Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Poezi nga Robert Berns

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:11

Poezite e Robert Berns jane me te vertet shume te bukura...nuk di pse
mungojne ketu...po sjelle vetem ato qe mua personalisht me kane goditur
gjithnje....por mund te sillni e ju sa te mundeni....

Dashuria



Si trendafil cel dashuria
Ne mes te kopshtit tim
Dhe si nje kenge bukuria
S’me ndahet ne udhetim

Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
Asgje mbi dhe s’e tund
Me mua ecen gjersa detet
Te thahen gjer ne fund

Nuk thahen detet zemra ime
Graniti nuk firon
Nuk ndalet rera ne udhetime
Se rera vec vrapon…

Mbec me shendet per ty ngre gotten
Mos u merzit o shpirt!
Sikur te bredh me kembe boten
Te gjej, por vetem prit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:12

Nje trendafile e kuqe, e trembur.


Ah, dashuria ime eshte si nje trendafile e kuqe, e trembur,
qe e re ka celur ne Qershor,
Ah, dashuria ime eshte si melodia
qe kur luhet, me embelsi ritmon.

Sa e hijeshme je, moj bukuroshja ime,
aq thelle kam rene ne dashuri me ty,
e do te t’dua perhere, e dashur,
derisa detet te jene thare per uje.

Derisa detet te jane thare per uje, e dashur,
dhe shkembinjte me diellin te jene shkrire
Une do te dua serisht e dashur,
Derisa rerat e jetes te rrijne shtrire.

Dhe lamtumire, dashuria ime e vetme,
Lamtumire tani, vetem per pak,
Dhe do te vij perseri, e dashur,
Dhe sikur te jem dhjet' mije milje larg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:12

Lamtumire



E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne,
le te numerojme castet e humbura te vetem
dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten
tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...

...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist,
le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon !
Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije
sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !

Lamtumire...lamtumi re e dashur
tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke,
po shkoj te numeroj puthjet e permalluara
kohen time askush nuk do ta vras !

Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara
...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur
ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh
por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon

Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit
qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere...
Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate
Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumi re prape...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:12

Kenge ....



Kallami fletet duke tundur
Mes lumit e shkoi jeten;
Dhe mua vitet me te lumtur
Mes vajzave me mbeten.

Telashet tona vene e vine,
Me halle mbushen kupat,
Por disa ēaste lumturine
Mes nesh e sjellin ēupat.

Lavdia, smira, pasuria
Na turbullojne epshet,
Por dhe t'i kesh, te vjen merzia
Dhe lumturia tretet.

Ta kisha mbremjen pak te lire,
Nje perqafim te prisja,
Andrallen, jeten e veshtire,
Ne djall do ta degdisja!

Dhe gjyqi le te me denonte
Me sharje e vargonj,
I thosha: vajzat shume i donte
Dhe plaku Solomon!

E beri zoti seksin mashkull
Kur ende s'kishte shkolle,
Se zoti shkollen s'e kish dashur,
Ndaj s'ishte mendjeholle.

Pastaj mesimet zoti ndoqi
Mes librave i strukur,
U lodh dhe koken e perpoqi
Dhe doli seksi i bukur!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:12

Robert Berns

Puthja

Gjurme e njohjes se sivjetshme
Dhe premtim me fshehtesi,-
Puthja – lulebore e hershme,
Bore e bardhe e pasterti;

Nje lekundje: desha, s’deshe!
Miqesi e njome e re
Prej pellumbi, pellumbeshe,
Gazi i pare e plot hare;

Mall i ndarjes se trishtuar
Dhe dyshimi: “po me pas”?
S’e gjej fjalen e bekuar
Qe mendimin larg ta ngas!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:13

ME ZURI NATA RRUGES
Ne mal me zuri nata pus
Debora shfrynte , ish janar
C“do porte ish kycur, s“dilte kush
Dhe s“gjeja vend te ndizja zjarr.

Papritur fati shpejt mu qas.
Nje vajze poqa per cudi!
Ajo me ftoi ta ndiqja pas.
Te gjeja vater e shtepi.

Ne gjunje u fala mu ne prag.
Qe s“ngriva akull e kallkan;
I thashe -shtrome nje jatak
I thashe -hidhme nje jorgan.

Ajo me gjeti nje carcaf,
Ma shtroi dyshekun shpejt e shpejt,
Nje vere nxorri nga nje raft
Me tha te flija me shendet .

Te ndahesha me vinte keq ,
dhe mora zemer gjeta shkas.
- I kendshem qeka ky dyshek
por nje jastek une e kam pak .

Me solli ne ode nje jastek ,
Ma vuri me kujdes nen vesh,
dhe une i dhashe fet e fet
nje puthje te embel si peshqesh .

Ju skuqen faqet si perri
i derdhi fjalet si mendafsh.
Nese ke nder e dashuri ,
me ler te paster , ahh me qafsh.

Mendafsh i bute ish flok i saj
dhe bar mbi shteg e monopat.
Ish trendafil i kuq ne maj ,
ajo qe shtroi ate krevat.

E kish te bukur kraheror
nje kraheror qe vetem zbardh,
si dy kodrina me debore
qe ngre mes eres dimri i madh.

E perqafova plot me mall
ate qe shtroi ate krevat.
E paster ish , o Zot me fal,
si ky tufan qe fryn ne shpat.

Ajo me mua nuk u sha,
dhe nuk i hapi syt e zez,
Mes meje dhe mes murat ra
dhe s“fjeti dot gjer ne mengjes.

Dhe kur dremitur prap mu qas
e perkedhela perseri.
Ma prishe jeten ,ah me qafsh
me foli e imja dashuri.

Dhe tek i puthja ata sy ,
me belbezonte , mos e mos
I thosha kur te jem me ty,
Sa here shtratin do ma shtrosh!

Gjilperen mori ne mengjes,
u ul e heshtur ne minder.
Kemishen time me kujdes
e qepi plot me mall e nder.

Dhe ikin vitet nje nga nje ..
dhe lulja cel dhe fryn tufan.
Por se harroj ne jete ate,
qe shtroi dyshekun me jorgan!...

R.Berns
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:13

Hiē

Ju jap dhe kalin, po tė doni,
Pegasin tim dobiē,
Shpėrblim pėr kalin mos dėrgoni,
Shpėrblim nuk dua hiē.

Shkujdesjen time prej poeti
Mė falni ju, or miq,
Kjo mburrje dreqi prej qyteti
Pėr mua nuk vlen hiē!

Fitimi mendjen sjell vėrdallė,
Floriri Zotin prish,
Po shpirti s'rri nė vend pa dalė, -
Dhe ē'mbetet? S'mbetet hiē!

Zyrtari mat me hap sallonin
Dhe digjet pėr ofiq,
Nė qafė e var dhe medalionin,
Po ē'ka medalja? Hiē!

Peshkopi mban nė kokė mitrėn
Dhe xhybe mban njė prift.
E ē'ndosh pastaj? Tė gjitha ikėn,
Prej tyre del njė hiē!

E do djaloshi vajzėn shumė,
I sillet si ogiē,
Dhe dasmėn shtron me prikė e zhurmė,
E ē'vjen prej dasmės? Hiē!

Rimon poeti rima-rima,
Ēmon veten sigurisht,
Dhe merr kurora me dafina,
Mė vonė e pret njė hiē!

Rreh gjoksin rrugės mburraveci
Dhe shkrofėtin si viē,
Kėrcen krekosur karkaleci, -
Krekosja pjell njė hiē!

Me drojtje sillet ndaj poetit
Kjo ēupkė buzka-fiq,
Kėrkon ēudira prej tė shkretit
Dhe s'gjen ēudira hiē!

Ia do poetit pėrkėdheljet
Vajzushka gjer nė shpirt.
Nga pėrkėdheljet ēfarė i mbetet?
I mbetet veē njė hiē!

Kanos peshkopi heretikun,
Qė mbledh pas tij tė liq
Dhe botėn prish e shton rrezikun,
Po bota s'ndreqet hiē!

Hajt, lamtumirė, e pres anijen
Me valėt kalakiē.
Sikur tė vdes e tė pėrpihem,
S'ju dhėmb kjo vdekje hiē!

R.Berns
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:13

Dasma e Megit

E dini ju Megin c'ka gjetur tek burri,
Kur la millonane e kuroren vuri?
S'e besoj mos e dini c'ka gjetur e gjora,
Nje pele gerdalle me bishtin me morra.

E dini se cilit ia fal dashurine
Me buzet e kuqe , me gushen dhe gjine?
Ia fal dashurine e terbuar pagurit
Me nxehte se burrit..

E dini c'ka ndodhur me Megin ne dasem
Kur vuri kuroree unaze?
Ah, lere , per zotin, ah lere se c'vajti!
U dehen dhe prifti dhe psallti!

E dini si dasmes ia vune kapakun?
U shtrine te gjithe e s'e hidhnin dot pragun.
Eh, dhendri me priftin e fashatit u pine
Dhe xurxull ne shtratin e nuses u gdhine..

Mbishkrim ne varrin e pushtit te fshatit

Vajtoni burra kaq te rralle
Ketu tek guri murrme,
Ky fqinji juaj sa ish gjalle
Ju ka ndihmuar shume.

Shkollaret hic mos pacin frike
Nga varri ne lulishte,
Ai qe prehet nen qerpice
I ati tyre ishte..!


Berns
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:13

Ne theker

Ne dericke duke ardhur
Fushes anes ledhit
Xheni lagur, Xheni mardhur
Mbremjes permes thekrit.

Ishte ftohur keq shejtanka,
Dridhej si purteke
Rrudhur, njomur krejt fustanka,
Humbur si nje shqerke

Xhenin lereni te qete,
Mos i flisni Xhenit,
Xheni veten e di vete,
C'i bini legenit ?

Nese njeri fton nje tjeter,
Pse me llafe merresh?
Nese ti pergjon ne theker
C'fitim mund te nxjerresh?

Thashethemet pse na duhen,
Kush u puth ne thekra?
Pse na hane e pse na kruhen
Vetullat e mjekrat ?!...

R.Berns
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty17.04.11 22:13

Dashuria dhe varfėria

Mė ndoqi dashuria bashkė
Me varfėrinė e shkretė,
Nė shteg tė tyre herėt rashė
Mė zunė shpejt nė rrjetė.

Por varfėrinė e zboj, e tremb
Dhe s’ka mė varfėri,
Vec dashurinė dot se shemb
Se mbetet dashuri.

Pse dashurisė si pengesė
I del pėrpara ndarja?
Dhe pse tė mbetet robėreshė
Nga smira dhe nga paraja?

Dhe pasuria dhe hambari
Pak lumturi na japin,
Por frikacaku dhe truthari
Pushtetin shpejt e kapin.

Mė flet me sy pėr dashurinė
Kur humb mes pėrqafimit,
Ndėrsa me buzėt ftohtėsinė
Ma shfaq pėrmes gjykimit.

Mė kėshillon tė jem i matur-
Tė kem dhe pak durim,
Sic duket, pret njė oxhak tė pasur
Dhe s’pret oxhakun tim!

Po si ta mbaj gjakftohtėsinė
Kur jemi pranė e pranė,
Kur dy vėshtrime dashurinė
Burim tė vetėm kanė?

Vec fukarai ka lumturi
Me vashėzėn e dashur,
Ai s’ka smirė e s’ka zili
Pėr derė e rang tė pasur.

Ah, dashurinė c’e pengon
Ky fati i lig tiran!
Dhe gonxhe e saj, pse s’lulėzon
Pa pasuri dhe nam?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Sponsored content





Poezi nga Robert Berns Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Robert Berns   Poezi nga Robert Berns Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poezi nga Robert Berns
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi Dashurie
» Poezi e lire
» Poezi per te qesh
» Poezi Anes Lumenjve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia :: Letėrsia botėrore-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions