Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė Empty
MesazhTitulli: Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė   Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė Empty13.01.10 21:29

Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė 1261137038-Mariza-Ikonomi

Rrėfimi i Marizės pėr kėngėn e Festivalit tė Dhjetorit: Mos i vrisni ėndrrat, edhe nėse jeta nuk ėshtė siē e dėshiruat! Njė krijim pėr mirėsinė, dashurinė, ėndrrat, gjithēka qė njerėzit sot harrojnė t'i shohin, prekin, ndjejnė dhe pėrjetojnė. Me kėto ide nė kokė kėngėtarja Mariza Ikonomi ėshtė ulur pėr tė shkruar vargje dhe pėr tė krijuar njė melodi pėr kėngėn "Vazhdoj kėndoj", me tė cilėn prezantohet kėtė vit nė Festivalin e RTSH-sė.

Nga ajo skenė, Mariza nuk arrin tė ndahet, njė dashuri qė u ngjiz qė kur ajo ishte 11-vjeēe dhe interpretoi "Telefonatė zemrash" me Franēesk Radin. "Nuk e di kur do mė ikė nga mendja ai imazhi i Marizės sė vogėl, me syze", tregon ajo duke e cilėsuar njė emocion qė do ta ndjekė gjithė jetėn.

Mė tej biseda me Ikonomin, nė nga kafenetė e Rrugės sė Ambasadave, vijon e lirshme tek pėrshkrimet e njė dite, momentet kur krijon, muzat frymėzuese, ėndrrat e realizuara dhe ato qė kėrkojnė mė tepėr kohė, ku e gjen forcėn nė momente tė vėshtira dhe kė ka pėr krah qė tė ndajė ato tė bukurat. "Mėngjesi im fillon nė orėn 11.00", fillon tė tregojė...

Si fillon njė ditė e Marizės?

Mė pėlqen mėngjesi, por asnjėherė nuk mundem tė ēohem nė orėn 7.00 sepse edhe puna qė bėjmė zgjat deri vonė. Mėngjesi im fillon nga ora 11.00. Pastaj, njė kafe me miket e mia dhe fillojnė impenjimet nė studio, ose punoj individualisht. Nė shtėpinė time kam njė piano, njė kitarė. Mundohem tė dėgjoj sa mė shumė muzikė dhe tė krijoj sa mė tepėr. Kjo nuk mė ndodh ditė pėr ditė. Ka raste qė nuk kam dėshirė pėr tė bėrė asgjė. Nė shumicėn e herėve e stimuloj veten. Kur kam kohė, dhe jam e pėrqendruar, mė pėlqen tė lexoj. Tani po punoj pėr festivalin dhe kam njė angazhim mė tepėr. E mira e kėsaj pune ėshtė qė nuk ka limite tetėorarėshe, oraret i caktoj unė.

Pėr njė artist ėshtė e rėndėsishme liria me kohėn?

Po. Ka raste qė mund tė punoj vetėm 2 orė, ose tė tjera qė rri zgjuar tėrė natėn, varet nga pėrkushtimi i momentit. Njeriu nuk mund tė jetė ēdo ditė njėlloj. Puna jonė nuk ėshtė matematikė, nuk ka rregulla ekzakte. Duke punuar ditė pėr ditė dalin ide tė reja. Duhet t'i grumbullosh tė gjitha, tė nxjerrėsh mė tė mirėn. Kjo ėshtė puna ime.

Kur vjen muza e krijimit?

Mė pėlqejnė ditėt me shi, mė frymėzojnė mė shumė. Ditėt e vrenjtura mė stimulojnė akoma mė tepėr, por varet edhe nga gjendja shpirtėrore. Janė momentet kur jam vetėm, izolohem dhe vendos pėr tė krijuar. Nuk dal shumė dhe pėrqendrohem tek ajo qė dua unė tė bėj.

Nė ē'gjendje ėshtė krijuar kėnga e festivalit?

"Vazhdoj kėndoj" ėshtė njė nga titujt, por mund tė jetė edhe thjesht "La La La". Titulli i dytė tingėllon paksa fėminor, por mendoj se edhe tė rriturit e kanė "fėmijėn" brenda tyre. E kam krijuar nė dhomėn time, nė shumė pak kohė. Janė ato momente kur njeriu i bėn shumė "pse" vetes. I kushtohet mė tepėr aspekteve qė njerėzit i kanė harruar, mirėsisė, dashurisė, pėrkushtimit. Njeriu e ka njė qėllim pėrse bėhet i tillė. Mesazhi i kėngės sime ėshtė qė edhe pse njerėzit mund tė kenė ndryshuar, ose jetėt e tyre nuk janė ashtu si ata i kanė dėshiruar, tė vazhdojnė tė ėndėrrojnė. Tė gjithė njerėzit kanė ėndrra, por duke u rritur i vrasin ato. Mua nuk mė pėlqen kjo. Mundohem qė ėndrrat t'i mbaj sėrish gjallė. Edhe pse jeta ime nuk ėshtė njė ėndėrr, unė vazhdoj ėndėrroj. Nė kėtė kėngė gjejnė veten shumė njerėz, jo vetėm unė si krijuese.

Ēfarė janė realizuar nga ato qė ke ėndėrruar?

Kam njė familje tė mrekullueshme qė tani gjej mė tepėr kohė pėr t'iu pėrkushtuar. Ėndrrat e tjera i takojnė karrierės qė deri-diku ėshtė e realizuar, por unė jam tip qė kėrkoj shumė nga vetja dhe asnjėherė nuk jam e kėnaqur. Dua akoma mė tepėr.

Si mbrohesh ti vetė nga shqetėsimet e njė jete tė vrullshme?

Kam njė forcė shumė tė madhe qė mė mbron. Unė besoj shumė tek Zoti. Ėshtė forca e vetme qė mė jep shpresėn, dashurinė, qoftė edhe pėr tė dashur mė tepėr, apo pėr tė pėrballuar problemet.

Vetėm diku kaq larg nesh mund tė gjendet shpresa?

Sigurisht qė ėshtė edhe familja, motra ime, qė mė qėndrojnė shumė afėr. Ka momente kritike edhe nė karrierė sepse nuk mund tė jesh gjatė gjithė kohės nė majė, ose kėnga nuk del ashtu siē do. Janė momente qė vėrtet mund t'i pėrjetosh keq dhe kėto i pėrballoj vetėm duke besuar. Atė falėnderoj pėr dhuntinė qė mė ka dhėnė, pėr jetėn qė mė ka dhėnė dhe pėr gjėrat qė janė rreth meje.

Tė kthehemi sėrish tek kėnga. Ke pėrgjegjėsinė e krijimit tė muzikės, tė tekstit, por edhe tė interpretimit. Ishte i vėshtirė realizimi?

Deri sa tė vijė festivali jam lėmsh nė kokėn time. Nuk ėshtė e thjeshtė, por kur njeriu e do diēka me zemėr, e realizon. Pėr mua nuk ėshtė e rėndėsishme nėse fitoj apo jo, por ėshtė njė kėngė qė e kam ndjerė pėr momentin, e kam realizuar dhe dua t'ia pėrcjell publikut mesazhin e saj. Nuk ėshtė nga ato kėngėt qė pihet kollaj, nuk ėshtė limonatė, dhe shpresoj tė dali mirė. Do tė ishte shumė e thjeshtė pėr mua tė isha vetėm nė rolin e kėngėtares. Pėrderisa krijoj, pse mos t'i jap publikut njė copėz tė zemrės sime, tė ndjesive tė mia.

Vitin e kaluar i ke munguar Festivalit tė Dhjetorit...

Vitin e kaluar zgjodha Kėngėn Magjike. Kisha kohė qė nuk merrja pjesė, qė nga viti 2000. Kur merr pjesė nė kėtė konkurs, ndihesh mirė, e ndjen veten artiste tė vėrtetė, rrethohesh nga profesionistėt. Arditi ėshtė njė nga artistėt qė vėrtet e vlerėsoj shumė pėr kėngėt, por edhe nė fushėn e prezantimit. Para dy vitesh, kam marrė pjesė nė Festivalin e Dhjetorit me njė kompozim tė Genti Lakos, me titull "Malli i tretur". Kemi bėrė disa bashkėpunime qė kanė rezultuar shumė tė suksesshme. Ėshtė njė kėngė qė e dėgjoj shpesh, mė pėlqen, ėshtė ndryshe nga tė tjerat, kam dalė ndryshe edhe si imazh.

Pėrse ėshtė e rėndėsishme pjesėmarrja nė tė?

Jam rritur me skenėn e festivalit. Edhe nėse merrem me videoklipe, apo aktivitete tė tjera, mė mungon ajo. Kam nevojė tė pėrjetoj ato emocione qė nganjėherė tė bėjnė tė biesh pėrtokė (qesh). Qė nė moshėn 11-vjeēare kam kėnduar nė festival me Franēesk Radin. Gjithmonė do t'i jep mirėnjohėse profesorit qė mė zgjodhi pėr kėngėn e tij. Tani kam filluar tė mos ta shoh kėngėn sepse nuk i mbaj dot lotėt. Ėshtė njė emocion qė do mė pėrshkojė gjithė jetėn. Nuk e di kur do mė ikė nga mendja imazhi i Marizės sė vogėl, me syze.

Ēfarė planesh ka Mariza kėtė fundvit?

Sapo tė mbaroj festivalin, menjėherė do tė nisem pėr nė Nju Jork. Mė pret njė koncert bashkė me tre kolegėt e mi Zef Dedėn, Bashkim Alibalin dhe Alfred Trebickėn. Do kėndoj repertorin tim, pak kėngė anglisht, pak kėngė popullore qytetare. Aty do tė kaloj edhe Vitin e Ri.



Gazeta Shekulli
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Njerėzit kanė harruar tė ėndėrrojnė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PER TE MOS HARRUAR "OTRANTO"
» Dashuri e kaluar por jo e harruar

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz :: Vipat Shqiptar-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions