentet kuvli te kohes se komunizmit dhe ndertuan shtepi ne reja
perreth qytezes, ku tani ofrojne sherbime turistike ne hoteleri e
restorante.

Fushata e ketij viti per shembjen e ndertimeve pa
leje, nese nuk pasohet nga pastrimi i shpejte i rrenojave, mund te
sjelle probleme te renda per banoret e zones, te cilet aktualisht po
presin hapjen e sezonit turistik. Ndertimoret kane nder mend qe te
zhvendosen se shpejti ne zonen e Himares per te kryer shembje te tjera
ndertimesh pa leje.

I krijuar pesembedhjete vjet me pare si nje
institucion per te ndaluar ndertimet pa leje qe mbushen vendin pas
renies se komunizmit, Inspektorati Ndertimor ka fituar statusin e nje
policie dhe gjykate njekohesisht, pasi vendimet e saj jane te
paapelueshme ne gjykata sipas legjislacionit aktual. Mungesa e nje
kuadri ligjor dhe administrativ ka krijuar probleme te panumerta.

Gjate
viteve te fundit, veprimtaria e ketij institucioni ka qene shume
konfliktuale, per shkak te statusit te paqarte ligjor te ndertimeve pa
leje ne Shqiperi. Nje pjese e ndertimeve pa leje jane pallate
shumekateshe qe nuk preken nga ndertimoret, per shkak te peshes politike
te pronareve te tyre, ndersa nje pjese tjeter perben xhungla masive
urbane, te cilat kane gjithashtu ne praktike statusin e te paprekshmit.
Ndertesa te tjera qe u perkasin njerezve te varfer bien pre e zbatimit
te ligjit, gje qe ka shkaktuar deri tani disa raste zhurme mediatike,
por asnje zgjidhje konkrete.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Ndertimoret: Do te shkaterrojme 200 ndertesa
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Shtypi Ditės-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions