Diana OnLine
Numri i postimeve : 124 Registration date : 12/08/2008 Location : Usa
| Titulli: Tė drejtat e njeriut sipas Islamit 02.03.10 0:26 | |
| Tė drejtat e njeriut sipas Islamit Sot ndodh nė kėtė Qytet tė Shenjtė, ėshtė shumė lehtė tė arrijmė nė pėrfundim nė atė se ēfarė ndikimi civilizues ai ka nė tė gjitha principet qė janė aktuale kur kihet parasysh ēėshtja e tė drejtave tė njeriut.
Aplikimi i Deklaratės mbi tė Drejtat e Njeriut nė periudhėn e kalifėve tė drejtė: "Kush dhunon tė drejtat e tė krishterėve dhe hebrenjve, apo i mundon me atė ēka ata nuk mund tė durojnė dhe rezistojnė, unė do t'i jem kundėrshtarė nė Ditėn e Gjykimit".
Pas Muhammedit a.s. pasardhėsit e tij nė tė njėjtėn mėnyrė silleshin ndaj jomuslimanėve duke u mbėshtetur nė atė ēka udhėheqėsi dhe shėmbėlltyra e tyre kishte bėrė marrėveshje. Ata nė gjithēka vazhduan ta zbatojnė atė qė Muhammedi a.s. ishte pajtuar me jomuslimanėt.
Shkrimi dhe shpirti i dokumentit medinas, i vėrtetuar gjatė fjalimit nė Arafat, ishte prezentė edhe atėherė kur muslimanėt mbetėn pa praninė fizike tė Muhammedit a.s. autoritetit tė paprekshėm. Kjo nė mėnyrė tė veēantė vjen nė shprehje gjatė udhėheqjes sė katėr kalifėve, si pasardhės tė Muhammedit a.s.: Ebu Bekrit, Omerit, Othmanit, dhe Aliut r.a.
Marrėveshja me krishterėt e Ebu Nexhrenit ishte pa kurrfarė dyshimi pohim i asaj qe theksuam mė sipėr. Por, krahas vėrtetimit tė dokumentave tė proklamuara tė cilėt trajtojnė pozitėn dhe ēėshtjet e tė drejtave tė jomuslimanėve, nė varėsi tė situatės nė tė cilėn ndodheshin, si dhe pėr shkak tė faktit se nė kohėn e tyre, sidomos nė kohėn e kalifit Omer, shteti islam u zgjerua shumė, gjithashtu janė disa dokumente nė lidhje me kėtė problematikė.
Pėrveē nė tituj, apo nė zgjidhjen e ndonjė ēėshtjeje e cila nuk ishte aktuale para rolit tė tyre politik si kalif, nuk kishte ndonjė ndryshim themelorė nė mes atyre dokumenteve dhe rezolutave tė reja dhe atyre qė ekzistonin mė parė.
Kalifi i parė Ebu Bekri r.a. duke e pėrcjellur komandantin e ushtrisė Jezid ibn Ebu Sufjan, tė cilit i ishte besuar ndalja e bizantinėve nė Siri, e urdhėroi duke i thėnė:
"Tė urdhėroj t'iu pėrmbahesh kėtyre parimeve:
1. Mos vrit gra, fėmijė dhe pleq; 2. Mos prit palma dhe drunj dhe perime; 3. Mos digj tė mbjellat; 4. Mos shkatėrro asgjė qė ėshtė duke u rrėzuar; 5. Mos therė bagėtinė, vetėm aq sa tė nevojitet pėr ushtrinė; 6. Mos u bėn qyqar; 7. Mos e tejkalo kufirin as nė luftė as nė fitore; 8. Do tė gjesh njerėz tė cilėt thonė se vullnetarisht janė mbyllur nė vetmi. Mos i zemėro ata, por lėri tė qetė;
Spiunėt dhe ndėrsyesit nė luftė nuk duhet tė kursehen!"
Omer ibn Hatabi (i cili u zgjodh kalif nė vitin 635) pas ēlirimit tė Egjiptit i dėrgoi njė letėr mėkėmbėsit tė tij Amr ibn El-As, i cili e ēliroi kėtė vend, ku mes tjerash e paralajmėron:
"Nė Egjipt me ty gjenden edhe tė mbrojturit (dhimijtė) e shtetit islam!
Muhammedi a.s. na ka urdhėruar tė sillemi mirė ndaj tyre.
Nga thėniet e Muhammedit a.s. ėshtė kjo: "Kush dhunon tė drejtat e tė krishterėve dhe hebrenjve, apo i mundon me atė ēka ata nuk mund tė durojnė dhe rezistojnė, unė do t'i jem kundėrshtarė nė Ditėn e Gjykimit".
O Amr! Ruaju qė Muhammedi a. tė mos jetė kundėrshtari yt nė Ditėn e Gjykimit, sepse ai qė e akuzon Muhammedin a.s. do ta humb gjyqin (procesin)!"
Katėr kalifėt e parė, si dhe tė gjithė besimtarėt e sinqertė, janė munduar qė me pėrpikmėri tė ndjekin udhėzimet e Muhammedit a.s. si dhe tė kryejnė tė gjitha urdhrat e tij dhe t'i kthejnė nė vepra tė gjitha obligimet dhe dekretet. Gjithsesi kėtu ėshtė fshehtėsia e tė vepruarit tė katėr kalifėve ndaj nėnshtetasve tė tyre jo muslimanė. Fakti qė ata ishin prezent kur ishte shkruar dokumenti medinas flet nė favor tė ndikimit real dhe reflektimit tė kėtij dokumenti nė tė gjitha dokumentet tjera tė ngjashme tė cilėt u aktualizuan mė vonė.
Dokumenti i Omerit (Uhdetul-Umerije)
Kalifi i dytė i cili erdhi pas Ebu Bekrit dhe mori rolin e udhėheqjes sė shtetit islam, Omer ibn Hatab, ėshtė njėri nga mė meritorėt qė shpirti i dokumentit medinas arriti deri nė Jerusalem, qytet i shenjtė qė pėr tė akoma sot e kėsaj dite pretendojnė tė krishterėt, hebrenjtė dhe muslimanėt. Ushtria muslimane nė kohėn e Omerit r.a. hyri nė Jerusalem. Patriarku krishterė Sofronijus insistoi qė kalifi Omer personalisht tė vijė nė kėtė qytet tė shenjtė, dhe me kėtė kishte pėr qėllim vetėm atij t'ia dorėzoj ēelėsat e kryeqytetit tė tri religjioneve. Atėherė mes atyre tė dyve, si pėrfaqėsues tė anėve u arrit njė marrėveshje,e cila nė ēdo gjė, pėrveē nė vėllim, ishte vazhdimėsi e dokumentit medinas, kjo marrėveshje quhej Dokumenti i Omerit (Uhdetul-Umerije):
Teksti i dokumentit tė Omerit: "Me emrin e Allahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
Ky ėshtė dokument i robit tė Zotit Omerit, Prijėsit tė besimtarėve, qė u dedikohet banorėve tė Jerusalemit: Tė drejtat e qytetarėve tė Jerusalemit:
- U sigurohet jeta dhe pasuria e tyre; - U jepet siguri kishave dhe kryqeve; - Tė ndihmohen tė pafuqishmit dhe tė dobėtit; - Askush nga besimtarėt e besimeve tjera nuk do tė vendoset nė faltoret e tyre; - Askush nuk guxon t'i kufizoj dhe t'i shkatėrroj, e as t'i largoj skulpturat e tyre; dhe - Nuk guxon askush t'i detyroj qė ata ta ndėrrojnė fenė e tyre."
Me insistimin e vet banorėve tė Jerusalemit, nė dokument ėshtė vendosur edhe njė nen i pazakontė, qė pėr rastin e tyre ishte produkt i rrethanave reale tė cilat mbretėronin nė atė kohė i cili nen thotė:
- "Asnjė nga hebrenjtė pa dėshirėn e tyre nuk do tė shpėrngulet nga Jerusalemi." -
Ky nen qartazi ishte pasojė e pėrleshjeve krishtero-hebreje qė ekzistonin qė mė parė Jerusalem, para ardhjes sė muslimanėve, sepse raporti i muslimanėve ndaj hebrenjve na jep tė drejt tė themi se muslimanėt nuk kanė insistuar nė kėtė, por kjo ishte pasojė e kėrkesės nga ana e tė krishterėve.
Obligimet e banorėve tė Jerusalemit:
- Duhet tė japin xhizjen siē e japin jomuslimanėt nė pjesėt tjera tė shtetit islam; - Nga rrethi i tyre t'i largojnė bizantinėt (qė atėherė ishin nė luftė me muslimanėt); - Nėse ata personalisht (banorėt e Jerusalemit) dėshirojnė tė shpėrngulen, do tė kenė siguri pėr veten dhe familjen e tyre gjatė shpėrnguljes deri nė vendin e sigurt pėr ta; - Nėse dėshirojnė tė mbeten, do tė kenė mbrojtjen e shtetit islam pėr veten, familjen dhe pasurinė e tyre; dhe: - Ata qė mbeten do tė paguajnė xhizjen;
Shkrimi i mė sipėr ėshtė i garantuar nga Zotit dhe i Dėrguari i tij, ndėrsa i obliguar pėr realizimin e kėsaj ėshtė zėvendėsi i tė Dėrguarit dhe Prijėsi i besimtarėve, deri sa banorėt e Jerusalemit duhet tė japin xhizjen ashtu siē janė marrė vesh.
Dėshmitarėt e kėsaj marrėveshjeje janė:
Halid ibn Velidi, Amr ibn Asi, Abdurahman ibn Avfi dhe Muavi ibn Ebi Sufjani."
Gjithsesi duke pasur para vetes kėtė dokument, njeriu nuk mund tė mos jetė i impresionuar kur ka nė mėndje vendosmėrinė e pėrfaqėsuesve tė vėrtet tė Islamit dhe tė filloj tė ndjek diturinė burimore islame.
Duke krahasuar kėtė dokument dhe situatė, e cila ishte pasojė e shkrimit tė tij, me atė ēka sot ndodh nė kėtė Qytet tė Shenjtė, ėshtė shumė lehtė tė arrijmė nė pėrfundim nė atė se ēfarė ndikimi civilizues ai ka nė tė gjitha principet qė janė aktuale kur kihet parasysh ēėshtja e tė drejtave tė njeriut. Forca e kėtij dokumenti nuk ėshtė vetėm nė pėrmbajtjen e tij, por mbi tė gjitha nė vendosmėrinė e atyre qė ishin tė obliguar pėr implementimin e tij.
Kur nė vitin 1917 Jerusalemin e okupojnė anglezėt, mareshali Allanby deklaroi se u jep liri fetare tė gjithė njerėzve, duke marrė si shembull Omerin e Madh./breziiri/
Pėrktheu: Arsim Dauti " Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ".
(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ (`*.ø(`*.ø♥ø.*“)ø.*“ ) ♥«“ .* I LOVE ALLAH *“Ø`»♥ (ø.*“(ø.*“♥`*.ø)`*.ø ) ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ ღ*♥*ღ
| |
|