Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Si tė mbroni njė lidhje nė distancė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
avatar

Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 23
Location : Diku aty me ju

MesazhTitulli: Si tė mbroni njė lidhje nė distancė    17.04.11 0:02

Tė jetosh njė lidhje nė distancė ėshtė e vėshtirė sidomos kur bėhet
fjalė pėr mbrojtjen e saj. Nė shumicėn e rasteve eksperiencat kanė
treguar se rasti mbetet i pashpresė. Megjithatė kohėt e fundit me
intensifikimin e mjeteve tė ndryshme teknologjike gjasat pėr ta mbajtur
nė jetė janė rritur. Por edhe mė shumė dėshirė, besim dhe forcė vullneti
ju mund tė sfidoni kilometrat qė iu ndajnė. Ja disa prej kėshillave qė
sugjerohen nė kėto raste

Nga E. Vrenezi

“Shprehja larg
syrit larg zemrės” ėshtė njė nga mė tė vėrtetat qė populli ka thėnė
referuar situatave kur njė dashurie i duhet tė luftojė me kilometra dhe
hapėsira qė i ndan. Arsyet qė sot shumė ēifte jetojnė larg njėri tjetrit
janė bėrė tė shumta. Duke filluar me bursat e studimit, eksperiencat
pėr punė apo edhe ēėshtjet e emigrimit, qė pėrbėn edhe njė ndėr faktorėt
mė tė pėrmendur. Nuk pėrbėn aspak ēudi qė lidhje tė tilla nė shumicėn e
rasteve tė mos kenė pėrfunduar pozitivisht.

Sepse largėsia nuk
ėshtė asnjėherė njė aleat i mirė pėr njė lidhje. Ajo shkakton dhembje,
vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi tė cilat nė situata tė tjera mund tė
jenė edhe mė pak tė ndjeshme. Megjithatė shprehja e pėrmendur pak mė
lart ka shpresa tė marrė edhe ngjyrime pozitive. Jo gjithmonė njė
dashuri nė distancė ėshtė e destinuar tė vdesė. Sepse pėrmes njė force
tė mirė shpirtėrore, besimi dhe pak vullneti jo ēdo gjė mbetet e
pamundur. Sot mjetet pėr tė mbrojtur njė lidhje nė distancė janė
intensifikuar. Duke kujtuar kėtu e-mailin, chatin dhe tė tjerė derivatė
komunikimi bėhet i mundur fare lehtė. Njihuni me mėnyra dhe kėshilla tė
tjera nė mėnyrė qė dashuria juaj tė jetojė edhe pėr disa kohė.

Pėrdorni teknologjinė

Pėrdorimi
i teknologjisė nuk ėshtė njė nga rrugėt mė efikase qė ėshtė sugjeruar
nga psikologėt pėr tė ngjizur njė dashuri, por me sa duket kohėt e
fundit ajo ėshtė e vetmja pėr ta mbrojtur. Komunikimi ėshtė gjėja mė e
rėndėsishme nė njė raport dhe vetėm pėrdormi i chatit apo i e-maileve do
ta ndihmonte atė. Teknologjia ėshtė njė nga mundėsitė mė efikase pėr
argumentin nė fjalė, pra pėr ata qė dashurojnė nė distancė. Dhe kėtu nuk
e kemi fjalėn vetėm pėr e-mailin apo pėr njė program tė thjeshtė
chat-i, por pėr ato programe komunikimi nė distancė, qė tė lejojnė
komunikim mė tė ngushtė sesa thjesht njė telefonatė apo disa shkronja qė
jepen e merren. Mjafton tė blesh njė ‘webcam’, qė tė jep mundėsinė jo
vetėm tė flasėsh dhe tė shkruash, por edhe tė shihesh nė sy.

Ruani gjakftohtėsinė


sqaruarit ėshtė njė nga kėshillat kryesore qė iu jepen jo vetėm ēifteve
nė pėrgjithėsi por sidomos atyre qė janė nė largėsi. Mos flini kurrė pa
sqaruar mė parė njė keqkuptim qė mund tė ketė lindur gjatė bisedės sė
bėrė nė largėsi. Dhe duhet thėnė qė nė kushte tė tilla, keqkuptimet janė
tė pranishme mė tepėr se ē’duhet. Largėsia ėshtė e tmerrshme. Mund tė
zihesh edhe pėr gjėra qė nė rrethana tė tjera thjesht mund tė tė bėnin
tė qeshje. Rrjedhimisht pasojat e njė zėnke qė vijnė nė kushtet e njė
distance tė largėt, janė vėrtet tė pakėndshme. Mė pak kokėfortė dhe
inatēi duhet tė pranoni faktin se buzėqeshja do tė jetė arma mė e mirė
qė mund tė pėrdorni nė raste tė tilla. Kėshtu qė herėn tjetėr mos e
mbyllni bisedėn me tė duke pėrplasur telefonin me inat, apo duke
shkėputur lidhjen pėrmes internetit, pa thėnė natėn e mirė, sepse gjėrat
mund tė bėhen mė keq nga ē’mendonit.

Jini sa mė transparentė

Pėrpiqu
tė jesh gjithmonė sa mė e qartė dhe transparente nė ato qė thua dhe
pėrpiqu qė tė mos lėsh hapėsira kompromentuese ku partneri tė ketė
mundėsi tė hamendėsojė. Partnerėt qė mbajnė njė lidhje nė largėsi, janė
gjithmonė shumė tė ndjeshėm, madje edhe shumė xhelozė. Mė mirė zgjat
kohėn duke treguar edhe detajet mė tė vogla, sesa tė lėsh boshllėqe qė
lėnė vend pėr tė dyshuar apo pėr t’u keqkuptuar. Mos i lėr asnjė shteg
qė tė ‘notojė’ nėpėr mendimet e tij tė stėrholluara, qė mund ta ēojnė
kushedi se ku. Tė flasėsh nė distancė dhe tė tregosh diēka qoftė edhe
shumė tė rėndomtė, nuk ėshtė e njėjta gjė si tė komunikosh ballė pėr
ballė, kur ke mundėsi tė kontrollosh shprehitė, emocionet apo edhe
veprimet mė transparente.

Bėj njė jetė me ngjyra

Tė kesh
njė lidhje nė distancė, nuk do tė thotė aspak qė tė qėndrosh gjithė
ditės e ngjitur pas telefonit dhe tė presėsh me ankth telefonatėn e tij
apo tė saj. A thua se nė kėtė jetė nuk ke gjė tjetėr pėr tė bėrė. Lėri
partnerit kohėn qė ke planifikuar me tė dhe mos lėr pas dore angazhimet e
tua apo qoftė edhe argėtimet me miqtė. Fakti qė partneri yt ėshtė larg,
nuk do tė thotė qė tė duhet tė mbyllesh brenda dhe tė mos kesh jetėn
tėnde aktive. Duke qenė gjatė gjithė kohės e zėnė me diēka, do ta vuash
edhe mė pak largėsinė dhe do ta bėsh disi mė tė lehtė situatėn qė po
pėrjeton.

Bėji surpriza

Nėse brenda mundėsive tuaja
pėrfshihen edhe udhėtimet atėherė ji sa mė aktive nė planifikimin e
tyre. Madje nėse do t’i organizoje papritur do tė ishin vėrtet tė bukura
sepse do tė linin pas ndjesitė e kujtimeve tė veēanta dhe surprizave.
Pėrpiqu tė hartosh njė plan udhėtimi tė tillė, qė tė japė mundėsi tė
takoheni me tė disa herė gjatė gjithė vitit. Mundohuni gjithashtu qė
vizitat e tij tek ti apo anasjellas, tė jenė sa mė tė shpeshta. Por
kujdes nė administrimin e parave. Do tė ishte mirė qė tė ardhurat e
planifikuara pėr udhėtime tė administrohen nė mėnyrė tė tillė, qė t’iu
japin mundėsi tė takoheni nė periudha tė ndryshme tė vitit. Nė kėto lloj
rastesh vini nė funksion edhe trurin. Mos e lini veten tė udhėhiqeni
vetėm nga ndjenjat.

Mė shumė besim dhe vullnet

Por edhe
pse e thėnė nė fund ajo qė ka rėndėsi primare nė mbrojtjen e njė
lidhjeje nė distancė ėshtė besimi, vullneti dhe dėshira e mirė pėr ta
mbajtur atė ende nė jetė. Ėshtė vėrtet e rėndėsishme tė besosh nė
lidhjen tėnde dhe tė mos lejosh tė bėhesh pre e gjykimit qė mund t’iu
mbėrthejė papritur dhe vazhdueshėm. Lėrini shqetėsimet, dyshimet pėr
situata tė tjera. Ballė pėr ballė ju mund tė shpreheni mė mirė dhe tė
kuptoni tė vėrtetėn qė e hidhur apo jo mbetet e shenjtė. Vetėm kėshtu
mund tė shpėtoni dashurinė tuaj, atė pėr tė cilėn me dėshirė dhe besim
mund tė sfidoni kilometrat e pafund. Kėrkohet vetėm pak vullnet, dhe jo
ēdo gjė mbetet nė misionet e pamundura.

Lėrini shqetėsimet, apo
dyshimet pėr situata tė tjera. Ballė pėr ballė ju mund tė shpreheni mė
mirė dhe tė kuptoni tė vėrtetėn qė e hidhur apo jo mbetet e shenjtė.
Vetėm kėshtu mund tė shpėtoni dashurinė tuaj, atė pėr tė cilėn me
dėshirė dhe besim mund tė sfidoni kilometrat e pafund. Kėrkohet vetėm
pak vullnet, dhe jo ēdo gjė mbetet nė misionet e pamundura

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,


Do ta
dish nga vij? Nga nje vend qe quhet Shqiperi... Nje vend qe shquhet per
trimeri...
Aty ku gjaku nuk falet, por lahet para se te thahet..Toka qe me dha
emrin shqiptare e para gjithe botes per kete jam krenare.



http://wWw.yougodec.Com
Do Te Dua kur te kem ...
qe te kem kur te Te Dua... ♥♥

Le plus
lourd fardeau, c'est d'exister sans vivre.-Victor Hugo

Kur injoranca flet ...
Inteligjenca buzeqesh ne heshtje ...♥♥

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougodec.Com
 
Si tė mbroni njė lidhje nė distancė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Forumotion.com | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog