Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Rrėfimi live nė TV: 'Nėnė, prano homoseksualitetin tim'

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Diana
OnLine
OnLine
avatar

Numri i postimeve : 124
Registration date : 12/08/2008
Location : Usa

MesazhTitulli: Rrėfimi live nė TV: 'Nėnė, prano homoseksualitetin tim'   02.03.10 1:14





Klodian
Ēela rrėfen "LIVE" nė TV homoseksualitetin e tij. Letra pėr nėnėn dhe
vėshtirėsia pėr tė pranuar se ėshtė gay



Ai ėshtė homoseksual dhe duhet pranuar
pėr atė qė ėshtė. Klodian Ēela, djali 35 vjeēar nga Lezha, ėshtė
shqiptari i parė qė ka pranuar "LIVE" nė TV homoseksualitetin e tij. Ai
ėshtė njė ndėr konkurrentėt e sezonit tė tretė tė "Big
Brother Albania
" dhe nėpėrmjet njė letre qė ka lexuar nė
emision i ka treguar tė ėmės dhe tė gjithė botės homoseksualitetin e
tij. Duke ndaluar disa herė i pushtuar nga lotėt, Klodiani ka treguar
dalė nga dalė historinė e tij.


Klodi kishte tentuar disa herė qė ti
tregonte tė ėmės homoseksualitetin e tij por nuk kishte mundur. Kėtė
herė ai vendosi qė t'ia tregojė nėpėrmjet televizionit. Mė pas ai ka
kėrkuar qė tė mos paragjykohet pėr atė qė ėshtė por njerėzit tė tentojnė
ta njohin si njeri. "Kur zoti mė ka bėrė kėshtu, vetėm ai mund tė mė
paragjykojė. Tė mos paragjykojmė njeri pa e njohur. Shpresoj qė nėna do
ta kalojė kėtė gjė, sam i sigurt", ėshtė shprehur Klodian Ēela.


Letra e Klodit pėr tė ėmėn


Kėtė letėr qė sapo shkrova mami pėr ty
doja tė ta postoja por ē'kuptim kishte kjo pa zėrin tim. Vendosa ta
lexoj vetė. Bėhu e fortė nėna ime, ashtu siē je, kur tė dėgjosh kėto
fjalė...
E dashur zemra ime mami, shpresoj shumė qė tė jesh mirė.
Edhe unė jam mirė. Pėr fat tė keq, prej shumė vitesh nuk na ėshtė dhėnė
mundėsia qė tė jetojmė pranė njėri- tjetrit. Kjo gjė mė ka penguar pėr
tė tė thėnė se sa shumė unė tė dua.


Mė shumė se ē'mund tė thuhet apo
mendohet. Nuk dua qė tė kujtoj vuajtjet qė kemi kaluar apo vuajtjet qė
ti vazhdon tė kalosh sepse zemrat tona janė tė forta dhe tashmė janė
mėsuar me sfida e vėshtirėsi.



Ne tė dy kuptohemi mirė edhe pa folur,
thjesht me njė shikim, dhe kemi shumė sekrete unė e ti. Dimė shumė gjėra
pėr njėri- tjetrin qė tė tjerėt nuk i dinė. Unė e di qė kjo gjė qė dua
tė tė dėrgoj do tė tė lėndojė pa masė, sado qė ti mė ke pranuar ashtu
siē jam. Ti e di sa shumė kam vuajtur dhe sa shumė kam luftuar qė tė
tjerėt tė mė pranojnė ashtu siē jam.

Ti ke luftuar dhe vuajtur dyfish se
zemra e njė nėne do mė tė mirėn pėr fėmijėn e saj. Jeta ime ėshtė si njė
libėr i hapur pėr ty. Ti ke lexuar vetėm kapitujt e parė tė saj. Tė
tjerėt, tė mbushur me dhimbje, refuzime, mohime pėrjashtime deri sa
erdhi momenti qė unė ta pranoj veten. Tani po luftoj qė tė tjerėt tė mė
pranojnė mua dhe homoseksualitetin tim.


Qė tė jem i pranuar tė parėn dashurinė
pėr mua dhe tė dytėn opinionin e vrazhdė tė njerėzve qė na rrethojnė.
Tani qė po tė shkruaj mendoj: E kush ėshtė ai qė ka luftuar me veten e
nuk ka fituar...



Mes gjithė dilemave tė mia shpirtėrore,
dilemėn e fundit qė lidhet me ndjenjat e mia dhe me qenien time dua ta
ndaj me tė gjithė. Nė fund tė fundit ky ėshtė Klodi. Njeriu duhet
pranuar pėr atė qė ėshtė dhe jo pėr atė qė duhet tė jetė. Ti kėshtu mė
ke pranuar dhe prandaj tė dua dyfish. Tė puth me mall, mė fal.

Pėr ēdo herė qė tė kam menduar, mė fal
qė nuk u bėra ai qė do tė kishe dashur tė bėhesha, mė fal qė po tė bėj
tė vuash sėrish por ti vetė mė ke mėsuar qė njeriu nė jetė duhet tė jetė
i ndershėm dhe i drejtė. Tė dua pafundėsisht mami.
Djali yt,
Klodi.


Klodi ėshtė shprehur se ia
kishte frikėn pėr paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nėnės sė tij



Banorėt e "BB3" mbėshtesin
Klodin



Banorėt shkojnė njė nga njė dhe i
tregojnė pėrkrahjen e tyre Klodit. Erioni e pėrgėzon pėr kurajėn qė pati
e qė e tha nė sy dhe ndėrsa tė dy flasin pėr paragjykimin qė u bėhen
kėtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet tė vlerėsohet pėr atė
qė jep e jo pėr atė qė ėshtė, pasi zgjedhjet personale mbeten personale.



Pranė Klodit ka shkuar edhe Seldi. Tė dy
djemtė diskutojnė pėr mėnyrėn se si mund ta ketė pritur nėna e tij kėtė
tė vėrtetė.


"Mė vjen keq pėr tė sepse ka vuajtur
shumė"- shprehet ai dhe uron qė nėna e vet ta kalojė kėtė gjendje sepse
ėshtė e vetme, e ndaj e ka mė tė vėshtirė se tė tjerėt. Klodi u tregoi
djemve se ka qenė shumė emocionues momenti kur shkroi letrėn dhe pėr
kėtė arsye, nuk ka qenė shumė nė humor gjatė ditės.


Erioni e pyeti se si e kanė pritur pjesa
tjetėr e familjes dhe ai pėrgjigjet se e kanė kuptuar dhe e kanė pritur
mirė, ndėrsa pėr nėnėn kishte shumė frikė se si do e priste dhe nga kjo
nuk merrte guximin t'ia thoshte.


Ai tregon se ishte pėrpjekur t'ia
thoshte dikur, por nuk e ēoi deri nė fund e sipas tij, ajo me siguri e
ka kuptuar por nuk ka reaguar. "I kėrkoj tė falur pėr kėdo qė mund ta
bezdisė"- shprehet ai dhe jep njė mesazh pėr tė gjitha ato nėna qė i
kanė fėmijėt homoseksual se duhet ta pranojnė e t'u qėndrojnė pranė nė
ēdo kohė.


Klodi ėshtė shprehur se ia kishte frikėn
pėr paragjykimin, jo ndaj vetes, por ndaj nėnės sė tij. Pėr veten, ai
shprehet se ka kaluar shumė vėshtirėsi nė jetė dhe ėshtė mėsuar tė
pėrballet me kėtė gjė. Olta i kujton se edhe publiku e pėrkrahu dhe kėtė
gjė e shprehu me njė duartrokitje tė gjatė.


Klodi tregon disa detaje nga jeta e vet,
pėr vėshtirėsitė e mėdha qė ka kaluar, se qė nė fėmijėri i ėshtė dashur
qė tė emigrojė e tė punojė, pėr tradhtitė dhe braktisjen nga tė afėrm,
pėr vėllanė e madh i cili i ka qėndruar gjithnjė pranė. Teksa tregon pėr
tė vėllanė, Klodi preket dhe shprehet se ai ėshtė krenaria e tij.


Jeta e vėshtirė nė Shqipėri dhe
emigrimi nė Itali 18 vjet mė parė. Kledi
Kadiu
nė njė rrėfim special pėr mikun e tij



Klodi, kush ėshtė djali 35
vjeēar nga Lezha



"Nėse beson nė diēka, gjithēka arrihet".
Me kėtė fjali ėshtė prezantuar nė emisionin "Big Brother 3" Klodi,
djali 35 vjeēar nga Lezha. Prej 18 vitesh ai jeton nė Itali. Nė Lezhė ai
ka jetuar nė lagjen e "Spitalit" dhe ende sot ruan shumė kujtime prej
saj. Nė rininė e tij ai ka marrė pjesė nė grupin e valles sė qytetit tė
Lezhės.


"Nė vitin 1992 mora rrugėn e emigrimit
nė Itali pėr njė jetė mė tė mirė. Unė kam bėrė shumė punė tė ndryshme,
tė vėshtira por gati prej dhjetė vjetėsh punoj si drejtor artistik nė
njė lokal shumė tė njohur nė Milano ku vetė puna mė ka lidhur me shumė
personazhe tė kulturės dhe tė modės italiane", ka treguar vetė djali nga
Lezha.


Nė Itali ai ka njė miqėsi tė mirė me Kledi
Kadiu
n, balerinin shqiptar. "Me Klodin njihem prej disa vjetėsh,
ai ėshtė njė djalė shumė simpatik, shumė gazmor, komik. Ai ėshtė njė
person qė mban tė gjallė njė grup njerėzish, shoqėrie. Sa herė shkojmė
nė Milano, me zor presim qė Klodi tė na vijė sepse ai kėtė veti qė ngre
pak humorin e grupit. Do tė doja qė edhe shumė shqiptarė ta njihnin nė
cilėsitė qė unė sapo thashė. E pėrsėris, besoj se Klodi do tė
jetė njė person shumė i kėndshėm pėr tė gjithė grupin por edhe pėr
publikun qė do ta shohė nga televizori",- ka thėnė Kledi
Kadiu
nė prezantimin e mikut tė tij, Klodit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.YouGoDe.Net
 
Rrėfimi live nė TV: 'Nėnė, prano homoseksualitetin tim'
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog