Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve! Empty
MesazhTitulli: Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve!   Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve! Empty16.04.11 23:29

Mjafton
tė hysh nė dyqanet e kozmetikės apo qendrat e bukurisė pėr tė kuptuar
se klientėt mė besnikė janė vajzat e reja, sidomos ato nėn moshėn
18-vjeēare. E kanė fiksim bukurinė dhe nė “Facebook” apo rrjetet sociale
e pėrshkruajnė veten si tė ishin yje tė vėrteta. Por pas nuk mbeten
edhe meshkujt, ku nė vend qė tė tregojnė buzėqeshjet, preferojnė tė
tregojnė muskujt nė fotot qė hedhin nė internet. Por nėse pėr ta,
mendimi fiks janė muskujt, pėr vajzat ėshtė pesha trupore: tetė nė
dhjetė mendojnė se duhet tė dobėsohen. Kėto janė fiksime qė tė
kushtėzojnė jetėn e qė shpesh mund tė ēojnė drejt vetėvrasjes, siē
ndodhi javėn e kaluar me Domenika-n, studentja me origjinė polake, e
pakėnaqur me pamjen e saj, vendosi tė vriste veten me thikė nė banjot e
shkollės.
Ashtu siē i ndodhi Isabelle Caro-s, viktima e fundit e
dobėsisė nė pasarelė. “Ky fiksim nuk ėshtė krejtėsisht iracional. Sot
pamja e jashtme ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ēfarėdolloj gjėje qė bėjmė
nė jetė. Kur intervistuam njė kampion studentėsh universitarė, na u
pėrgjigjėn se ‘pėrse tė mos mbėshtetemi te bukuria? Ėshtė gjithēka qė
kemi’.
Vajzat e reja sot e dinė se trupi mund tė jetė njė armė e
shkėlqyer, edhe pse fiksimi i tyre pėr atė qė mund t’i pėlqejė
meshkujve, pėrfshi edhe dobėsinė shpesh ėshtė i tepruar”, shpengojnė
specialistėt. Sipas Maggie Wykes dhe Bartrie Gunter, dy studiuesit
kryesorė tė raportit qė vajzat e reja kanė pėr imazhin tyre, nga ku del
se janė tė pakėnaqura me pamjen fizike, prek mė shumė perėndimoret dhe
aziatiket dhe vajzat e sapodiplomuara. 80 pėr qind e konsiderojnė veten
mė tė shėndosha se sa duhet.
E nė fakt, jo mė kot dietat janė bėrė
mikeshat e tyre tė ngushta. Gjithēka fillon qė nga mosha 14 vjeē, kur
kuptohet se ke hyrė nė adoleshencė dhe pėr kėtė arsye, duhet mbajtur
gjithēka nėn kontroll. Po nė kėtė moshė fillojnė edhe dėshirat e tjera
pėr tė bėrė piercing, tatuazhe apo shenja tė tjera tė dallueshme pėr tė
rėnė nė sy. Sipas njė studimi tė bėrė nė vitin 2010, 15.5 pėr qind e
adoleshenteve nga 12 deri nė 19 vjeē ka njė piercing, 6.5 njė tatuazh,
ndėrsa 5.3 pėr qind kanė bėrė ndėrhyrje kirurgjikale pėr motive
estetike. Tė burgosura pas bukurisė, tė rejat duket se duan tė tėrheqin
pas vetes edhe bashkėmoshataret e tyre. “Nė bazė tė gjithēkaje ėshtė njė
gabim komunikimi. Femrat mendojė se meshkujve u pėlqejnė trupat shumė
tė dobėt se sa ato janė nė tė vėrtetė, ndėrsa te meshkujt mendojnė se
vetėm muskujt kanė rėndėsi. “Sigurisht qė njė trup i bukur tė bie nė sy.
Mua mė tėrheqin vetėm meshkujt me njė fizik shumė tė mirė. Tė njėjtėn
gjė bėjnė edhe shoqet e mia”, tregon njė adoleshente 17-vjeēare. “Tė
kenė njė fizik tė mrekullueshėm ėshtė shqetėsimi i vetėm dhe i
vazhdueshėm i tė rejave.
E perceptojnė si shumė tė rėndėsishme dhe
pėr mė tepėr, sipas tyre, bukuria ėshtė bėrė rezultat qė duhet arritur
dhe pėr kėtė duhet tė luftojnė vazhdimisht pėr ta arritur, edhe pse
rreziqet sa vijnė e shtohen”, tregon psikoanalistja angleze, Susie
Orbach. Ajo e cilėsohen kėtė fenomen te tė rinjtė si “the virus of body
hatred”, sindromi i urrejtjes sė trupit. Me pak fjalė, askush nuk e njeh
ilaēin e shpėtimit. “Terapia? Pėr fat tė keq mund ta aplikojmė kur njė
djalė apo vajzė ere ka nisur tė shfaqė simptomat e para tė vuajtjes. Por
edhe nėnat luajnė rol shumė tė madh nė gjithė kėtė: njė grua e qetė
ėshtė e vetmja qė mund tė ndihmojė vajzėn tė heqė dorė nga kėto fiksime
tė kota”. Pėr t’u ardhur nė ndihmė femrave qė nuk janė tė kėnaqura me
trupin e tyre, sė fundmi ėshtė publikuar edhe njė libėr “Body drama”,
shumė inkurajues, qė u heq tė rejave ēdolloj dyshimi rreth trupit tė
tyre. Ky libėr ėshtė edukativ e zbavitės, edhe pėr gratė nė moshė, madje
autorja ua kėshillon tė gjitha femrave: atyre qė kalojnė orė tė tėra nė
banjė, tė tjerave qė po heqin para mėnjanė pėr tė bėrė ndonjė operacion
plastik, atyre qė mbajnė gjithmonė dietė, atyre qė nuk vishen, apo
atyre qė mendojnė se femrat e revistave janė njė model pėr t’u arritur.

Libri
i dedikohet totalisht trupit femėror, ėshtė plot fotografi me trupa tė
vėrtetė e tė shėndetshėm, por pėrveē kėsaj ėshtė shkruar nga njė ish-mis
amerikane, pėr tė ndihmuar vajzat tė kapėrcejnė problemet dhe
konfliktet me trupin. “Mendoni se vetėm sepse jam zgjedhur mbretėreshė e
bukurisė, nuk kam probleme me trupin tim? Gaboheni”, shkruan autorja.
Mes njė reviste femėrore dhe njė manuali mjekėsor, “Trupi im”, nė
Amerikė u pėrzgjodh nė dhjetėshen e librave mė tė rėndėsishėm pėr vajzat
dhe autorja u ftua tė bėnte prezantimin e saj nė shumė transmetime
televizive (mes tė cilėve dhe ajo e sė famshmes Oprah Winfrey).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve! Empty
MesazhTitulli: Re: Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve!   Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve! Empty16.04.11 23:29

Palestrat e forcės dhe sallonet e bukurisė, tė konsideruar nga tė rinjtė
shqiptarė si “tempuj” tė arritjes sė linjave perfekte, u vizituan nga
emisioni i pasdites nė Top Channel.
Pasja e njė fiziku sa mė perfekt
ėshtė njė objektiv gjithmonė e mė i rėndėsishėm pėr tė rinjtė e sotėm,
por bukuria nė koncept, nuk ėshtė mė e lindur. Ajo ėshtė shndėrruar nė
njė rezultat qė duhet arritur nėpėrmjet punės.

Artela ėshtė njė
prej shumė vajzave qė vlerėson se imazhi ėshtė njė nga gjėrat kryesore
pėr tė cilat njė femėr duhet tė kujdeset.

”Normalisht, si ēdo
femėr, edhe unė kujdesem shumė pėr imazhin tim tė jashėm. Dukesh mė e
rregullt kur flokėt janė tė rregulluar. Normalisht, nėse nuk je e
rregulluar, nuk mund tė dalėsh jashtė”, thotė Artela.

Artelėn e
gjejmė nė sallonin e bukurisė, nė tė cilin shkon dy deri nė tre herė nė
javė. Sipas saj ėshtė e mjaftueshme pėr njė femėr qė kaq herė tė
frekuentojė njė sallon bukurie pėr t’u kujdesur pėr pamjen e saj tė
jashtme.

Parukierja e quajtur Evis tregon se pėrgjithėsisht,
femrat nė moshėn e adoleshencės janė ato qė interesohen mė sė shumti pėr
tė pasur njė look tė ndryshėm ēdo ditė.

”Ėshtė brezi i tė
rejave dhe ai i mesmi qė frekuentojnė mė shumė sallonet e bukurisė.
Normalisht, duhet tė ishte brezi i tretė, por mesa duket, janė tė rinjtė
qė janė mė shumė nė kontakt me tendencat e kohės dhe aktualitetin”,
thotė Evisi.

Sipas parukieres, shpeshherė, vajzat e reja nuk e
marrin nė konsideratė se trajtimi i fytyrės apo i flokėve me disa lloj
elementėsh kimikė ėshtė shumė i dėmshėm pėr to. Ajo thotė se
adoleshentet janė tė interesuara vetėm pėr tė pasur njė imazh sa mė
tėrheqės.

”Dėmtimet varen shumė nga produkti. Nėse trajtimi bėhet
nėpėrmjet pėrbėrsve bimore, artėherė nuk ka pėrse tė dėmtojė, por nėse
ai ėshtė i pakontrolluar, ėshtė e qartė qė mund tė sjellė dėmtime
serioze pėr lėkurėn dhe fytyrėn”.

Nga ana tjetėr, meshkujt, pėr
tė rėnė gjithmonė e mė shumė nė sy tė femrave, kanė zgjedhur tė
investojnė nė fizikun e tyre. Bruno ėshtė njė nga shumė tė rinj qė prej
vitesh shkon nė palestėr pėr tė mbajtur trupin nė njė formė sa mė tė
mirė.

”Palestrėn e kam nisur qė nė moshėn 15-vjeēare dhe mė ka
ndihmuar qė tė zhvillohem si duhet, sepse atėherė kam qenė pak i
shkurtėr dhe i dobėt”, thotė Bruno.

Pėr tė, palestra ėshtė kthyer
nė njė rutinė ditore. Njė pjesė shumė tė madhe tė kohės ai e harxhon
mes pajisjeve tė hekurta qė tė ndihmojnė tė nxjerrėsh nė pah muskujt. Mė
shumė se dėshirė, ndonjėherė palestra ėshtė kthyer nė njė domosdoshmėri
psikologjike pėr Brunon.

”Palestra mė ėshtė shndėrruar nė njė
mėnyrė jetese tė cilėn nuk mund t’a shmang. Nėse nuk stėrvitem, atėherė
mė duket sikur mė kalbet trupi dhe kėtė nuk mund t’a pėrballoj”, shton
Bruno.

Mania pėr tė patur njė imazh sa mė tė bukur ėshtė njė
element i kulturės ekzibicioniste tė ditėve tona. Ky fenomen sociologjik
nuk e ka anashkaluar sjelljen e shoqėrisė edhe nė Shqipėri.

Socilogu
Gėzim Tushi thotė se kjo gjė ėshtė nxitur kryesisht nga televizioni dhe
moda. Sipas tij, dėshira pėr tė pasur ēdo ditė njė pamje ndryshe ėshtė
kthyer nė njė pėrpjekje pėr tė konfirmuar identitetin.

”Duke qenė
se vijmė nga njė sistem ku tė gjithė kanė qenė tė barabartė, tani ėshtė
normale qė tė gjithė tė pėrpiqen tė krijojnė njė identitet tė tyrin
personal”, thotė Tushi.

Socilogėt ngrejnė shqetėsimin se njė
pjesė e madhe e sulmit pėr individualitet po dėmton nė radhė tė parė
njeriun. Zoti Tushi thotė se nė kėtė mėnyrė prishet sistemi i vlerave
dhe i konkurrueshmėrisė sė ēdo personi dhe gjithė vėmendja pėrqendrohet
tek pamja e jashtme.

”Nuk ka ndonjė gjė tė keqe tė kujdesesh pėr
imazhin, por ajo qė mė shqetėson ėshtė rendja gjithmonė e mė e madhe pas
salloneve tė bukurisė.

Unė do t’a konsideroja si njė epidemi sociale, e cila ėshtė duke dėmtuar vlerat kryesore tė njeriut”, deklaroi sociologu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Palestrat dhe sallonet, “tempujt” e tė rinjve!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tė njihemi me njėri tjetrin :: Rinia Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions