Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Tre Kinezė tė ēuditur nė Tiranė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
aleks
Administrator
Administrator
aleks


Numri i postimeve : 203
Registration date : 28/03/2009
Age : 36
Location : Albania

Tre Kinezė tė ēuditur nė Tiranė Empty
MesazhTitulli: Tre Kinezė tė ēuditur nė Tiranė   Tre Kinezė tė ēuditur nė Tiranė Empty20.07.09 7:03

Njė menaxher, qė vetėm njė vit mė parė kishte mbaruar Fakultetin
Ekonomik tė Universitetit tė Tiranės, atij publik, si dhe njė koleg i
tij jurist, tė dy tė punėsuar nė njė firmė private qė kryen veprimtari
nė energjetikė, i pritėn tė tre kinezėt nė mesnatė. Avioni, i ardhur
nga gjysma tjetėr e globit, i kishte zbarkuar nė Aeroportin e Rinasit
dhe qė prej njė gjysme ore ata qenė ulur nė njė poltron, nė buzė tė
kufirit doganor, pa mundur dot tė dilnin nga salla e pritjes e tė hynin
nė territorin shqiptar. Autoritetet policore tė aeroportit nuk i
lejonin pa u paraqitur tek ata personat qė garantonin se tė
porsaardhurit nuk ishin grup i trafikuar pėr tė hyrė ilegalisht nė
Evropė. Pak mė tej tyre, nėntė kinezė tė tjerė po i futnin nė njė fugon
policie dhe dikush nga njerėzit me uniformė, nė njė gjendje tė eksituar
humori, njėrit prej tė dyshuarve pėr trafikim, me emrin Rui Xhu, i
thėrriste Ruzhdi.

Kur menaxheri dhe kolegu i tij i gjetėn tre
kinezėt e tyre, ata i kishin vėshtrimet tė turbulluara. U bėnė
menjėherė garantė dhe sqaruan se miqtė nga vendi i largėt, prej qytetit
Nanxhing, qenė dy inxhinierė dhe njė ekonomist, tė cilėt do tė
merreshin me montimin e transformatorėve nė Kalimash, pra nė rrugėn
Durrės-Kukės. Sapo u shqiptuan kėto fjalė, si tė qenė prej magjie, e
gjithė trupa doganore dhe e policisė u vu nė gatishmėri tė plotė. Pėr
dy specialistėt shqiptarė, kjo nuk ndodhte pėr herė tė parė. Kur firma
e tyre kėrkoi ndėrhyrjen e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė
Shqipėrisė qė ambasada nė Pekin t‘u jepte vizėn, e gjithė procedura u
krye me njė frymė, brenda dyzetė e tetė orėve. Nė fillimin e ditės sė
tretė, pasi kishin paraqitur pasaportat, ato u erdhėn nė dorė me lejen
pėr tė hyrė sa mė shpejt nė Shqipėri. Kur nė Portin e Durrėsit patėn
zbarkuar dy transformatorėt pėr nė Kalimash, nė dispozicion pėr ta
kryer operacionin sa mė shpejt dhe mos u penguar asnjė minutė, u vu
edhe vetė drejtori i portit.

Tashmė tė shkėputur nga kujtimi i
largėt i pauzės sė dyshimit, nė udhėtimin pėr nė Tiranė, nė orėn njė tė
natės, ndėrsa patėn kaluar mbikalimin e Kamzės, saktėsisht kur makina
me tre kinezėt u gjend nė rreth-kalimin qė nė periferi tė kryeqytetit
thirret "Te Dogana", njėri prej ardhėsve tha se patjetėr tashmė
ndodheshin nė qendėr tė Tiranės. "Pėrse mendoni kėshtu?", -pyeti
juristi dhe kinezi u pėrgjigj se ashtu i dukej. Kur rrugėtimi vazhdoi
mė tej, pra kur iu avitėn zonės qė mund tė quhet qendra e Tiranės, tė
tre kinezėt vėshtronin gjithēka me habi. Hoteli ku i sistemuan, komod
dhe i rehatshėm, po ashtu i bėri tė kundronin pėrreth pa folur. Atė qė
kishin pasur nė kokė ato ēaste e pohuan nė mbrėmjen e tė nesėrmes, pasi
menaxheri shqiptar dhe kolegu i tij i shėtitėn nėpėr pjesėt mė tė
veēanta tė Tiranės, nė buzė tė Lanės, nė ish-Bllok, te shėtitorja
"Dėshmorėt e Kombit", te shatėrvani i madh dhe pasi tė tre kinezėt
kishin bėrė qindra foto.

Kryeqyteti shqiptar i kishte lėnė
pagojė. Spikatnin ndjenjėn e mikpritjes dhe sidomos tė respektit pėr
ta, tė cilėn ua patėn lexuar vendasve nė sy. Admironin gjelbėrimin dhe
veēanėrisht qetėsinė. Te kjo fjalė e fundit juristi nguli kėmbė pėr ta
kuptuar saktėsisht, sepse qe i bindur qė nėpėr rrugėt e lokalet tona
gjithnjė ka potere, tė folur me zė tė lartė, lėvizje e trafik tė
zhurmshėm, pra nuk ka qetėsi. Por tė tre kinezėt sqaruan se me fjalėn
"qetėsi" nėnkuptonin sigurinė. Kur qenė nisur pėr nė Tiranė, eprorėt e
ndėrmarrjes sė tyre u kishin dhėnė porosinė qė nė Shqipėri, pėr shkak
se rendi publik sipas tyre gjykohej nė nivelin "i paqėndrueshėm", nuk
duhej tė lėviznin asnjėherė vetėm dhe tė pashoqėruar nga vendas.
"Mirėpo kėtu nuk tė trazon asnjė njeri", shpjeguan, "pėrkundrazi
shqiptarėt na shohin dhe na buzėqeshin".

Ndėrsa nė Kalimash, njė
ekip specialistėsh shqiptarė po kryente punėn pėrgatitore tė montimit
tė dy transformatorėve dhe ditėn e katėrt pas mbėrritjes nė Tiranė
duhej tė vinin tre kinezėt pėr tė bėrė procesin e quajtur ansamblim,
pra njė lloj kolaudimi, menaxheri dhe juristi i shėtitėn miqtė e tyre
edhe ditėn e dytė. Madje i ēuan deri nė Durrės. Kėtu ata vetėm hoqėn
kėpucėt dhe futėn kėmbėt nė det, duke mbetur tė mrekulluar. Dita ishte
plot diell dhe qielli i kaltėr. Tashmė, pas dyzetė e tetė orėsh nė
Shqipėri, tė tre kinezėt shprehėn mė nė fund opinionin e tyre. Thanė se
ēdo gjė u dukej e bukur, e gėzueshme, plot shije jete. Nė tė vėrtetė,
tė dy shqiptarėt shoqėrues nuk e pritnin entuziazmin e tre kinezėve dhe
kėtė gjė pėr njė arsye tė thjeshtė. Patėn menduar se ata, duke pasur
njė mėnyrė jetese shumė larg nga e shqiptarėve, do t‘u dukej e
papėrshtatshme ajo e Tiranės.

Kur tre muaj mė parė, pas
qėndrimit tė shkurtėr nė Pekin, njė qyteti me dritė dielli dhe me jo
pak banorė e mėnyrė jetese tė afėrt me atė evropiane hynė nė Nanxhing
pėr tė blerė dy transformatorėt, ky qytet u kishte bėrė shumė
pėrshtypje. Tė sistemuar nga pritėsit nė katin e njėzetė e katėrt tė
njė hoteli shumė luksoz, ndėrsa nga dritarja e dhomės sė tyre shihnin
jashtė njė pyll tė tėrė me grataēiela, qyteti i mbushur po ashtu me
uzina dhe fabrika, kishte shtatė milionė banorė. Megjithatė, gjatė tėrė
ditės pothuaj nuk panė njeri nėpėr rrugė. Qetėsia qe absolute,
befasuese. U shpjeguan se tė gjithė ishin nė punė. E papritura
shqiptarėve u ndodhi nė orėn tetė tė mbrėmjes, ndėrsa po shėtitnin
nėpėr qytet dhe ato kohė gjendeshin para njė qiellgėrvishtėsi, i njohur
si grataēieli i katėrt mė i madh nė botė. Dėgjuan njė tingull sirene
dhe brenda vetėm njė tufe sekondash nga tė gjitha ndėrtesat shpėrtheu
njė lumė i madh njerėzish.

Ndėrkohė, si tė mbirė nga dheu, qenė
shfaqur trena, autobusė dhe tramvaje. Batica e kinezėve ishte aq e
madhe dhe e vrullshme, sa grupi i shqiptarėve, pėr tė mos i marrė e
vėnė pėrpara ajo dallgė, u tėrhoqėn dhe mbėshtetėn shpinat pas njė
muri. Trenat, autobusėt dhe tramvajet u mbushėn plot dhe sa hap e mbyll
sytė u nisėn. Pas dhjetė minutash e gjithė batica njerėzore u tret pas
dyerve tė shtėpive dhe qyteti sėrish ra nė qetėsi tė plotė. Gjatė
gjithė javės sė qėndrimit nė Nanxhing, grupi i ardhur nga Tirana pa
edhe shumė gjėra tė tjera qė nuk ngjanin fare me jetėn nė vendin e
tyre. Qyteti i madh industrial kinez nė brendėsi tė vendit ishte
pėrherė gri, me njė qiell qė nuk dukej. Kur njė ditė filloi tė binte
borė, ajo la pėrshtypjen sikur niste prej asaj mase tė paformė, qė me
sa duket njė pėrzierje lagėshtie, mjegulle dhe smogu e mbyllte nga
sipėr qytetin si njė kapak. Ushqimin nėpėr restorante shqiptarėt nuk e
pėlqyen, sepse mbi tė gjitha qe edhe pa kripė. Askund nuk kishte bare
apo kafene. Vendasit ushqeheshin nė mensa apo nė restorante. Siē tre
kinezėt nė ditėt e qėndrimit nė Shqipėri ua shpjeguan, ata nuk e kishin
zakon tė humbnin kohė. Kėshtu, vetėm me njė veprim, pra restorantin apo
mensėn, kryenin dy gjėrat e nevojshme: ushqeheshin dhe bisedonin. Kurse
ju, u thanė, kėtė punė e kryeni me dy veprime. Nė restorant apo nė
shtėpi ju hani, pra nuk ushqeheni, sepse i shijoni deri nė fund dhe me
ngadalė pjatat, pastaj pa u ngutur pini kafe, duke shkuar nė njė lokal
tjetėr, nė njė bar. Kėtu ju kryeni punėn e dytė, bisedoni. Ne flasim
pėr punėn, kurse ju pėr gjėra tė tjera.

Kur nė Tiranė dy
shqiptarėt shoqėrues menduan se prej zakonit tė tyre pėr tė ngrėnė
ushqim pa kripė, tre kinezėve do t‘u ndodhte po e njėjta gjė, ata iu
turrėn qofteve. "Lėpinin gishtat" pas ushqimeve me kripė tė bollshme.
Dėshminė mė tė fortė se qenė tė joshur nga mėnyra shqiptare e jetės,
tre kinezėt e dhanė ditėn e tretė. Duke qenė se atė ditė menaxheri
shqiptar dhe kolegu i tij jurist pėr shkak tė njė pune tė ngutshme nė
firmė nuk mundėn dot t‘i shoqėronin, nė mbrėmje, kur u ritakuan, miqtė
u raportuan me gėzim: "Sot kemi jetuar si shqiptarė" dhe qeshnin me tė
madhe, shumė tė gėzuar e tė kėnaqur. Pa u vonuar edhe u shpjeguan.
Paradite patėn shkuar nė katėr lokale, ku patėn shijuar kafe, pije,
pasta dhe akullore, pastaj nė njė restorant kishin ngrėnė drekėn. Mė
vonė ritin e tė jetuarit si shqiptarė e pasuan me dy orė gjumė. Thanė
se, edhe pse vetėm, askush nuk i pati trazuar. Tashmė qenė gati tė
provonin edhe ca jetė nate.

Por ditėn e nesėrme, tre kinezėt u
nisėn pėr nė Kalimash dhe pas njė jave e kishin kryer me saktėsi
profesionistėsh ansamblimin e dy transformatorėve pėr rrugėn e madhe tė
shqiptarėve, atė Durrės-Kukės. Me shpejtėsi dhe korrektėsi tė madhe ata
kishin sjellė edhe transformatorėt. Kur i gjithė procesi nė vende afėr
nesh mund tė zgjaste deri nėntė muaj, i lėvruan brenda tre tė tillėve
qė nga dita e porositjes. Nė kėtė afat tė rrufeshėm, pėrfshirė edhe
njėzetė e pesė ditė transporti oqeanik.

Kur u ndanė nė Aeroportin e Rinasit, tre kinezėt tundnin pa pushim duart dhe pėrsėritnin nė shqip fjalėn "Faleminderit".

Ndėrkohė
edhe ne mund t‘u jemi mirėnjohės. Bėnė diēka tė dobishme pėr boshtin
kombėtar tė shqiptarėve, autostradėn Durrės-Kukės. Ranė nė dashuri edhe
me Tiranėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.YouGoDec.Com
 
Tre Kinezė tė ēuditur nė Tiranė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zanfina deshton ne Tirane

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Tė ndryshme-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions