Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Kopjet ....

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Angela Martini
Administrator
Administrator
Angela Martini


Numri i postimeve : 192
Registration date : 03/09/2010
Age : 37
Location : Albania

Kopjet .... Empty
MesazhTitulli: Kopjet ....   Kopjet .... Empty02.04.11 10:56


kohėn kur gjithandej Kosovės hapeshin shitore “Gjithēka 1 euro”,
gojėkėqijtė thoshin: “Nejse, na duhen ato, se edhe jeta nė Kosovė
kushton 1 euro!”...

Kopjet .... Kopjet






Behxhet Haliti

Nė kohėn kur gjithandej Kosovės hapeshin shitore “Gjithēka 1 euro”,
gojėkėqijtė thoshin: “Nejse, na duhen ato, se edhe jeta nė Kosovė
kushton 1 euro!”...

Tash, pėr mė keq, po kuptojmė se jeta na ėshtė bėrė edhe kopje!

Pse?

Jemi pa letra!

Pa letra origjinale!

Ato i ka marrė Serbia nė mėnyrė tė dhunshme dhe tash Borko i ofron Editės – kopje! Po, po – kopje!

Kopje tė librave amzė (lexo: kopje tė identitetit tonė)!

Kopje tė librave kadastralė (lexo: kopje tė dheut tonė)!...

E, nesėr, do t’i ofrojė edhe kopje tė targave tė automjeteve, pastaj
kopje tė telave tė rrymės elektrike, kopje tė eksponateve arkeologjike
tė plaēkitura nga Muzeu i Kosovės, kopje tė dėftesave tė pensioneve tė
vjedhura, kopje tė hartės ajrore tė Kosovės, kopje tė pikave doganore 1
dhe 31, kopje tė mbetjeve mortore nga varrezat masive nė Serbi, kopje tė
pjesės sė Kosovės pėrtej Urės sė Ibrit dhe – nė fund – edhe kopje tė
hartės sė Kosovės...

Nėse si Kosovė na ėshtė thėnė me rezolutė ndėrkombėtare se duhet
biseduar me Serbinė, nė atė rezolutė nuk ėshtė thėnė se tė gjitha punėt
sa i pėrket bisedimeve duhet tė bėhen me kopje!...

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, kur mė 8 mars shkoi dikush i
Kosovės nė Bruksel pėr t’i nisur “triumfalisht” bisedimet me Serbinė, pa
ia dhėnė lejen Kuvendi i Kosovės!

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, delegacioni qė shkoi nė Bruksel!

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, kur, dy ditė pas fillimit tė
bisedimeve Kosovė-Serbi, Kuvendi i Kosovės, nė seancėn plenare, miratoi
me shumicė votash (63 pro, 48 kundėr e 1 abstenim), njė “kopje-rezolutė”
pėr dialogun mes Republikės sė Kosovės dhe asaj tė Serbisė pėr ēėshtje
praktike.

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, qė ai dokument “do t’i japė
Parlamentit tė Kosovės njė tė drejtė qė tė mbikėqyrė, qė tė pėrcjellė,
rrjedhėn e bisedimeve dhe tė drejtėn qė pėr ēdo rast tė kėrkojė sqarime
nė Parlament”.

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, “agjenda” e bisedimeve, tė cilėn nuk e pa kush deri mė sot!

Nuk ėshtė kopje, por i ngjet kopjes, deklarata e
“kopje-kryenegociatores” kosovare, kur thotė se Prishtina do tė kėrkojė
nga Bashkimi Evropian qartėsimin e pėrfitimeve qė do t’i ketė Kosova nga
kėto bisedime! (Lexo: Ajo nuk e di pse ka shkuar nė Bruksel!).

Hej, edhe rezultati do tė jetė kopje!

E, me atė kopje, Evropa do t’ia ēelė edhe mė shumė dyert Serbisė pėr nė Evropė!

Kosova do tė pėrfitojė “pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve”. Kėshtu ėshtė thėnė zyrtarisht!

Ama, tė jetės – kopje!

Ndashtė, se kemi kopje-institucione, kopje-politikė, kopje-ekonomi, kopje-standard, kopje-ushqim, kopje-ajėr, kopje-ujė...

Kemi rėnė nėn “Gjithēka 1 euro”!

Tash nuk kemi mė punė me shitoret “Gjithēka 1 euro”, por me lokalet e vogla ku shkruan: “Bėjmė fotokopje!”...

Njė kopje – 2-5 cent!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.AlbaniaFace.Com
 
Kopjet ....
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Analiza-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Create a forum on Forumotion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions