Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar,

wWw.Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, Vendi i duhur pėr tė gjithė shqiptarėt anembanė. Diskutime tė ndryshme rreth shoqerisė dhe tema tė tjera.
 
ChatForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiGallery mIRC ScriptsAlbania Chat MOTI  Filma ShqiptarTop Albania Radio

Chat Shqip - Bisedo Shqip - chat shqip , albania chat , chato ... | Albania Chat Mibbit - Webchat - Java IRC - Online Chatt

 

 Shumė negativitet

Shko poshtė 
AutoriMesazh
YouGoDe
WebMaster
WebMaster
YouGoDe


Numri i postimeve : 2345
Registration date : 06/08/2008
Age : 43
Location : YouGoDe.Org

Shumė negativitet Empty
MesazhTitulli: Shumė negativitet   Shumė negativitet Empty20.01.11 22:10

Mbushja e buxhetit, mbulimi i shpenzimeve tė rritura, duke nėnkuptuar edhe pagat, si edhe ruajtja e bilancit buxhetor, nuk duhet tė bazohet aq shumė nė shkurtime, sa nė rritjen e tė hyrave.

Ibrahim Rexhepi

Shumė negativitet Shume_negativitet

Mbi 70 mijė punėtorė tė profileve tė ndryshme me shpresė, por edhe me drojė, presin ditėn e parė tė shkurtit. Kėtė ditė presin tė marrin pagat e rritura nga 30-50 pėr qind, varėsisht se cilės veprimtari i takojnė. Kanė arsye qė tė besojnė pėr kėtė, meqenėse rritja tashmė ėshtė vendim qeveritar, e jo vetėm premtim parazgjedhor.

Por, kanė edhe ku tė mbėshtesin dyshimet se mos ndoshta kjo nuk do tė ndodhė. Apo, se do tė marrin pagat nė nivelin e dhjetorit, ose do tė marrin pagat e rritura, por pa shtesat e tjera qė iu takojnė. Dilemėn pėr mundėsinė e pagesės, apo pėr rregullshmėrinė e vendimit, kryesisht e kanė nxitur ata qė pretendojnė pushtetin. Madje, nė kėtė mes ka edhe tė atillė qė gjatė fushatave parazgjedhore premtonin rritje ekonomike dyshifrore, punėsim tė dhjeta mija njerėzve, apo edhe dyfishim tė tė hyrave nė buxhetin e Kosovės. Mė e keqja ėshtė se kundėrshtimi i tyre nuk bazohet aq shumė nė llogaritė matematikore, apo nė potencialet ekonomike, por bėhet vetėm sa pėr tė kundėrshtuar. Me ēdo kusht duan tė dėshmojnė se vetėm ata dinė dhe se ėshtė e gabueshme ēdo lėvizje qė bėhet jashtė ndikimit tė tyre.

Pėr fat tė keq zgjedhjet edhe mė tuje po stėrzgjaten. Kjo zvarrit edhe themelimin e institucioneve tė shtetit. Pastaj, ēdo zvarritje gjithnjė e mė shumė e afron krizėn dhe problemet me buxhetin. Pėrndryshe, sot po tė kishim institucionet e dala nga vota e 12 dhjetorit, gjėrat do tė zhvilloheshin krejtėsisht ndryshe dhe pa stres. Nga aspekti kalendarik ato kanė mundur tė jenė funksionale nga fundi i janarit, po tė mos paraqiteshin defekte serioze gjatė procesit tė votimit tė para njė muaji. Tash edhe pėrsėritja e zgjedhjeve nė Mitrovicė imponon zvarritje, tensione… Zvarritjet pėrcillen edhe me fushata e promovime individuale e partiake, ku ėshtė shumė e qartė lufta pėr karrige, pėrkatėsisht pėr pushtet.

Angazhimi dhe dėshira pėr pushtet nuk mund t’i mohohet askujt. Por, nuk mund tė pranohet as fakti qė pėrmes kėsaj lakmie tė krijohet njė pasqyrė e zymtė dhe joreale pėr gjendjen nė Kosovė. Madje, duke pėrdorur pikėn mė tė ndjeshme, atė tė tė ekzistencės - pagat.

Ėshtė e vėrtetė se pagat janė rritur nė pėrqindje shumė tė larta, por jo edhe tė paarritshme. Madje, kur merret parasysh vetėm pėrqindja, krijohet bindja se kėtu kemi tė bėjmė me njė shtet qė ėshtė nė hiperinflacion dhe pėrmes rritjeve tė kėtilla ka pėr synim qė nė njė mėnyrė tė mbrojė standardin e popullatės. Por, Kosova nuk ėshtė nė kėtė mes, meqenėse vjet inflacioni kishte 6,6 pėr qind. Te pagat ėshtė njė defekt tjetėr, i cili ka ndodhur vite mė parė dhe njė moment ėshtė dashur tė korrigjohet. Ato me vite tė tėra kanė qenė tė ngrira. Madje, nuk kanė pėrcjellė as shkallėn e inflacionit. Niveli i tyre nuk ėshtė bazuar as nė koston e shportės sė artikujve pėr jetė. Duket se suficiti buxhetor pėr vite tė tėra ėshtė krijuar vetėm duke kursyer nė pikat ku nuk ėshtė dashur - nė paga dhe nė investime kapitale. Tash vjen njė moment kur domosdo duhet reaguar. Pėrkatėsisht duhet ngritur motivin dhe efikasitetin, por nė tė njėjtėn kohė duhet ashpėrsuar pėrgjegjėsinė. Kjo nuk mund tė bėhet ndryshe pos pėrmes stimulimit.

Pėr ilustrim po shtojmė kėto fakte: Nė vitin 2007 pėr paga dhe mėditje nga buxheti i Kosovės janė paguar 208,5 milionė euro, ndėrsa vjet, sipas llogaritjeve paraprake, 311,4 milionė euro. Do tė thotė se ka pasur njė rritje 49 pėr qind, apo 12,25 pėr qind nė vit. Ndėrkaq, pėr gjashtė vitet e mėhershme rritjet kanė qenė simbolike. Madje, pagesat e shtuara pėr paga nga buxheti mė shumė i atribuohen rritjes sė numrit tė punėtorėve se sa tė pagave. Po ashtu, pagat e ulėta kanė ndikuar pėr ikjen e stafit kreativ nga institucionet, por edhe si gjenerator i korrupsionit. Kėtyre duhet shtuar edhe rritjen e shkallės sė varfėrisė. Prandaj, njė ditė ėshtė dashur tė merret njė vendim radikal, i cili ndodhi nė momentin kur qeveria ėshtė nė shkuarje dhe kur Kuvendi i Kosovės ėshtė jofunksional.

Nė total rritja e pagave buxhetit tė Kosovės i krijon njė ngarkesė tė re diēka mė tė rėndė se 100 milionė euro. Si shumė kjo nuk duhet tė paraqesė kurrfarė problemi. Njė pjesė e tyre mund tė sigurohen vetėm nėse i referohemi rritjes ekonomike prej 6 pėr qind. Kjo nė buxhet, bazuar nė raportin e gjendjes nga fundi i vitit tė kaluar, duhet tė sjellė sė paku edhe 60 milionė euro.

Ndėrkaq, nėse shpenzimet pėr mallrave dhe shėrbime shkurtohen vetėm 5 pėr qind, mbesin rreth dhjetė milionė euro. Madje, me njė shfrytėzim mė racional tė mallrave dhe shėrbimeve, kursimet mund tė jenė mė tė mėdha. Megjithatė, kėtu gjithmonė duhet pasur parasysh rrezikun se ēdo shkurtim nė kėtė kategori mund tė reflektoj negativisht nė rritjen ekonomike. Mirėpo, mbushja e buxhetit, mbulimi i shpenzimeve tė rritura, duke nėnkuptuar edhe pagat, si edhe ruajtja e bilancit buxhetor, nuk duhet tė bazohet aq shumė nė shkurtime, sa nė rritjen e tė hyrave. Posaēėrisht pse ende ka tatimpagues tė mėshehur, pėrkatėsisht evazion fiskal. Do tė thotė se duhet njė mobilizim shumė mė i madh i ATK-sė dhe i Doganave tė Kosovės me qėllim tė identifikimin e tė gjithė atyre qė iu bishtėrojnė pagesave pėr buxhet. Nėse kėto dy burime sivjet i rrisin tė hyrat vetėm 10 pėr qind, krahasuar me vjet, atėherė buxheti do tė jetė mė i pasur edhe pėr 93 milionė euro. Ndėrkaq, ka mundėsi reale qė prurjet e tyre tė jenė shumė mė tė madha.

Tė gjitha kėto kalkulime tregojnė se ka mundėsi edhe pėr qasje tė tjera ndaj problemit tė pagave. Kjo nuk nėnkupton se me ēdo kusht duhet duartrokitur pėr vendimin e qeverisė, por gjendja nuk ėshtė aq e pashpresė. Por sė pari kėrkohet disponim mė i madh pėr themelimin dhe forcimin institucioneve tė shtetit, si edhe gatishmėri e guxim pėr pėrballje me sfida dhe me vėshtirėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://wWw.yougode.Org
 
Shumė negativitet
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Me shume per Vipat Shqiptar
» Personi qe ju mungon me shume!!
» Kush genjen me shume?
» Poezi Dashurie Me Video Nga Youtube

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Al-Forums.Com ™ - Discussions. Forum Virtual Shqiptar, :: Media dhe politika :: Onews Aktualiteti :: Analiza-
Kėrce tek:  


Copyright Al-Forums.Com ™ © 2011 |yougodec.com
Free forum | ©phpBB | Forum mbėshtetės | Report an abuse | Latest discussions