Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:31
Dashuria
E mban mėnd, moj Marė, dashurin' e parė? Njeri nuk e gjegji, se jeshmė te vegji. Unė pa ty s'rrojė, vij' e tė kėrkojė; tl pa mua s'rroje, vij' e me kėrkoje. Nė lule me erė putheshim ngahere, dhe si burr' e grua losnim nėnė ftua. Njė ditė, tė dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinė tė besoj taninė, perėndin' a dashurinė? Perėndi nė kėte jetė ėshtė dashuria vetė.
Bukuria jote, leshėrat e tua posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,ballėtė si diell, faqetė si mollė,qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė, dora si dėborė, fjala jote mjaltė, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė; gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua, po zėmėra jote u bė gur pėr mua!
Pika-pika bie shiu dhe dėbora flokė-flokė, vetėtin e fryn veriu, breshėri kėrcet mi tokė! Le tė fryjė er' e ftohtė, s'ka ē'mė bėn dimėri mua: Dashuria mė mban ngrohtė, se pushtoj atė qė dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dėbor' e shi, sa flė njeriu me gas, kur ka mikenė nė gji!
Andon Z. Ēajupi
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:32
Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar, Pellumbeshe pende-shkruar, Bubu!plumb ne kraharuar, Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe, Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe, Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua, Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija, Yll i ndezur me shkendija, Ndezur mun ne mes ne balle, Te me vesh ne dhe te gjalle.
Lasgush Poradeci
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:32
I Perndjekuri I Dashurise
Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s'me mbyt Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m'i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s'e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire. Dritero Agolli...
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:32
Ti qave
Ti qave dhe me the me zė te ulet Se une te trajtoja si prostitute. Athere loteve te tu s'ua vura veshin Te desha, pa ditur se te desha.
Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk, Athere kuptova c'kisha humbur, C'kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald merzitja, Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re... Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.
Se ish i tille ky koleksion bizhush Qe drite e terr leshonte njekohesisht, Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte, Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.
Ismail Kadare
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:33
Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė, Une ty s'do tė harroj.
Do tė kujtoj Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu, Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim Si njė dėborė e pashkundshme.
Ndarja erdhi Po iki larg teje... Asgjė e jashtėzakonshme, Veē ndonjė nate Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:33
Ti do te heshtesh
Ti do te heshtesh gjate ate dite, ndoshta per fare ate nate, kur te mos jete mbi sferen e humbur te tokes, figura ime krenare me syte e fuqishem si shpeze qe vec lirise i perkasin, qe ti ti i deshe aq shume. Ti do te heshtesh djale, ti do te heshtesh,burre, ti do te heshtesh,shpirt, kur te mos jem me une. Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul, do te heshte. Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin. Ajo heshtje e madhe, ajo heshtje e mungeses, ajo heshtje e kthimit tend, ne nje,ne nje,ne nje. Ti qe gjithmone me mua ishe dy, dhe prape njesuar, po kurre bir vetmie. Do te heshtesh, ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla, qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur, do te heshtesh ti,qe aq shume te desha, Do te kthehesh ne nje burre si mijera (kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.) Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej, krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi. (Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!) Do te ikesh argati im,do te zhdukesh, dhe ketu historia jone do te mbaroje historia jone e padegjuar qe e pergjonin yjet e pikuar e qe kapnim me dore nen cati.
Mimoza Ahmeti
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:33
Eshte cudi kur je femer
Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte. Dot nuk duroj, ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen kundrejt njeri-tjetrit. Kangur me foshnjen ne xhep duket figura ime se largu ketu ne bregdet. Me vjen per te qare.Jam bere barre. Me siguri molusqet e buta tani levizin kapaket e forte brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre Eshte cudi kur je femer... E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn e shkaterron! Kur si perbindesh shkriferon germadhat e mohimit... Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur, me syte e medhenj plot hije pret nje vazhdim, nje lindje femije buze detit ku i vjen per te qare, per te qare, ngaqe se si eshte, eshte me barre. Ne ato ore te dites kur molusqet e buta hapin kapaket e forte brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
Mimoza Ahmeti
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:34
Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket
Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike, ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere, ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje, per mbetur gjalle diku ne lemoshe ndjenje. Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin, dekompozimin, trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar. Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht. Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin. Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit, vdiresh ne rere. Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes. Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon, roberon me buzet sterile,trupin e pandjeshem. Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit, fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes, asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze. Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese, gerryejne si macet gjire grash te lena. Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh, qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin. Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur, mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye, Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar, dhe ky eshte shkaku qe une te dua tmerresisht.
Mimoza Ahmeti
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:34
Dy buzė...
