Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  Adem Jashari: In memoriam, kujtime personale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

	 Adem Jashari: In memoriam, kujtime personale  Empty
MesazhTitulli: Adem Jashari: In memoriam, kujtime personale    	 Adem Jashari: In memoriam, kujtime personale  Empty17.04.11 21:40

Kohe me pare Ademin e kam njohur personalisht (ka jetuar ne Tirane per
ca kohe) njeri i thjeshte, i urte e fjalepake. Kur kam pare ne 2 te
mengjesit ne UK-BBC1 emrin e tij te shkruar me shkronja serbe me ka
ardhur mjaft keq. Ne mundesite e mija te vogla per te lexuar shkronjat
cirilike mbiemri me dilte si Javapi. I vdekur nga fotoja me dukej jo
shume i ngjashem me “Ademin tim” marr ne telefon nje shok kosovar e me
konfirmon, po lexohet Adem Jashari. Mbaj mend shokun/tronditjen qe
pesova, i ulur ne nje divan me cope damasku ne nje shtepi te vogel ne
veri te Londres, gruaja dhe djali i vogel flinin te qete, e une doja te
qaja me ze. Por nuk mundja. Adem, “e dija” qe nje dite do takoheshim
prape, mendoja si ndodhi kjo te shoh koken e pergjakur nga ana tjeter e
kontinentit. Nje here ti le shtepine e erdhe ne Tirane, tani une kam
ikur e jam neper bote, por njerezit takohen prape, apo jo?!

E
shtyva duke pire cigare ne dritare pa pushim, ne ate mengjes te ftohte
Marsi. Nuk kam fjetur derisa erdhi kohe te ikja ne pune. I heshtur, i
merzitur, e pa e ditur ku e kam mendjen, me kujtohet nje shok i huaj qe
me pyeti:

- C’ke, e paske humbur, mos te eshte semure djali?!

- Jo, ia kthej, me ka vdekur nje shok.

- Semundje, aksident? U mundua ai t'i jape rruge muhabetit.

- Jo.

- Mos u merzit. Me tha. - Vdekja eshte pjese e jetes.

- Vertete eshte, por ai ra duke luftuar. Ishte nje njeri i jashtezakonshem, iu pergjigja.

Lame
punen e shkuam ne nje kafe dhe fillova t'i tregoj ca histori nje
“anglezi te paditur” qe limiti i njohurive per Shqiperine fillonte e
mbaronte tek une, e per Kosoven as qe kishte degjuar me pare. Copetimin e
Shqiperise, konferenca e traktate, shtypjen serbe, masakrat greke,
pushtime e ngaterrime. U desh nje vrap neper 500 e ca vjet Histori, 2
ore ne kafe e duke folur kush kishte vdekur e si u vra, per t'u ndjere
paksa i lehtesuar. Kujtoj syte e mikut tim duke degjuar i qete e kurioz
per Shqiperine, e Ademin qe une e kisha njohur 5-6 vjet me pare.

- Njerez te tille – "are born" me tha, "you can’t make them!"

Ndoshta
ishte simpatia e pasioni im, por jami bindur qe i thashe mjaft ketij
anglezi te thjeshte, sa m'u pergjigj ne ate menyre. Kushdo e kupton se
nje luftetar i lirise i tipit te Adem Jasharit e ka nje destinacion te
tille. Ishte vec fillimi atehere, shume heret per te folur per luftra,
por une e dija kush ishte Ademi. Kishte ca aksione tek-tuk te UCK-se,
[fillimit rudimentar to saj] flitej haptazi e nen ze per ca figura “ne
hije” qe benin atentate dhe kishin vendosur te vdisnin duke luftuar. The
rest is History, sa per anglezin e angleze te tjere, e boten mbare, ne
ditet e pasme sqarimi filloi te behej zyrtar. Filloi nga fjalet si
terrorizem (propaganda serbe) e deri sa arriti ne luftetaret e lirise,
qe bene serbet te reagojne ne menyre gjenocidale, e NATO-n te nderhynte
per ti dhene fund terrorit serb.

E kam njohur A. Jasharin,
ndermjet nje shoku student, shqiptar i Maqedonise. Djale i persosur ne
jete e shoqeri, me vuajtjet e problemet e tij, si shume shqiptare neper
bote. Ardhur ne Tirane dhe ku jeton sot, si nje profesionist i nderuar
ne fushen e tij, djale i mencur dhe i vendosur ne ceshtjen shqiptare.
Ademi ishte Shqiptar i nderuar e patriot i vertete. Kosova e te gjithe
shqiptaret i detyrohen shume. Ndoshta nuk eshte pasqyruar shume (a
harruar) por Ademi e familja e tij ka pasur ferkime te meparshme me
serbet, dita qe ai u vra nuk ishte e para here qe ai u perfshi ne lufte
me arme. Eshte rrethuar, ndjekur e ka luftuar kohe me pare per vite me
radhe.

Me kujtohet shpatullgjere, mustaqe unike, i qete e i
pjekur, ai projektonte nje dinjitet te admirueshem. Nje energji te
brendshme, me hap te lehte si pantere e gjithmone vigjilent. Neper
rruget e Tiranes ishte "quite a sight". Kur kemi dale per nje kafe apo
ecur ishte e pamundur te mos i ndjeje syte e te gjitheve kthyer nga ne,
Ademi megjithese me xhinse e xhakete meshini dukej si nje kreshnik i
vertete!!! Tirana, circa 1993.

Kur takoi nenen time nje here,
nena u cudit, syte e saj shprehnin c'doja une nje student i vitit te
fundit me nje burre me paraqitje "paksa te cuditshme", ishin kohe te
turbullta atehere. Duhet thene qe Ademi kishte nje persona-fytyre qe
nuk harrohej dhe po ta shikoje duke kaluar rrugen. Trupin e drejte dhe
mustaqet jashtezakonisht te vecanta qe i shkonin vesh ne vesh e benin
te dukej si skulpture qe ne te gjalle. Por sa folen bashke sikur u
lirova, e me pas nena me tha: vertete njeri FISNIK! Ajo ishte e semure e
Ademi bleu ca molle gjate vizites ne spital. Me preku e me beri krenar
njekohesisht me humanizmin e tij, do e shoh nenen tende me tha...familja
eshte gjithshka per ne shqiptaret.

S'e harroj kurre butesine e
edukaten e tij. Ne biseda degjonte shume, e arsyetonte me qartesi te
admirueshme. Sa here lexoj emrin e tij ne shtyp e momente te tjera me
vjen ndermend fytyra e tij si granit por me nje butesi natyrore. Nje
kundershti qe nuk haset perdite. Dicka misterioze kishte ky burre, nje
magnetizem e nje bashkim kundershtish te pasqyruara ne te gjithe qenien e
tij.

E ndieje vetiu qe kishte kapacitetin e pergatitjen per
"deadly force" por cdo qelize te trupit te thonte: ky eshte ne "side of
the good guys!" Ngjante me nje spring-coil, sikur vec e keqja te vinte e
ai do reagonte me intensitet te pa-imagjinueshem, gati gati ne automat,
vetpermbajtja vecse e bente me te theksuar kete.

Kishte pamjen e
nje njeriu qe hante hekurin me dhembe e prape te bente ta
prekje-perqafoje, kishte seriozitetin dhe ashpersine e nje alfa-male,
burre hijerende e prape te terhiqte duke te ofruar natyrshem nje besim
solid e pasterti karakteri, duke te dhene te ndiesh se je ne presence te
nje njeri te jashtezakonshem. Me te perkrahu ndjehesha si femije, e ai
kur fliste me bente te dukem burre e shok i barabarte. Ademi kishte nje
Klas te natyrshem, ne veprime, ecje e sjellje.

Vuajtjet e tij,
mendimet e turbullimet e te shkuares i mbante per brenda. Ishte koha kur
ai stervitej nga officeret tane patriote diku jashte Tiranes, ne folem
per shume gjera, por as une se pyesja e as ai me tregonte per keto.
Ademi kishte nje ndershmeri prekese. Nese paguaje per nje kafe apo i
beje nje nder tjeter, ndihej si i zene ne faj. Mbaj mend kur njehere me
tregoi nje shqetesim dhe e cova diku per t’ia rregulluar, dukej prape ai
dualiteti i tij, ndiej i nderuar per respektin e shume i turbulluar
nese po me shqetesonte mua. Nje karakter dinjitoz e i rralle.

Mua
ne rinine, a romantizmin tim letrar, me dukej sikur po rrija me nje
shkemb graniti, nga ato Shqipet e qemoti, qe me kishte dale nga fletet e
librave e me thonte:

-ato qe ke lexuar ti jane dhe te verteta,
shikome mua e beso se shqiptare te tille ka pasur e prape ka. Ai kurre
s'i thonte keto, por s’kishte pse. Ademi ishte personifikim legjende qe
ne te gjalle. Sigurisht une nuk e dija fatin e tij atehere, por terheqja
e burreria qe projektonte ishin e pamundshme te mos i ndieje. Kishte
nje aura, dicka te pakapshme qe vertitej rreth tij e nuk mund ta
percaktoje dot. Di vetem kur ndaheshim nuk me pritej ta shihja serish.
Kam njohur shume njerez te mire (te keqinj po ashtu) por Ademi mbetet i
pazevendesueshem. Per aq pak sa e kam njohur, ndjehem me fat.

Degjova
me pas ne Londer nga disa kosovare, qe Ademi mire por mire, po ishte
nga fshati, e ideologet Prishtinalij e bene punen e luften me te madhe.
Di te them se Adem Jashari, kish nje emer, trup, e vertete vinte nga
fshati, njeri "normal" si shume te tjere, por nga pershtypja
personale...une mendoja te kunderten. U ndieva keq.

- Me thoni,
cilet jane ata shqiptare "teorike e jo-fshatare" qe ua pame hajrin aq
shume?! Ne mos per Boletinet e Vokshet e te tjere shqiptare fshatare,
sot do ishim disa etni te vogla e fise drejt zhdukjes brenda Serbise,
Greqise, Bullgarise etj. Dini gje per camet? Po si Kosovare per nje
shekull nen Serbi mendoni se pa Drenicakun trim e te tjere si ai, ju do
kishit nje shtet sot?! Teoricine duhen por dhe Ademe.

Kjo eshte
shprehur dhe ne bote, si atehere (terrorist) e si sot kane mbetur ca
pjese ku Ademi paraqitet si nje sherrxhi ordiner, qe dehej e qellonte
vec me kriju ca probleme. Nje kacak i rendomte. Sic ka thene Tim Judah, e
pse jo, Drenica eshte vend kacakesh, logjika e tyre thote.

-
Cila llogjike?! Kush e la Ademin te dehej te lokali i fshatit?!
Gjithmone ne ecje, me shume ne male e duke levizur naten pasi serbi
donte te zhdukte. Pse na qenkan keta Drenicaret e Ademi kacake? Mos e
kane fjalen se ato i rane te mires serbe me kembe?! Vertete Ademi nuk
ishte diplomat e filozof per platforma teorike, por ai nuk u ngrit per
rremuje. Ademi ishte i qarte, e shume me i qarte se shume te tjere qe
ishin pajtuar e nenshtruar me ate status-quo, opresionin serb, e vec
flisnin nen ze apo nuk deshen-munden te bejne me shume. Adem Jashari
eshte luftetar i lirise. Ai nuk u vra nga nje polic i rendomte serb duke
bere sherre ne bar, por nga nje ushtri e tere. U rrethuat shtepia,
fshati e krahina. Serbet e kishin provuar me pare ta kapnin, ta
asgjesonin, por nuk kishin mundur. Radhen e fundit erdhen te pergatitur,
nje ushtri e tere per “nje Adem” me bateri topash e autoblinda.
Bombardimi ka vazhduar per rreth dy dite pasi ushtaret Serbe kishin
frike te afroheshin. Ai u kishte dhene prova per aftesite e tij dhe
ishte i pergatitur per cdo lloj luftimi. Sigurisht Kosova e sotme e di
dhe ja vlereson rolin, por ka te tille (kudo-kurdohere ka te tille!)
armchair-generals, sic random quhen qe ndjehen te afte te shprehen se
prapthi.

Nje dite, shkollat e bustet e emrat a rrugeve do mbeten e
per Kosoven ai do te kujtohet si Ismail Qemali per ne, por legjenda e
Jasharit nuk do harrohet. Ndoshta detajet, por jo emri dhe vepra. Adem
Jashari beri sakrificen finale e dha gjithe c'ka pati per Kosoven. Per
ne mbetet nje njeri i larte, si luftetaret shqiptare ne linjen e
Boletinit, Currit, Sokolit e Ded Gjo Lulit e shume patrioteve te tjere.
We will never see his like again.

Familjen nuk ia kam njohur, me
vjen keq per te gjithe ata qe jeta iu pre me perdhuni, por pa "Ademet" e
njerez qe thone Mjaft e aty qendrojne, shume gjera ngelen ne nivel
teorik. Shkendija e luftes per liri dhe Heroi Kosovar Adem Jashari te
bejne krenar qe je shqiptar. Nen nje shtypje, izolim e dhune te pamate
ushtarake-policore serbe ai u ngrit e beri lufte te pabarabarte. Trim i
rralle. Nje dite do shkoj ne Kosove ne familjen e tij per te pire nje
kafe e ta shoh ate kulle/vend qe ka hyre ne legjende tashme. Adem
Jashari mbetesh nje Shqiptar i persosur, i fundmi i trimave te Rilindjes
Shqiptare.

Them i fundmi, pasi tani ka dy shtete Shqiptare e
shpresoj qe roberia shekullore mori fund per ne, por ka te tjere
shqiptare qe prape duan Liri, ndoshta kete rradhe nuk do duhet me lufte
por paqe e dialog.

(photo marre nga www.albanian.com faleminderit, duke permendur burimin)

p.s.
nje dite do pijme nje kafe tek shtepia ime ne Drenice me pati thene.
Nje dite. Ajo kafe qe mbeti pa pire, ishte kafja e lirise...Ademi e
dinte mire se une e ai ne ate kohe nuk mund te shkonim ne Drenice..."nje
dite" ishte Endrra dhe vizioni i tij. Kur te jemi te lire, se une per
ate po pergatitem.

Kjo ishte "nje dita" e Adem Jasharit. E une do
e pi ate kafe, nje dite, ne nje nga ato dite kur te shkoj ne Kosove, ne
shtepine e tij dhe ai DO ME VESHTROJE NGA LART... me ate butesine e
kreshnikeve.

Adem, jam me fat qe te kam njohur. Ftesen qe me bere
do ta realizoj "nje dite" e Ti Bace shume te faleminderit per c'ka ke
bere per Kete Dite. Shpresoj qe Kosovaret e tashem e te ardhshem te
vleresojne kete Dite e Ditet qe vijne, per te cilat ti dhe gjithe c'ka
pate! Ti e bere zgjidhjen tende, me nder e burreri!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Adem Jashari: In memoriam, kujtime personale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UMode ose Modet personale te Userit.
» SA MUND TE RREZIKONI PER NJE PERSON QE DASHURONI!?, EKSPERIENCA PERSONALE.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Arti dhe Kultura :: Letėrsia :: Ditari-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions