Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Vaēe Zela: Ėndrra ime mė e madhe ėshtė tė shoh edhe njėherė Shqipėrinė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Vaēe Zela: Ėndrra ime mė e madhe ėshtė tė shoh edhe njėherė Shqipėrinė!   16.04.11 12:57

Njė portret special nga Alfred Papuēiu pėr kėngėtaren mė tė madhe shqiptare



Mė 7 prill, Vaēja jonė kombėtare mbushi 72 vjeē. Ai mėngjes si ēdo
vit ėshtė i bukur dhe me diell nė Bazel tė Zvicrės, qytet nė kufi me
Gjermaninė dhe Francėn. Tek kutia e postės nė “Burgfelderstrasse 11,
4055, Basel, Suisse” vijnė letra dhe kartolina tė shumta tė tjera nga
miq e dashamirės bashkėkombas dhe tė huaj qė pėrgėzojnė Vaēen tonė
kombėtare, me rastin e ditėlindjes sė saj. Bashkėshorti i saj fisnik,
Pjetėr Rodiqi dhe e bija Irma ja tregojnė Vaēes dhe ajo e pėrmalluar
lėshon disa lot nga sytė e saj tė ėmbėl. Telefonat dhe mesazhet kėto
ditė nuk kanė reshtur, jo vetėm nga Zvicra, por edhe nga Shqipėria,
Kosova dhe nga Diaspora. Zilja e telefonit me numėr: 0041613216186 sapo
mbaron njė urim, bie pėrsėri.Ėshtė e qeshur si gjithmonė, e urtė, tepėr e
urtė dhe nuk ėshtė mė “zjarr” siē ka qenė vite mė parė, kur ne tė
gjithė e mbanim mend kur shpėrthente tek kėndonte kėngėt e bukura pėr
Atdheun, dashurinė, vendlindjen…Shpesh dal nė Parkun Gesendorf, pranė
apartamentit tim tek “Rruga Lamartinė” nė Gjenevė dhe dėgjoj nė
kasetofonin e vogėl kėngėt e Vaēes. Mallėngjehem shumė, por edhe ndjej
kėnaqėsi tė veēantė. Sidomos pėr ne nė Diasporė qė na duket sikur kėngėt
e saj na afrojnė me Atdheun, Shqipėrinė. Shpesh bisedoj me tė nė
telefon, apo edhe me bashkėshortin e saj Pjetrin, vajzėn Irmėn.
Vaēja ka njė shėndet tė brishtė, por ėshtė e rrethuar nga njerėzit e saj
tė afėrt dhe nga personeli mjekėsor qė tregojnė njė kujdes tė veēantė
pėr tė. Kam njė kujtim tė bukur kur ishim nė Bazel dhe me njė grup miqsh
i uruam 70 vjetorin e ditėlindjes. Kaluam ēaste shumė tė bukura.
Papritur nė tarracėn tonė zbriti nėpėrmjet njė kordoni njė shishe
shampanje. Njė komshi qė kishte dėgjuar tek kėndonim e kishte kuptuar se
ishte njė ngjarje e shėnuar pėr zonjėn e shtėpisė dhe ai bėri njė gjest
tė tillė pėr tė uruar atė. Shpesh troket dera dhe tė tjerė sjellin kuti
me ēokollata.
Ata ndoshta nuk e dinė se Vaēja ka qenė dhe mbetet pėr ne, Shqipėrinė,
Kosovėn pse jo edhe mė tej, kėngėtarja mė e suksesshme, mė e ēiltėra, mė
e dashur. Ata kėnaqen kur shohin aty lule shumėngjyrėshe pėr tė cilat
kujdeset nė mėnyrė tė veēantė Irma. Ashtu siē kujdeset e motra e Vaēes
dhe tė afėrmit e tjerė pėr lulet nė Tiranė, nė apartamentin e saj...
Me thjeshtėsinė qė e karakterizon dhe me emocion Vaēja mė shprehet se
shpreson qė njė ditė kur tė jetė me mirė me shėndet ka dėshirė tė
veēantė tė ndodhet nė Shqipėri, nė Lushnjėn ku ka lindur, nė Myzeqe, nė
Kosovė, por edhe nė Diasporė, pėr tė takuar bashkėkombėsit e saj. Pjetri
dhe unė i themi se sė shpejti do vijė ajo ditė...
Pėrsėri emocion shihet tek Vaēja. Kujtojmė kėngėt e saj tė paharruara,
si ndėr tė tjera “Valsi i lumturisė”, “Natėn vonė”, “Mesnatė”, “Nėnave
shqiptare”, “Rrjedh nė kėngė e ligjėrime”, “Nuk e fshehim dashurinė”,
“Flakė e borė” etj. Vaēja nisi tė kėndojė kur kishte ishte vetėm 9
vjeēe. Kishte vetėm 23 vjeē kur fitoi ēmimin e parė me kėngėn “Fėmija e
parė” me muzikė tė Abdulla Grimcit dhe tekst tė Dionis Bubanit. Pastaj
prej vitit 1962 deri mė 1980 fitoi 11 herė ēmimin e Festivalit tė Kėngės
nė Radio dhe Televizionin shqiptar. Vazhduan mė tej titujt qė mori ndėr
tė tjera “Nderi i Kombit”, “Artiste e Merituar”, “Artiste e Popullit”,
“Mjeshtre e Madhe e Punės”, “Qytetare Nderi e Lushnjės”, “Qytetare Nderi
e Qarkut tė Fierit”, “Disku i Artė” nga SHBA, “Gruaja e vitit 97-98 nga
Kembrixhi i Britanisė sė Madhe, “Mikrofoni i Artė” nga Ministria e
Kulturės sė Kosovės, “Cmimi i Karrierės”, Vaēja ėshtė ndėr 500 njerėzit
mė me influencė nė botimin e Institutit Biografik Amerikan etj, etj.
Kėto trofe ruhen me kujdes nė sallonin e pritjes tė Vaēe Zelės, aty nė
apartamentin e saj tė zbukuruar me shije nga e bija, Irma.
Vaēja ka kėnduar me qindra e qindra kėngė shqiptare, por edhe nė gjuhėn
italiane, spanjolle, ruse, rumune, greke etj. Disa nga kėngėt e saj mė
tė njohura janė: “Ēelu si mimoza”, “Zunė fushat tė lulėzojnė”, “Qeshu
Myzeqe”, “Djaloshi dhe shiu“,“E dua vendin tim,“Ėndrra ime”, “Fėmija i
parė”,“Gjyshes“, “Kėngėt e vendit tim”, “Lemza“, “Sot jam 20 vjeē”,
“Valsi i lumturisė”, “Nėnė moj do pres gėrshetin”, “ Nuk e fshehim
dashurinė”, “ O diell i ri”, “Pėr Arbėrinė”, “Shoqet tona ilegale”,
“Shqiponja e lirisė”, “Tė lumtur tė dua”. etj. Kėngėt e saj kompozohen
nga kompozitorėt mė tė mirė tė vendit, ndėr tė tjerė si Avni Mula, Feim
Ibrahimi, Tish Daija, Pjetėr Gaci, Ferdinand Deda, Baki Kongoli, Agim
Prodani, Agim Krajka, Llazar Morcka, Aleksandėr Peci, Abdulla Grimci,
Luan Zhegu, Aleksandėr Lalo, Tonin Harapi, Naim Krasniqi etj. Autorėt e
teksteve tė kėtyre kėngėve janė: Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Robert
Shvarc, Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Zhuljana Jorganxhi,
Gjoke Beci, Adelina Mamaqi, Kudret Isai, Gjergj Zheji, Kol Jakova,
Sulejman Mato.
I pasur ėshtė repertori i Vaēes edhe nė interpretimin e kėngėve tė
huaja, ndėr tė tjera: “Sei stato il primo amore”, “Esperanto”,
“Gjinkalla” (ruse), “Na u prish karroca” (rumune), “Gjithė bota je ti”
(Greke), “Granada” (spanjolle) e sa e sa tė tjera.Kujton kėngėn e
kėnduar prej saj “Firence stanotte” nė Pallatin e Sportit nė Milano, kur
mori duartrokitje tė stuhishme nga publiku italian, apo nė turneun nė
Norvegji kur i kėrkuan tė kėndojė nė gjuhėn norvegjeze njė kėngė tė tyre
dhe ajo shpalosi talentin e saj qė ngjalli emocione tė shumta. Vaēja
kujton me nostalgji kur ishte nė Prishtinė vite mė parė dhe megjithėse
ka kėnduar nė shumė salla tė botės i ka bėrė pėrshtypje publiku i
mrekullueshėm i Kosovės. Pėrmallohet me kėngėn “Jetė na dhuruat”, tė
kėnduar nga Naim Krasniqi, me tekst tė poetit Ekrem Kryeziu, dedikuar
Vaēes nė Fest’98, kur ajo ishte ftuar nga organizatorėt, si kryetare e
Jurisė.
Irma Rodiqi, e bija e Vaēes kujdeset me gjithė dėshirė tė fotografojė tė
ėmėn nė kėtė ditė tė shėnuar, pėr t’u pėrgjigjur kėrkesave tė shumta tė
Medias nė Zvicėr, por edhe nė Shqipėri, Kosovė dhe Diasporė. Vaēja
buzėqesh dhe ėshtė tepėr e lumtur. Ashtu siē buzėqesh nė kėtė fotografi
tė freskėt, qė po ju paraqesim, tė Vaēes sonė tė mirė. Pranė ka edhe
mesazhet e shumta tė miqve dhe dashamirėsve tė saj. Kujton me respekt
shkrimtarin Dritėro Agolli, i cili ndėr tė tjera ėshtė shprehur pėr tė:”
Unė mund tė them pa asnjė lėkundje se Vaēe Zela, si artiste e madhe,
hapi njė epokė tė re nė tė kėnduarėn e kėngės shqiptare dhe u bė
nismėtare e njė kulture moderne nė kėtė fushė. Ajo kėngėn e zgjoi dhe e
bėri njė organizėm tė gjallė, ku lėvizėn e vibruan tė gjitha molekulat
dhe celulat. Nė kėtė organizėm ajo nuk la asnjė pjesėz tė fjetur dhe tė
dremitur. Edhe lashtėsinė e kėngėve popullore e afroi dhe e bėri tė
sotme dhe moderne. Edhe krijimet e kompozitorėve i pasuroi dhe ua rriti
vlerat. Me mjeshtėrinė e njė kėngėtareje tė shquar ua rriti dėshirėn
kompozitorėve pėr tė krijuar kėngė dhe ua nxiti zellin nė njė garė tė
madhe artistike, ashtu siē hyjnė nė garė vrapuesit nė njė stadium
madhėshtor”.
..Kur e pyetėn kritiken Zana Shuteriqi pėr mendimin e shprehur prej saj
qė, e konsideron Vaēe Zelėn njė Edith Piaf tė kėngės shqiptare, ajo u
pėrgjigj: “Natyrisht, unė kam patur parasysh kėngėtaren franceze si
vlerė kombėtare qė arriti me muzikėn e lehtė tė vendit tė saj. Edhe sot
emri i saj pėrmendet si pikė referimi edhe pse kanė dalė kėngėtarė tė
rinj. Prandaj, duke parė te Vaēe Zela tė njėjtėn vlerė historike, si
fenomen artistik, dhe po atė glorifikim tė personalitetit tė saj, e kam
konsideruar kėngėtaren tonė si njė Edith Piaf tė muzikės shqiptare“.
Ndėrsa As. Prof. Nexhat A. Agolli qė ka bėrė njė punė tė shkėlqyer me
monografinė e tij me titull “Vaēe Zela- magjia e kėngės shqiptare” ndėr
tė tjera shprehet: “Vaēe Zela ishte njė nga kėngėtaret mė nė zė tė
gjysmės sė dytė tė shekullit qė shkoi,e cila pushtoi skenėn shqiptare.
Fillimisht me kėngėn popullore dhe, krahas saj, nė vazhdimėsi, edhe me
kėngėn e muzikės sė lehtė. Nė tė dy kėto zhanre muzikore, ajo arriti njė
kulm qė nuk do tė shlyhet nga kujtesa artistike. Njė yllėsi qė ndriēoi
mendjen muzikore shqiptare pėr afėr dyzet vjet radhazi me zėrin e saj aq
tė ngrohtė e tė gjithėpushtetshėm. Dy zėra nė kohė tė ndryshme tė
fenomenit Vaēe: nė tė parėn, adoleshente dhe nė tė dytėn, madhore. Mes
tyre njė periudhė e gjatė, e shtrirė nė kohė dhe nė hapėsirė mes dy
caqeve nga ku nisi dhe arriti zenithin kėngėtarja jonė e shquar. Njė
lėvizje drejtvizore, e pangjashme me atė tė tokės rreth vetes dhe
diellit, por me njė trajektore mė tė gjatė, do tė thoja kozmike. Nė
kufijtė e kėsaj trajektoreje ne pėrjetuam zėrin e saj tė magjishėm”.
“Interpretim brilant”, “talent i lindur”, “vokal i shkėlqyer”,
“Kėngėtare e rrallė”, “mahnitėse” janė disa nga vlerėsimet pėr
interpretimin artistik tė Vaēe Zelės...Njė pasdite ajo hapi letrat e
shumta qė merr ēdo ditė.
Janė letra edhe nga njerėz tė panjohur qė shprehin ēiltėr ato qė ndjejnė
kur dėgjojnė akoma kėngėt e saj tė regjistruara. Takimet me njerėzit
janė emocionuese, direkte dhe tė sinqerta pėr Vaēen. Njė personalitet i
tillė shumė i respektuar, flet me modesti pėr veten, e mė tepėr flet pėr
tė tjerėt. Ato shpesh pėrmbajnė njė rrėfim, duke patur parasysh klimėn e
intimitetit qė krijohet nga vetė ajo, besimit, duke i lėnė shpesh
pėrgjegjėsinė intervistuesit, pa dashur tė rishikojė pėrsėri tekstin qė
ai ka shkruar. Shpesh, fjalėt e Pjetrit dhe Irmės japin mundėsi tė
thellohesh mė tepėr nė personalitetin e pasur dhe kompleks tė kėngėtares
sonė tė shquar.
Megjithėse ėshtė e rrethuar nga bashkėshorti, e bija dhe tė afėrm qė i
vijnė herė pas here, ajo shprehet me mall pėr vendlindjen. Ka tre
vėllezėr dhe dy motra qė jetojnė nė Tiranė. Ajo ka qenė e lidhur shumė
me familjen. Ishte mė e madhja dhe gjithmonė ka patur dėshirė t’i kishte
pranė ata. Dhe ashtu i mbajti deri sa jetoi nė Shqipėri...
Jam takuar edhe herė tė tjera me Vaēen, Pjetrin dhe Irmėn, edhe nė
veprimtari midis bashkatdhetarėsh ku ajo na ka nderuar me pjesėmarrjen e
saj. Mė kujtohet dita e 9 majit 2009 qė do tė mbetet nė kujtesė tė mbi
200 shqiptarėve nė Zvicėr.
Legjenda e muzikės sė lehtė shqiptare, Vaēe Zela erdhi nė Nėshatel, e
shoqėruar nga bashkėshorti i saj, pėrkthyesi i talentuar i disa librave
tė autorėve zviceranė dhe tė huaj, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn, Pjeter
Rodiqi dhe e bija, Irma Rodiqi, ekonomiste e shquar e Institutit tė
Statistikave nė Bazel tė Zvicrės dhe poete. Po ashtu edhe nė Gjenevė, ku
pėr nder tė saj u shfaq edhe njė dokumentar i bukur. Aty ishte edhe
kėngėtarja e shquar nga Kosova, Nexhmije Pagarusha. Vaēja dukej se e
kishte mposhtur sėmundjen qė e shoqėron prej vitesh. Ishte hera e parė
qe Vaēe Zela, "Artiste e Popullit" dhe "Nder i Kombit", me gjithė
gjendjen e saj shėndetėsore jo tė mirė, mori pjesė nė dy aktivitete
kulturore.
Hyrja e saj nė sallėn e madhe u prit me ovacione, qė vazhduan mė tepėr
se 20 minuta, shoqėruar me tingujt e kėngėve tė paharruara tė perlės sė
muzikės shqiptare. E emocionuar, artistja jonė e shquar, por tepėr
modeste dhe fisnike, pranoi tė dalė nė fotografi, si kujtim i bukur i
kėsaj mbrėmje tė veēantė, me tė gjithė pjesėmarrėsit. Tepėr e
emocionuar, ajo shprehu kėnaqėsinė e saj me fjalėt "sot ju mė shtuat
jetėn time, me njė dekadė dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė pritje
madhėshtore". "Ju dhe tė gjithė bashkėkombėsit e mi, mė keni frymėzuar
qė tė kėndoj dhe tė jap njė ndihmesė modeste pėr kėngėn nė gjuhėn
shqipe, sė bashku me tė gjithė atė armatė kėngėtarėsh tė suksesshėm, qė
po japin njė kontribut tė madh pėr te gėzuar shqiptarėt, si dhe pėr tė
ēuar se bashku me tej, demokracinė e vendosur ne Shqipėri", pohoi
kėngėtarja e madhe. Me njė modesti te shquar, diva qė mbushi 70 vjet ato
ditė tė prillit 2009, shtoi se ndoshta nuk e meritonte nderin e madh,
duke e cilėsuar si "Personalitet te vitit 2009" nga Ministria e
Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve dhe duke marrė njėkohėsisht
kėnaqėsinė e gjithė atyre telefonatave nga Shqipėria, apo Kosova.
Me atė rast, unė realizova njė intervistė me Vaēen tonė mbarėkombėtare,
ku ndėr tė tjera mė tha: “7 prilli ka qenė njė ditė e veēantė. E kam tė
vėshtirė t'jua pėrshkruaj emocionet e asaj dite. Kam marrė telefonata tė
pafundme, tė cilat kanė filluar nė orėn 07:00 tė mėngjesit dhe kanė
pėrfunduar rreth mesit tė natės. Mė kanė marrė tė njohur dhe tė panjohur
nė telefon. Mė ka prekur shumė edhe telefonata e njė shkolle fillore.
Ata zėra fėmijėsh qė mė uronin tė gjithė nė kor ditėlindjen. Po jo vetėm
telefonatat; nuk pushonte sė rėni edhe zilja e derės. Korrierė njeri
pas tjetrit, qė sillnin buqeta me lule. Nuk di t'u them sa buqeta mė
kanė ardhur nga Shqipėria, njė buqetė me 70 trėndafila nga Franca, tė
tjera nga Italia, Austria dhe mjaft vende tė tjera. Ka qenė njė ditė e
paharruar. Natyrisht edhe shpallja "Personalitet i Vitit" ishte njė nder
i rrallė pėr mua. Tė gjitha kėto unė kam fatin e madh t'i pėrjetoj pėr
sė gjalli, prandaj dhe i jam aq mirėnjohėse atij vendi, qė mė rriti, mė
bėri atė qė jam dhe qė mbi tė gjitha mė nderon edhe sot, megjithėse
mungoj prej gati njė ēerek shekulli nga skena shqiptare. Kėtė gjė di ta
bėj vetėm populli ynė i mrekullueshėm. Isha vetėm nėntė vjeēe kur
fillova tė kėndoj pėr herė tė parė dhe mė hipėn nė njė karrige, mė
veshėn njė fustan nuseje. E vetmja gjė qė nuk gjetėn dot ishin njė palė
kėpucė, kėshtu qė herėn e parė kam kėnduar zbathur. Por nuk u kuptua,
sepse i leva kėmbėt me shkumės. Edhe sot qesh, kur mė kujtohet ajo
ditė”.
Kur e pyes se si e zgjodhi profesionin e saj si kėngėtare, ajo mė
pėrgjigjet me thjeshtėsinė qė e karakterizon: “Nė mėnyrėn mė tė
natyrshme. Ajo ishte gjėja qė mund tė bėja mė mirė se gjithēka tjetėr.
Nė fakt unė rrjedh nga njė familje qė e ka dashur shumė kėngėn. Nėna ime
ka pasur zė tė bukur, kėshtu qė edhe unė jam rritur me dashurinė pėr
kėngėn. Megjithatė, prindėrit donin qė unė tė mėsoja diēka tjetėr, sepse
kėnga nuk u dukej zanat.
Kur e pyes Vaēen se a ka ndonjė kujtim tė bukur nga jeta teatrale, pasi
shkollėn e lartė e ka mbaruar pėr teatėr, ajo mė thekson: “Unė kam
luajtur vetėm nė njė pjesė teatrale. Nė fakt unė kisha vetėm njė qėllim,
tė bėhesha kėngėtare e zonja. Por meqenėse u zhgėnjeva njėherė, sepse
nuk mė pranuan nė Liceun Artistik, duke mė quajtur tė paaftė dhe doja me
ēdo kusht tė studioja, mendova se Shkolla e Lartė pėr Teatėr, do tė mė
ndihmonte pėr tė interpretuar mė mire kėngėn. Kam kaluar njė jetė tė
tėrė nė skenė, rreth 40 vjet. Nuk di t’ju them se cila kėngė mė pėlqen
mė shumė, sepse unė kam dashur me shpirt ēdo kėngė qė kam kėnduar.
Natyrisht kam qenė shumė kėrkuese. Jo rrallė i kam munduar kolegėt e mi
kompozitorė dhe poetė, sepse nuk pranoja tė kėndoja asnjė frazė, jo mė
kėngė, qė nuk mė "ngjiste".
Sa net pa gjumė kanė kaluar prej meje, por mė pas ma falnin mundin qe u
krijoja, sepse bindeshin qė kisha pasur tė drejtė. Kur kam kėnduar pėr
herė tė parė nė Kosovė nė vitin 1979, kanė qenė emocione tė rralla, tė
papėrsėritshme. Por kam edhe kujtime tė tjera tė bukura. Nuk di ē'tė
pėrmend mė parė. Nė Norvegji mė dhanė dy orė para koncertit, njė kėngė
norvegjeze pėr ta kėnduar. Mendoni sa e vėshtirė ėshtė tė mėsosh pėr dy
orė, njė kėngė nė njė gjuhė qė nuk e njeh. Pasi kėndova strofėn e parė,
pėr njė moment harrova tekstin. Por pa kaluar as njė minutė, sikur ta
kishin bėrė tė gjithė me fjalė: 2000 spektatorė ngrihen njėherazi nė
kėmbė dhe vazhdojnė sė bashku me mua tė kėndojnė kėngėn. Qė njė emocion
aq i madh sa kolegėt e mi mė vonė, mė thoshin qė ti bėre enkas sikur
harrove fjalėt. Njė tjetėr kujtim i bukur ėshtė koncerti nė Firence, kur
kam kėnduar kėngėn italiane "Firenze stanotte". Janė disa kėngė qė lėnė
gjurmė tė thella nė publikun vendas, i cili me njė lloj fanatizmi ruan
interpretimin e kėngėtarėve vendas dhe e ka shumė tė vėshtirė, pėr tė
mos thėnė tė pamundur, tė pranojė se njė i huaj mund t'i kėndojė kėngėt e
tyre mė mirė. Unė kam pasur fatin ta pėrjetoj njė gjė tė tille. Edhe
atje ėshtė ngritur i gjithė publiku nė kėmbė, duke kėnduar se bashku me
mua”.

Duke parė ato lule shumėngjyrėshe nė tarracėn e madhe tė apartamentit
tė saj e pyes Vaēen: Sėmundja ju ka ndarė nga skena, i them unė, por jo
nga hobi juaj pėr lulet. A kujdeseni pėr to?


Vaēja duke buzėqeshur mė thotė: “Sa do tė doja ta bėja njė gjė tė tillė,
por pėr shkak tė gjendjes sime shėndetėsore tani e kam tė pamundur.
Vajza ime Irma, e cila ka trashėguar edhe ajo pasionin pėr lulet,
kujdeset sot pėr to. Pėrpara se tė sėmuresha kaloja orė tė tėra nė
bahēe, saqė fqinjėt e mi zviceranė mė quajnė "zonja me gishtat jeshile"
dhe me shaka thonė se ata duhet tė paguajnė pėr atė pamje tė bukur, qė
shohin nga dritaret e tyre. Edhe dyqanet qė shesin lule mė njohin dhe
kur shkoj shitėsit, si me shaka mė thonė, “Oh zonjė, u bė kohė e gjatė,
gati njė javė qė s’ju kemi parė”.

E pyes: “Vajza juaj, Irma ka zgjedhur ekonominė si profesion. A do tė kishit dėshirė qė ajo tė ishte bėrė kėngėtare?”.

“Jo, mė pėrgjigjet Vaēja, kėtė nuk e kam dashur kurrė. Pastaj, ajo pėr
sa i pėrket profesionit ka trashėguar mė shumė nga i ati, prej tė cilit
ka pasur edhe prirjen pėr shkencat ekzakte”. Lidhur me mesazhin qė mund
tė japė pėr brezat e rinj tė kėngėtarėve shqiptarė ajo pėrgjigjet: “E
kam tė vėshtirė tė luaj rolin e mėsueses nė distancė, por do t’u lutesha
qė tė ruajnė me ēdo kusht identitetin kombėtar, qė ėshtė gjėja mė e
vyer qė kemi”.

A keni dėshirė tė ktheheni ndonjėherė nė qytetin tuaj tė lindjes dhe nė pėrgjithėsi nė Shqipėri?

- Oh, kjo ėshtė njė pyetje qė mė mirė mos tė ma kishit bėrė, sepse mė
mbush me trishtim. Kjo ėshtė ėndrra ime mė e madhe. Do tė doja me gjithė
shpirt tė shkelja edhe njėherė rrugicėn ku kam lindur dhe kam kėnduar
pėr herė tė parė. Tė shoh se si ka ndryshuar Tirana, ku kam kaluar
pjesėn mė tė madhe tė jetės sime. Lus Zotin ēdo ditė, qė tė ma realizojė
kėtė dėshirė, sepse Shqipėria pėr mua ka qenė dhe mbetet vendi qė mė ka
falur emocione tė jashtėzakonshme, qė mė ka bėrė tė ndjehem njeriu mė i
lumtur nė botė. Prandaj, ua them me gjithė shpirt; jam aq krenare qė
jam shqiptare, se ai vend mė mungon mė shumė se gjithēka tjetėr.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Vaēe Zela: Ėndrra ime mė e madhe ėshtė tė shoh edhe njėherė Shqipėrinė!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Galeri? Ku ėshtė?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Portali i forumit-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog