Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumCalendarPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

Share | 
 

 Sarande, policia beteje per shezlonget

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
avatar

Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 37
Location : YouGoDe.Org

MesazhTitulli: Sarande, policia beteje per shezlonget   10.07.09 2:20

Sarande, policia beteje per shezlonget



Tėrhequr mė 10 Korrik 2009


Policia
bashkiake e Sarandes ka nisur dje “sulmin” ndaj cadrave dhe
shezlongeve, qe nuk respektojne largesine nga bregu i detit.
Duke
marre shkak nga disa sinjalizime te qytetareve dhe pushuesve te ketij
sezoni, per menyren e administrimit te plazheve publike nga privatet,
policia bashkiake e Sarandes ka kryer nje inspektim te ketyre
hapesirave publike. Mesohet se eshte kerkuar qe te gjithe perdoruesit e
plazheve publike te paraqiten ne Drejtorine e Sherbimeve ne bashki per
t’u njohur edhe nje here me kriteret e shfrytezimit te siperfaqeve ne
plazhe dhe menyren e pageses qe duhet kryer per llogari te bashkise.

“Ne
komunikimin tone me perdoruesit e plazheve publike qe ofrojne shezlonge
e cadra me qira, u kemi bere te qarte atyre se nje nga kushtet qe ata
te vazhdojne te ushtrojne kete veprimtari, eshte lenia e lire per
qytetaret e brezit te pare te plazheve, deri te buza e ujit. Vetem ne
brezin e dyte do te lejohet te vendosen shezlonge e cadra”, ka thene
Ajet Skendaj, polic bashkiak.

Mesohet se kushti eshte pranuar
prej privateve, qe e ushtrojne kete veprimtari dhe kjo menyre e re e
administrimit te siperfaqes se reres se plazheve ka nisur qe dje.
Aksioni eshte konsideruar si faze paralajmerimi, me pas, nese nuk
respektohen kushtet, do te ndermerren masa ndeshkimore per te gjithe
ata qe shkelin rregullat.
Nderkohe bashkia e qytetit ka marre masa,
ne 4-5 plazhet publike, qe gjenden brenda qytetit te Sarandes, per
akomodimin e turisteve. Duke nisur nga Plazhi i Centralit, ne afersi te
Pontilit, ne ate te shetitores “Hasan Tahsini”, ne Plazhin e Ri e ate
te Pllakave ne lagjen Koder eshte hedhur rere e re, per te rritur
cilesine e kushteve ne to per ate kategori banoresh e peshuesish qe nuk
i kane mundesite per te shkuar ne plazhe jashte Sarandes, si ne Ksamil,
Bunec etj.

Sipas nenkryetarit te bashkise, Robert Maci, nje
nga detyrat qe i eshte lene sektorit te sherbimeve ne bashki ka qene
mbushja e siperfaqeve te plazheve me rere. Kjo sipas Macit po
realizohet ne bashkepunim me sipermarres private, si kusht qe ata te
mund te shfrytezojne siperfaqe te limituara, sektore te caktuar ne
plazhe per te ofruar sherbim sezonal me cadra e shezlonge.

Kesaj
i ka sherbyer, kerkesa e qeverisjes vendore qe brezi i pare i reres, ai
me prane buzes se ujit, te jete i lire nga shezlonget e cadrat, per te
lene te lire pushuesin, te vendose nese ka nevoje. “Edhe here te tjera,
eshte thene kjo, por nuk eshte zbatuar, -shprehet kryetari i keshillit
bashkiak, Arjan Demiri, pasi administrata ka lene te lira bizneset te
fitojne, ne kurriz te qytetarit, qe eshte ne te drejten e tij te marre
shezlong e cader, kundrejt pageses, apo t’i siguroje vete ato, ndoshta
edhe duke i sjelle nga shtepia”.
Nga ana tjeter, marrja ne kujdes e
siperfaqeve te kufizuara ne plazhe nga privatet ka bere qe ato te
mbahen paster e te sistemuar ne cdo ore te dites, pa qene nevoja qe ne
to te pritet te shkoje punetori i firmes se pastrimit te bashkise, qe
ne vere veshtire se i mbetet kohe per te pastruar plazhet.

“Une
rri me kosh plehrash ne dore, duke mbledhur cdo mbeturine, berthame
frutash, kanoce apo dhe bisht cigareje, qe mund te hedhin plazhistet
gjate dites”, tregon Bush Jace, nje nga sipermarresit e nje sektori
plazhi nen shetitoren “H.Tahsini”. Ai thote se edhe reren nuk e le ta
marre deti naten, por i hap nje kanal qe e ruan nga vala dhe ne mengjes
e mbulon prape, per ta gjetur plazhisti cdo gje ne rregull.

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,



Albanian CHAT, Kosova CHAT, Albania Chat, Dashuria CHAT, Free CHAT, Adult CHAT Room, Shqiperia Chat, Albanian Chat Rooms, Tirana CHAT, Albanian Singles, Adult Chat Room, Muzik SHQIP, Mp3 Shqip, Albanian Music, Filma Shqip, Humor Shqip, Chat Shqip, Horoskopi Shqip, Lajme Shqip,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://wWw.yougode.Org
 
Sarande, policia beteje per shezlonget
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Mediat Shqiptare-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | © phpBB | Forum mbėshtetės | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com