Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aldijanaa
Super Moderator
Super Moderator
Aldijanaa


Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/02/2010
Age : 32
Location : Athens

Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar Empty
MesazhTitulli: Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar   Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar Empty21.05.10 3:43

Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar Files.php?file=jetmiri_123474715
Pas mė shumė se tre muajsh,
Jetmiri kurorėzohet fitues i edicionit tė tretė tė Big brother Nuk ka menduar ende se ēfarė do tė bėjė me
ēmimin e madh, por di qė jeta e tij nė vazhdim do tė ndėrtohet nė
Shqipėri Thuajse i pagjumė, pas njė nate plot emocione, Jetmiri ende nuk
e ka prekur realisht shijen e fitores. Vazhdon ta pėrsėrisė se gjithēka
qė ka bėrė aty brenda, e ka bėrė pėr hir tė lojės. I konfliktuar
thuajse me tė gjithė banorėt e tjerė, Jetmiri shprehet se do tė donte qė
gjithēka tė mbetej nė atė shtėpi dhe jashtė tė ishin miq.


Kanė kaluar vetėm pak orė nga nata finale e
“Big Brother”. Si ndjehesh?


Pa gjumė, i lodhur dhe shumė konfuz. U bėnė katėr muaj nė
izolim dhe ēdo gjė mė duket ndryshe. Mė duket vetja si fėmija i
porsalindur qė kėrkon tė njohė gjithēka pėrreth tij.


E ke fituar vetėdijen e tė qenit fitues i
ēmimit tė madh?


Ėshtė
ende shpejt. Mė duhet tė kthjelloj idetė, tė kuptoj e tė provoj realisht
se ē’mė ka ndodhur.


Ti,
jo vetėm e pėrjetove kėtė aventurė, por edhe e finalizove atė. E kishe
qėllim nė vetvete?


Jam
krenar jo vetėm pėr faktin qė realizova njė lojė, por edhe pėr faktin se
u bėra pjesė e saj me idenė pėr ta fituar dhe e realizova. Kam punuar
shumė pėr kėtė. Nuk ka qenė e lehtė tė luftosh me karaktere tė ndryshme,
me njerėz me prejardhje shumė ndryshe nga mua, me tė cilėt e kisha tė
vėshtirė tė pėrshtatesha. Kjo lojė mė ka harxhuar shumė kohė, shumė kile
minus, por “Big Brother” mbetet njė gjė unike.


Ēdo veprim, debat, pėrballje, ēdo gjė qė ka
ndodhur brenda shtėpisė ka qenė e menduar nė funksion tė lojės?


Unė nuk kam pasur strategji nė kokė.
Ndryshe nga banorėt e tjerė qė ishin tė mirinformuar, unė nuk i kam
ndjekur edicionet e mėparshme tė “Big Brother” dhe nuk mė ka interesuar
kjo lloj bote. Erdha me idenė qė tė bėja kėtė pėrvojė nė moshėn 25-
vjeēare. Gjatė rrugės e kuptova qė duhet tė konfrontohesha me tė gjithė
sepse tė gjithė pjesėmarrėsit i kishin tė qarta strategjitė nė kokė. Nuk
bėra gjė tjetėr veēse kam sulmuar karakteret e tyre, i kam bėrė tė
nxirrnin nė pah atė pjesė qė ata donin tė fshihnin.


Do tė thotė se ishte njė zgjedhje e diktuar
nga loja?


Po, kjo mėnyrė
e tė vepruarit m’u diktua brenda shtėpisė, atėherė kur unė kuptova
realisht se si funksiononte kjo lojė. Javėt e para m’u desh pak kohė qė
tė ambientohesha e tė kuptoja pritshmėritė e banorėve dhe mėnyrėn se si
arsyetonin. Nė momentin qė kuptova qėllimin qė kishin pėr vazhdimėsinė e
lojės, nuk bėra gjė tjetėr veēse i sulmova nė tė gjitha mėnyrat nė
karakteret e tyre.


Nėse
ai qė kemi parė ishte Jetmiri i lojės sė “Big Brother”, si je ti nė tė
vėrtetė?


Jam njė djalė
me shumė botė, me vizion, i rritur me principe tė shėndosha, me familje
me shumė moral. Gėzoj njė moral tė mirė familjar dhe njė status tė njė
njeriu, besoj tė ditur. Pėr hir tė lojės, m’u desh tė devijoja nga ai qė
jam. Shpeshherė dola nė versionin e arrogantit, tė ironikut,
provokativit, por kėto tė gjitha janė pjesė e lojės.


Ti u pėrballe me Domenikėn nė finale. Do
doje tė kishe dalė me dikė tjetėr?


Faktikisht do kisha dashur tė dilja me
Kikėn. Domenikėn e kisha menduar nė fillim tė lojės nė finale me mua,
por pastaj nuk e pashė mė si konkurrente tė fortė. Nė momentin qė gjatė
rrugės hasa Kikėn, njė djalė shumė i mirė dhe njeri i respektuar, qė
vlente, kemi pasur gjatė gjithė kohės konfrontim, secili nė mėnyrėn e
tij.


U mėrzite shumė kur
Erioni u eliminua. Pse?


Doja
qė unė dhe Erioni tė ishim nė finale, pavarėsisht se kush e fitonte nga
ne tė dy.


Marrėdhėnia
juaj ka pasur edhe luhatje, edhe distanca. Dy javėt e fundit ishit mė tė
lidhur se kurrė. Ishte njėfarė aleance?


Ne kemi qenė tė lidhur nga fillimi nė fund.
Pėr mėnyrėn se si e mendoj unė jetėn, pavarėsisht se sa shok mund tė
jenė dy njerėz, kanė nevojė pėr hapėsirat e tyre. Unė i kam lejuar
hapėsirėn e tij dhe Erioni mė ka lejuar hapėsirat e mia. Ai nisi njė
histori me Bertinėn, nė tė njėjtėn kohė unė nisa njė histori me Rezartėn
dhe donim s’donim do distancoheshim nė njėfarė mėnyre.


Tė flasim pak pėr Rezin. Disa nga banorėt e
kanė quajtur lidhjen tuaj pjesė tė lojės dhe shpesh Rezin si “viktimė”?


Ėshtė mė se normale qė nė pozicionin qė
ndodheshin tė gjithė do provonin me ēdo mėnyrė tė diskreditonin figurėn
time. Do tė godisnin Rezartėn, mua dhe kėto ishin armėt qė kishin pėr tė
luftuar.


U prishėn
ekuilibrat e tu me hyrjen e Enxhit?


Jo. Ne kemi pasur njė marrėdhėnie shoqėrore,
pavarėsisht se si mund tė jetė interpretuar. Ajo kishte hyrė pėr tė
bėrė njė lojė, tė cilėn e luajti shumė mirė dhe besoj se do tė mbetemi
miq.


Ē’do tė bėsh me
ēmimin prej njėqind milionė lekėsh?


Ėshtė shumė shpejt pėr tė dhėnė pėrgjigje.
Nuk e kam menduar. Ngjarjet kanė rrjedhur nė njė cikėl: kur nisesh pėr
tė ndjekur njė rrugė, nuk e di as si e as sa do tė zgjasė. Nė momentin
qė hyn nė lojė, paratė duken thjesht njė ėndėrr. Kur i prek realisht,
atėherė nisin tė bėhen llogaritjet se ēfarė mund tė bėsh me to.


Je banori qė thuajse je konfliktuar me tė
gjithė konkurrentėt e tjerė. Do tė mbesin nė atė shtėpi debatet. Si do
tė vijojnė marrėdhėniet jashtė shtėpisė?


Ndodhi qė tė gjithė qė dilnin nga loja,
shkonin e shfryheshin nė studio pėr pakėnaqėsitė. Mundoheshin qė ta
vazhdonin edhe jashtė lojės pjesėn e konfliktit, por unė i dua shumė tė
gjithė. Ėshtė njė lojė dhe nėse janė njerėz tė rritur, tė pėrgjegjshėm
dhe me moral tė shėndoshė ashtu si ata e quajnė veten, do mjaftonte tė
takoheshim dhe gjithēka qė bėmė brenda t’i linim brenda. Nė fund tė
fundit, jam njeri pozitiv.


Ke shumė pak kohė qė je kthyer nė Shqipėri. E ke menduar se ku do
tė vazhdojė jeta jote?


Unė
jetoj shqip, mendoj shqip, arsyetoj shqip. Pavarėsisht se kam ikur i
vogėl dhe pėr njė kohė tė gjatė kam jetuar jashtė, mendja dhe zemra janė
nė Shqipėri. Pavarėsisht tė gjithave, dukem si njė djalė qė jam rritur
nė njė geto shqiptare. Pėrveē mėnyrės sė komunikimit qė njohėn prej meje
gjatė lojės, do tė kem mundėsi tė tregoj qė jam njeri edhe i arsyes, i
moralit, i edukatės, i etikės, i shkolluar dhe i profilizuar. Shpresoj
qė t’i tregoj tė gjitha kėto.

Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.al-forums.com/
 
Jetmiri: Hyra nė Big Brother pėr tė fituar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Big Brother Albania 3 - Fiton Jetmiri
» Jetmiri fiton Big Brother Albania 3
» Starton Big Brother 3
» Big Brother Albania

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions