Hajri i Haxhit Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009
Janė
shumė sportistė kosovarė qė i kryejnė ritet dhe obligimet fetare, si
faljen e namazit, agjėrimin e ramazanit etj. Mirėpo, rasti i Lindrit
Misinit ėshtė i veēantė dhe i rrallė. Mesfushori i klubit mitrovicas
Trepēa 89 nė muajin nėntor tė vit qė po e lėmė pas e ka vizituar
Arabinė Sauditė, ku nė qytetin e Medinės dhe Mekės e ka kryer njėrin
prej 5 kushteve tė Islamit, shkuarjen nė Haxh. Misini ndihet mjaft mirė
qė e realizoi ėndrrėn e tij - shkuarjen nė Haxh, dhe thotė se kushdo qė
ka mundėsi e ka obligim qė ta vizitojė vendin e shenjtė tė myslimanėve
- Qaben. Qė 3 vjet unė i kryej obligimet fetare aq sa mundem. E kisha
ėndėrr tė shkoja nė Haxh, pasi qė ėshtė njėra prej 5 shtyllave tė
Islamit. Ēdo mysliman duhet ta kryejė kėtė obligim, nėse ka mundėsi.
Njė gjė tė tillė e kanė bėrė edhe futbollistė tė mėdhenj si Franck
Ribery e Nicolas Anelka. Edhe mua mu ofrua mundėsia dhe e bėra,
theksoi Misini pėr Express, i cili shtoi se atje ėshtė lutur pėr veten
dhe pėr familjen e tij.
Jo vetėm kaq. 26 vjeēari duket se ia ka parė hairin shkuarjes nė Haxh.
Gjatė kryerjes sė kėtij obligimi ka takuar njė menaxher, i cili ia ka
mundėsuar transferimin nė futbollin e Kuvajtit. Tek po bisedonim me
disa njerėz, mė rastisi tė flisja me njė menaxher, i cili kėrkoi
informacione pėr mua. Pasi u ktheva nė Kosovė e dėrgova njė CD dhe ata
e pėlqyen agresivitetin tim nė lojė dhe mė thanė se janė tė interesuar
pėr mua theksoi ai. Ka mbetur qė nė qershor tu jap njė pėrgjigje.
Ekziston mundėsia qė ta vazhdoj karrierėn nė Kuvajt, pasi e konsideroj
si vendin ideal. Po mendoj pėr kėtė opsion, edhe pse pėr momentin jam i
pėrqendruar te klubi aktual, pohoi mitrovicasi i cili nuk pretendon tė
luajė nė ndonjė klub evropian.
Misini ėshtė rritur tek Trepēa 89. Edhe pse kishte oferta, ai nuk e
tradhėtoi dhe nuk ia ktheu shpinėn klubit tė tij tė zemrės verėn qė
shkoi. Ai kishte debutuar tek ekipi i parė qė kur i kishte 16 vjet.
Tani synon qė me xehetarėt tė ngrihet nė Superligė e mė pas tė
vazhdojė drejt Kuvajtit. Unė as qė po mendoja tė largohesha nga klubi
nė ditėt mė tė vėshtira tė tij. Kemi rėnė faqebardhė nga liga dhe dua
tė rikthehemi faqebardhė nė Superligė. Nė fillim patėm vėshtirėsi nė
Ligėn e Parė derisa u adaptuam. Tash tė gjithė po mundohemi tė
pėrmirėsohemi dhe me ndihmėn e Afrim Tovėrlanit, i cili, sipas meje,
ėshtė trajneri mė i mirė nė Kosovė, besoj se do tė rikthehemi nė
Superligė, vazhdoi Misini.
Sipas mesfushorit kosovar, periudha 24-30 vjet ėshtė mė e mira pėr njė
futbollist dhe atė po e shijon edhe vetė 26 vjeēari. Ai mendon tė
punojė sa mė shumė dhe tė pėrgatitet sa mė mirė pėr eksperiencėn e re
qė e pret nė shtetin arab. Sporti kosovar, gjegjėsisht futbollit, tash
e tutje do ta ketė edhe haxhinė e vet. Nuk bėhet fjalė pėr ndonjė imam
qė do tu mbajė ders (ligjėrata), por pėr futbollistin e Trepēės 89
Lindrit Misini, i cili ėshtė bėrė haxhi.