Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni  Empty
MesazhTitulli: Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni    Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni  Empty21.04.11 19:31

Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni  F.0421201407537_mKoalicioni i Vėzhguesve Vendorė publikoi tė parin raport
paraprak tė enjten, pėr fushatėn elektorale tė 8 majit. Nė tė thuhet se
"incidentet e ndodhura sė fundmi kanė krijuar njė klimė tė lartė
tensioni dhe frikė nė lidhje me pritshmėrinė dhe ecurinė e mėtejshme tė
fushatės”.
Koalicioni dėnon ashpėr tė gjithė incidentet e ndodhura si
dhe individėt apo subjektet e pėrfshira nė to. "Nė vazhdimėsi tė
monitorimit tė situatės vėrehen njė sėrė elementėsh, shkruhet nė raport,
tė cilat ndikojnė direkt apo indirekt nė rritjen artificiale tė klimės
konfliktuale”.
Nė kėtė pikė veēohet retorika politike e partive apo kandidatėve nė
garė. Koalicioni pėrshėndet prononcimin e kryetarit tė Partisė
Demokratike, njėkohėsisht kryeministrit Berisha, i cili dėnoi
incidentet, ndėrsa i kėrkon kryetarit tė Partisė Socialiste Rama,
njėkohėsisht kandidat pėr bashkinė e Tiranės, tė moderojė termat dhe
retorikėn politike si dhe tė dėnojė publikisht tė gjithė rastet dhe
autorėt e dhunės dhe tė konflikteve tė ndodhura.
Organizata monitoruese e zgjedhjeve, u tėrheq vėmendjen kandidateve
apo degėve lokale tė tre partive kryesore, PD, PS e LSI, tė heqin dorė
nga trajtimi i kėsaj gare elektorale administrative si njė betejė pėr
luftė a vdekje dhe tė japin mesazhe prosperiteti dhe bashkėpunimi.
Mė tej nė raport thuhet se "ka raste tė ushtrimit tė presionit apo
kėrcėnimeve ndaj punonjėsve tė administratės qendrore dhe lokale, jo
vetėm pėr tė votuar ndaj subjektit tė forcės politike tė titullarit, por
edhe pėr t’i angazhuar nė fushatė pėr tė siguruar votat e rrethit
familjar apo si pjesėmarrės nė mitingjet partiake”.
Njė tjetėr shkelje, sipas Koalicionit vėzhgues ėshtė pajisja e
shtabeve elektorale tė PD me listat me tė dhėna personale tė punonjėsve
tė administratės, votues nė zonat pranė kėtyre shtabeve.
Koalicioni ka tėrhequr edhe mė pėrpara vėmendjen pėr detyrimin ligjor
tė Kryetarėve tė Njėsive Vendore pėr caktimin e vendeve tė afishimit tė
materialeve propagandistike pėr subjektet garuese, tė cilat vazhdojnė
tė bėhen shkak i grindjeve apo incidenteve midis simpatizantėve dhe
militantėve tė forcave politike.
"Policia e Shtetit duhet tė mos bjerė pre e provokimeve dhe
paragjykimeve tė politikės nė trajtimin dhe hetimin e kėtyre ngjarjeve,
por tė jetė nė shėrbim tė ligjit dhe interesave tė qytetarit duke
mbrojtur me pėrpikmėri liritė dhe tė drejtat e tyre”, nėnvizohet nė
raport. Attachments: Image 1
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Vėzhguesit vendorė: Incidentet krijuan klimė tensioni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Femrat e veshura seksi krijuan skandale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions