Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Nuse ne Gjermani

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Denisa
Vip
Vip
Denisa


Numri i postimeve : 254
Registration date : 10/11/2010
Age : 30
Location : Diku aty me ju

Nuse ne Gjermani Empty
MesazhTitulli: Nuse ne Gjermani   Nuse ne Gjermani Empty30.01.11 21:00

Nuse ne Gjermani -
Artikull nga: Naser Aliu


" Ate qe e dashuron, lere te lire, nese kthehet, atehere eshte e
jotja per gjithmone!" Konfuci


Dan Pusi erdhi ne Gjermani ne moshen e re. Tre vitet e para qendroi
si strehimkerkues dhe pastaj fitoi statusin e refugjatit. Ishte se
bashku me te atin, nenen dhe dy motrat. Ne moshen nentembedhjete vjeēare
u dashurua ne nje bionde me origjine nga Polonia. Nga kjo lidhje gati
dy vjeēare, lindi Marta. Bashkejetesa nuk zgjati shume per shkak te
kundershtimeve, perzierjeve dhe mospajtimit te prinderve. Dani e
braktisi ate dhe u kthye perseri te banoje te prinderit.

Nje dite e mori malli per vendlindjen dhe i telefonoi nje shoku te
shkolles fillore. Biseduan per ēdo gje, pastaj edhe per grate, edhe per
martesat. Grate e huaja, grate shqiptare. Pas gjysme ore Rama e
keshilloi te martohet me nje shqiptare: “ Shqiptaret jane gra te
sinqerta, nuk kane shume kerkesa, nuk jane te perdala, jane te
degjueshme dhe nuk ta kufizojne lirine, mund te besh ēka te duash, " i
tha ai. " Perveē kesaj, jane kuzhiniere te mira dhe kameriere te
persosura, me grate shqiptare ti ndjehesh zoteri, me ato te perendimit
behesh zonje", shtoi ai ne fund duke qeshur.

Keto fjale Dani i degjonte edhe ne shtepi, gati ēdo dite. Nuk ishin
risi, por i sherbyen per ta perforcuar bindjen e tij. Kaluan disa jave
nga degjimi i pare dhe Dani i telefonoi Rames perseri.

“ Merre kusheriren time”, i tha ai troē. " Sapo i ka mbushur
tetembedhjete vjet. Ajo ka nje baba te semure, te paralizuar, nena e saj
eshte traumatizuar rende dhe vuan nga nje semundje e zemres. Do te
kishe bere nje veper te mire nese martohesh me te!", i tha ai. “ I kane
vrare djalin ne pranine e tyre. Dhe, do t“ishte mire nese ndihmon
prinderit e saj, njeqind euro ne muaj mjaftojne."

Pas dy oreve mori Dani nje e-mail me fotografine e Fjolles. Floke te
gjata, te zeza dhe te leshuara ne te dy pjeset e kraharorit. Kishte
fytyren engjellore me nje perhijesim te lehte te faqeve ne te kuq, me
trup te gjate e te holle. Ishte e veshur me nje fustan te kuq dhe nje
kemishe te zeze te mbyllur deri ne kopsen e fundit, me jake te bardha
dhe te qendisura. Dani u prek nga bukuria dhe freskia e saj dhe i shkroi
kete email mikut: “ Shok i dashtun, un do t“ia ēoj atyne 300 euro
n“muj. Veē net kryhet puna. Me trego kur te nisem. Tung, edhe ty ti jap
200 euro per mesitni!” Dan Pusi.

Prinderit e tij u gezuan se me ne fund do ta kene nje nuse shqiptare ne
shtepi dhe keshtu do te pavaresoheshin nga bijat, qe duhej te nxitonin
per t“u bere dreken, darken apo thjesht edhe ēajin paradite, kafene
pasdite apo qerimin e molleve dhe copezimin e tyre pas darke. Ato
banonin ne te njejten rruge, afer qendres, ku qiraja ishte me e lire.
Per here te pare u gezuan per gruan e djalit te tyre. Me ardhjen e
nuses, nena nuk duhej me tķ hekuroste veshmbathjet e Danit, edhe
shpenzimet per lavanderine mund te kursehen. Nuk ishin vetem keto, te
merzitshme ishin kryesisht ngritjet per nje gote uje, gjetja e ndonje
dokumenti, gjetja e telekomandes, e ēorapeve apo edhe e shkrepses. Per
keto cikerrima e levizje krejtesisht te pa rendesishme, nevojitet nje
nuse ne shtepi, e pagoje, shqiptare, qe din te sherbej shume dhe te flas
pak, apo fare. Qe ngrihet e para ne agim, qe shkon e fundit ne shtrat. E
cila punon e hesht. E cila gjithmone buzeqesh, jo si gjermanet qe te
thone: "Shko merre ujin vet, je i shendoshe! Apo ta sjell ujin, nese me
tregon vertetimin mjekesor, ku mjeku ka urdheruar shtrirjen ne divan!"
Grate e tilla jane te pafytyra dhe jane shenja se bota po degjenerohet.

“Plakou, po bami familje si ktu ni her!”, tha i ati i ngazellyer. “Do ta
kemi edhe ne nje nuse shqiptare ne shtepi dhe me ne fund, do te
shtrihemi edhe ne ne kanape. Si Krasniqet, qe rrine tere diten para
televizorit dhe nuk duhet te levizin nga vendi! U kenaqen bre, u
shkrine...!”
Dani, para se te nisej, takohej ēdo dite me Fjollen ne kompjuter. Keshtu
nga largesia nisi edhe lindja e dashurise. Keto takime zgjaten gati nje
muaj.
Nena e tij nuk mund ta fshihte gezimin. Me dy bijat ia nisen pastrimit
dhe rregullimin e shtepise.

" Le ta gjeje shtepine e paster nusja, keshtu kupton se si duhet ta
mbaje per gjithmone", tha motra e madhe. Zhvendosen ēdo gje, qe nuk
ishte e gozhduar. E fshine pluhurin nga ēdo skaj dhe ne fund i lyen edhe
muret, i pastruan xhamat dhe palosen te gjitha rrobat. E pergatiten
Danin, i hekurosen disa kemisha e pantallona dhe i dhane edhe nje
kollare me vete. E percollen me muzike duke kercyer deri te hyrja
kryesore e baneses. Dani u nise duke i pershendetur me dore nga xhami i
makines. Ne qiellin e vranet, me pika te rralla shiu, leshoi vetetima
drite rrufeshem, pastaj disa here, njera pas tjetres gjemuan bubullimat.
Ata vrapuan brenda. " Shenje e mire, shiu, bereqet", tha me vete i ati.

Heren e pare u takuan ne embeltore: Fjolla, kusheri i saj Rama dhe Dani.
Pas nje jave e ftuan per darke ne shtepi. Nena e Fjolles pergatiti nje
darke gati dasmore dhe harxhuan tridhjete eurot e fundit ne shtepi. Ajo i
tregoi Danit per luften, per perjetimet, per tmerrin, deportimet dhe
kur ia nisi te flase per djalin, u ligeshtua. Fjolla iu hodh ne qafe e
trishtuar. Rama vrapoi dhe u kthye me nje gote uje. Ajo e skuqur ne
fytyre kerkoi ndjese. Me fytyren e laget, duke marre peshqirin ne dore,
kerkoi ndjese edhe nena e saj per shqetesimin e krijuar. Babai i Fjolles
fshiu lotet dhe uli koken. Aty para mesnate u ngrit Dani per te shkuar
te daja i tij.

Ne dalje i leshoi njezet euro ne dore zonjes se shtepise dhe i premtoi
se sapo te arrije ne Gjermani, do tua dergonte peseqind tjera. Edhe
Rames i dhuroi njezet dhe te tjerat i premtoi se do t“ia dergonte me
poste, sepse ne Austri kishte pasur nje defekt ne makine, ku ishte
dashur te paguaje shume. Ata u shikuan ne mes vete, por arsyetimin e tij
e pranuan ne heshtje.
“Nuk eshte me rendesi”!, tha nena e Fjolles duke ferkuar duart para
vete.

Prinderit e saj u gezuan se e bija nga Gjermania sadopak do t“u
ndihmonte ne zbutjen e gjendjes ekonomike, te pakten per blerjen e
medikamenteve.
Dy jave pas marteses kryen formalitetet e udhetimit ne ambasaden
gjermane ne Prishtine. Dani u premtoi atyre se edhe Fjolla do te
punesohet, se mund te fitoje shume dhe mund ta ndihmoje familjen, si
done ajo dhe sa done ajo. Ne pyetjet e te atit te Fjolles, pse nuk ishte
martuar deri tani, ai tha se tere kohe kishte kerkuar nje shqiptare,
nga nje familje e mire, e fisme dhe se gjermanet nuk i pelqejne!

"Jane te perdala!", tha ai duke e pare ne sy vjehrrin e tij. Rama tundi
koke ne shenje pajtimi. Prinderit e Fjolles u shikuan ne mes vete dhe
nuk thane asnje fjale.

Sapo lane pas vete kufirin austriak, u ndalen ne nje restorant.

Fjolla shikonte kureshtare njerezit per rreth, kur ua afrua nje kamerier
i shtyre ne moshe, ajo e shikoi hareshem. Dani u merdhez, e veshtroi
kercenueshem dhe ajo uli shikimin mbi tryeze. Mori nje leng te molleve,
Dani nje uje mineral.

“ Me done vertete apo u martove me mua per leje qendrimi“, i tha asaj
derisa po mbushte goten me uje.
Fjolla ngriti koken dhe e uli shpejt e hutuar. Beri disa grimasa, largoi
floket nga fytyra dhe u levize e trazuar. Per nje ēast harroi lodhjen,
rrugen e gjate dhe prinderit e semure. Harroi ēdo gje!
“Si tha te lutem?”,

“Ti je shume e bukur, 11 vite me e re se une, prandaj thash...mos je
martuar me mua per leje qendrimi...Une kam shtetesine gjermane, kjo vlen
me shume se nje titull profesori te ne!"

“ Jo, jo”, perseriti ajo. “ Nuk me duhen letrat, une kam ardhur per ty”,
dhe uli shikimin.

"E kam nje femije....!"
"Si e ke nje femije?, pyeti ajo e shqetesuar, sikur ngrihej befasisht e
trishtuar nga gjumi. " Mos u tall te lutem! Po tallesh, ti tha se nuk ke
qene i martuar kurre!" dhe iu mbushen syte me lot.

" Marta quhet, i martuar jo, mirepo kam nje vajze, dhjete apo
njembedhjete vjeēare, por mos u brengos, nuk kam kontakt me ate grua.
Ishte nje kurve polake!" Kurve i tha sa per ta qetesuar dhe per te
krijuar bindjen se nuk ka me respekt ndaj saj.

“ Une dua nje djale me nje shqiptare, kjo eshte arsyeja pse desha te
martohem me ty. Dua nje shqiptar origjinal, komplet shqiptar! Kupton?
Edhe per prinderit e mi...!”’
Kamerieri leshoi dy pjata ne tryeze. Fjolla u ngrit dhe doli te
shkallet.

Ai u mundua ta qetesoje duke u betuar se disa vite nuk e kishte pare, se
nuk paguante alimente per vajzen dhe se kishte qene i ri kur kishte
rene ne dashuri.

“Mirepo, nese kjo eshte problem per ty, atehere ta paguaje bileten e
trenit dhe mund te kthehesh ne shtepi!", i tha gjersa thithte tymin e
cigares duke ia hedhur asaj ne fytyre.

Fjolla ofshani thelle, largoi koken dhe iu dridhen buzet. Deshironte te
kthehej ne shtepi, por do t“i deshperonte edhe prinderit dhe do te
llogaritej si grua e leshuar, kjo do ta demtonte dinjitetin e saj,
teresine morale dhe do ta percaktonte ne te keq fatin e saj.

Dy ore i shtroi asaj aq shume pyetje rreth te kaluares, sa Fjolles i
shpetoi nje fjale duke pranuar se edhe ajo ne moshen 14 vjeēare, kishte
dashuruar dhe simpatizuar fshehtas nje shok te shkolles, por pa u takuar
kurre me te.

" E sheh, qe te dy kemi gabuar? Jemi njerez," i tha asaj tani me ze me
te bute duke qene i bindur se "mekatet" kishin peshen e njejte.

Dihet se disa deshirojne t“i nderrojne dashnoret ēdo dite, krenohen se
jane imperialist seksual, por kur martohen vet, duan ta marrin nje grua,
qe nuk e kane prekur as rrezet e diellit! Ata nuk duan ta kontrollojne
vetem te tashmen e grave, por duan ta zhbejne edhe te kaluaren e tyre.
Ata denojne grate e tyre, shkaterrojne cilesine e jetes duke konsideruar
“vepre penale” te kaluaren, kur ai nuk ishte i pranishem ne jeten e
saj. Sipas tyre, kur ata kontrollojne te menduarit, posedojne njeriun,
mund ta nenshtrojne deri ne depersonalizim dhe ta drejtojne me
telekomande! Dhe, ta shumojne vetveten!

Fjolla u nis shkalleve te poshte. Veshtroi drejt qiellit dhe eci para
gjersa era shpupurishte floket e saja te gjata dhe ajo here pas here i
rregullonte. Dielli po perendonte dhe terri po mbulonte diten ngadale.
Fustani i saj i holle nga mendafshi, qe ia fali Dani, valevitej dhe ajo
me duart skofiare mbronte zbulimin e kembeve! I ati e quante princeshe
dhe krenohej me Fjollen. Ai ishte arsimtar i pensionuar heret per shkak
te semundjes. Edhe pse Fjolla qe e shkelqyeshme ne shkolle, nuk mundi
t“i vijoje studimet per shkaqe financiare. Dani e shihte nga shkallet e
restorantit dhe kur pa se dy austriake po afroheshin, ai u nis ne
drejtimin e Fjolles. Si gjeli qe pezmatohet, kur sheh afrimin e gjelit
tjeter.

Konkurrenca! Konkurrenca! Disa burra mendojne se nuk jane burra te
mjaftueshem. Kane komplekse vogelsie dhe keta burra, per ta gjetur nje
ekuiliber shpirteror, mungesen e sedres e plotesojne duke nenshtruar
bashkeshorten. Keqtrajtimin qe i bejne gruas u sherben atyre si erzac i
potences. Burrat e tille rendom sherohen nga keto komplekse, kur t“ia
humbin gruas tere atraktivitetin femeror, kur verejne se askush nuk e
shikon me. Ose, kur mplaken humbin krenarine e dikurshme, sepse nuk jane
me xheloz dhe gruaja eshte shkaterruar fizikisht dhe shpirterisht. Disa
gra dobesohen shume nga problemet dhe mosrespektimi. Disa gra trashen
nga stresi i perditshem, mirepo grate me burra te tille, gjeja e pare qe
humbin eshte: liria! Liria e te menduarit, shprehjes dhe levizjes. Deri
ne mbyllje dhe izolim! Kjo race e burrave vetem duke dominuar ndjehen
vertete burra. Madje, keta jane burra te fuqishem vetem ne shtepine e
tyre, vetem kunder gruas dhe femijeve! Jashte jane ose njerez anonim ose
here-here edhe te shoqerueshem. Keshtu mundohen ta fshehin impotencen
kronike apo komplekset e tyre, qe fshihen ne mbathje! Disa Burra kane
frike nga konkurrenca dhe kjo race ka paragjykime: "ēdo burre tjeter e
ka me te madh se une! Ēdo burre tjeter eshte me i forte se une! Keshtu
paragjykojne ata! Keshtu gjykojne ata dhe pason izolimi dhe mbikeqyrja!"

Austriaket hyne ne restorant duke folur e qeshur me ze te larte.
" Kosove apo Gjermani? Zgjidh! Tren apo autobus?!" Fjolla nuk tha asnje
fjale, ashtu duke denesur dhe duke fshire lotet, u fut ne makine.

"Une desha te jem i sinqerte me ty, nuk ta thashe kete per krenari!"
Fjolla e falenderoi dhe mbeshteti koken duke mbyllur syte. U degjua nje
fishkellim e rrotave, ashtu si dine t“i bejne vetem shqiptaret krenare
dhe u treten. Dy austriaket, qe po dilnin me nga nje bagete ne dore,
shikuan duke zgurdulluar syte!

Fjolla e veshur me nje fustan te bardhe dhe nje kurore, qendronte ulur
ne nje karrige prane deres dhe sa here hynte apo dilte dikush, ngrihej
ne kembe. Kur ajo varte koken nga lodhja, vjehrra kollitej dy here dhe
Fjolla kercente ne kembe. Pas ankesave te njepasnjeshme te fqinjeve, u
desh ta zvogelojne zerin e muzikes. "Laje ti moj gooooce, laje ti,
shamine e beqarit...!"

Aty para mesnates te ftuarit dolen njeri pas tjetrit dhe Dani e mori per
dore nusen ne dhomen e fjetjes.

Ne disa dasma shihen fytyra te zymta, te ngrysura te nuseve. Ato ne vend
se te gezohen qe martohen, ulur ne nje karrige rrezatojne nje trishtim
makaber, nje mospajtim, nje revolte te pashpjegueshme dhe frike e tmerr
nga ēastet qe vijne. Ato ulen dhe ngrihen, perkulen e drejtohen per te
deshmuar me fakte, jo se ka ardhur si nuse ne shtepi, por si sherbetore
pa personalitet dhe pa dinjitet te vetin! Ato sherbejne te ftuarit, ua
marrin doren duke u perkulur si skllave dhe terhiqen prapa si robote te
programuar! Perkulja e tyre, nenshtrimi i tyre, eshte leternjoftim i
mizogineve. Ato nuk flasin, nuk qeshen, por sherbejne, si sherbenin
sklleverit Qesarin:. Julius Gaius Qesarin. Perandorin e famshem romak!

"Me degjo", i tha duke ia perkedhelur floket: " Ti je tani ne Gjermani
dhe duhet t“i kuptosh disa rregulla ketu. Ne qytet apo shitore nuk mund
te shkosh vet." Fjolla ngriti koken. " Nese shkon, atehere vetem me
nenen ose me motrat e mia. Miqesi me gjermane jane te ndaluara, edhe me
shqiptaret, qe nuk i njoh une! Nese rruges takohemi me shoke, mos i
pershendet per dore, por vetem nga larg, me fjale, e qarte? Dhe, nje gje
mos harro kurre, kur ecim rruges, ec kokulur duke i pare vetem kepucet
apo pak para kepuceve, nje meter, me shume jo...!"

Fjolla pohoi duke tundur koken dhe kafshoi buzet.

Gjyqi Per Ēeshtje Familjare, janar 2010, te pranishem: gjyqtari dhe
zonja Mayer para kompjuterit; ne salle dy avokate, psikologja znj. Dr.
Müller, qe merret me studimin e sjelljeve, Fjolla dhe Dani.

"Po ju lexoj shkurtimisht arsyen e shkurorezimit, tha gjyqtari dhe hapi
dosjen. "Dan Pusi dhe zonja Fjolla Destini-Pusi me shtetesi kosovare,
jane martuar ne janar te vitit 2008 ne Kosove. Pas gati nje viti
bashkejetese, Fjolla ka braktisur djalin dhe eshte kthyer ne shtepi.
Atje ka qendruar tre dite dhe eshte kthyer perseri ne RFGJ, por jo ne
shtepine e saj, por gati 900 km larg, ne shtepine e grave...! "

Gjyqtari lexonte ngadale pa ngritur koken. Dani veshtronte Fjollen
vjedhurazi.

" Para se psikologja te lexoje raportin e vet, do te kene mundesi palet
te deklarohen. Ne sot nuk mund ta ndalim shkurorezimin, por duhet te
vendosim per ardhmerine e Kevinit, se cilit nga prinderit do ta fitoje
kujdestarine. Pra, sot, nuk do te vendoset per interesat e prinderve,
por te djalit!" Gjyqtari ngriti koken, hoqi syzat e leximit dhe shtoi: "
Fjalen e ka zonja Fjolla Destini-Pusi.

Ajo u ngrit, u falenderua dhe shikoi Danin ne sy. Ai uli shikimin.

"Mund te flisni edhe ulur", i tha gjyqtari. Fjolla iu falenderua dhe ul
duke shtrenguar nje laps ne dore. Avokati e preku ne krah duke i
sugjeruar te flase. Nga fillimi?, pyeti ajo.

" Po, nga fillimi," perseriti avokati.

" Une u dashurova ne fillim ne baze te fjaleve, qe m“i tregonte
kusheriri im, pastaj takoheshim shpesh ne internet, kur e pashe me
pelqeu dhe e dua akoma dhe jam e gatshme te kthehem prane djalit tim! E
thash kete sepse psikologja me pyeti se a ishim fejuar qe nga femijeria.
Ne Kosove diēka e tille, nuk ekziston. Pra une jam e gatshme te kthehem
te djali, por jo me dy ..."

" Per fat te keq burri Juaj nuk e deshiron kete", e nderpreu gjyqtari.

" Po, e di", tha Fjolla dhe shikoi perseri Danin. Ai ktheu shikimin nga
avokati i tij.

" Zoti gjykates", vazhdoi Fjolla. " Une ne shtepine e tij jam sjelle si
sillet nje grua shqiptare..."

" Si sillet nje grua shqiptare", pyeti gjykatesi.

" Une kam respektuar te gjitha rregullat. Kam bere ate qe ka dashur ai.
Prinderit e tij. Per nje vit kam dale dy here ne qytet. Kur erdhi letra
nga Zyra per te Huaj me kerkesen per vijimin e kursit te gjermanishtes,
ai e beri cope-cope dhe e hodhi. Prandaj mua me nevojitet sot
perkthyesi. Gjate shtatzenise me ka derguar vetem nje here te
gjinekologu, jo burri im, por kunata. Te nje grua gjinekologe. Dy javet e
para ka fjetur ne shtepi, pastaj tha se duhet te punoje naten dhe
kthehej ne mengjes, pak pas ore tete. Keshtu vazhdoi deri nje jave para
lindjes", dhe ajo mbylli syte. Lotet rreke zbritnin mbi faqet e saja
vale. Avokati i dha nje facolete. Fjolla deneste. Gjyqtari i ofroi nje
pushim te vogel derisa te qetesohej. Ajo refuzoi. "Do te vazhdoj", tha e
vendosur.

Psikologja i shtyri goten me uje, qe gjendej mbi tavoline me nje kane.
Fjolla fshiu lotet dhe mori goten ne dore duke u falenderuar.

" Zoti gjykates, nje jave para lindjes se Kevinit ishim te ftuar ne
dasmen e kusheririt te tij. Dola para dere te marre pakez ajer te
paster. Sapo desha te kthehem brenda, doli edhe ai per te tymosur dhe ne
ate ēast u afrua nje zonje me dy femije. Kur pane femijet Danin,
vrapuan ne drejtim te tij duke bertitur "papi...!" ( babi). Une e
shikova ate e hutuar, mbeta e shtangur, ai i mori femijet me vrull,
bertiti diēka ne gjermanisht, e mbaj mend vetem fjalen "Scheise", sepse
te ne ka edhe emer femre: Shaize.

Gjyqtari nenqeshi si dhe zonja qe shkruante ne kompjuter.

" Siē thashe, i rrembeu femijet si i terbuar, gruaja vrapoi pas tij dhe i
ēoi diku me makine. Ne ate ēast me kane derguar ne spital, ku linda
djalin tim", dhe ia plasi perseri vajit. " Ne spital qendrova shtate
dite dhe nuk me ka vizituar asnje here. Une desha qe djali te quhet
Faton, e kishin pagezuar Kevin. Djalit i kam dhene gji vetem nje jave.
Pastaj kunata ime, qe pat lindur femije dy muaj para meje. Dani thoshte
se tambli im eshte i keq. Pak para se te me deboj nga shtepia, mora vesh
nga nje shqiptare, nga nje telefonate anonime, se Dani nuk kishte
punuar kurre naten dhe se jetonte nga ndihma sociale, por naten e kishte
kaluar te gruaja tjeter, gjermane. Nje vit jetova ne nje gjendje te pa
shpjegueshme: rrahje, keqtrajtime dhe qortime te perditshme. Djalin nuk
ma jepnin, por e mbante nena e tij ose kunata. Une sherbeja ne ate
familje, por me djalin nuk kam mundur kurre te kaloje nje ore. Kevini
flinte naten me gjyshen. Nje dite me tha ta marre pasaporten me vete se
do te dalim diku, u soll shume mire me mua, mendova se do te ndryshoje
gjendja, por pas kater oreve arritem ne aeroportin e Berlinit. Me leshoi
bileten e aeroplanit ne dore me dhjete euro dhe iku. Per te ardhur
ketu, per dhurata, pata marre hua nje mije euro, qe nuk i kam
kthyer...Pjesen tjeter e dini, se pastaj u ktheva ne shtepine e
grave...Gjate me shume se nje viti qendrimi ne ate shtepi, i kam
telefonuar dhe shkruar mesazhe qindra here, por kurre nuk me lejoi ta
takoj djalin...!"

Gjyqtari solli koken dhe nje cope here mori disa shenime.
" E keni radhen ju, zoti Pusi, por perqendrohuni ne ēeshtjet kryesore ju
lutem."

Dani tregoi se ishte zhgenjyer dhe se ndjehej i mashtruar nga Fjolla.
Qellimi i saj nuk kishte qene krijimi i familjes me te, por perfitimi i
lejes se qendrimit.

" Fakti se kemi 11 vjet dallim, flet per kete!, tha ai. " Ne shtepi
sillej keq. Nuk respektonte prinderit e mi. Nuk eshte e vertete se ia
kam ndaluar mesimin e gjuhes, por ajo thoshte se gjermanishtja eshte
gjuhe oficeresh. Kam dashur ta dergoj disa here te gjinekologu, por nuk
deshironte, kishte turp apo shtirej se kishte turp. Nuk dinte te sillej
si nene e mire, ndoshta pse eshte e re dhe nuk e kane mesuar ne shtepi.
Ne aeroport nuk e kam derguar, pse doja une, por ajo me tha: ose ndaju
nga ajo grua ose ika." Fjolla tere kohen sillte koke ne shenje
mospajtimi.

" Une i pata treguar qysh ne Kosove se kam tre femije, me dy gra. Me
gruan qe kam dy femije nuk kishim kontakte, por zoti gjyqtar, une jam
burre, kjo nuk dinte te beje as dashuri si duhet. Seksi me te ishte i
merzitshem, i pavlere dhe iu ktheva gruas se dyte. Arsyeja kryesore pse
une u pajtova te kthehet, eshte se ajo nuk e donte djalin! E
keqtrajtonte, nuk e ushqente, harronte...Diēka tjeter nuk kam ē“ ka te
them", tha ia. " Harrova edhe nje gje qe per ne shqiptare eshte me shume
rendesi: ajo nuk ishte e virgjer." Ne kete ēast Fjolla u ngrit si e
terbuar, avokati u perpoq ta ndale, por me gjithe pengimin e tij, arriti
te hedhe nje gote ne drejtimin e Danit. Ai uli koken dhe gota u thye
copa-copa ne mur. Avokati i tij dhe Dani fshine fytyren nga uji, qe u
derdh gjate fluturimit te gotes.

Dan Pusi u buzeqeshe dhe shtoi: " E shihni zoteri gjykates! A mund te
jetohet me nje grua te tille!?! E femija, si mund te jetoje femija me
nje nene te tille?!" Gjyqtari e qortoi Fjollen duke iu kercenuar edhe me
gjobe per mosrespektimin ndaj gjykates...Fjolla vuri doren ne balle dhe
qante.

“ Ta degjojme tani raportin e specialistes, qe eshte marre me studimin e
sjelljeve te tyre“, tha gjyqtari. Avokateve u jane derguar kopje me
kohe, por megjithekete t“i degjojme shkurtimisht edhe nje here.
Psikologja mori syzat e leximit dhe ul ne nje tryeze ne mes te salles
duke shfletuar dosjen.
" Gjykate e larte, sipas autorizimit Tuaj, une mora kontakt me te dy
palet. Ne shtepine e zoteri Pusit isha nga ora dhjete deri ne oren
pesembedhjete. Me zonjen Pusi dhe djalin u takuam dy here, per tete ore.
Psikologja shikonte here pas here ne aktet e saja.

Si kalohet dita te z.Pusi? Nga ora dhjete z.Pusi ishte shtrire ne divan
dhe ai sherbehej nga nena. Nena i sillte uje, nena ia solli taketuken,
tymoste ne dhomen ku gjendej edhe djali. Kur djali qante, nena e tij
vraponte. Ai nuk shqetesohej dhe nuk levizej nga vendi. Shikonte
televizor me te atin apo bisedonte me te. Ose luanin shah. Konstatimi im
qe eshte me rendesi per gjyqin: djali nuk ka lidhje te veēanta me
z.Pusi, por e konsideron nene, nenen e zotit Pusi dhe ajo kujdeset per
te. Interesante te permendet se per dreke erdhi motra e tij, beri dreken
gati dhe me nje ene ne dore u afrua prane te pranishmeve per t“i lare
duart edhe pse lavamani ishte aty afer. Femija ka ngelur prapa, i
retarduar dhe ndaj lodrave nuk reagon si femije e moshes se tij.
Me zonjen Pusi u takuam dy here: djali nuk reagon ndaj saj. Ata kane
jetuar me shume se nje vjet te ndare dhe femija e konsideron gjyshen
nene!"

Fjolla ofshani thelle dhe i nguli shikimin Danit duke shtrenguar
nofullat, ai fshehu koken pas avokatit te vet.

" Jane provuar dhjetera menyra per te rikrijuar nje lloj lidhshmerie mes
nenes dhe djalit, pa sukses. Djali qante ne pranine e saj dhe nuk
pushonte... Pershkrimet tjera me imtesi i keni te bashkangjitur ne
raport. Ajo u ngrit, eci ngadale dhe ule ne radhen e pare.

Gjyqtari e falenderoi psikologen. "Para se te terhiqem per te marre
vendimin, zonja Pusi ju lutem te mendoni se a mund te shpernguleni ne
kete qytet apo afer, ne menyre qe ēdo njeri te ushtroje detyren e
prindit? Gati 900 kilometra larg njeri tjetrit, nuk mund te behet!"

Fjolla solli koken ne shenje mospajtimi.

" Zonja Pusi, ju keni leje qendrimi ne baze te marteses, tani jeni e
papune dhe jetoni nga ndihma sociale, por meqenese femija juaj eshte
gjerman, atehere nuk mund te ju kthejne prapa, mirepo vetem nese fitoni
kujdestarine e djalit apo jeni ne gjendje te paguani alimente. Ligji
parasheh rregulla te perkufizuara mire. Ashtu si jetoni ju tani, duket
veshtire, sepse nese ju fitoni, atehere djalit i pamundesohet kontakti
me te atin dhe kryesisht me gjyshen...une kam per detyre te vendos ne
dobi te femijes! Pas vendimit te sotshem Zyra per te Huaj vendose se a
vazhdohet leja e qendrimi apo jo."
Avokati i saj u perpoq te binde Fjollen, mirepo ajo sillte koken.
Gjyqtari me zonjen Müller u ngrit dhe nga nje dere, qe gjendje pas tyre,
hyne ne zyre. Pas gjysme ore gjyqtari hyri duke leshuar dosjen mbi
tryeze. Te pranishmit u ngriten ne kembe.

" Ne emer te popullit", tha ai, " kujdestaria e djalit i besohet te
atit, zotit Dan Pusi.

Arsyetim: " Ne baze te bindjeve pas ketij shqyrtimi dhe ne baze te
raportit te psikologes konstatohet se ne dobi te djalit eshte te mbetet
te i ati, jo pse ai ka pergjegjesi atesie me te mire, por se femija
eshte mesuar me gjyshen dhe duhet evituar edhe nje traumatizim tjeter.
Nena nuk eshte e gatshme te afrohet, per t“i mundesuar edhe t“atit
ushtrimin e kujdestarise. Kunder ketij vendimi zonja Fjolla Destini mund
te ankoheni brenda dy javesh. Procedura perfundon! Brenda dy javesh do
ta merrni vendimin me shkrim." Ai mblodhi aktet dhe doli.

Fjolla futi koken mes duarve dhe ia plasi vajit. Avokati dhe psikologja u
perpoqen ta qetesojne. Dani me avokatin e vet doli jashte. Ne korridor
prisnin nena e tij me djalin dhe dy motrat. Dani i ngriti dy duart ne
ajer duke dashur pa fjale t“u tregoje se fitoi. Ato te tria se bashku e
perqafuan dhe ecen korridorit krenare.

Me njezet shkurt 2010 qyteti ku banonte Fjolla vendosi per mosvazhdimin e
lejes se qendrimit dhe Fjolla u detyrua te kthehet ne shtepi. Askush
nuk kuptoi refuzimin e saj kategorik per t“u afruar prane djalit dhe
keshtu te fitoje kujdestarine. Ne muajin mars telefonoi me psikologen.
Babai i saj kishte ngulur kembe te mos afrohet prane burrit. Dani iu
kishte kercenuar se do t“ia vriste bijen nese afrohet apo vjen te banoje
ne qytetin e tij. Kaq! Asgje me shume, asgje me pak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougodec.Com
 
Nuse ne Gjermani
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Filma Shqip(Albanian) : Nuse per Lisin DvdRip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Tema Shoqerore :: Dashuria Seksi dhe pasion-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions