Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aldijanaa
Super Moderator
Super Moderator
Aldijanaa


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/02/2010
Age : 32
Location : Athens

Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...! Empty
MesazhTitulli: Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...!   Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...! Empty21.05.10 3:53

Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...! Files.php?file=po_kthehen_376980691
Ata kane pasur
fate te ndryshme, por nje motiv te njejte, kur u rikthyen ne Shqiperi:
Kriza greke. E kur pak dite me pare degjuan edhe alarmin e dhene nga
ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu, ne nje kohe kur vendi
mbetet krejt i paralizuar nga grevat dhe protestat e shumta, ata u
binden se kishin marre vendimin e duhur...

Ksero M., 45 vjeē
erdhi tre muaj me pare. Kishte dite te tera, jave te lodhura dhe muaj pa
fund, qe i kerkonte se shoqes nje mendim, sesi do t’ia benin per te
ardhmen. “Gruaja, si gruaja, nuk vendoste. Ne fakt, e kishte nje
justifikim te mire. Djali, ishte ambientuar mire ne shkolle dhe ishte
nje nga nxenesit me te mire te saj, ndaj dhe nuk donte te levizte. Mbase
ndryshon, ndonje gje, me thoshte”, tregon burri, qe tashme ka filluar
te mesohet me ritmin frenetik te kryeqytetit shqiptar. Kur filluan javet
e ankthit pas shpalljes se krizes, nuk kishte me kohe. Si kryefamiljar u
detyrua qe te mbledhe anetaret e tjere te familjes dhe te vendose.
Ēuditerisht, djali, 14 vjeēar- kete here e kishte mbeshtetur, familjen. U
kthyen. Keto dite, Kseros, ka hapur nje biznes privat ne ish-stacionin e
fundit te Tiranes se Re dhe pret te beje biznesin e tij me materiale
ndertimi. Greqia, jo vetem, nuk eshte me zgjidhje per te, por ai nuk e
sheh asfare dhe te ardhmen te lidhur me te. “Veēse ishin vite te tera
dhe shpresuam shume”, thote.

I laureuar ne Institutin e Larte te
Arteve nuk e mendonte kurre se do te vinte nje dite, qe do te punonte ne
ndertim. Por ja qe jeta ka llogari te tjera. Mbi te gjitha emigracioni.
Sot, kur flet per MAPO-n, nenqesh pak me hidherim. Ne familjen e tyre
te thjeshte prej tre anetaresh, ai vazhdon te beje pune ‘rifiniturash’,
kurse gruaja, qe eshte laureuar per ekonomiste, po mundohet te pershtase
ne kushtet shqiptare biznesin e tyre...Sa do te ece, kush e di. Kur i
pyet per Greqine, ēoroditet disi, por eshte i kenaqur me vendimin e tij
dhe me ate qe e pret. “Ikem me perpara se te plaste ky panik dhe na
duket se beme mire. Vendi yt eshte vendi yt dhe veēmas atyre qe kane
marre kredi ‘idiote’, te gjithe te tjeret duan te kthehen”, thote per
MAPO-n. Pse nuk erdhe me pare, e pyesim normalisht. “Ne fakt, edhe mund
te vija, por gjithmone eshte nje gje e vogel qe te mban dhe ne
shpresonim se do te kishim dhe disa vjet ‘te mira’...”. Per vitet e mira
kuptohen jane te njejtat per shqiptaret. Ksero dhe e shoqja vendosen qe
kur iken 10 vjet te shkuara te mblidhnin mire mendjen. Ai iu fal punes
se perhershme te shqiptareve: ndertimit, ndersa ajo: pastrimit. Kur ne
fundjave u mbetej pak kohe per vete, mundoheshin te kalonin me te qeshur
sesi dy intelektuale ne vendin e tyre, kishin perfunduar ne pune tejet
te zakonshme...Vetem se ia vlente: Te 1000-1500 eurot qe merrte
zakonisht ai, bashkoheshin me 500-600 Eurot e te shoqes, te cilat u
dhane mireqenie dhe shume dallim nga Shqiperia...

...Kurse
Raimondi D. nga Fieri, 48 vjeēar, nuk kishte kete ide. U largua 15 vjet
me pare, pasi i vellai, i larguar qe ne kohet e para, i dha nje mundesi
qe te ishte me te dhe madje edhe te punonin bashke ne Pire. Kishte tre
femije, kur u largua. Mundi te shkolloje dy femijet e pare, por te
tjeret vazhdojne ne radhe ne klasat fillore. Pak vite me vone do te
gjente vend si shofer transporti me kamion per linjat e largeta. Paguhej
mire, por kur pesoi nje aksident, do i kthehet njerit prej profesioneve
te tij, atij te mekanikut. Gjithsesi, edhe tani, kishte raste qe
arrinte deri 2000-2500 Euro ne muaj. Gjithēka shkoi mire ne fillim.
Gruaja gjeti pjesetarin e vjeter te nje familje, qe ishte larguar per ne
SHBA. Mbante te moshuaren e shtepise, e cila veē punes i doli dhe
shpirtmadhe. Ajo ia pranoi femijet e punetores shqiptare ne shtepine e
saj dhe madje edhe ushqimin. Ajo vete arrinte dhe i shtonte buxhetit te
familjes dhe 600 Euro.“Me hoqi tre goje(plaka), flet ai me nje sintakse
te harruar, per te ushqyer”. Ne fakt, nuk do te vazhdonte keshtu. Plaka
vdiq. Kurse gruaja, tashti gjente vetem pune te perkohshme.

Shtuar
me ate qe duhej te shpenzohej per femijet, rroga e Raimondit nuk mundte
ti mbante me si me pare te gjithe pjesetaret e familjet. Kur pak muaj
me pare i vdiqen te dy prinderit ne Tirane, perkoi me vendimin e
pronarit te ofiēines, qe i tha se do ta reduktonte punen. E ku ta dish
me ato qe po ndodhnin dhe thuhej dhe mund ta mbyllte. Ai, vertete, ishte
mjeshtri i ofiēines se tij, por ky biznes nuk e mbante me. Tashme,
eshte prej pak javesh ne Fier dhe eshte duke menduar per biznesin e tij.
Ai eshte i thjeshte. Ka vendosur te ēele nje ofiēine ‘moderne’, edhe jo
te zakonshme?!!! “Do mundohem te fus nje logjike te re pune, kjo eshte
modernja”, na thote. Ne fakt, ky optimizem eshte siperfaqesor.

Pak
minuta me vone, kur ia shpjegon nje kolegu te tij mekanik, ai e ul me
kembet ne toke. “Ke ikur nga kriza, por ketu duhet te mbijetosh”, i
shpjegon. Raimondi pohon. eshte e vertete. Ka ardhur i vetem per te
testuar ndersa e shoqja per fat ka gjetur nje pune te perkohshme, e cila
i mundeson qe ta shtyje disa kohe me femijet. Me pak fjale, u duhet te
pergatisin shtegtimin e ri te gjithe shtepise, veē djalit te madh, qe do
te rrije dhe ca kohe. “Jam i terrorizuar me protestat dhe me kete fryme
qe eshte bere gjithnje e me e padurueshme ne Greqi”, na thote me mllef.
“Shpresoj qe te ngre biznesin ketu, por edhe ketu me kete qe ndjej jam
tmerresisht i lodhur...”.

...Artan Bozhiqi, nga Elbasani, eshte
me i permbajtur. Shpreson te rikthehet serish, nese Greqia vertet do te
filloje te levize ndryshe:”Sapo jam kthyer nga Greqia dhe zakonisht
punoj me kontrata te perkohshme per nje firme qe operon ne biznesin e
restaurimeve. Kryesisht behet fjale per ndertesa te vjetra. Ka rreth nje
vit qe kerkesa per pune ka rene ndjeshem dhe si rrjedhoje edhe une kam
punuar me pak. Por muajt e fundit, situata eshte bere dhe me e veshtire.
Tani nuk kam pune dhe jam kthyer ne Shqiperi. Duke pare mundesite atje
ne Greqi kam vendosur te mos kthehem para muajit shtator, por dhe
atehere do mund te kthehem vetem nese diēka do te kete ndryshuar. Ne
Greqi shume njerez i mbajne syte nga turizmi, por tani qe sezoni po
afron po veme re se ka me pak turiste krahasuar me te njejten periudhe
nje vit me pare. Demonstratat dhe situata shume e nxehur atje ne fakt,
ka nje ndikim negativ per sa i perket turizmit. Shenja per permiresim te
afert te mundesive per pune, gjithashtu nuk ka. Do pres deri ne vjeshte
nese diēka do te permiresohet”.

Ne fakt edhe nje pune qe i ishte
premtuar hotelit te tij eshte kthyer pas dhe kjo ka qene nje pike me
shume mosbesimi, qe ai ka ngritur me miqte e tij per ekzistencen e
mevonshme dhe rikthimin e perhershem ne Shqiperi.

Ne Greqi

Jane te shumte
shqiptaret qe pretendojne te kthehen, por jane ende ne udhekryq ata qe
po kthehen. Pas vendimit te socialisteve te kryeministrit George
Papandreu, qe kane nje shumice prej 160 vendesh ne parlamentin me 300
deputete, qe te miratojne projektligjin per krizen ekonomike, shqiptaret
kane filluar te mendojne realisht. Bejne perjashtim, vetem ata, qe jane
vendosur ne sistem krediti dhe ata, qe kane punuar me kah tjeter (pra
qe kane nivel me te mire dhe jane integruar), krahasuar me pjesen tjeter
te komunitetit shqiptar .

Ata, mbase dhe para vendasve, me
nuhatjen e tyre nuk u ēuditen aspak, kur degjuan Klaus Larres prane
Bibliotekes se Kongresit Amerikan, qe pohoi se udheheqesit e Bashkimit
Evropian duket se e gjykuan gabim gjendjen financiare te Greqise.
“Bashkimi Evropian ka tre muaj qe diskuton per zgjidhjen e krizes dhe
mendoj se vetem tani po e kupton se sa serioze eshte bere kjo krize. “

Arqile
G. nga Vlora e kishte menduar krejt ndryshe te ardhmen. Por, kur pa se
punet po i beheshin gjithmone e me shume rastesore dhe kur degjoi se
masat e propozuara perfshinin dhe masa per shkurtime te pensioneve dhe
ngrirje pagash, atehere u bind se ai dhe te varfrit e tjere do ta
pesonin. Tashme ne Vlore eshte duke menduar per sezonin e veres. Nga ana
tjeter, kriza do te thoshte, se prinderit e tij, nuk do ta merrnin me
pensionin e dikurshem, si deri me atehere, kurse ai nuk do ta kishte me
kollaj, ne ndertimet, ne ate zone, ku punonte prej kohesh. Me shume, na
thote- e lodhi situata dhe keqesimi i vazhdueshem i protestave. “Sikur
te mos mjaftonin ato te Vlores me ‘97”, ben shaka
“Perhapja e krizes
eshte rrezik serioz. Menyra me e mire per ta zgjidhur ate, eshte qe
ndihma per Greqine te realizohet sa me shpejt dhe t’i tregohet botes se
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar do te bejne diēka”, degjonte ne
lajme.

Ndaj, ndodhi, qe ai nuk kishte se ēfare te priste me. Nje
dite te bukur, sebashku me te shoqen, e cila punonte ne nje fabrike te
vogel, iu kthye Vlores. Nje e aferme e tyre ka nje hotel, ndersa ata te
dy, kane marre persiper ta menaxhojne. Do i rikthehen, asaj, qe kane
mesuar ne shkolle per ekonomi, po munden. Si do te shkoje? “Nese miqte
na thone se mund te kthehemi, atehere do te kthehemi, por keshtu si po
shkon Greqia, ka te ngjare, qe te mos kthehemi me kurre”, na thote.

Ne
fakt, debatet ne parlament grek, kur gjate votimit te masave te
emergjences u duken aq shume perēarje dhe polemika, ndikuan shume te
njerezit dhe sidomos shqiptaret.

PASOK-u hoqi tre deputete nga
radhet e partise, ndersa Demokracia e Re arriti dhe perjashtoi Dora
Bakojanis pasi ajo votoi pro masave drastike ne nje kohe kur partia e
saj votoi kunder. Kurse, kulmi ishte kur punonjesit e bankave ne Greqi
mbyllen institucionet e tyre, ne shenje proteste ndaj vdekjes se tre
kolegeve te bllokuar ne nje banke, te kallur ne zjarr.
...
Te
kater personazhet, e sapo kthyera ne Shqiperi, bashkohen ne nje pike: Do
te jene dhe do te shohin Greqine nga larg. Do t’i kushtohen Shqiperise,
sepse tek e fundit, pervoja greke tashme eshte mbyllur. Te pakten,
perkohesisht dhe si familjare ata nuk ushqejne me shpresa... Bashkimi
Evropian dhe Fondi Monetar Nderkombetar kane rene dakord qe t’i japin
Greqise nje pakete shpetimi prej 143 milione dollaresh. Plani anti-krize
i cili eshte koordinuar mire me BE- FMN, ne kembim te 110 miliard
eurove ndihme ne tre vjet, parashikon nje reduktim te shpenzimeve ne 30
miliarde euro, shkurtim te pagesave te punonjesve te administrates,
pensioneve, reforma fiskale si dhe rritje te akcizes per karburantet,
alkoolin, cigaret dhe ēdo gje te luksit.

Gjithsesi, sikur te mos
mjaftoje kjo, emigrantet shqiptare i kapi dhe situata e keqe e
Shqiperise dhe sidomos periudha e fundit. “Nga shiu ne bresher”, thote
Ksero, qe shpreson t’i ece...”.

Shqiperia
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Shqiptaret Po kthehen te jetojne ne shqiperi nga Greqia...!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greqia i jep Brukselit planin ekonomik
» Shqiptaret ne USA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Portali i forumit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions