Jep doreheqjen Zamir Shtylla Tėrhequr mė 30 Dhjetor 2009
I
vendosur ne qender te vemendjes gati nje vit me pare pas sulmeve te
politike te kryeministrit, ish-kreu i hetimeve per ceshtjen e Gerdecit,
Zamir Shtylla jep doreheqjen nga detyra si prokuror nepermjet nje
kerkese te dorezuar kreut te akuzes, zonjes Ina Rama. Doreheqja e
Shtylles eshte pranuar nga Prokurorja e Pergjithshme e cila ja ka
percjelle kerkesen per tu dekretuar edhe nga presidentit te vendit.
Ish-drejtori i Kontrollit te Hetimit dhe Ndjekjes Penale thote ne
kerkesen e tij se eshte sulmuar politikisht dhe po keshtu eshte ulur
qellimisht ne detyre, pavaresisht ekperiences prej 30 vjetesh ne
organin e akuzes. Sipas tij ai nuk e gjen me veten ne prokurori e per
kete dorehiqet per tju kushtuar nje tjeter sektori avokatise. Gjate
debateve te projektligjit per pastertine e figures dhe ne te njejten
kohe qe ai drejtonte hetimet per tragjedine e Gerdecit, Shtylla u
akuzua nga kryeministri si persekutor ne regjimin komunist. Menjehere
pas ketyre sulmeve Shtylla la grupin hetimor te Gerdecit dhe u
transferua si prokuror i thjeshte ne rrethin e Elbasanit. Reagimi i
vetem i Zamir Shtylles gjate ketyre muajve ka qene nje leter publike ku
pohonte se kishte qene nje prokuror i perkushtuar si gjate viteve 90
edhe pas 90 dhe se kishte drejtuar hetime te rendeishsme si ai ndaj
bandes se Aldo Bares dhe te disa ish-bllokmeneve mes te cileve edhe
arrestimi i Nexhmije Hoxhes.