Dy buzė tė kuqe, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithėn, gėzimin ma fikėn, si fantazma hikėn ndėr do bota tė larta... Dy buzė si tėpėrgjakta, dy dėshira tė flakta, qė afshin ma thithėn nė buzė kur mu njitėn andjet m'i trazuen, zemrėn ma tėrbuen, trurin ma helmuen e nė fund u mėrguen... Dy buzė tė kuqe, bukuri fatale, tė njė gruaje stėrzane njė pjsė zemre mė nxorne, njė pranverė tė tanė mė morne dhe gėzimin ma vodhne... Ato dy buzė tė kuqe dhe dy lote tė mija qenė shenja tė dhimbjes, kur mė vrau bukuria, kur mė zu dashunia e mė dogji rinia.
Migjeni
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:35
Gjithckaja ime
Vaje te kaltra per ty me leshojne floket dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar. O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua, o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni, o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh O ti gjithcka,gjithckaja ime, gjithckaja e nates sime,e dites sime, ti,gjithcka O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues i sedres sate te kafshuar. Te gjitha ju,gjithcka te ti. Vete ti: Qendro,me veshtro, mos me vdis ne duar Nje toke nje here e gjetur kurre me s'eshte harruar!
Mimoza Ahmeti
Lamtumirė
Mos loto, q'i n'kujtese Te ruej pa turbullue Kqyrjen tende plot shprese Magdalene e pikellue!
Mos qaj! Fisnike zija kur veten nuk e shpalle Ashtu nga dashunija ti vdiqe tue u ngjall.
E zymte asht dita e motit Nuk dij a kem'me u pa.... N'se jo,ti lutju Zotit, Se mire na jemi nda.
Afrohu
Dua ti harroj sot fjalet le te flasin vete veshtrimet, le te flase dora qe dridhet, ketu mbi kitaren time.
Se kur erret bie nata nje drite ndizet brenda meje, njerezit fytyrat fiken, asgje tjeter s'ndjej vec teje.
Neper jave rrjedh trishtimi cigaren prape kam filluar nuk je ndryshe nga te tjerat vetem une kam nryshuar.
E terhqeh imazhin tend, dhe veten neper gjume jemi bashke, por ne agim, i vetem mbetem une.
Te shoh me qarte kur ti je larg, afrohu te te dua dhe nese kjo eshte loje nuk me pelqen te luaj.
Dicka mire e kam ditur vajzat vdesin porsi lulet nje petal qe me solli vjeshta permbi floke vjen e me ulet.
Te shoh me qarte kur ti je larg...
Ervin Hatibi
ANDRRA E VAJZĖS
Shushuritja e leht e tpanjohtunit mė treti fare dhe agime tkaltėrta andrrova...
E nėpėr kunor lakmish pėr limtare- si lulja qi jep qiellit lulzimin, rinin ja dhurova. Shkėlqyen yjet e qiellit si syt e tijė tė thellė dhe tė ndritshm dhe u shafit nėn te e kėrthnezta fuqi...
-Sonte shushurutja e lehte tpanjohtunit mė treti fare dhe agimet e kaltėrta andrrova
Esat Mekuli
Pa ty
Ti ike udhes se pafundme Ku zverdhin druret gjetherenes Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i henes. Lejleket iken. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajne toka, pylli, reja, Me negativin e nje filmi. Tani ne fusha shkoj menduar Ku nis te fryje ere e ftohte, Ku ca mullare te gjysmuar Duken qe larg si Don Kishote. C'te bej, po them me vehten time, Ne kete ore te vone te muzgut, Ku qerrja baltave ben shkrime. Te lashta sa te Gjon Buzukut? Do te shkoj te ulem permbi pellgjet, Te pi ne gjunje duke rene, Ne gryke e di qe do te me ngelet I ftohte medalioni i henes.
Ismail Kadare
YouGoDe WebMaster
Numri i postimeve : 2345 Registration date : 06/08/2008 Age : 43 Location : YouGoDe.Org
Titulli: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare 10.07.09 4:36
kjo ėshtė njė kėngl e vjetėr e labėrisė, e unė nuk kam gjetur njė kėngė mėtė bukur se kjo pėr bukurinė e frmrės Hanko ē,do nė Kamenicė/Hanko korba, Hanko Qyqja, Hanko pelivania/gushė e ball argjėndeja/ Tė kam thėnė mos shko nė varre/ se tė vdekurit i ngjalle/ tė gjallėt i vdiqe fare.
PIDH KA DELJA , PIDH KA DHIA PIDH KA BAZA E MINISTRIA BINI BURRA SE PO VDESIM PERMBI PIDH HEROJ T'MBESIM
N'DRIT TE HANES E NDRIT T'DILLIT MOS JU NDANI BIRES T'PIDHIT SE N'BIR T'PIDHIT KEM FOLEN KUSH SDO PIDH SE DO ATDHEUN
Sponsored content
Titulli: Re: Poezi erotike nga koloset e letersise Shqiptare