Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Trafiku, si u zhdukėn avionėt dhe tanket?!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Trafiku, si u zhdukėn avionėt dhe tanket?! Empty
MesazhTitulli: Trafiku, si u zhdukėn avionėt dhe tanket?!   Trafiku, si u zhdukėn avionėt dhe tanket?! Empty10.07.09 7:01

HUA E GERDECIT

Si u shkatėrruan dhe u shitėn tanket dhe MIG-ėt pėr skrap, dhe ku
pėrfunduam miliona dollarėt. Nga 30 mijė ton metal tankesh, shumica
ēelik special, pohohet zyrtarisht nė Ministrinė e Mbrojtjes, se u
shitėn nė inventarin e saj vetėm 20 kamionēina. Abuzimi i Ministrisė se
Mbrojtjes nė kėtė drejtim, u ndėshkua me njė gjobė 1.2 milionė euro nga
KKLSH-ja, por asnjėherė nga drejtuesit e Ministrisė nuk u pohua ky fakt.
Rreth njė vit mė parė municionet e ushtrisė masakronin njerėz tė
pafajshėm, me punishten vrasėse nė Gėrdec dhe nė kėtė ushtria ishte e
implikuar drejtpėrdrejt. Pėr tė ardhur deri te ajo ditė e zezė, terreni
ishte pėrgatitur, sepse prej vitesh ushtria shqiptare dhe ndėrmarrja
ME- ICO kishin bashkėpunuar me privatėt pėr tė ēmontuar arsenalin e
trashėguar tė ushtrisė. Ishte pikėrisht Delijorgji ai qė kishte blerė
pėr skrap tanket e ushtrisė shqiptare dhe mė vonė edhe avionėt MIG, tė
cilėt u shitėn pėr pak lekė, ose u kėmbyen me kamionė ushtarakė nga
vendet fqinje. Masakra me armėt e ushtrisė shqiptare ėshtė e
paimagjinueshme dhe me dėm tė pallogaritshėm jo vetėm pėr forcat e
armatosura, por edhe pėr buxhetin e shtetit shqiptar. Megjithėse
shumica e armėve tė ushtrisė shqiptare, i mbijetuan kaosit tė marsit
1997, ato nuk arritėn t'u shpėtonin planeve tė qeverive shqiptare pėr
asgjėsimin e tyre. Nė emėr tė shkatėrrimit tė stokut tė armėve, tė
cilėsuara tė "vjetruara", avionė, tanke dhe armė tė tjera tė blera vite
mė parė, u shitėn pėr dy lekė, ose edhe u zhdukėn pa asnjė pėrfitim nga
ana e shtetit. Pjesėt e mėposhtme janė marrė nga libri "Misteret e
trafikut tė armėve nė Shqipėri" dhe tregojnė me shifra dhe fakte,
masakrėn qė flet vetė... Nė faqen zyrtare tė kompanisė "MEICO", nuk
rezulton si zė shitja e tankeve luftarakė, qoftė nė gjendje
gatishmėrie, qoftė dhe nė pjesė tė ēmontuara me destinacion skrapin.
Por, dihet qė dhe tanket u shkatėrruan apo u shitėn nė njė formė apo
njė tjetėr. Shkatėrrimi, shitja apo abuzimi financiar e ligjor me
tanket (ndėshkuar dhe me gjobė nga KLSH-ja), pėr shkak tė sekretit apo
interesave tė personave qė u morėn me to, edhe sot mban shumė tė
panjohura, mistere. Burime zyrtare nė Ministrinė e Mbrojtjes, pohojnė
se, nė vitet 2003-2004, janė shitur pėr skrap 30 mijė ton metal nga
tanket, pjesė tė tyre apo tė armatimit luftarak tė instaluara nė kėto
mjete tė blinduara. Referuar dokumenteve zyrtare (hyrje-daljeve dhe
personave qė u morėn me procedurat pėrkatėse), procedurat e shitjes sė
tankeve pėr skrap (kėshtu ėshtė cilėsimi nė dokumente), iu besuan
kompanisė "MEICO", qė, pėr shumė vite drejtohej (shkarkohej,
riemėrohej) nga Ylli Pinari. Burimet e mėsipėrme konfirmojnė se, nga
shitje-shkatėrrim, abuzim me tanket, me kėto tė ardhura, nė Ministrinė
e Mbrojtjes u futėn 20 automjete tė tipit kamionēina. Vlera e njė
automjeti tė tillė tė sapodalė nga fabrika, sipas specialistėve, ėshtė
mė pak se 20 mijė dollarė. Pėrtej faktit tė "shitjes" sė tankeve pėr
skrap, nė media, por dhe zyrtarisht, u pėrfol pėr abuzime dhe pėrfitime
tė funksionarėve shtetėrorė e grupeve tė interesuar e me lidhje me
qeveritarėt. Kėtu nuk po ndalemi nė akuzat konkrete ^"shitje",
"abuzim", "vjedhje", "trafikim", "miliona lekė tė vjedhura", etj.), qė
politikanėt shqiptarė tė kaheve tė ndryshme politike i bėjnė
(kėrcėnojnė) njėri-tjetrit. Por, asnjėherė, nga qeveria e kohės, ajo qė
erdhi pas saj dhe institucionet e larta shtetėrore, nuk konfirmuan, apo
mė saktė mbuluan njė fakt, atė tė ndėshkimit me gjobė nga Kontrolli i
Shtetit, pėr shkelje nė kėtė "shitje" tankesh.

Sipas konfirmimeve nga tė dy institucionet (KLSH-ja e Ministria e
Mbrojtjes, Ministria e mbrojtjes ėshtė gjobitur nga Kontrolli i Lartė i
Shtetit me njė gjobė 1.2 milionė euro. Shumė pyetje mbeten pa pėrgjigje
rreth kėtij misteri. Apo pista e shitjes, e trafikimit tė armėve e
municioneve, minimalisht pėrfitimet financiare nė aferat antiligjore, mbeten tabu mes palėve qė janė tė pėrziera nė to.

Misteri i shitjes sė avionėve shqiptarė

Shitja legale, trafikimi, shkatėrrimi dhe zhdukja masive e armėve e
municioneve nis qė pas vitit 1990, duke shėnuar pikun nė shkatėrrimin e
shtetit nė mars tė vitit 1997. Gjithashtu, nė vitet nė vazhdim, nė
"petkun" e asgjėsimit, shitjes apo trafikimit, armėt dhe municionet u
vunė nėn pėrkujdesjen e strukturave shtetėrore. Nė njė farė mėnyre, ēdo
gjė qė bėhej, vėshtirė t'i shpėtonte kontrollit tė kėtyre strukturave.

Fundviti 2005 shėnon dhe nxjerrjen jashtė pėrdorimit tė avionėve
luftarakė. Referuar arkivit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, heqja e MIG-ėve
tė famshėm, u bė nė bazė tė kėtyre urdhrave:

1 - Urdhri nr. 531, dt. 25.10.2005, i ministrit tė Mbrojtjes, "Plani i heqjes se avionėve MIG".
2 - Urdhri i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura
nr. 561, dt. 21.11.2005, pėr "Ngritjen e grupit tė punės pėr
pėrgatitjen e procedurave tė nevojshme nė zbatim tė planit pėr heqjen e
avionėve MIG".
3 - Urdhėr i komandantit tė Forcave Ajrore Nr. 2883/2, dt 25.11.2005, "Nė zbatim tė planit tė heqjes tė avionėve MIG".

Urdhrat shoqėrohen dhe me:
a- Praktikėn e Planit tė heqjes sė MIGėve, tė cilėn nė shkurt tė vitit
2007, shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė ia ka paraqitur
ministrit tė Mbrojtjes.
b- Urdhrat dhe udhėzimet pėrkatėse dėrguar komandantėve te Reparteve nė Rinas, Kuēovė dhe Gjadėr.
c - Konsulta me grupin e punės sė Forcave Ajrore, me pėrfaqėsues tė
Drejtorisė Logjistike, Juridike, Ndėrmarrjen "MEICO", K.M.L,
pėrfaqėsues tė Kompanive "Armo" dhe "Saic".
d- Projektvendimi i Kėshillit tė Ministrave pėr njė shtesė nė V.K.M, nr. 617,dt. 04.12.2002
pėr heqjen nga armatimi dhe pėrdorimi tė 32 avionėve, si dhe armatimit dhe municioneve
tė tyre.
Nė zbatim tė urdhrit tė shefit tė Shtabit Pėrgjithshėm tė Ushtrisė nr.
22, dt. 12.01.2004, u realizuan praktikat dhe zbatuan detyrat
pėrkatėse.

Urdhrat pėrcaktuan:

1- Ndalimi i fluturimeve me avionėt MIG;
2- Heqja e municioneve nė avionėt MIG luftarak si mė poshtė:

NĖ RINAS
MIG-21, 2 copė
MIG-19, 14 copė
UTI-MIG-15, 4 copė
UTl-MIG-28, 1 copė
UTI-MIG-17,4copė
NĖ GJADER
Mig-21, 8 copė
Mig-19, 22 copė

NĖ KUĒOVĖ
Mig-19, 29copė
Mig-17, 11 copė
Mig-15, 13 copė
Uti-Mig 15, 15 copė
Uti-Mig 17, 2 copė
Mig-21, 2 copė
Mig-19, 8 copė
Mig-17, 6 copė
Mig-15, 4 copė
Uti-Mig 17, 6 copė
Uti-Mig 15, 4 copė

Nga 65 avionė Mig-19, janė hequr nga pėrdorimi 57 avionė, tė cilėt
ruhen nė gjendje tė konservuar, duke mbajtur vetėm 8 avionė, tė cilėt
janė tė prodhimit tė viteve ' 70-tė, por janė
mė tė mirėmbajtur e nė gjendje mė tė mirė, duke u kryer tė gjitha shėrbimet teknike.

Planifikuar pėr muze, 21 copė

Vendosur nė:
- Komanda e Forcave Ajrore,
Mig-19, 1 copė

- Rinas
Mig-19, 2 copė

- Kuēovė
Mig-19, 1 copė
Mig-17, 1 copė
Mig-15, 1 copė
Uti-Mig 15, 1 copė

- Sh.T Vlorė
Mig-15, 1 copė
Jak-18, 1 copė
Kthyer nė skrap:
-11-14 (ish-avionėt qeveritarė)'

4 copė
- Jak-18
8 copė
- Jak-2
3 copė

Nė vitin 2005 janė dorėzuar nė KML tė gjitha municionet e kalibrit 23 mm, 30 mm, dhe tė raketave tė padrejtuara S-5-l-57mm.
Zhvendosur nga Rinasi pėr Kuēovė, bombat 100, 150 dhe 250 kg, si dhe te gjitha tipat e djegoreve tė tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Trafiku, si u zhdukėn avionėt dhe tanket?!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Portali i forumit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions