Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar Empty
MesazhTitulli: Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar   Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar Empty13.01.10 22:05

Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar 1263215768-shblsh

Njė apartament ku imagjinata e Julian Dedės, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqit nuk do tė ketė kufi. Djemtė e grupit tė humorit “The sh.b.l.sh” krijuar brenda spektaklit “Portokalli”, ribashkohen pėr spektaklin e dytė tė humorit nė “Vizion Plus”. Tė ritakuar pas tre vitesh ata do tė vazhdojnė ritualin e vjetėr ēdo tė diel, por nė njė show tė tyre pa skenar, me improvizime dhe batuta tė ēastit. Tre aktorėt vihen nė pozitė tė vėshtirė ēdo javė nga Turi i “Produkt 28”. Julian Deda tregon mė shumė se si e shohin kėtė ribashkim, kush ėshtė nė tė vėrtetė lideri i grupit, dhe marrėdhėnia qė kanė jashtė ekranit     

“Apartamenti 2xl” sapo ka filluar, pse na kėshilloni t’ju ndjekim?

Nė fakt nuk duhet konsideruar si kėshillė por mė tepėr si njė sugjerim, sepse ne fakt ne i sugjerojmė publikut shqiptar edhe njė tjetėr spektakėl humori. Tashmė njė format i ri pėr t’u servirur dhe shijuar. U sugjeroj ta ndjekin “Apartamentin 2xl”, sepse do kėnaqen, do qeshin, do argėtohen pėr tė paktėn 80 minuta do mund tė ēlodhen duke parė njė spektakėl tė ri, qė nė plan tė parė ka tre djem tė rinj dhe nė brendinė e tij ka nė thelb improvizimin. Pra ėshtė pak a shumė si njė lojė, pjesė e sė cilės mund tė jetė gjithkush prej nesh, nė sallė duke na ndjekur “live” apo edhe nė shtėpi duke e shijuar nėpėrmjet “Vizion plus” dhe “Tring”.

Njė program pa skenar ky juaji, vėrtet jeni tre aktorė qė dilni nė skenė tė painformuar?

Ėshtė e vėrtetė qė mbizotėron improvizimi, por nuk do tė thotė qė ne tė hipim nė skenė tė painformuar fare. Por sigurisht shumė gjėra nuk i dimė dhe do tė donim vėrtet t’i merrnim vesh, por nuk na i thonė. Ėshtė njė formulė shumė e vėshtirė. Jemi zgjedhur pėr ta bėrė ne tė tre pikėrisht falė kėtij kombinimi perfekt qė kemi nė skenė.

Ekzistojė disa programe nė televizione tė huaja si ky format, ku i gjetėt referencat?

Po, ky ėshtė njė format i praktikuar nė shume vende tė botės si; Itali, Francė, Gjermani, Amerikė, etj, e tashmė edhe nė Shqipėri. Sigurisht referenca mė tė afėrta janė ato italiane, por ne kemi vėshtruar me shume vėmendje edhe prodhimet nė vendet e tjera nė mėnyrė qė tė bėjmė njė variant tė mirėfilltė shqiptar.

Pse pikėrisht “Apartamenti 2xl”? 

Nė fakt kemi kėrkuar gjatė pėr njė titull pėr spektaklin, sepse donim t’i vinim njė titull qė ka njė lloj kuptimi, dhe gjithashtu tė jetė njė fjalė e lakueshme lehtė nga tė gjithė, dhe arritėm te “Apartamenti 2xl”. E titulluam kėshtu sepse ky ėshtė njė apartament i madh pra 2xl, por jo i madh pėr nga metrat katrorė. Bėhet fjalė pėr njė shtėpi tė hapur, qė ka vend pėr tė gjithė, tė gjithė mund tė vijnė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ta vizitojnė kėtė apartament. Ashtu siē ka vend pėr tė gjithė, ashtu edhe ka vend pėr gjithēka, qė do tė thotė duke jetuar nė atė shtėpi mund tė udhėtojmė aty ku vetėm imagjinata e grupit “The sh.b.l.sh” mund tė tė ēojė.

Dhe ku mund tė na ēojė imagjinata juaj? Ēfarė pritet tė ndodhė tjetėr nė apartamentin tuaj; dashuri, sherre, ikje dritash, vjedhje mund tė ketė, apo diēka tjetėr...?

Nė “Apartamentin 2xl” mund tė ndodhė gjithēka...

Ju dilni nė orėn 21:00 tė sė dielės, i njėjti orar me “Portokalli-nė”, si do tė arrini tė rrėmbeni publik nga spektakli i “Top Channel”?

E dinim se do na e bėnit kėtė pyetje. Nė fakt ėshtė njė koinēidencė, dhe mjaft e bukur madje. Them koinēidencė sepse ky orar u caktua nga programacioni i “Vizion plus”, pasi ditėt e tjera nė kėtė orar janė tė zėna me programe tė tjera tė kėtij televizioni, kėshtu qė dita e diel ishte mė e lira. Them koinēidencė e bukur sepse ėshtė vėrtet bukur qė nė Shqipėri tashmė tė dielėn janė dy spektakle qė dhurojnė humor dhe nuk bėhet fjalė pėr rrėmbim audience. Gjithsecila do ketė audiencėn e vet, dhe publiku ėshtė i lirė tė zgjedhė nėse do tė shohė “Apartamenti 2xl” apo “Portokalli”, apo tė dyja duke kaluar sa te njėra sa te tjetra, apo ndonjė ndeshje futbolli. Pra e diela ėshtė me larmishmėri, dhe e rėndėsishme ėshtė tė kėnaqet spektatori, i takon atij tė vendosė.

Ēfarė ka tė ngjashme “The sh.b.l.sh” i “Portokalli-se” dhe “The sh.b.l.sh-in” e “Apartamentit 2 XL”?

Tė themi tė drejtėn grupi “The sh.b.l.sh” vazhdon tė jetė i njėjti si kur ishte nė “Portokalli”, ashtu edhe tani te “Apartamenti 2xl”. Them i njėjti sepse ėshtė e njėjta energji pozitive, ėshtė e njėjta dėshirė pėr t’i dhuruar spektatorit gjėra tė bukura dhe shumė humor. Edhe nė skenė “The sh.b.l.sh” do jetė po ai grup qė ishte, por nė njė format ndryshe, tė ri. Pra do sjellim padyshim situata, karaktere e sidomos batuta. Domethėnė “Apartamenti 2xl” ėshtė shtėpia e re e “The sh.b.l.sh”, kurse “The sh.b.l.sh” janė “The sh.b.l.sh”.

Sa tė vėshtirė e patėn Juli dhe Genti tė “miqėsoheshin” sėrish me Ermalin, pas njė periudhe tė gjatė shkėputjeje?

Ėshtė e vėrtetė, qė na u bė njė kohė e gjatė shkėputjeje, por asnjė herė nuk e kemi menduar grupin pa Ermalin. Me pak fjalė nuk e kishim aspak tė vėshtirė tė punonim sėrish bashkė. Madje kur u ulėm ditėn e parė tė punės mbas gjithė asaj kohe, na u duk sikur nuk ishim shkėputur pėr asnjė moment. Kjo vjen ngaqė grupi “The sh.b.l.sh” nė vetvete funksionon nė njė mėnyrė fantastike. Me sy merremi vesh edhe gjatė shfaqjes.

Personazhi tjetėr qė shohim ėshtė Turi i “Produkt 28”, njiheshit me parė me tė, si lindi bashkėpunimi?

Me Turin sigurisht njiheshim edhe mė parė. Tė tre kemi qenė tė ftuar tek emisioni i tij “Mos u nxeh”. Por Turi nuk ėshtė i vetmi personazh qė shfaqet nė apartament. Eshtė edhe Lisa Kujofsa, njė vajzė shumė e talentuar, dhe shumė simpatike nė skenė, e cila ka vendosur tė udhėtojė me grupin “The sh.b.l.sh” dhe me Turin nė kėtė udhėtim humoristik.

Njė element interesant i programit janė aktorėt e ftuar, do tė mund tė shohim ndonjė mbrėmje aktorėt qė janė duke luajtur nė “Portokalli”?

E thashė pak mė parė qė “Apartamenti 2xl” ėshtė njė vend i hapur pėr tė gjithė. Tė ftuarit qė vijnė nė shtėpi qė do jenė aktorė, kėngėtarė, politikanė, sportistė, do sjellin nė shtėpi pak a shumė atė ēfarė ndodh jashtė. Kush do tė ketė dėshirėn tė vijė ėshtė i mirėpritur. Mjafton tė ekzistojė bashkėpunimi.

A mund tė zbuloni disa nga tė ftuarit qė keni bėrė plan deri tani, ndonjė kėngėtar, sportist apo politikan qe keni plan ta ftoni?

Tė them tė drejtėn as ne vetė nuk i dimė sepse tė ftuarit janė surprizė edhe pėr ne. Nėse mundeni ju tė “Panoramės” tė merrni vesh diēka nga regjisori apo producenti na e thoni edhe ne. (qesh)

Nė kėtė show tė ri, me pak fjalė kush janė Jul Deda, Gent Zenelaj dhe Ermal Mamaqi?

Ne jemi ne. Pra Juli, Genti, Ermali. Jemi ne tė tre qė dikush, qė nė kėtė rast ėshtė Turi, kėrkon tė na vendosė nė pozita tė vėshtira aktoriale, dhe ne duhet tė gjejmė patjetėr mėnyrėn pėr t’ia dalė me sukses.

Cilat janė marrėdhėniet tuaja jashtė punės, kush ėshtė ai qė e drejton “The sh.b.l.sh”?

(Qesh). Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė. Ne shqiptarėt jemi tė gjithė drejtorė. Te grupi ynė nė fakt janė pėrcaktuar detyrat dhe pozitat instiktivisht dhe nė mėnyrė shumė organike. Genti ėshtė mė i madhi i grupit dhe si rrjedhojė ėshtė mė seriozi, kurse Juli dhe Ermali janė (siē thotė dhe Genti) dy fėmijė mistrecė qė shpesh herė dalin jashtė kontrollit tė Gentit.

Ėshtė ky programi juaj i dėshiruar, sa jetėgjate e shihni kėtė format?

Ne sapo e kemi nisur dhe deri tani po shkon shumė mirė. Se sa do vazhdojė atė ta shohim.

Ėshtė e vėshtirė tė bėsh humor nė Shqipėri, apo ėshtė gjėja me e thjeshtė qė mund tė bėhet?

Tė bėsh humor ėshtė gjėja mė e vėshtirė jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė botėn. Humori njihet si njė zhanėr i vėshtirė e qė tė lodh shumė pėr ta prodhuar. Por kur e sheh rezultatin, pra kur sheh qė publiku qesh me humorin tėnd ose pėrmend herė pas here batuta tė dala nga ne atėherė lodhja kthehet nė njė gėzim tė pamasė.



PanoramaPlus
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Julian Deda - The sh.b.l.sh rikthehet nė njė shfaqje pa skenar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rikthehet Kthjellu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions