Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Cilet do te jene punonjesit e Vitit te Ri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Cilet do te jene punonjesit e Vitit te Ri   30.12.09 5:51

Cilet do te jene punonjesit e Vitit te Ri



Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009


Jo
per te gjithe nata e nderrimit te viteve eshte pushim. Madje per disa
profesione kjo eshte nata me me shume pune, jo vetem gjate dites se 31
dhjetorit, por edhe nates. Me shume se lodhje dhe merzitje, naten e
nderrimit te viteve ketyre persona qe ndodhen ne krye te detyres do t’u
mungoje tavolina dhe ngrohtesia familjare, e cila nuk nderrohet me
asnje shperblim jashte orarit dhe asnje feste gala ku mund te marrim
pjese. Ne fakt jo vetem per shkak te detyres, ndonjehere na duhet te
qendrojme ne pune per festa edhe per shkak te sherbimit te rotacionit
qe na ka rene. Me te pervuajturit, ne naten e nderrimit te viteve, jane
mjeket, mamite, infermieret, forcat e rendit, punonjesit e urgjencave,
por edhe zjarrfikesit.Per te gjithe kete kategori datat 31 dhjetor dhe
1 janar jane njesoj si te gjitha ditet e tjera te punes, edhe me me
shume angazhime, por jo vetem bluzat blu dhe ato te bardha.Do te
mungojne prane familjes, te afermve apo shoqerise edhe kamerieret,
kuzhinieret, aktore te humorit, si dhe kengetare e muzikante, te cilet
do te duhen te krijojne atmosfere ne ambiente te ndryshme, lokale,
restorante, klube nate. Taksistet, gazetaret, supermarketet, parukieret
do te qendrojne ne pune deri ne oret e vona te nates. Ushqimoret rreth
lagjeve, si dhe dyqanet qe tregtojne produkte ushqimore do te qendrojne
ne sherbim te pakten deri rreth ores 20:00. Bashke me to do te ofrojne
sherbim edhe dyqanet e dhuratave, luleve, si per te perfituar dicka me
shume nga te gjithe klientet e vonuar ne zgjedhje.Mjeket sidomos ata qe
punojne ne repartin e urgjences, djegie-plastikes,
otorino-laringologet, si dhe infeksionistet do te jene ne krye te
detyres. Ne rastin e festave te fundvitit, ata do te jene edhe me teper
te angazhuar, per pasoje te aksidenteve, djegieve nga fishekzjarret,
abuzimit me ushqimin, alkoolin. Helmimet dhe te aksidentuarit jane
problemet me te shpeshta qe kane qytetaret me rastin e Vitit te Ri. Nuk
mbeten pas me gabime edhe qytetaret qe abuzojne me alkoolin, shpejtesia
me te cilen drejtojne automjetet behet shkak i aksidenteve qe shkojne
deri me pasoje vdekjen. Duke u nisur nga keto, punonjesit e rendit dhe
shendetesise jane te njoftuar dhe paralajmeruar qe te presin e
percjellin te gjitha rastet e urgjencave, duke qendruar ne pune si cdo
dite tjeter. Policia rrugore do te luaje nje rol teper te rendesishem
duke pasur parasysh qe jo vetem gjate dites e paradites, por edhe pas
mesnates trafiku eshte pjese e pandashme e rrugeve, bllokimi i
qarkullimit eshte i paevitueshem jo vetem ne karrexhata, por edhe ne
trotuare. Me shume se asnjehere ne naten e nderrimit te viteve, me te
zenet me pune do te jene kamerieret e banakieret qe do te sherbejne
dhjetera e qindra pije, qe do te bertasin per te komunikuar e per t’u
marre vesh me klientet, te cilet vetem bejne porosi, kercejne, kendojne
e fishkellejne. Le te shpresojme qe kete Vit te Ri nuk do te kemi shume
aksidente, helmime, djegie, por edhe abuzime me alkoolin e dozat e
ushqimit.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Cilet do te jene punonjesit e Vitit te Ri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Mediat Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Celebrity, star | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog