Pasaportat e reja, emigrantet stepen Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009
Fluksi
i emigranteve qe aplikojne per pasaporta biometrike, ka rene ndjeshem.
Gjate nje vezhgimi mesditen e dates 30 dhjetor ne njesite bashkiake, 1,
2 dhe 10, ne Tirane duket qarte se jo vetem qe nuk ka radhe, por
sportelet ka momente qe jane bosh. Shkak duket se eshte bere fakti se
prodhimi i pasaportes qe zgjat 14 dite nuk i mjafton emigranteve per ta
terhequr ate ne kohen e duhur pasi u duhet te udhetojne ne vendet e
tyre perpara ketij afati. Ata i tremben faktin se pas aplikimit dhe ne
mungese te dokumentit te ri nuk do te lejohen te kalojne serish kufirin
pa e marre pasaporten e re. Per kete shkak shume prej tyre nuk jane
paraqitur per te aplikuar, por, zevendesministri i Brendshem, Ferdinand
Poni, sakteson se me pasaporten e vjeter qe kane hyre ne Shqiperi,
emigrantet mund edhe te largohen. Poni thote se asnje emigrant nuk do
te pengohet te dale nga Shqiperia per faktin qe ka aplikuar, por nese
pasaporta eshte prodhuar dhe numri i saj i serise eshte futur ne
sistemin elektronik, atehere emigranti nuk mund te dale nga shqiperia
me me pasaporten e vjeter.Poni ka bere thirrje qe emigrantet ta
terheqin pasaporten pastaj te largohen drejt qendrave te tyre te
banimit jashte Shqiperise.