Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

  10 letrat mė tė famshme tė dashurisė tė tė gjitha kohėrave

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

 10 letrat mė tė famshme tė dashurisė tė tė gjitha kohėrave Empty
MesazhTitulli: 10 letrat mė tė famshme tė dashurisė tė tė gjitha kohėrave    10 letrat mė tė famshme tė dashurisė tė tė gjitha kohėrave Empty30.01.11 21:25

Si e shprehnin dashurinė mbretėrit, perandorėt e shkrimtarėt e
njohur.

Kanė pushtuar popuj me miliona banorė, por kanė qenė rob i njė njeriu tė
vetėm. Kanė qenė tė lavdishėm e tė papėrkulshėm, po njė njeri i vetėm i
ka bėrė aq sa melankolikė dhe tė thyeshėm. Autorė tė mė tė mėdhenjve
veprave pa limit fantazie, po aq sa pengje tė njė letre dashurie. “Zot,
ēfarė do tė bėhet me mua, tani qė ti mė ke privuar nga arsyeja?” i
shkruan mbreti i letėrsisė franceze, Honore de Balzak konteshės polake
Evelina Hanska. Njė tjetėr shkrimtar, Volteri, pėr hir tė dashurisė do
tė arratisej nga burgu pėr tė qenė pranė tė dashurės sė tij Olymbe
Dunover, njė vajzė e varfėr qė ai e dashuronte marrėzisht. “Unė jam
burgosur kėtu nė emėr tė mbretit; ata mund tė mė marrin jetėn, por jo
dashurinė qė ndjej pėr ty”, i shkruan nė vitin 1713 tė dashurės sė tij,
disa minuta para se tė arratisej. Por dashuria nuk ėshtė e bukur vetėm
nė letrat e shkrimtarėve, por edhe nė atė tė udhėheqėsve. “Ti je jeta nė
mua. Kur ti nuk je pranė meje, unė pres kthimin tėnd qė tė filloj tė
jetoj sėrish”, i shkruan presidenti amerikan, Ronald Regan,
bashkėshortes sė tij pėr 31 vjetorin e martesės. Edhe Napoloni,
perandori i egėr francez i shkruante me ėmbėlsi Zhozefinės,
bashkėshortes sė tij tė parė. “Zhozefinė, do tė tė shoh brenda tri
orėve. Deri atėherė, e dashura ime e ėmbėl tė dėrgoj njėmijė puthje, por
mos mė jep asnjė si shkėmbim, pasi ato ma ndezin gjakun mė keq”.
“Tirana Observer” boton letrat mė tė famshme tė dashurisė. Ēfarė i
shkruanin mbretėrit, perandorėt e presidentėt vajzave qė u kishin
robėruar zemrat? Fjalėt e ėmbla tė Hygoit, Gėtes, Xhek Londonit, Xhejm
Xhojsit dhe dashuritė e vėshtira tė Franz Kafkės, Lord Bajronit e
Bethovenit.

Napoleoni i shkruan bashkėshortes sw tij, Zhozefinės,

Paris (1795)
Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet pėr ty. E ėmbla ime, e
pakrahasueshme ē'efekt tė ēuditshėm ke mbi zemrėn time. Por ēfarė mbetet
akoma kur nga buzėt e tua, zemra jote merr njė dashuri qė mė tret si
zjarri? Je e zemėruar? Pse mė dukesh e trishtuar? Je e shqetėsuar?... Sa
dhimbje ndjej nė shpirt! Ti do tė largohesh nė mesditė. Do tė tė shoh
brenda tri orėve. Deri atėherė, e dashura ime e ėmbėl tė dėrgoj njėmijė
puthje, por mos mė jep asnjė si shkėmbim, pasi ato ma ndezin gjakun mė
keq.

Viktor Hugo pėr Adele Foucher

1821
E dashur!
Kur dy shpirtra tė cilėt kanė kėrkuar njėri-tjetrin pėr aq kohė pėr t'u
rigjetur nė mė fund..., njė bashkim i furishėm dhe i pastėr si vetė
ato... fillon nė tokė dhe vazhdon pėrjetė nė parajsė. Ky bashkim ėshtė
dashuri, dashuri e vėrtetė..., njė besim i cili hyjnizon tė dashuruarin,
njė bashkim jeta e tė cilit rrjedh nga pėrkushtimi dhe pasioni dhe pėr
tė cilin edhe sakrificat mė tė mėdha janė kėnaqėsi tė ėmbla. Kjo ėshtė
dashuria qė ti mė bėn tė ndiej... Shpirti yt ėshtė krijuar pėr tė
dashuruar me pastėrtinė dhe pasionin e engjėjve.
I yti pėrgjithmonė
V.H

Robert Schumann pėr bashkėshorten e tij Clara Schumman
1838
E dashur, kam qarė nga gėzimi duke e ditur se e je e imja dhe shpeshherė
e pyes veten nėse tė meritoj. Dikush mund tė mendojė se nė zemėr e nė
mendje asnjė burrė nuk mund tė grumbullojė nė zemėr aq shumė gjėra nė
njė ditė... Por sa i
lumtur ndihesha dje e pardje! Nga letrat e tua buronte njė shpirt
fisnik, njė besim e njė mal me dashuri.
Ēfarė nuk do tė bėja pėr dashurinė tėnde!

Winston Churchill pwr bashkėshorten e tij, Clemmie
Churchill

10 gusht, 1894
E dashura ime Clemmie!
Nė letrėn qė mė dėrgoje nga Madras shkruaje disa fjalė shumė tė dashura
pėr mua, se si unė e kisha bėrė mė tė mirė jetėn tėnde. Nuk mund tė ta
pėrshkruaj kėnaqėsinė qė mė dhe sepse gjithnjė jam ndjerė aq shumė nė
borxh me ty, gjithnjė nėse nė dashuri mund tė mbahen llogari... Se ē'do
tė thotė tė jetoj gjithė kėto vite nė zemrėn dhe praninė tėnde, nuk ka
fjalė qė ta pėrshkruajnė. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjė mė tė
gėzueshme se sa tė shohėsh sa i madh dhe si shtohet thesari qė ne kemi
grumbulluar sė bashku nėpėrmjet stuhive e trishtimeve tė miliona viteve
tragjike, tė tmerrshme e plot ngjarje.
Bashkėshorti yt i dashur

Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiēiolit
25 gusht, 1819
E dashura ime Tereza!
E kam lexuar kėtė libėr nė kopshtin tėnd; dashuria ime ti nuk ishe aty,
pėrndryshe nuk do tė mund ta kisha lexuar. Ėshtė njė prej librave tė tu
tė preferuar dhe shkrimtari ishte njė miku im. Ti nuk do t'i kuptosh
kėto fjalė nė anglisht dhe tė tjerėt nuk do t'i kuptojnė, ēka ėshtė dhe
arsyeja pse nuk i kam kthyer ato nė italisht. Por ti do tė njohėsh
shkrimin e atij qė tė deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atė nėpėrmjet
njė libri qė ishte i yti se ai mund tė mendonte vetėm pėr dashurinė.
Nga ajo fjalė e bukur nė tė gjitha gjuhėt, por mbi tė gjitha nė gjuhėn
tėnde "amor mio" pėrbėhet ekzistenca ime kėtu e mė vonė kudo qė tė jem.
Unė e ndjej se ekzistoj kėtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj tė
ekzistoj pėr atė qėllim qė di tė pėrcaktosh; fati im gjendet nė duart e
tua. Unė tė dua dhe ti mė do, tė paktėn ashtu siē mė thua dhe siē
vepron, ēka tė paktėn ėshtė njė ngushėllim i madh. Por ajo qė ndjej pėr
ty ėshtė mė shumė se dashuri. Unė nuk mund tė pushoj sė dashuri ty.
Mendo pėr mua ndonjėherė, nėse Alpet dhe oqeani do tė na ndajnė, por ato
nuk do tė munden asnjėherė, vetėm nėse ti e dėshiron njė gjė tė tillė.

Ronald Reagan pėr bashkėshorten e tij
4 mars, 1983
E dashur Zonjė e Parė!
E di se sipas traditės kėtė mėngjes unė duhet tė vendos kartolina tė
tipit "Gėzuar Pėrvjetorin!", nė tabakanė ku ndodhet mėngjesi yt. Por
gjėrat janė disi tė ndėrlikuara. Unė i zėvendėsova ato me njė dhuratė tė
cilėn e dorėzova disa javė mė parė. Sidoqoftė kjo mbetet dita qė shėnon
31 vite lumturie, tė tillė qė rrallė burrave u ndodh. Tė kam thėnė
njėherė qė kjo ka qenė njėsoj siē e ėndėrron njė adoleshent martesėn. E
akoma mendoj njėsoj. Ti e di se unė e dua fermėn, por kėto dy ditėt e
fundit ma kanė bėrė mė se tė qartė se unė e dua atė vetėm kur ti je aty.
E kjo ėshtė e vėrtetė pėr ēdo vend, nė ēdo kohė. Kur ti nuk je aty, unė
nuk jam
askund, vetėm njė i humbur nė kohė e hapėsirė. Unė ndjej mė shumė
se dashuri pėr ty, unė nuk jam i plotė pa ty. Ti je jeta nė mua. Kur ti
nuk je pranė meje, unė pres kthimin tėnd qė tė filloj tė jetoj
sėrish.
Gėzuar pėrvjetorin dhe faleminderit pėr 31
vitet e mrekullueshme!
Tė dua
Bashkėshorti yt mirėnjohės,
Ronald

Pierre Curie pėr bashkėshorten e tij Marie, tė dy
kimistė qė kanė fituar ēmime Nobel

E dashur Marie!
Asgjė s'do tė lumturonte aq shumė sa njė lajm nga ty. Ideja se do tė
qėndroj dy muaj pa dėgjuar pėr ty ka qenė tmerrėsisht e papėlqyeshme pėr
mua: Kjo ėshtė sa pėr tė tė thėnė se letra jote e shkurtėr ishte mė se e
mirėpritur nga unė. Shpresoj se ti do tė kthehesh kėtu tek ne nė tetor.
Ndėrsa pėr sa mė pėrket mua, mendoj se nuk do shkoj gjėkundi, do tė
qėndroj nė fshat, ku e kaloj gjithė ditėn para dritares sė hapur apo nė
kopsht.Ne i kemi premtuar njėri-tjetrit, apo jo? - Qė tė jemi tė paktėn
miq tė mirė. Kjo vetėm nėse ti nuk do tė ndėrrosh mendje. Sepse nuk ka
premtime qė s'janė tė domosdoshme, disa gjėra nuk mund tė ndodhin vetėm
se ashtu tė duket mė e drejtė. Do tė ishte mirė gjithashtu, gjė tė cilėn
unė s'guxoj ta besoj se mund tė ndodhė, qė tė kalonim jetėt tona pranė
njėri-tjetrit, tė hipnotizuar nga ėndrrat tona: Ėndrra jote patriotike,
ėndrra jonė humanitare dhe ėndrra jonė shkencore. Nga gjithė kėto, ajo e
fundit besoj se ėshtė mė arsyeshmja. Me kėtė dua tė them se ne jemi tė
pafuqishėm tė ndėrrojmė rendin social dhe, edhe nėse nuk do ishim ne nuk
do dinim se ēfarė tė bėnim. Nga kėndvėshtrimi shkencor nė tė kundėrt ne
mund tė shpresojmė tė bėjmė diēka, toka nė tė cilėn shkelim kėtu ėshtė
mė solide dhe ēdo zbulim qė bėjmė, sado i vogėl qoftė, do tė mbetet
dituri e pėrftuar. E sheh se si funksionin: Kemi rėnė dakord qė do jemi
shokė tė mirė, por nėse ti largohesh nga Franca pėr njė vit, do tė
kthehej nė njė miqėsi platonike, atė tė dy krijesave tė cilat s'do ta
shohin mė njėra-tjetrėn. A nuk do ishte mė mirė sikur tė qėndroje kėtu
me mua? E di se kjo pyetje tė zemėron dhe se ti nuk do tė flasėsh mė pėr
kėtė gjė, por gjithashtu unė ndihem aq i pavlerė para teje. Mendova tė
kėrkoj lejen tėnde pėr tė tė takuar, kėshtu si rastėsisht nė Fribourg.
Por ti po qėndron atje nėse nuk jam gabuar, vetėm pėr njė ditė dhe atė
ditė ti sigurisht qė do jesh nė dispozicion tė miqve tanė,
Kovalskis-ėve.
Mė beso, besniku yt
Pierre Curie

I mbyllur nė burg pėr ta ndaluar qė tė takonte Olymbe
Dunover, vajzėn e varfėr tė njė gruaje tė shtresės sė ulėt, Volteri u
arratis pak pasi shkroi letrėn.

Hagė 1713
Unė jam burgosur kėtu nė emėr tė mbretit; ata mund tė mė marrin jetėn,
por jo dashurinė qė ndjej pėr ty. Po, e adhuruara ime, sonte unė do tė
tė shoh ty edhe nėse do tė mė duhet tė lė kokėn pėr kėtė gjė. Pėr hir tė
Zotit, mos mu drejto me terma tė tillė shkatėrrimtarė kur shkruan; ti
duhet tė jetosh dhe tė jesh e kujdesshme; ki kujdes nga zonja, mėma
jote, duke qenė se ajo ėshtė armikja jote mė e tmerrshme. Ēfarė duhet tė
them? Ki kujdes nga tė gjithė; mos beso askėnd; ji gjithnjė nė gjendje
gatishmėrie nė ēdo moment, sapo tė dalė hėna; unė do tė largohem
fshehurazi nga hoteli, merr me vete kaloshin pasi do tė largohem si
veriu pėr nė Sheveningen; unė do tė marr letėr e bojė me vete; ne do tė
shkruajmė letrat tona.Nėse mė do binde veten; dhe mblidh gjithė fuqinė e
mendjes qė tė tė vijė nė ndihmė; mos lejo qė nėna jote tė vėrejė ndonjė
gjė, pėrpiqu tė marrėsh pikturat e tua dhe ji e bindur se asnjė
kėrcėnim, apo dhe torturat mė tė mėdha nuk do tė mė ndalojnė qė tė tė
shėrbej ty. Jo, asgjė nuk ka fuqinė qė tė mė ndajė nga ty; dashuria jonė
ėshtė ngritur me virtyte dhe do zgjasė pėr sa tė jemi gjallė.
Lamtumirė, nuk ka asgjė qė unė nuk do guxoja tė bėja pėr hirin tėnd; ti
meriton shumė mė shumė se aq!
Lamtumirė zemra ime e dashur!
Volter

Theodore Roosevelts drejtuar bashkėshortes sė tij,
Edith Roosevelt

20 maj 1943
E dashur Bunny!
E di se ēfarė ėshtė kjo - njė letėr pėr pėrvjetorin e martesės. Unė
mendoj se duhet tė mbėrrijė nė kohėn e duhur. A tė kujtohet ajo ditė e
nxehtė qershori para tridhjetė e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me
njerėz, babai me atė jelekun e mrekullueshėm me pika blu, turmat nė
rrugė, velloja jote e bardhė, mamaja jote me njė prej atyre kapeleve tė
mrekullueshme. Dhe, a e mban mend si ishte bota atėherė, e vogėl dhe e
rregullt, njė rend ndryshe. Gjėrat kanė ndryshuar shumė qė atėherė.
Asgjė s'ka ndodhur ashtu siē e imagjinonim se do tė ndodhte pėrveē
fėmijėve tanė. Ne s'e menduam asnjėherė se do t'i binim botės kryq e
tėrthor. Ne nuk e menduam kurrė se profesionet dhe interesat tona do tė
shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrė se tridhjetė e tre vjetori i
martesės sonė do tė na gjente tė zhytur nė Luftėn tonė tė Dytė me mua
sėrish nė front. Epo e dashur, duhet thėnė se ne kemi jetuar sipas
pjesės mė tė rėndėsishme tė ceremonisė "Nė tė mirė e nė tė keq, nė
pasuri e varfėri deri sa vdekja tė na ndajė".
Me shumė shumė dashuri,
Th. R


p.s."Tirana Observer"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
10 letrat mė tė famshme tė dashurisė tė tė gjitha kohėrave
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions