Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong Empty
MesazhTitulli: Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong   Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong Empty13.03.11 23:31

Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong 1300098224-aurela_gace


Klipi i
kėngės “Feel the pasion” (“Kėnga ime” nė shqip), ėshtė lancuar mbreme
pėr publikun ne TVSH. Ashtu si asnjėherė mė parė, njė shqiponjė thuajse e
gdhendur nė trupin e kėngėtares Aurela Gaēe, (realizuar mjeshtėrisht
nga stilistja e mirėnjohur Mirela Nurēe), ėshtė imazhi mė i goditur nė
klipin e kėngės “Feel the passion”, qė do tė na pėrfaqėsojė nė
Eurovizion. Shtoji kėsaj edhe xhirime nė vendet mė tė bukura tė
Shqipėrisė, nga regjisori Albert Malltezi, apo filmime nga qielli dhe
parashuta e Alket Islamit me dedikimin “Tifozat-kuq e zi” janė
kartėvizita mė e mirė e Shqipėrisė nė kėtė konkurrim tė radhės, mes
europianėve nė Dusseldorf tė Gjermanisė.

Refreni i kėngės “Feel the pasion”
Feel my heart/ feel the ėords beat low
I sing my song and the echo flows
And wherever I go/ I just ėant you to know
You’re the blood in my veins
…and the love in my soul




Aurela Gace ka dhene nje Interviste per gazeten MAPO per kengen e re qe do na perfaqesoje ne Eurovizion.

Aurela, tashmė ka pėrfunduar klipi i kėngės “Feel the passion”, kur do tė shfaqet ai pėr publikun e gjerė?

Klipi do tė shfaqet nė datėn 13 mars, ditėn e diel nė orėn 20:30, nė Televizionin Publik Shqiptar.

Ēfarė do tė sjellė tė veēantė ky klip, nė krahasim me klipet e tjera qė janė prezantuar pėr nė festivalin Europian?

Unė
flas pėr klipin tim, nuk flas dot pėr klipet e tjera, pasi secila kėngė
ka pasur historinė e vet. Kėnga ime ka njė histori tjetėr, flet pėr
pasionin qė unė kam pėr muzikėn. Kėtė pasion, unė dua ta ndaj me
njerėzit dhe nė kėtė pikė unė ndihem universale, pasioni im ėshtė
universal, pasi pasionin pėr muzikėn mund ta ketė gjithkush. Por nė tė
njėjtėn kohė, unė jam shqiptare dhe vij nga njė vend qė ėshtė Shqipėria
dhe jam munduar qė pėrveē audios, qė e kryem nė Los Angelos, jemi
munduar sė bashku me kompaninė “Ministria e Komunikimit” dhe regjisorin
Albert Malltezi, tė nxjerrim bukuritė natyrore tė Shqipėrisė. Unė jam
kjo qė jam dhe kam kėtė pasion pėr muzikėn dhe kėtė vend sepse jam
rritur nė kėtė vend, jam e rrethuar nga kėto bukuri.

Nė ēfarė vendesh konkretisht ėshtė xhiruar?

Kemi
filmuar nė Dhėrmi, nė Gjirokastėr, kam shkuar nė Butrint, nė Ksamil, nė
Shkodėr, nė vendet mė tė spikatura, domethėnė jo ato vende qė mund tė
jenė parė zakonisht nga tė tjerėt. Nė kėtė pikė na ndihmoi Alket Islami,
i cili ėshtė shumė i apasionuar me Shqipėrinė dhe promovimin e bukurive
tė saj, dhe na ka ndihmuar me vendet, pikat ku mund tė xhironim
gjithashtu edhe me filmime tė bėra nga qielli me parashutė.

Me
kėto qė po tregoni, klipi do tė jetė edhe njė lloj kartėvizite pėr
Shqipėrinė dhe bukuritė e saj, pėr tė gjithė ata europianė qė do ta
shohin?


Sigurisht, prandaj edhe jemi munduar ta shpėrfaqim
atė, dikush qė nuk na njeh tė shohė qė ėshtė njė vend nė Europė, nė
Ballkan, qė qenka kaq i bukur dhe ende nuk e kemi zbuluar. Ka njė arsye
pėrse kemi dashur tė shpėrfaqim bukuritė e Shqipėrisė.

Ndėrkaq elementėt e Shqipėrisė janė edhe nė veshjen tuaj?


kėngė unė kam njė fjalė, ku them “I’m like an eagle in an open sky”,
“jam si shqiponja nė qiellin e lirė/, do tė fluturoj gjithmonė lart e
nuk do tė ulem kurrė nė tokė/, kjo ėshtė ideja nė kėngė, dhe
disenjatorja Mirela Nurēe, kėtu mori spunton. Dhe tha qė meqė ne do tė
shpėrfaqim Shqipėrinė nė kėtė klip, le tė vendosim edhe diēka krejt tė
veēantė edhe nė veshje. Veshjen unė nuk mund ta shpjegoj me fjalė, se
ēfarė ka krijuar Nurēe, ajo ka bėrė njė mrekulli. Ka stilizuar diēka
shqiptare, ėshtė njė vepėr arti. Unė jam gjithmonė ai njeriu qė besoj se
ne jemi pjesė e njė kombi qė quhet Shqipėri, por jemi europianė,
qytetarė tė Europės dhe unė besoj nė kėtė. Gjithashtu edhe Lili,
grimieria e klipit, mori spunton nga fustani dhe grimi im ka qenė nė
lidhje me fustanin. Ēdo gjė do tė shikohet nė klip, por edhe nė kėto
foto ekskluzive pėr gazetėn “Mapo”, dhe do tė marrė kuptim ajo qė po
them.

Mesa shohim nė foto, fustani qenka pak veror, ndėrkohė qė aktualisht ėshtė pak ftohtė… si ja keni bėrė ndėrsa xhironit?

(qesh)
Unė besoj qė kur i thua trurit qė nuk ėshtė ftohtė, edhe trupi i
bindet. Dhe unė jam munduar t’i them trupit kėtė gjė dhe kam xhiruar me
shpirt nėpėr dhėmbė deri nė fund.

Dhe nuk keni pasur asnjėherė ftohtė?

E
vėrteta ėshtė se kam pasur shumė ftohtė, dhe u ftoha, dhe arrita edhe
nė antibiotikė, madje edhe me njė bronshit, i kalova gjithė pasojat qė
mund tė kalojė njeriu nga i ftohti, pothuajse gjysmė nudo, me njė fustan
tė stilizuar me tyl, dhe nė njė kohė fare tė papėrshtatshme pėr tė dalė
me tė nė majė tė njė kalaje, apo tė futesh edhe nė ujė. Ndoshta
karakteri im, qė nuk jepem asnjėherė deri nė fund qė ta ēoj atje ku
duhet, ajo qė kėrkohet nga unė, kjo bėri qė atė moment tė mendoja qė tė
dilte ēdo gjė bukur dhe kaq.

E keni parė klipin e pėrfunduar, cili ėshtė opinioni juaj pėr tė, jeni e kėnaqur?

Me
atė qė po shoh deri mė tani, ėshtė nė pėrshtatje tė plotė me atė qė unė
pretendoj, edhe nė kėngė ndihet ajo qė ne jemi qytetarė tė botės, por
ndjehet edhe njė pasion i madh, atė qė mė fshihet nė shpirt. Albert
Malltezi e ka studiuar kėngėn me imtėsi, dhe jam e kėnaqur se ka
pėrdorur edhe teknikėn e fundit, ndėrkohė del shumė emocional dhe i
ndjerė si klip.

Cila ėshtė pritshmėria juaj pėr audiencėn europiane pėr kėtė klip?

Kur
ti paraqitesh para dikujt me njė punė serioze, vetvetiu puna jote do tė
japė njė rezultat, dmth ėshtė njėsoj si, tė them unė jam kėngėtare e
mirė, dhe po dal pa krehur nė skenė, por nė fakt unė them jam njė
kėngėtare por ndėrkohė krihem, vishem, tė gjitha kėto elementė duken te
njeriu tjetėr kur ti shkon ballė pėr ballė me tė. Dhe besoj, kur tjetri
shikon qė ti punon seriozisht, dhe ti e merr seriozisht ēdo gjė,
sigurisht qė tė vlerėson dhe ka njė impakt.

Pas promovimit tė klipit, cili do tė jetė itinerari juaj deri nė mbėrritjen nė Dusseldorf?


radhė tė parė, dua tė them se televizioni shqiptar po bėn njė punė
shumė, shumė tė mirė pėr promovimin e kėngės, qė nė paraqitjen e CD-sė,
DVD-sė qė do tė shkojė mė 13 mars nė Gjermani. Paraqitja ėshtė
dinjitoze, ėshtė menduar qė tė paraqitemi me tė gjitha kriteret, siē
paraqitet ēdo qytet europian. Ndoshta ne nuk kemi shumė para si Rusia,
etj, por dua tė theksoj se paraqitja po bėhet shumė serioze. Ndėrkohė,
TVSH po mundohet qė unė tė shkoj ta promovoj kėngėn nė Hollandė,
Azejbarxhan, ndoshta nė Rusi, Turqi, po i bėn tė gjitha pėrpjekjet qė
unė tė shkoj tė promovoj kėngėn nė vendet ku jemi nė grupin e
pėrbashkėt.






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Aurela lanēon klipin e kenges 'Feel the passion', kenge qe do perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Lifestyle :: Show Bizz-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | Society and Culture | Beauty, Celebrities, Fashion | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions